{"id":2920,"date":"2024-11-08T06:59:59","date_gmt":"2024-11-08T06:59:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/08\/kam-nje-as-nen-menge-ilir-meta-flet-nga-burgu\/"},"modified":"2024-11-08T06:59:59","modified_gmt":"2024-11-08T06:59:59","slug":"kam-nje-as-nen-menge-ilir-meta-flet-nga-burgu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/08\/kam-nje-as-nen-menge-ilir-meta-flet-nga-burgu\/","title":{"rendered":"\u201cKam nj\u00eb as n\u00ebn m\u00ebng\u00eb\u201d, Ilir Meta flet nga burgu"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Vizionplus ka zbuluar t\u00eb v\u00ebrtetat e arrestimit, akuzave q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb ndaj tij dhe gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb qeli.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ndodhet n\u00eb qeli p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb veta politike dhe k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ky regjim t\u00eb cilin ai e quan mafioz.<\/p>\n<p>E teksa ndodhet i izoluar n\u00eb qelin\u00eb e burgut \u201c313\u201d n\u00eb kryeqytet, ish-Presidenti i Republik\u00ebs u pyet n\u00ebse ka nj\u00eb as n\u00ebn m\u00ebng\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pranvera Borakaj:<\/strong>\u00a0A ka nj\u00eb as n\u00ebn m\u00ebng\u00eb Ilir Meta?<\/p>\n<p>\u201c<em>Asi im \u00ebsht\u00eb patriotizmi dhe atdhedashuria<\/em>\u201d, u p\u00ebrgjigj Meta shkurt.<\/p>\n<p>Meta iu p\u00ebrgjigj dhe deklaratave t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparshme para arrestimit. Ai duke iu drejtuar kreut t\u00eb SPAK, Altin Dumani, k\u00ebrc\u00ebnoi se do ta shkat\u00ebrronte SPAK-un edhe nga qelia. Meta tha se Partia e Liris\u00eb do t\u00eb dal\u00eb shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe e fuqishme nga kjo betej\u00eb duke mos dh\u00ebn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr detaje.<\/p>\n<p><strong>Intervisat e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0Zoti Meta u b\u00eb mbi dy jave nga arrestimi juaj. Si po kalojn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb qeli? Si \u00ebsht\u00eb trajtimi? P\u00ebrve\u00e7 f\u00ebmij\u00ebve dhe motr\u00ebs tuaj cil\u00ebt jan\u00eb personat e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb shprehur interes dhe deshir\u00eb p\u00ebr t\u2019ju vizituar? N\u00eb media \u00ebsht\u00eb aluduar her\u00eb pas here nga persona t\u00eb caktuar q\u00eb ju nuk po i perballoni mir\u00eb emocionalisht k\u00ebto dite\u2026 keni nj\u00eb koment?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Un\u00eb po kaloj shum\u00eb mir\u00eb, sepse lexoj shum\u00eb dhe st\u00ebrvitem sa mundem p\u00ebr Maraton\u00ebn. \u00a0Po k\u00ebshtu kam koh\u00eb t\u00eb shkruaj dhe shk\u00ebmbej mesazhe e letra me miq t\u00eb dashur e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ka shum\u00eb persona, gazetar\u00eb e miq q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb takohen, por vet\u00ebm nj\u00eb takim n\u00eb jav\u00eb lejohet me familjar\u00ebt. Ana emocionale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive. Ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb matur tensionin (p\u00ebr procedur\u00eb) kan\u00eb mbetur t\u00eb habitur se jan\u00eb parametra piloti. Thashethemet e gazetar\u00ebve t\u00eb SPAK-ut nuk do mbarojn\u00eb dhe s\u2019m\u00eb \u00e7udisin, si ajo se un\u00eb kisha k\u00ebrkuar palest\u00ebr. Un\u00eb vet\u00ebm kam pyetur a ka palest\u00ebr. Por b\u00ebj \u00e7do dit\u00eb n\u00eb qeli ushtrimet q\u00eb m\u00eb ka m\u00ebsuar Ylli Bodinaku nga p\u00ebrvoja n\u00eb Spa\u00e7. Edhe or\u00ebn e dor\u00ebs q\u00eb ma mor\u00ebn kur m\u00eb rr\u00ebmbyen, ma kthyen pas 10 dit\u00ebsh. Por un\u00eb nuk m\u00ebrzitem. Me qet\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0Ju akuzoni ish-bashk\u00ebshorten tuaj Monika Kryemadhi si njeriun q\u00eb ju ka tradhtuar para SPAK, kur e kuptuat se pas krah\u00ebve tuaj po luhej \u201cpis\u00ebt\u201d?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0P\u00ebr mua ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb mos tradhtoj njeri sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kauza t\u00eb m\u00ebdha dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr interesa personale. Dhe un\u00eb kurr\u00eb nuk i kam tradhtuar kauzat e mia dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e mi t\u00eb sinqert\u00eb. Askush nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb m\u00eb tradhtoj\u00eb mua te SPAK-u sepse un\u00eb kurr\u00eb s\u2019kam b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb paligjshme. Problemi \u00ebsht\u00eb kur SPAK-u si nj\u00eb organizat\u00eb policeske antiopozit\u00eb merr peng njer\u00ebz t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur p\u00ebr llogari t\u00eb regjimit, si\u00e7 ka ndodhur edhe me Partin\u00eb e Liris\u00eb tani edhe me Partin\u00eb Demokratike m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0Nga ana tjet\u00ebr Kryemadhi ka shprehur admirim dhe dashuri t\u00eb madhe ndaj jush, madje ka k\u00ebrkuar\u00a0 edhe q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb qeli n\u00eb vendin tuaj, si e shikoni k\u00ebt\u00eb pozicionim?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Un\u00eb jam n\u00eb qeli p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb mia politike dhe k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb regjim mafioz q\u00eb ka si agjend\u00eb kryesore shpopullimin e vendit dhe zhb\u00ebrjen e identitetit komb\u00ebtar dhe c\u00ebnimin e interesave komb\u00ebtare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe shitja e q\u00ebllimshme e Detit dhe pasurive t\u00eb tij nga Rama n\u00eb interes t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0Zonja Kryemadhi thot\u00eb se \u201cpeshku i madh\u201d fshihet n\u00eb telefonin e saj. Ju z. Meta keni ndonje dijeni p\u00ebr \u201cpeshkun e madh\u201d?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0S\u2019dua t\u00eb luaj me \u201ctelefoni i prishur\u201d. Kemi luajtur shum\u00eb kur kemi qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0A ka nj\u00eb as n\u00ebn m\u00ebng\u00eb Ilir Meta?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Asi im \u00ebsht\u00eb patriotizmi dhe atdhedashuria.<\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0Ju tremb e ardhmja juaj por dhe e PL tashm\u00eb q\u00eb jeni n\u00eb qeli? A mendoni ju se Edi Rama e realizoi at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si pakt me Lulzim Bash\u00ebn p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebr skrap partin\u00eb tuaj\u2026 Tani q\u00eb kan\u00eb kaluar ca kohe dhe ndoshta e mendoni dhe m\u00eb ftoht\u00eb, ku mendoni se keni\u00a0 gabuar?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0E ardhmja nuk m\u00eb tremb aspak. T\u00eb tmerruar nga e ardhmja jan\u00eb ata q\u00eb kryen k\u00ebt\u00eb akt kriminal sepse jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr krimet monstruoze q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebrsa i takon korrupsionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb skizofrenik, por edhe ndaj \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare dhe interesave komb\u00ebtare. Nuk kam gabuar politikisht, por thjesht jam tradhtuar pabesisht nga njer\u00ebzit q\u00eb kam besuar m\u00eb shum\u00eb. Ata hiqeshin besnik\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb realizuar nevojat e tyre n\u00ebn autoritetin tim, por s\u2019kishin asnj\u00eb lidhje me kauzat e mia. E ardhmja do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb dhe do t\u2019u p\u00ebrkas\u00eb guximtar\u00ebve, jo tradhtar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj zoti Meta, p\u00ebr dosjen voluminoze t\u00eb SPAK, p\u00ebr akuzat dhe \u2018fundosjen\u2019 q\u00eb konsiderohet se ju ka b\u00ebr\u00eb \u00e7ifti Ismailaj, por jo vet\u00ebm, dhe p\u00ebr ato z\u00ebra n\u00eb media q\u00eb flasin se f\u00ebmijet tuaj kan\u00eb qarkulluar miliona euro n\u00eb dy vitet e fundit?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb flet\u00ebrrufe q\u00ebsharake t\u00eb SPAK-ut, asnj\u00eb prov\u00eb kund\u00ebr meje, asnj\u00eb shkelje ligji por vet\u00ebm deklarata mashtruesish q\u00eb kan\u00eb patur problem me drejt\u00ebsin\u00eb dhe ligjin dhe q\u00eb p\u00ebrdoren nga DumDumani si Lej Feni i \u201cDrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re\u201d, q\u00eb punon me ligje t\u00eb vjetra e t\u00eb neveritshme q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, procesin e rregullt ligjor dhe Konvent\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Lidhur me f\u00ebmij\u00ebt e mi hera e par\u00eb q\u00eb po d\u00ebgjoj nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por ata jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb madhore dhe i din\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb jeni arrestuar keni qen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Gazetar\u00ebt e SPAK-ut kan\u00eb fantazi t\u00eb lodhur shum\u00eb. Un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb vendin tim m\u00eb t\u00eb preferuar, Prevall\u00eb dhe ju mund t\u2019i referoheni postimeve t\u00eb mia nga pyjet dhe lumenjt\u00eb e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0Zoti Meta jeni ndjer\u00eb i braktisur nga Partia Demokratike? A keni pasur komunikim me Sali Berish\u00ebn p\u00ebrmes personave t\u00eb tret\u00eb? Tashm\u00eb q\u00eb motor\u00ebt e fushat\u00ebs jan\u00eb ndezur dhe pse jo zyrtarisht, cilat do jen\u00eb l\u00ebvizjet e Ilir Met\u00ebs nga qelia? A do k\u00ebrkoni ju t\u00eb jeni n\u00eb lista t\u00eb p\u00ebrbashketa me PD?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Jam n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me z.Berisha p\u00ebr t\u00eb fuqizuar veprimin opozitar sa m\u00eb shum\u00eb. Partia e Liris\u00eb do vazhdoj\u00eb p\u00ebrgatitjet e saj dhe un\u00eb jam \u00e7do dit\u00eb n\u00eb komunikim me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, z.Tedi Blushi dhe drejtuesit e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur me agjend\u00ebn ton\u00eb t\u00eb organizimit p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb po vijn\u00eb. Ne e kemi programin ton\u00eb, 5 Prioritetet p\u00ebr 4 milion shqiptar\u00eb plus. Tani kryefjala \u00ebsht\u00eb organizimi n\u00eb terren. Po k\u00ebshtu q\u00ebndrimi i prer\u00eb ndaj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kapurve peng nga SPAK-u e regjimi \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar energji pozitive. P\u00ebrpjekjet mafioze t\u00eb grupit q\u00eb ka kapur peng SPAK-u p\u00ebr t\u00eb manipuluar forumet e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb e shantazhuar an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb dhe Komitetit Drejtues Komb\u00ebtar do p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb koshin e plehrave bashk\u00eb me skenarin e orkestruar nga Edi Rama p\u00ebr t\u00eb goditur Tedi Blushin si p\u00ebrfaq\u00ebsuesin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb pas Ilir Met\u00ebs p\u00ebr kauz\u00ebn ton\u00eb madhore t\u00eb sovranitetit dhe si d\u00ebshmitarin kryesor t\u00eb afer\u00ebs s\u00eb Detit nga Edi Rama dhe siv\u00ebllai i tij pa vul\u00eb. Partia e Liris\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e fuqishme e mbrojtjes s\u00eb sovranitetit t\u00eb popullit dhe t\u00eb shtetit, si edhe kund\u00ebrshtare edhe m\u00eb e ashp\u00ebr e Narkoregjimit sorosist. K\u00eblysh\u00ebt dhe k\u00eblyshet e SPAK-ut t\u00eb krijojn\u00eb parti\u00e7ka fake q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb fresk SPAK-ut. Partia e Liris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb me Narkoregjimin sepse i kan\u00eb rr\u00ebmbyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale Presidentin e saj. Por jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por se kan\u00eb marr\u00eb peng t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe minojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb interesat komb\u00ebtare dhe publike.<\/p>\n<p><strong>Borakaj:<\/strong>\u00a0Ju keni deklaruar n\u00eb media se do ta shkat\u00ebrroni SPAK-un nga qelia, si do ta arrini q\u00ebllimin?<\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb e sigurt se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk do t\u00eb shkat\u00ebrrohet as pluralizmi politik dhe as do t\u00eb shuhet atdhedashuria. SPAK me Dumanin n\u00eb krye do hyj\u00eb n\u00eb histori si nj\u00eb organizat\u00eb sorosiane n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare me q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e sovranitetit t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb shtetit ton\u00eb. Lej Feni i \u201cDrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re\u201d do ket\u00eb vendin e tij n\u00eb histori duke ia kaluar edhe \u201cheroit\u201d bot\u00ebror kund\u00ebr korrupsionit, Dvoranit, q\u00eb Edi Rama e la vet\u00ebm me 7 vota p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Tradhtar\u00ebt i p\u00ebrdorin t\u00eb gjith\u00eb, por edhe i p\u00ebrbuzin t\u00eb gjith\u00eb dhe pastaj i flakin me k\u00ebnaq\u00ebsi. Partia e Liris\u00eb do t\u00eb dal\u00eb shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe e fuqishme nga kjo betej\u00eb. Do skarcohen hipokrit\u00ebt dhe t\u00eb kapurit nga regjimi dhe do t\u00eb afirmohen q\u00ebndrestar\u00ebt dhe patriot\u00ebt.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kam-nje-as-nen-menge-ilir-meta-flet-nga-burgu\/\">\u201cKam nj\u00eb as n\u00ebn m\u00ebng\u00eb\u201d, Ilir Meta flet nga burgu<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Vizionplus ka zbuluar t\u00eb v\u00ebrtetat e arrestimit, akuzave q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb ndaj tij dhe gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb qeli. Ai thot\u00eb se ndodhet n\u00eb qeli p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb veta politike dhe k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ky regjim t\u00eb cilin ai e quan mafioz. E teksa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2920","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2920"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2920\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}