{"id":29165,"date":"2025-07-02T20:57:36","date_gmt":"2025-07-02T20:57:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/2-korrik-1990-mbushen-35-vite-nga-hapja-e-ambasadave-fillimi-i-fundit-te-diktatures\/"},"modified":"2025-07-02T20:57:36","modified_gmt":"2025-07-02T20:57:36","slug":"2-korrik-1990-mbushen-35-vite-nga-hapja-e-ambasadave-fillimi-i-fundit-te-diktatures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/2-korrik-1990-mbushen-35-vite-nga-hapja-e-ambasadave-fillimi-i-fundit-te-diktatures\/","title":{"rendered":"2 korrik 1990\/ Mbushen 35 vite nga hapja e ambasadave, fillimi i fundit t\u00eb diktatur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span>M\u00eb dy korrik 1990 pothuajse t\u00eb gjitha ambasadat e huaja n\u00eb Tiran\u00eb \u00e7el\u00ebn dyert e tyre p\u00ebr ata q\u00eb donin t\u00eb iknin nga Shqip\u00ebria. Si ndodhi kjo? Si mund t\u00eb flakej brenda nj\u00eb nate frika gati dyzet\u00eb e pes\u00ebvje\u00e7are se arratisja ishte tradh\u00ebti, dhe tradh\u00ebtia ishte nj\u00eb jet\u00eb e mjeruar edhe p\u00ebr ata q\u00eb mbeteshin pas? Dihet konstitucioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i territoreve t\u00eb ambasadave. <\/span><\/p>\n<p><span>Ato jan\u00eb shtete Brenda shteteve dhe c\u00ebnimi i territoreve t\u00eb tyre konsiderohet si c\u00ebnim kufijsh. Por p\u00ebr \u00e7udi asnj\u00eb ambasador i akredituar n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb cilit i qe \u201cdhunuar\u201d territori komb\u00ebtar nuk b\u00ebri ankes\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr marrjen e masave n\u00eb mbrojtje t\u00eb ambasadave. <\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrkundrazi. Ambasadori gjerman mori n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u201cplagosurit\u201d rebel\u00eb, pa pranuar q\u00eb ata t\u2019idor\u00ebzoheshin drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare. Dit\u00ebt e ambasadave gjithashtu do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb analiza m\u00eb t\u00eb thella me zbulim dokumentash t\u00eb fshehta. Por ngjarjet q\u00eb pasuan m\u00eb pas, sidomos skenat e ngjashme si n\u00eb Kub\u00eb, etj\u2026tregonin se skenat e ambasadave, (dikush preferoi t\u00eb prishtedhe murin e jasht\u00ebm dhe me nj\u00eb \u2018skod\u00eb\u201d t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb fuste me dhjet\u00ebra veta brenda), ishin inskenuar m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Pavar\u00ebsisht se nga mjetet qeveritare shqiptare t\u00eb asaj kohe, k\u00ebto u quajt\u00ebn m\u00ebsymje t\u00eb \u201dbandavehuligane\u201d, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sasia e madhe e njer\u00ebzve q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb ambasadat e huaja at\u00eb korrik t\u00eb vitit 1900 ishte e till\u00eb, q\u00eb ky term komunist binte vetiu. Ne nuk dim\u00eb akoma se kush ishin organizator\u00ebt, apo nism\u00ebtar\u00ebt, si\u00e7 thuhet r\u00ebndom. T\u00eb tjer\u00ebt, jan\u00eb masa gjith\u00ebfar\u00ebsh q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbahen m\u00eb. Ato dit\u00ebt n\u00eb ambasadat e ndryshme hyn\u00eb e dol\u00ebn s\u2019a andej t\u00eb mposhtur nga lot\u00ebt e n\u00ebnave n\u00ebp\u00ebr kangjellat e ambasadave), 4795 vet\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Nga k\u00ebta p\u00ebr n\u00eb Gjermani shkuan 3163 vet\u00eb, n\u00eb Itali 816, n\u00eb Franc\u00eb 549, p\u00ebr n\u00eb Turqi 77, p\u00ebr n\u00eb Poloni 52, p\u00ebr n\u00eb \u00c7ekosllovaki 51, p\u00ebr n\u00eb Jugosllavi 6, p\u00ebr n\u00eb Egjipt 6, p\u00ebr n\u00eb Bullgari 5, etj. M\u00eb pas shum\u00eb prej tyre, sidomos at\u00eb t\u00eb vendeve lindore, do t\u00eb m\u00ebrgonin drejt SHBA, Kanadas\u00eb, Australis\u00eb e gjetk\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e fundit tregojn\u00eb se shqiptar\u00ebt kan\u00eb mbritur edhe n\u00eb Iran, Zeland\u00ebn e re, e Argjentin\u00eb. Dy korriku \u00ebsht\u00eb kthyer tanim\u00eb n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar djemt\u00eb dhe vajzat, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkuan tempujt e shpres\u00ebs duke hyr\u00eb n\u00eb ambasadat e huaja, sepse pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar nj\u00eb p\u00ebrleshje e ashp\u00ebr nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb dhe strukturave policore t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>N\u00eb fakt\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Hyrja n\u00ebp\u00ebr ambasada kish filluar dymb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 20 qershor, kur autobusi fizarmonik\u00eb me targ\u00eb TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rast\u00ebsisht pran\u00eb mureve t\u00eb ambasad\u00ebs greke. M\u00eb pas, m\u00eb 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shp\u00ebrtheu port\u00ebn e ambasad\u00ebs italiane, nd\u00ebrsa t\u00eb nes\u00ebrmen, rreth or\u00ebs 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano \u00e7au mes p\u00ebr mes murit t\u00eb ambasad\u00ebs gjermane duke e shembur at\u00eb. Pas dat\u00ebs 20 qershor deri n\u00eb 6 korrik ka pasur kap\u00ebrcime muresh thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha ambasadat e huaja, ku ve\u00e7ohet kap\u00ebrcimi i ambasad\u00ebs turke, me an\u00eb t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb plehrave q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase konsiderohej nj\u00eb spektak\u00ebl.<\/span><\/p>\n\n<p><span>P\u00ebrve\u00e7 ambasad\u00ebs kineze dhe kubaneze, t\u00eb cilat nuk i pranuan bujt\u00ebsit, duhet th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha ambasadat e tjera reflektuan nj\u00eb bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet t\u00eb harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja n\u00ebp\u00ebr ambasada vazhdoi gjithashtu edhe pas dat\u00ebs 2 korrik, por kjo hyrje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb leht\u00ebsisht n\u00ebn v\u00ebzhgimin e policis\u00eb, e cila p\u00ebr disa dit\u00eb rresht kishte marr\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb mos reagonte m\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u00c7far\u00eb ndodhi pas Popajve<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pas Popajve legjendar\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs italiane, tentativa e par\u00eb p\u00ebr kap\u00ebrcimin e mureve u b\u00eb n\u00eb ambasad\u00ebn greke dhe gjermane. I pari q\u00eb tentoi t\u00eb kap\u00ebrcente muret e ambasad\u00ebs greke ishte nj\u00eb banor nga Narta e Vlor\u00ebs, t\u00eb cilin polic\u00ebt arrit\u00ebn ta kapnin pik\u00ebrisht nd\u00ebrsa p\u00ebrgatitej t\u00eb gjente tangjenten fatale t\u00eb lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb murit, dhe duke e t\u00ebrhequr me forc\u00eb, pasi e shtrin\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, e godit\u00ebn rrufesh\u00ebm me grushte dhe shkelma derisa i ra t\u00eb fik\u00ebt.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Akoma edhe sot nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende publik emri i njeriut nga Narta p\u00ebr t\u00eb cilin muri q\u00eb kishte \u00ebnd\u00ebrruar si limit shp\u00ebtimi u kthye papritur n\u00eb nj\u00eb qeli burgu ose n\u00eb nj\u00eb mur pushkatimi. Gjithashtu, nj\u00eb tentativ\u00eb grupi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane kishte d\u00ebshtuar. Duhet sh\u00ebnuar se ato dit\u00eb thuhej q\u00eb n\u00eb \u201cambasad\u00ebn franceze ka mundur t\u00eb hyj\u00eb nj\u00eb njeri\u201d, por kjo gj\u00eb qarkulloi n\u00eb form\u00ebn e legjend\u00ebs, pa u konfirmuar ndonj\u00ebher\u00eb sakt\u00ebsisht. Gjat\u00eb k\u00ebtij dhjet\u00ebditori u synuan edhe disa ambasada t\u00eb tjera n\u00eb rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, por pa rezultat.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Goditja e par\u00eb, 20 qershor<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Autobusi fizarmonik\u00eb me targ\u00eb TR 00301, i drejtuar nga 30-vje\u00e7ari Bujar Alikaj, m\u00eb dat\u00eb 20 qershor t\u00eb vitit 1990 n\u00eb or\u00ebn 07.40, pasi kishte \u00e7uar n\u00eb pun\u00eb grat\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb xhenios, u drejtua p\u00ebr tek ambasada greke, duke ndaluar n\u00eb murin an\u00ebsor t\u00eb saj. Brenda, p\u00ebrve\u00e7 Bujarit, ishte edhe Edmond Vokshi, i cili pas nj\u00eb tentative p\u00ebr kap\u00ebrcim kufiri n\u00eb Tropoj\u00eb, s\u00eb bashku me gruan shtatz\u00ebn\u00eb dhe djalin e vog\u00ebl, ishte d\u00ebnuar me dhjet\u00eb vjet burg. Nd\u00ebrsa gruaja me pun\u00eb korrektonj\u00ebse. Pasi hap\u00ebn kapakun e sip\u00ebrm t\u00eb autobusit, ata kap\u00ebrcyen murin rrethues, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu dy banor\u00ebt e par\u00eb t\u00eb kozmosit t\u00eb ndaluar deri at\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n\n<p><span>M\u00eb 28 qershor n\u00eb ambasad\u00eb hyri edhe gruaja e Mondit s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt. Por, si u p\u00ebrgatit aksioni i hyrjes. \u201cNj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb un\u00eb isha takuar me Leonidh\u00ebn (shefi i sigurimit t\u00eb ambasad\u00ebs) n\u00eb hotel \u2018Dajti\u2019, ku e kisha parashikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb pik\u00ebsynimin tim p\u00ebrfundimtar. Pasi m\u00eb par\u00eb e kisha takuar te pishinat, \u2013 thot\u00eb Bujari. \u2013 N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb dyt\u00eb Leonidha m\u00eb tha se \u2018p\u00ebr t\u2019ju dor\u00ebzuar, nuk ju dor\u00ebzojm\u00eb kurr\u00eb, por data e nisjes suaj do t\u00eb varet nga rrethanat e zhvillimeve t\u00eb m\u00ebvonshme\u2019. K\u00ebshtu, t\u00eb nes\u00ebrmen, me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb ambasad\u00eb, dy t\u00eb rinjt\u00eb mor\u00ebn kontakte me personelin dhe gjith\u00e7ka u rakordua brenda pak minutave. <\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNd\u00ebrkaq, nga territori i ambasad\u00ebs gjermane kap\u00ebrcyen dy t\u00eb rinj t\u00eb tjer\u00eb, Ardi dhe Bimi, t\u00eb cil\u00ebt pasi kaluan murin rrethues t\u00eb gjermanes, u hodh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr tek grekja, \u2013 thot\u00eb ai. \u2013 Ambasadori gjerman mb\u00ebrriti menj\u00ebher\u00eb n\u00eb ambasad\u00ebn greke duke na th\u00ebn\u00eb se kush d\u00ebshironte t\u00eb q\u00ebndronte tek ai, mund t\u00eb vinte menj\u00ebher\u00eb, por ne na premtuan n\u00eb ambasad\u00ebn greke p\u00ebr kushte t\u00eb mira, banes\u00eb dhe pun\u00eb sapo t\u00eb vinim. K\u00ebshtu q\u00eb q\u00ebndruam t\u00eb gjith\u00eb atje\u201d. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb kryeqytet kjo ngjarje b\u00ebri nj\u00eb buj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme si te njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, ashtu edhe n\u00eb instancat qeveritare.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Mbahet mend se n\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar, nd\u00ebrsa po vihej afishja q\u00eb paraqiste shfaqjen e nj\u00eb komedie t\u00eb re, nj\u00ebra nga aktoret m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb vendit, Eva Alikaj, u tha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb organizator\u00ebve: \u201cHiqeni fare afishen e komedis\u00eb, sepse tani t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb duke vuajtur fatin e tyre t\u00eb zi dhe ata nuk mund t\u00eb detyrohen t\u00eb qeshin p\u00ebrpara k\u00ebsaj gjendjeje\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>E pabesueshmja n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pa u l\u00ebn\u00eb frym\u00eb strukturave t\u00eb shtetit t\u00eb organizoheshin, m\u00eb 2 korrik muri i ambasad\u00ebs gjermane u shemb nga nj\u00eb skod\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheshin rreth 20 veta, burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb. P\u00ebrpara turirit t\u00eb makin\u00ebs ishin vendosur thas\u00eb r\u00ebre, nd\u00ebrsa sip\u00ebr saj, n\u00eb form\u00ebn e ushqimeve paraprake, kishin marr\u00eb edhe disa dele. Megjith\u00ebse gjith\u00e7ka ishte planifikuar me holl\u00ebsi, ndodhi q\u00eb muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio. K\u00ebshtu q\u00eb pas goditjes s\u00eb tij, shum\u00eb nga t\u00eb pranishmit u gjakos\u00ebn n\u00eb fytyr\u00eb dhe n\u00eb trup.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ashtu t\u00eb gjakosur ata kap\u00ebrcyen murin e shembur, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu kuot\u00eb t\u00eb re p\u00ebr shembjen e diktatur\u00ebs. Duhet th\u00ebn\u00eb se brenda n\u00eb ambasad\u00eb ndodhej nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh, pasi Ivi s\u00eb bashku me shok\u00ebt e tij kishin kap\u00ebrcyer murin m\u00eb par\u00eb. Por..N\u00eb ambasad\u00ebn turke arratisja u krye n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spektakolare, n\u00ebp\u00ebrmjet makin\u00ebs s\u00eb plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njer\u00ebz t\u00eb veshur si pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb komunales zbarkuan n\u00eb ambasad\u00ebn turke duke sh\u00ebnuar nj\u00eb t\u00eb papritur t\u00eb re. M\u00eb pas, s\u00eb bashku me t\u00eb ardhurit e tjer\u00eb q\u00eb kishin hyr\u00eb m\u00eb par\u00eb, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata mor\u00ebn vizat tranzit p\u00ebr n\u00eb Greqi dhe nat\u00ebn e fundit fjet\u00ebn n\u00eb hotel \u201cArb\u00ebria\u201d, ku duke pritur m\u00ebngjesin nuk vun\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dita e rrall\u00eb 2 korrik 1990\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Hyrja m\u00eb 2 korrik u realizua n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb p\u00ebrleshjeje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb midis njer\u00ebzve q\u00eb donin t\u00eb iknin dhe forcave policore, q\u00eb kishin marr\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ndalonin me arm\u00eb hyrjen n\u00eb ambasada. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrleshje pati edhe shum\u00eb t\u00eb plagosur, por qarkullojn\u00eb fjal\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr enigmatik t\u00eb vdekurish. Nga ana tjet\u00ebr, njer\u00ebzit e policis\u00eb arrestonin pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe i fusnin n\u00eb makina, t\u00eb cilat nxitonin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, por edhe sot e k\u00ebsaj dite asnj\u00ebri nuk e di destinacionin e tyre.<\/span><\/p>\n\n<p><span>\u201cUn\u00eb shikoja q\u00eb nga kangjellat e ambasad\u00ebs greke k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe mund t\u00eb them se njer\u00ebzit plagoseshin prej zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj ngarkoheshin n\u00ebp\u00ebr makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku p\u00ebrfundonin,\u201d thot\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i trupit diplomatik. N\u00eb d\u00ebshmi duhet shtuar se dy kameraman\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb fsheht\u00eb filmonin t\u00eb gjitha fytyrat e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrleshje.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dit\u00ebt q\u00eb pasuan..<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Ishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr tjet\u00ebr, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb donin t\u00eb hynin ishin krejt\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Madje, n\u00ebn syt\u00eb e policis\u00eb njer\u00ebzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb drek\u00eb ose p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb porosi pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes. Kishte edhe raste kur njer\u00ebzit q\u00eb kalonin andej rast\u00ebsisht, pa ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb ambasada, ngacmoheshin prej policit p\u00ebrkat\u00ebs: \u201cN\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb hysh, kap\u00ebrce nga pjesa an\u00ebsore e murit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dyndje e jasht\u00ebzakonshme dhe\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb ambasada kishte nj\u00eb dyndje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kuptohet q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia ishte m\u00eb e madhe p\u00ebr furnizimin me ushqime, por ato ambasada ku kishte nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb kufizuar, kushtet konsideroheshin m\u00eb komode. K\u00ebshtu, n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane dhe italiane kishte m\u00eb shum\u00eb probleme n\u00eb ndarjen e ushqimeve, por duhet th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrkushtimi i personelit t\u00eb mbetur (nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e punonj\u00ebsve t\u00eb ambasadave ishin larguar) ishte n\u00eb shkall\u00ebn maksimale. <\/span><\/p>\n\n<p><span>Nd\u00ebrsa n\u00eb ambasadat turke, franceze, greke, \u00e7eke etj. ishte m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar tranzicionin e pritjes dhe ndonj\u00ebher\u00eb ndodhte q\u00eb refugjat\u00ebt e ambasad\u00ebs greke ndihmonin t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb ambasad\u00ebn fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe, sepse pastaj nuk na lejonin m\u00eb \u2013 thot\u00eb Edmondi. Dita gjithsesi ishte m\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kaluar, kurse nata m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ndodhte q\u00eb nat\u00ebn policia e fsheht\u00eb shqiptare ngjitej n\u00eb kangjellat e ambasad\u00ebs duke u folur individualisht njer\u00ebzve q\u00eb q\u00ebndronin aty. <\/span><\/p>\n<p><span>\u201cArbenit i ka vdekur n\u00ebna\u201d, \u201cIliri ka motr\u00ebn t\u00eb s\u00ebmur\u00eb\u201d , ose \u201cDilni, sepse ata kan\u00eb vendosur t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb sapun, nj\u00eblloj si dikur n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit\u201d etj. etj. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ndonj\u00ebher\u00eb vinin njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb nxitur nga shteti, t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebnin thirrje t\u00eb af\u00ebrmve p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet ne ishim t\u00eb vendosur t\u00eb q\u00ebndronim, por kishte ndonj\u00eb q\u00eb edhe dilte p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, \u2013 thot\u00eb Edmondi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>N\u00eb dit\u00ebn e finales s\u00eb madhe<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Ndeshja finale Gjermani-Argjentin\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kryeqytetin sportdash\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u p\u00ebrcoll me nj\u00eb interes t\u00eb pakt\u00eb n\u00ebp\u00ebr familje. Z\u00ebrat e njer\u00ebzve ishin mekur plot\u00ebsisht nga zhvillimet e fundit dhe shum\u00eb pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u sh\u00ebnua goli i gjerman\u00ebve, tek-tuk u d\u00ebgjua ndonj\u00eb britm\u00eb entuziazmi, sepse kryeqyteti jetonte or\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Por pik\u00ebrisht q\u00eb nga ambasada gjermane papritur osh\u00ebtinin z\u00ebrat e t\u00eb ngujuarve q\u00eb th\u00ebrrisnin \u201cGjermani, Gjermani\u201d.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Dhe n\u00eb \u00e7astin e golit ky entuziaz\u00ebm arriti kulmin. At\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb banonin n\u00eb qend\u00ebr dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb sesa ndeshjen e futbollin d\u00ebgjonin osh\u00ebtimat e t\u00eb ngujuarve, me shpres\u00ebn e kot\u00eb se mund t\u00eb dallonin z\u00ebrat e t\u00eb af\u00ebrmve. At\u00eb dit\u00eb i gjith\u00eb kryeqyteti shqiptar ishte me skuadr\u00ebn e Gjermanis\u00eb, po n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa \u00e7\u2019mund t\u00eb ishte me Italin\u00eb, Greqin\u00eb, Franc\u00ebn, \u00c7ekin\u00eb, Turqin\u00eb etj., po qe se do t\u00eb luanin n\u00eb finale.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Me syt\u00eb nga atdheu!<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb m\u00ebngjes, q\u00eb pa gdhir\u00eb dita, autobus\u00ebt u ngarkuan me refugjat\u00eb duke u nisur drejt Durr\u00ebsit. Njer\u00ebzit e tjer\u00eb, familjar\u00eb ose t\u00eb af\u00ebrm, kishin bllokuar trotuaret e rrug\u00ebs Kombinat-Plepa, duke pritur p\u00ebrfundimin e enigm\u00ebs, por papritur u dha nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb autobus\u00ebt t\u00eb kalonin nga rruga tjet\u00ebr drejt Durr\u00ebsit, duke parakaluar Laprak\u00ebn. Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb devijim, edhe ato pjes\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs ishin mbushur plot e p\u00ebrplot me familjar\u00eb t\u00eb t\u00eb ikurve. N\u00eb Maminas autobus\u00ebt jan\u00eb ndalur p\u00ebrreth \u00e7erek ore.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Gjat\u00eb k\u00ebsaj ikjeje refugjat\u00ebt hiqnin bluzat, or\u00ebt, unazat etj. t\u00eb cilat i hidhnin rrug\u00ebs me ndonj\u00eb mbishkrim t\u00eb thjesht\u00eb, si \u201cN\u00ebn\u00ebs sime si kujtim\u201d, duke shkruar gjithashtu ndonj\u00eb adres\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb thon\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb, ku ashtu si kudo ekzistojn\u00eb vjedhjet dhe pla\u00e7kitjet, po t\u00eb humbi di\u00e7ka nuk e gjen kurr\u00eb m\u00eb. Por at\u00eb dit\u00eb ndodhi krejt ndryshe. At\u00eb dit\u00eb kur kombi kishte humbur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij, sendet e tjera apo florinjt\u00eb nuk kishin vler\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>At\u00eb dit\u00eb nuk humbi asgj\u00eb, sepse t\u00eb gjitha sendet mb\u00ebrrit\u00ebn brenda dit\u00ebs n\u00eb destinacionet e adresuara. Njer\u00ebz q\u00eb trokisnin n\u00ebp\u00ebr dyer p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb sendet e gjetura, p\u00ebshp\u00ebritnin me lot n\u00eb sy fjal\u00ebt: \u201cK\u00ebrkoja nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb tim biri, por gjeta nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb djalit t\u00ebnd dhe duke e shtr\u00ebnguar n\u00eb gjoks, qava nj\u00eblloj si p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi\u201d. Iknin me sy t\u00eb nga atdheu! \/<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/dosier\/02-korrik-1990-02-2015-25-vjetori-i-hapjes-se-ambasadave\/\">telegraf.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/02\/2-korrik-1990-mbushen-35-vite-nga-hapja-e-ambasadave-fillimi-i-fundit-te-diktatures\/\">2 korrik 1990\/ Mbushen 35 vite nga hapja e ambasadave, fillimi i fundit t\u00eb diktatur\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb dy korrik 1990 pothuajse t\u00eb gjitha ambasadat e huaja n\u00eb Tiran\u00eb \u00e7el\u00ebn dyert e tyre p\u00ebr ata q\u00eb donin t\u00eb iknin nga Shqip\u00ebria. Si ndodhi kjo? Si mund t\u00eb flakej brenda nj\u00eb nate frika gati dyzet\u00eb e pes\u00ebvje\u00e7are se arratisja ishte tradh\u00ebti, dhe tradh\u00ebtia ishte nj\u00eb jet\u00eb e mjeruar edhe p\u00ebr ata q\u00eb mbeteshin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":29166,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29165","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29165"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29165\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}