{"id":29098,"date":"2025-07-02T13:14:28","date_gmt":"2025-07-02T13:14:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/bypass-i-i-vlores-zvarritje-punimesh-dhe-rritje-kostosh\/"},"modified":"2025-07-02T13:14:28","modified_gmt":"2025-07-02T13:14:28","slug":"bypass-i-i-vlores-zvarritje-punimesh-dhe-rritje-kostosh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/bypass-i-i-vlores-zvarritje-punimesh-dhe-rritje-kostosh\/","title":{"rendered":"Bypass-i i Vlor\u00ebs, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh"},"content":{"rendered":"<p>Dy vite pas inaugurimeve dhe me 13 milion\u00eb euro shtes\u00eb, rruga q\u00eb qeveria e reklamon t\u00eb mbaruar vazhdon t\u00eb ket\u00eb punime n\u00eb terren dhe element\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduar sigurie. Pas disa afateve t\u00eb shkelura, Autoriteti Rrugor thot\u00eb se p\u00ebrfundimi i plot\u00eb i vepr\u00ebs pritet n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebt\u00eb ver\u00eb keni kaluar nga Bypass-i i Vlor\u00ebs dhe jeni p\u00ebrballur ende me punime, mos u \u00e7udisni. Vepra q\u00eb qeveria ka inauguruar dy her\u00eb, ende nuk ka p\u00ebrfunduar. Dy vite pas ceremonive inauguruese t\u00eb rrug\u00ebs dhe dhjet\u00ebra miliona eurove shtes\u00eb, aksi 29 kilometra i gjat\u00eb, vazhdon t\u00eb ket\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb element\u00ebt e siguris\u00eb rrugore.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, nj\u00eb muaj para zgjedhjeve, ministrja e Infrastruktur\u00ebs, Belinda Balluku, duke raportuar arritjet dhe sfidat n\u00eb sektorin e infrastruktur\u00ebs, nuk ngurroi ta shpallte Bypass-in e Vlor\u00ebs si nj\u00eb investim t\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p><em>Burimi: Ministria e Infrastruktur\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>Edhe kryeministri Edi Rama s\u00eb fundmi ka publikuar n\u00eb rrjete sociale nj\u00eb video t\u00eb Bypass-it t\u00eb Vlor\u00ebs, duke e reklamuar investimin me mbishkrimin: \u201cbukur dhe past\u00ebr\u201d. Mir\u00ebpo, mes qindra komenteve kish nga ata qytetar\u00eb q\u00eb vinin n\u00eb pah mos p\u00ebrfundimin e vepr\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cKa ngel e \u00e7ik fare aty ku lidhet fshati Kanin me bajpasin!! Aty ku protestohej nga banor\u00ebt ka ngel e pak fare edhe pastaj mbaron,\u201d<\/em> shkruante nj\u00eb komentues.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Fakt<\/strong><\/h4>\n<p>Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmon se punimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr ende nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p><em>\u201cPunimet e rrug\u00ebs kryesore kan\u00eb p\u00ebrfunduar dhe segmenti \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr qarkullimin e mjeteve\u201d,<\/em> deklaron ARRSH n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare p\u00ebr Faktoje, duke shtuar se rehabilitimi i skarpatave, mbrojtja nga r\u00ebnia e gur\u00ebve dhe rehabilitimi mjedisor jan\u00eb \u201cdrejt p\u00ebrfundimit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb nj\u00ebjtit institucion, punimet e mbetura do t\u00eb mbyllen m\u00eb 31 korrik 2025, p\u00ebrpara se rruga t\u00eb merret p\u00ebrfundimisht n\u00eb dor\u00ebzim pas nj\u00eb periudhe nj\u00ebvje\u00e7are garancie. Ky afat i ri p\u00ebrfundimi bie ndesh me deklaratat e m\u00ebparshme t\u00eb ARRSH-s\u00eb, sipas t\u00eb cilave punimet do t\u00eb mbylleshin n\u00eb mars t\u00eb 2024.<\/p>\n<p>Vonesat e punimeve sipas ARRSH lidhen m\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh. Terreni i v\u00ebshtir\u00eb dhe problematikat gjeoteknike n\u00eb nd\u00ebrtimin e urave dhe stabilitetin e skarpatave, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebsuar rr\u00ebshqitje n\u00eb disa zona, kan\u00eb ndikuar ndjesh\u00ebm ritmin e punimeve. Po ashtu, k\u00ebrkesat e vazhdueshme t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb komunave Babic\u00eb dhe Kanin\u00eb, si edhe t\u00eb komunitetit p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb gjurm\u00ebs s\u00eb projektit, kan\u00eb sjell\u00eb ndryshime dhe devijime t\u00eb planifikimeve.<\/p>\n<p>ARRSH shton se situata \u00ebsht\u00eb komplikuar m\u00eb tej nga punime t\u00eb paparashikuara, zhvendosja e rrjeteve inxhinierike si OST, OSHEE dhe UKT, si dhe problematikat e vazhdueshme me shpron\u00ebsimet, p\u00ebrfshir\u00eb devijimin e gjurm\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e varrezave t\u00eb Babic\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb, thot\u00eb Autoriteti Rrugor kan\u00eb prodhuar nj\u00eb zinxhir vonesash q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb projektin t\u00eb pap\u00ebrfunduar, pavar\u00ebsisht premtimeve dhe inaugurimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>13 milion\u00eb euro shtes\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Krahas koh\u00ebs, vepra ka marr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb para nga sa ishte planifikuar. Nga 56 milion\u00eb euro vler\u00eb investimi e raportuar fillimisht, ARRSH deklaron tani se kostoja e projektit ka arritur 69,2 milion\u00eb euro. Fatura e k\u00ebtij investimi \u00ebsht\u00eb rritur me 13 milion\u00eb euro por ARRSH nuk jep nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar p\u00ebr arsyet q\u00eb kan\u00eb diktuar k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb financimi.<\/p>\n<p>Segmenti 29-kilomet\u00ebrsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e bashk\u00ebfinancuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb total, fondet e dh\u00ebna nga Bashkimi Europian p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt llogariten n\u00eb vler\u00ebn e 56 milion\u00eb eurove, nga t\u00eb cilat 20 milion\u00eb jan\u00eb grant dhe pjesa tjet\u00ebr kredi nga Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH.\u00a013 milion\u00eb euro jan\u00eb investim i qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb fatur\u00eb, 1 kilomet\u00ebr i k\u00ebsaj rruge ka kushtuar 2.4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/h4>\n<p>Me kosto t\u00eb rritura, afate t\u00eb shkelura dhe nj\u00eb kantier q\u00eb ende nuk p\u00ebrmbush kriteret baz\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, projekti ilustron modelin shqiptar t\u00eb p\u00ebrurimeve q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb terren. Nisur nga t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare dhe verifikimet n\u00eb terren, deklarat\u00ebn e ministres s\u00eb infrastruktur\u00ebs Belinda Balluku n\u00eb prag zgjedhjesh se Bypassi i Vlor\u00ebs ka p\u00ebrfunduar, e kategorizojm\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Rruga ka q\u00ebn\u00eb e hapur p\u00ebr qarkullim por sikurse ARRSH pranon, aksi ka ende pun\u00eb p\u00ebr tu vler\u00ebsuar i p\u00ebrfunduar dhe i marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim. \/Nga Esmeralda Topi Faktoje.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/02\/bypass-i-i-vlores-zvarritje-punimesh-dhe-rritje-kostosh\/\">Bypass-i i Vlor\u00ebs, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy vite pas inaugurimeve dhe me 13 milion\u00eb euro shtes\u00eb, rruga q\u00eb qeveria e reklamon t\u00eb mbaruar vazhdon t\u00eb ket\u00eb punime n\u00eb terren dhe element\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduar sigurie. Pas disa afateve t\u00eb shkelura, Autoriteti Rrugor thot\u00eb se p\u00ebrfundimi i plot\u00eb i vepr\u00ebs pritet n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji. N\u00ebse k\u00ebt\u00eb ver\u00eb keni kaluar nga Bypass-i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":29099,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29098","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29098","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29098\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29099"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}