{"id":29090,"date":"2025-07-02T14:02:31","date_gmt":"2025-07-02T14:02:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/blushi-meta-ska-asnje-lidhje-me-lobimet-spak-te-tregoje-emrin-e-atij-qe-pagoi-faturat-nga-lsi\/"},"modified":"2025-07-02T14:02:31","modified_gmt":"2025-07-02T14:02:31","slug":"blushi-meta-ska-asnje-lidhje-me-lobimet-spak-te-tregoje-emrin-e-atij-qe-pagoi-faturat-nga-lsi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/blushi-meta-ska-asnje-lidhje-me-lobimet-spak-te-tregoje-emrin-e-atij-qe-pagoi-faturat-nga-lsi\/","title":{"rendered":"Blushi: Meta s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me lobimet, SPAK t\u00eb tregoj\u00eb emrin e atij q\u00eb pagoi faturat nga LSI"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi, ka publikuar nj\u00eb dokument q\u00eb sipas tij v\u00ebrteton se Presidenti i PL-s\u00eb, Ilir Meta, nuk ka asnj\u00eb lidhje me lobimet e LSI-s\u00eb dikur.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat teksa publikoi dokumentin, Blushi i b\u00ebri thirrje Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb emrin se kush i pagoi faturat nga L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/p>\n<p>Blushi shtoi se k\u00ebto manipulime q\u00eb ai prentendon se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Met\u00ebs, nj\u00ebsoj si n\u00eb rastin e \u201cMcKeon Group\u201d, do t\u00eb sqarohen. Kjo sipas tij \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb SPAK shtyn pafund hetimet.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Blushit:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs maksimale me opinionin publik dhe n\u00eb vijim t\u00eb procesit t\u00eb premtuar p\u00ebr \u00e7montimin e t\u00eb gjitha akuzave fars\u00eb dhe politike t\u00eb ngritura ndaj Presidentit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Z. Ilir Meta, sot do t\u00eb nxjerrim n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit p\u00ebrpjekjen politike dhe kriminale t\u00eb SPAK, q\u00eb e d\u00ebnojm\u00eb me forc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gjoja Z. Meta n\u00eb t\u00eb asht\u00ebquajtur\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen e lobimit nga ish-LSI.<\/p>\n<p>Duke i kujtuar mbar\u00eb opinionit publik, se tanim\u00eb zyrtarisht ka r\u00ebn\u00eb plot\u00ebsisht posht\u00eb, si e pav\u00ebrtet\u00eb dhe e fabrikuar, \u00e7do dyshim dhe akuz\u00eb politike e ngritur p\u00ebr gjoja nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb supozuar t\u00eb z.Meta apo ish-LSI prej 1 milion USD p\u00ebr lobim n\u00eb SHBA p\u00ebr nj\u00eb foto me Presidentin Trump, q\u00eb m\u00eb pas u reduktua n\u00eb akuz\u00ebn prej 100 mij\u00eb USD t\u00eb paligjshme, n\u00eb momentin e arrestimit dhe q\u00eb rezultoi, si\u00e7 e faktuar edhe autoritetet amerikane, vet\u00ebm nj\u00eb pages\u00eb e ligjshme 15 mij\u00eb USD p\u00ebr \u201cMcKeon Group\u201d t\u00eb deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI, po sqarojm\u00eb edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb SPAK q\u00ebllimisht nuk e sqaron.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen 103, t\u00eb vendimit t\u00eb dat\u00ebs 26 Maj 2025, p\u00ebr marrjen t\u00eb pandehur t\u00eb Z. Meta, SPAK b\u00ebn me dije se ka mb\u00ebrritur nj\u00eb let\u00ebrporosi nga SHBA lidhur me kontrat\u00ebn q\u00eb ish-LSI ka patur me kompanin\u00eb GSIS Llc, nj\u00eb marr\u00ebveshje zyrtare, e miratuar me vendim t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb ish-LSI, e firmosur nga nj\u00eb titullar i k\u00ebsaj partie, pra jo nga Z. Meta q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb President i Republik\u00ebs dhe jo Kryetar i LSI, dhe e depozituar sipas ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane.<\/p>\n<p>Po n\u00eb faqen 103, SPAK shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera se drejtori ekzekutiv i GSIS ka \u00e7ertifikuar t\u00eb gjith\u00eb informacionin dhe t\u00eb dh\u00ebnat e aktivitetit t\u00eb kompanis\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe korrekte, n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat federale dhe i ka p\u00ebrcjell\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA, dokumenacionin lidhur me pagesat e faturave q\u00eb LSI ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr GSIS.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 3, po n\u00eb faqen 103 t\u00eb shkruar nga vet\u00eb SPAK, nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhet se SPAK disponon faturat q\u00eb GSIS i ka d\u00ebrguar LSI-s\u00eb dhe faturat q\u00eb LSI ka paguar, nj\u00eb shum\u00eb e madhe, q\u00eb sipas SPAK nuk korrespondon me shumat q\u00eb jan\u00eb\u00a0 depozituar\u00a0 n\u00eb KQZ, sipas ligjit nga kjo parti.<\/p>\n<p>Partia e Liris\u00eb dhe Presidenti Meta sot po i ridrejtohen publikisht SPAK, q\u00eb q\u00ebllimisht nuk do t\u00eb zbardh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e lobimit:<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"mediajsnative\">Kujt n\u00eb LSI, em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, ia ka \u00e7uar k\u00ebto fatura GSIS? Sepse ky \u00ebsht\u00eb edhe personi ky\u00e7 q\u00eb SPAK e fsheh q\u00ebllimisht.<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb rast se ky pretendim q\u00eb ngre SPAK-u \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, pra q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa p\u00ebr llogari t\u00eb LSI, tek kjo kompani apo tek nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, t\u00eb cilat nuk\u00a0 jan\u00eb raportuar\u00a0 n\u00eb KQZ, dhe t\u00eb cilat nuk jan\u00eb miratuar n\u00eb kryesin\u00eb e LSI, e cila ka patur statutin e vet dhe aty mereshin vendimet p\u00ebr shpenzimet dhe p\u00ebr cdo gj\u00eb, padyshim q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me veprime t\u00eb paligjshme, padyshim q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me vepra penale dhe padyshim q\u00eb ai, ajo apo ata q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto vepra,\u00a0\u00a0 jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb edhe mbrohen sot q\u00ebllimisht dhe politikisht nga SPAK duke mos i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb plota faktet p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>Kujt i kan\u00eb shkuar k\u00ebto para?<\/p>\n<p>Kujt ja kan\u00eb \u00e7uar k\u00ebto fatura?<\/p>\n<p>SPAK-u e fsheh q\u00ebllimisht dhe arsyeja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm politike, p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb aj\u00ebr dhe n\u00eb tym q\u00eb k\u00ebtu duhet t\u00eb jet\u00eb Presidenti Meta, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb 100% e pav\u00ebrtet\u00eb, si\u00e7 rezultoi \u00e7\u00ebshtja me McKeon Group.<\/p>\n<p>Sepse \u00ebsht\u00eb ky person q\u00eb sot fshihet dhe merret n\u00eb mbrojtje nga SPAK q\u00eb jo vet\u00ebm ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre faturave marramend\u00ebse, por edhe n\u00ebse s\u2019ka urdh\u00ebruar apo k\u00ebrkuar realizimin e k\u00ebtyre pagesave, k\u00ebto fatura ia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura personit n\u00eb LSI q\u00eb ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, e ky as mund t\u00eb ishte dhe as mund t\u00eb jet\u00eb Ilir Meta dhe k\u00ebt\u00eb SPAK-u e di shum\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebrdoret politikisht p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi Ilir Met\u00ebs, duke fshehur provat dhe faktet.<\/p>\n<p>Pra SPAK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jo vet\u00ebm q\u00eb nuk heton, por fsheh fakte dhe emra me q\u00ebllime t\u00eb pastra politike p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar Ilir Met\u00ebn, se k\u00ebt\u00eb komand\u00eb ka marr\u00eb nga \u201cRamaduro\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, SPAK edhe mbron me porosi t\u00eb Ram\u00ebs personat p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb kapur n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme kan\u00eb kaluar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Ram\u00ebs e kund\u00ebr Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, q\u00eb nga 21 n\u00ebntori 2023. Jan\u00eb ata q\u00eb para Konvet\u00ebs s\u00eb 27 prillit 2024 Presidenti Meta i cil\u00ebsonte publikisht, si fraksioni i \u201cDumanit dhe Adrianit\u201d.<\/p>\n<p>Por edhe si n\u00eb rastin e \u201cMcKeon Group\u201d edhe k\u00ebto manipulime do t\u00eb sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi n\u00eb themel nuk mund t\u00eb jet\u00eb i mbyllur.<\/p>\n<p>Por edhe dokumentat nga SHBA nuk mund t\u00eb fshihen p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se SPAK nuk e b\u00ebn publik personin apo personat ky\u00e7 n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e lobimeve sepse funksionon si organizat\u00eb kriminale duke vazhduar t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb dizinformacione n\u00eb televizionet dhe mediat e blera me parat\u00eb e pista t\u00eb incenerator\u00ebve, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet gazetar\u00ebve mercenar\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb e raportojn\u00eb mashtrimet q\u00eb u ofron SPAK.<\/p>\n<p>Historia e lobimit \u00ebsht\u00eb kjo, q\u00eb t\u2019i b\u00ebn marr\u00ebveshje me nj\u00eb kompani, caktohet nj\u00eb person q\u00eb e firmos, kjo depozitohet n\u00eb KQZ, depozitohet\u00a0 edhe n\u00eb FARA, n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ngarkon dhe personin, i cili e zbaton, pra klauzol\u00eb p\u00ebr klauzol\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse nuk merret Kryetari i Partis\u00eb me k\u00ebto detaje por ka persona t\u00eb tjer\u00eb, ka persona p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe SPAK-u ne na fsheh q\u00ebllimisht, n\u00eb vler\u00ebsimin se u b\u00ebn\u00eb 3 vjet,\u00a0 kujt ia ka \u00e7uar kjo kompani k\u00ebto fatura, nj\u00eb personi, se nuk mund t\u2019ja u coj\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00eb an\u00ebtar\u00ebve\u00a0 t\u00eb LSI.<\/p>\n<p>Kujt ja ka cuar? K\u00ebt\u00eb gj\u00eb SPAK-u na e fsheh.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja?<\/p>\n<p>Mbulimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe hedhja n\u00eb tregun mediatik n\u00ebp\u00ebrmjet mediave t\u00eb regjimit dhe q\u00eb paguhet me parat\u00eb e pista t\u00eb incenerator\u00ebve t\u00eb lajmeve t\u00eb rreme dhe fund e krye t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Po si faktohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb SPAK q\u00eb p\u00ebrdor gazetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta, dizinformacione dhe lajme t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Duke mbrojtur ligjshm\u00ebrin\u00eb kontrollin dhe sekustrimin e telefonave t\u00eb gazetarit Elton Qyno, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e SPAK, n\u00eb dat\u00ebn 9 prill 2025 artikuluan nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila kompromenton jo vet\u00ebm gazetar\u00ebt e keqp\u00ebrdorur t\u00eb kronik\u00ebs, por edhe vet\u00eb SPAK-un.<\/p>\n<p>Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Qyno, u shpreh para trupit gjykues se gazetar\u00ebt, para se t\u00eb publikojn\u00eb nj\u00eb material me natyr\u00eb sekrete, marrin leje n\u00eb SPAK n\u00ebse duhet t\u2019a botojn\u00eb ose jo materialin. Kjo tregon se \u00e7do material sekret q\u00eb publikohet n\u00eb media merr miratimin e SPAK-ut. Ky pohim e vizaton SPAK-un si kryeredaktorin e t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebve, si filtrin q\u00eb jep \u2018OK\u2019 ose jo p\u00ebr publikimin e nj\u00eb materiali n\u00eb media.<\/p>\n<p>Deklarata t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kryetarja e Kushtetueses Holta Za\u00e7aj e pyeti prokurorin e SPAK n\u00ebse kishte ndonj\u00eb baz\u00eb ligjore apo praktik\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt duhet t\u00eb marrin leje n\u00eb SPAK kur duan t\u00eb publikojn\u00eb nj\u00eb informacion sekret p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p>Maksuti u p\u00ebrgjigj se nuk kishte nj\u00eb baz\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb detyruar gazetar\u00ebt, por k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebta t\u00eb fundit pyesin vet\u00eb SPAK-un p\u00ebr publikimin e informacioneve, n\u00ebse i informacioni q\u00eb duan t\u00eb publikojn\u00eb \u2018i prish pun\u00eb\u2019 SPAK-ut.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/blushi-meta-ska-asnje-lidhje-me-lobimet-spak-te-tregoje-emrin-e-atij-qe-pagoi-faturat-nga-lsi\/\">Blushi: Meta s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me lobimet, SPAK t\u00eb tregoj\u00eb emrin e atij q\u00eb pagoi faturat nga LSI<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi, ka publikuar nj\u00eb dokument q\u00eb sipas tij v\u00ebrteton se Presidenti i PL-s\u00eb, Ilir Meta, nuk ka asnj\u00eb lidhje me lobimet e LSI-s\u00eb dikur. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat teksa publikoi dokumentin, Blushi i b\u00ebri thirrje Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb emrin se kush i pagoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29090","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29090"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29090\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}