{"id":29031,"date":"2025-07-02T08:50:49","date_gmt":"2025-07-02T08:50:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/kontrata-e-pendeses-marreveshja-me-7-pika-e-erjon-alibejt-me-spak-un-prokuroret-marrim-persiper-uljen-e-denimit\/"},"modified":"2025-07-02T08:50:49","modified_gmt":"2025-07-02T08:50:49","slug":"kontrata-e-pendeses-marreveshja-me-7-pika-e-erjon-alibejt-me-spak-un-prokuroret-marrim-persiper-uljen-e-denimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/kontrata-e-pendeses-marreveshja-me-7-pika-e-erjon-alibejt-me-spak-un-prokuroret-marrim-persiper-uljen-e-denimit\/","title":{"rendered":"Kontrata e pendes\u00ebs\/ Marr\u00ebveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un, prokuror\u00ebt: Marrim p\u00ebrsip\u00ebr uljen e d\u00ebnimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me SPAK, ka nxjerr\u00eb nga sirtar\u00ebt e saj dhe ia ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion avokat\u00ebve, marr\u00ebveshjen ligjore t\u00eb lidhur me t\u00eb pandehurin Erjon Alibej alias Agim Shurbi \u201cKrymi\u201d, t\u00eb akuzuar p\u00ebr 7 vrasje dhe krime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kjo kontrat\u00eb pendes\u00eb, e siguruar nga \u201cOra News\u201d q\u00eb mban dat\u00ebn 29 qershor 2023, e lidhur mes financuesit t\u00eb nj\u00eb zinxhiri vrasjesh nga Durr\u00ebsi n\u00eb Elbasan, Erjon Alibej dhe 3 prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, \u00ebsht\u00eb firmosur nga pal\u00ebt 1 vit pasi ai kishte dh\u00ebn\u00eb rr\u00ebfimin e par\u00eb, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kamere q\u00eb filmonte dhe ndiqej nga oficer\u00ebt e BKH-s\u00eb dhe prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026kur vendosa t\u00eb trokas n\u00eb institucionin tuaj p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe p\u00ebr t\u00eb sqaruar pozicionin tim mbi gjith\u00e7ka ka ndodhur n\u00eb jet\u00ebn time dhe familjar\u00ebt e mi, kam hequr dor\u00eb nga \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu hakmarrjen p\u00ebr ato q\u00eb mua dhe familjes time i kan\u00eb ndodhur. Un\u00eb tashm\u00eb ia kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb gjith\u00e7ka drejt\u00ebsis\u00eb\u2026\u201d,<\/em> thot\u00eb Erjon Alibej n\u00eb rr\u00ebfimin e tij.<\/p>\n<p>Por, me rr\u00ebfimin e tij si n\u00eb SPAK dhe n\u00eb Gjykat\u00eb, i pandehuri Erjon Alibej, nuk solli identifikimin e ndonj\u00eb ngjarje kriminale t\u00eb re apo arrestimin e ndonj\u00eb personi tjet\u00ebr q\u00eb SPAK, nuk kishte dijeni.<\/p>\n<p>Ai ka treguar mbi kalvarin e familjes s\u00eb tij, q\u00eb nisi me \u201cluft\u00ebn\u201d ballore me shok\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb t\u00eb familjes \u00c7opja, Kel Kamami, muhabetet q\u00eb b\u00ebnte me Suel \u00c7el\u00ebn, Arjan Spahin\u00eb, Sand\u00ebr Bahon, Bujar G\u00ebrmizin, Florenc \u00c7apjan, Kamer Mehjan e t\u00eb tjer\u00eb dhe urdh\u00ebrat apo financimet q\u00eb realizonte p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje.<\/p>\n<p>Vrasjet e realizuara n\u00eb segmentin Durr\u00ebs, Rrogozhin\u00eb, Peqin, Bradashesh, Elbasan dhe financimin e tyre, i kan\u00eb treguar tre t\u00eb penduar t\u00eb tjer\u00eb para Erjon Alibej. Pendesa e Alibejt, \u00ebsht\u00eb realizuar dy vite pasi u arrestua nga prokurori i Elbasanit, Ritvan Suka.<\/p>\n<p>Dhe dy vite pasi bashk\u00ebpuntor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb SPAK, Euglen Halili, Henrik Hoxhaj (i p\u00ebrjashtuar) dhe Nuredin Dumani, kishin treguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb dinamikave kriminale t\u00eb drejtuara dhe financuara nga Erjon Alibej.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi i Alibejt, nuk solli asnj\u00eb arrestim p\u00ebr SPAK. Vet\u00ebm se rr\u00ebfimet e tij jan\u00eb p\u00ebrdorur nga SPAK si prov\u00eb makiazhi n\u00eb disa dosje t\u00eb tjera t\u00eb regjistruara, kund\u00ebr element\u00ebve kriminale, ku provat gjenerale jan\u00eb komunikimet e \u201cSky\u201d.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb kontrata e pendes\u00ebs, por kontrata e shpres\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga burgimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm, Erjon Alibej.<\/p>\n<p>Por, kontrata e pendes\u00ebs s\u00eb Alibej, \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dje tek avokat\u00ebt nga ftuesi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, pasi dy prokuror\u00ebt e dosjes ia vun\u00eb n\u00eb dispozicion gjyqtares, \u00cbngjellushe Tahiri, p\u00ebr ta administruar n\u00eb dosjen e gjykimit.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje taktike, plot\u00ebsuan \u201cd\u00ebshir\u00ebn\u201d e avokat\u00ebve t\u00eb t\u00eb pandehurve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor, t\u00eb cil\u00ebt e kishin k\u00ebrkuar marr\u00ebveshjen me insistim, p\u00ebrpara se t\u00eb nisin pyetjen e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb SPAK-ut, Erjon Alibej.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo seanca e djeshme gjyq\u00ebsore e dosjes penale q\u00eb publikisht njihet si \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me debate ligjore mes avokat\u00ebve mbrojt\u00ebs dhe dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me SPAK.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt, k\u00ebrkuan q\u00eb prokuroria t\u00eb dor\u00ebzonte dhe 6 proces-verbale me deklarime t\u00eb mara nga Erjon Alibej me video dhe audio, seanca pyetjesh k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb muajin qershor 2022 dhe muajin dhjetor 2022.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00eb e cila u pranua nga gjykat\u00ebsja Tahiri, e cila detyroi prokuror\u00ebt q\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs (t\u00eb Enjte) t\u00eb vinin n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebtij gjykimi dhe 6 deklarimet e tjera q\u00eb i pandehuri Erjon Alibej, ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr prokurorin\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy proces-verbal\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb pyetjes s\u00eb Erjon Alibej n\u00eb muajin 12-13 Korrik 2023, ishin v\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb avokat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cOra News\u201d ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb plot\u00eb kontrat\u00ebn e pendes\u00ebs, e cila mb\u00ebshtet n\u00eb 7 pika, ku pal\u00ebt duhet ta zbatojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reciproke.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj kontrate 3 prokuror\u00ebt e SPAK marrin p\u00ebrsip\u00ebr se n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb dh\u00ebnieve dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ofruara nga bashk\u00ebpun\u00ebtori i Drejt\u00ebsis\u00eb, marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i argumentojn\u00eb gjykat\u00ebs dhe ti k\u00ebrkojn\u00eb asaj, uljen e d\u00ebnimit apo dhe p\u00ebrjashtimit t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb mbetur ndaj Erjon Alibej.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pik\u00ebn Nr.1\u00a0t\u00eb mar\u00ebveshjes thuhet se:<\/strong>\u00a0\u201c\u2026personi n\u00ebn hetim Erion Alibej alias Dylgjeri merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, duke d\u00ebshmuar dhe dh\u00ebn\u00eb informacion t\u00eb plot\u00eb e pa asnj\u00eb rezerv\u00eb ose kusht p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb faktet, ngjarjet dhe rrethanat q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si prova vendimtare, p\u00ebr zbulimin, hetimin, gjykimin e t\u00eb gjith\u00eb krimeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kryera nga ai dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, si dhe p\u00ebr parandalimin e krimeve t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda dhe riparimin e d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara prej tyre. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij personi n\u00ebn hetim Erion Alibej\/Dylgjeri duhet t\u00eb identifikoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pasurit\u00eb me origjin\u00eb kriminale n\u00eb posedim t\u00eb tij dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna duhet t\u00eb jepen brenda 30 dit\u00ebve nga n\u00ebnshkrimi i Marr\u00ebveshjes\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pik\u00ebn Nr.2\u00a0t\u00eb marr\u00ebveshjes thuhet se:\u00a0<\/strong>\u201c\u2026personi n\u00ebn hetim Erion Alibej\/Dylgjeri merr p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb ta vazhdoj\u00eb bashk\u00ebpunimin e tij me Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante edhe gjat\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb \u00e7do shkall\u00eb t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e tij\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pik\u00ebn Nr.3\u00a0t\u00eb marr\u00ebveshjes thuhet se:<\/strong>\u00a0\u201d\u2026prokuror\u00ebt marrin p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb ti njohin t\u00eb hetuarit statusin e \u201cBashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, si dhe t\u00eb gjitha p\u00ebrfitimet q\u00eb i siguron ky status. Gjithashtu prokuror\u00ebt marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i argumentojn\u00eb gjykat\u00ebs dhe t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe fakteve t\u00eb ofruara nga bashk\u00ebpun\u00ebtori i drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi nga r\u00ebnd\u00ebsia e tyre p\u00ebr zgjidhjen e t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, uljen e d\u00ebnimit apo edhe p\u00ebrjashtimin e tij nga d\u00ebnimi i mbetur\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pik\u00ebn Nr.4\u00a0t\u00eb marr\u00ebveshjes thuhet se:<\/strong>\u00a0\u201d\u2026prokuror\u00ebt marrin p\u00ebrsip\u00ebr, gjithashtu, q\u00eb n\u00ebse k\u00ebrkohet nga pala n\u00eb marr\u00ebveshje, t\u00eb fillojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb procedurat dhe t\u00eb argumentoj\u00eb marrjen e masave t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtorin e drejt\u00ebsis\u00eb, apo personat e af\u00ebrm dhe t\u00eb lidhur me t\u00eb, sipas ligjit \u201cP\u00ebr mbrojtjen e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pik\u00ebn Nr.5\u00a0t\u00eb marr\u00ebveshjes thuhet se:<\/strong>\u00a0\u201c\u2026kjo marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi mund t\u00eb revokohet nga pala e akuz\u00ebs, kur v\u00ebrtetohet se bashk\u00ebpun\u00ebtori i drejt\u00ebsis\u00eb b\u00ebn deklarime t\u00eb rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat q\u00eb provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt marr\u00ebveshje\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pik\u00ebn Nr.6\u00a0t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje thuhet se:<\/strong>\u00a0\u201c\u2026kjo Akt Marr\u00ebveshje hyn n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pik\u00ebn Nr.7\u00a0t\u00eb marr\u00ebveshjes thuhet se:\u00a0<\/strong>\u201c\u2026marr\u00ebveshja redaktohet n\u00eb dy kopje me vler\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave q\u00ebndron n\u00eb fashikullin e prokurorit, kurse tjetra i vihet n\u00eb dispozicion personit n\u00ebn hetim\u2026\u201d.\/Oranews<\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kontrata-e-pendeses-marreveshja-me-7-pika-e-erjon-alibejt-me-spak-un-prokuroret-marrim-persiper-uljen-e-denimit\/\">Kontrata e pendes\u00ebs\/ Marr\u00ebveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un, prokuror\u00ebt: Marrim p\u00ebrsip\u00ebr uljen e d\u00ebnimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me SPAK, ka nxjerr\u00eb nga sirtar\u00ebt e saj dhe ia ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion avokat\u00ebve, marr\u00ebveshjen ligjore t\u00eb lidhur me t\u00eb pandehurin Erjon Alibej alias Agim Shurbi \u201cKrymi\u201d, t\u00eb akuzuar p\u00ebr 7 vrasje dhe krime t\u00eb tjera. Kjo kontrat\u00eb pendes\u00eb, e siguruar nga \u201cOra News\u201d q\u00eb mban dat\u00ebn 29 qershor 2023, e lidhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29031","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29031\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}