{"id":29017,"date":"2025-07-02T06:34:33","date_gmt":"2025-07-02T06:34:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/skandali-me-subvencionet-shkakton-krize-qeveritare-ne-greqi-mitsotakis-nen-presion\/"},"modified":"2025-07-02T06:34:33","modified_gmt":"2025-07-02T06:34:33","slug":"skandali-me-subvencionet-shkakton-krize-qeveritare-ne-greqi-mitsotakis-nen-presion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/02\/skandali-me-subvencionet-shkakton-krize-qeveritare-ne-greqi-mitsotakis-nen-presion\/","title":{"rendered":"Skandali me subvencionet shkakton kriz\u00eb qeveritare n\u00eb Greqi, Mitsotakis n\u00ebn presion"},"content":{"rendered":"<p>rej m\u00ebse nj\u00eb jave opinioni publik grek po tronditet nga nj\u00eb afer\u00eb me subvencione agrare t\u00eb p\u00ebrfituara ilegalisht nga BE. Akuzat nga Brukseli kan\u00eb sjell\u00eb dor\u00ebheqjet e para. Kryeministri Mitsotakis \u00ebsht\u00eb n\u00eb defensiv\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua \u00e7udit\u00ebrisht i penduar fundjav\u00ebn e kaluar: \u201cKemi d\u00ebshtuar\u201d, shkroi ai n\u00eb facebook dhe premtoi se do t\u00eb luftoj\u00eb edhe m\u00eb fort korrupsionin, madje edhe kund\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij Nea Dimokratia (ND).<\/p>\n<p>Mitsotakis i referohej skandalit t\u00eb fundit t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve t\u00eb BE n\u00eb\u00a0Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokuroris\u00eb Publike Europiane (EPPO). Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr subvencione agrare n\u00eb vler\u00eb prej qindra milion\u00eb euro. Ato u paguan nga agjencia p\u00ebrkat\u00ebse greke, Opekepe, p\u00ebr dele dhe dhi q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb\u00a0n\u00eb Kret\u00eb apo p\u00ebr plantacione bananesh n\u00eb malin Olimp.<\/p>\n<p>Kjo dyshohet t\u00eb ket\u00eb ndodhur me dijenin\u00eb e dy ish-ministrave t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb Mitsotakis: Makis Voridis, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb nga 2021 deri 2023 dhe pasardh\u00ebsit t\u00eb tij Lefteris Avgenakis, q\u00eb sh\u00ebrbeu deri n\u00eb vitin 2024. Voridis, q\u00eb njihet edhe si jurist i zoti, sapo ishte b\u00ebr\u00eb minist\u00ebr i\u00a0Migracionit\u00a0n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti. T\u00eb premten e kaluar (27 qershor 2025) ai dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr t\u00eb \u201cmbrojtur pafaj\u00ebsin\u00eb e tij\u201d. Tre ministra shteti, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, dhan\u00eb po ashtu dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb skandal i ditur prej koh\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt skandali i Opekepe-s dihej prej disa muajsh. Por qeveria greke nuk reagoi ndaj akuzave dhe nuk nd\u00ebrmori asnj\u00eb veprim \u2013 deri jav\u00ebn e kaluar, kur EPPO ia transmetoi parlamentit grek informacionet lidhur me p\u00ebrfshirjen e supozuar t\u00eb ministrave n\u00eb aktivitete kriminale.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej nj\u00eb jave deputet\u00ebt grek\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shohin dosjen e Prokuroris\u00eb Europiane, e cila megjithat\u00eb nuk lejohet t\u00eb publikohet. Dosja prej 3.000 faqesh p\u00ebrshkruan nj\u00eb \u201corganizat\u00eb kriminale\u201d, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga zyrtar\u00eb t\u00eb Opekepe si dhe deputet\u00eb dhe individ\u00eb, q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme fonde nga BE. Dosja p\u00ebrshkruan edhe se si vepronte organizata kryesisht n\u00eb Kret\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb ndalimin e botimit, dit\u00ebt e fundit n\u00eb gazetat greke mund t\u00eb lexoheshin dialog\u00eb brizant\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, q\u00eb mund kishin dal\u00eb edhe nga nj\u00eb film mafioz. P\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi ndalimi i publikimit, vertet\u00ebsia e dialog\u00ebve nuk mund t\u00eb provohet. Por Mitsotakis nuk duket se e v\u00eb n\u00eb dyshim v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre. \u201cDialog\u00ebt, q\u00eb po dalin n\u00eb drit\u00eb, po shkaktojn\u00eb indinjat\u00eb dhe zem\u00ebrim\u201d, shkroi ai n\u00eb facebook, duke shtuar se kujtdo, q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paautorizuar fonde evropiane, do t\u2019i k\u00ebrkohet t\u2019i kthej\u00eb ato. Ai njoftoi gjithashtu mbylljen e agjencis\u00eb Opekepe n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p><strong>Mitsotakis n\u00ebn presion<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri grek p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb veten si reformator dhe luft\u00ebtar kund\u00ebr korrupsionit dhe paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit politik grek. Por mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb, n\u00ebse qytetar\u00ebt do ta besojn\u00eb. Shum\u00eb skandale hedhin hije mbi mandatin e tij, si afera e p\u00ebrgjimeve, mbytja fatale e anijes pran\u00eb Pilos dhe mbi t\u00eb gjitha aksidenti hekurudhor pran\u00eb Tempit. Ai p\u00ebrher\u00eb ka premtuar hetim t\u00eb plot\u00eb dhe pasoja p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit. Por deri tani Greqia ka pritur m\u00eb kot. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb \u00e7do sondazh q\u00eb nga fillimi i vitit, mbi 70 p\u00ebrqind e popullsis\u00eb e akuzon qeverin\u00eb p\u00ebr mbulim t\u00eb ngjarjeve.<\/p>\n<p><strong>Ministri i ri i Migracionit mb\u00ebshtet nj\u00eb kurs edhe m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Mitsotakis po p\u00ebrballet s\u00ebrish me nj\u00eb kriz\u00eb dhe po p\u00ebrpiqet ta kap\u00ebrcej\u00eb at\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. Edhe p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi politik, q\u00eb po i d\u00ebrgon opinionit gjithnj\u00eb e m\u00eb konservator dhe krahut t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i k\u00ebnaqur me politikat e tij. Q\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb ai z\u00ebvend\u00ebsoi ministrin e dor\u00ebhequr t\u00eb Migracionit, Makis Voridis, me Thanos Plevris.<\/p>\n<p>Plevris, q\u00eb ashtu si Voridis vjen nga partia e djatht\u00eb ekstreme Laos, \u00ebsht\u00eb i vetmi deputet nga Demokracia e Re konservatore, q\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebndrim edhe m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb politik\u00ebn e migracionit se paraardh\u00ebsi i tij.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb vitin 2011 Plevris kishte nj\u00eb ide shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr\u00a0zgjidhjen e problemit t\u00eb migracionit:\u00a0p\u00ebrmes masave, q\u00eb do ta b\u00ebnin vendin t\u00eb dukej si \u201cferr\u201d n\u00eb syt\u00eb e emigrant\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb revist\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb ekstremiste Patria, ai tha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se nuk do t\u00eb kishte siguri kufitare pa viktima. \u201cSiguria kufitare k\u00ebrkon t\u00eb vdekur\u201d, tha ai fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ata, q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb kufirin grek, ai kishte edhe nj\u00eb propozim: nuk duhet t\u00eb marrin p\u00ebrfitime sociale, as p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, as p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb dhe as qasje n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor. \u201cDuhet ta ken\u00eb edhe m\u00eb keq se n\u00eb vendet e tyre\u201d, pat th\u00ebn\u00eb ai n\u00ebn duartrokitjet e publikut. Kan\u00eb kaluar pothuajse 15 vjet q\u00eb at\u00ebher\u00eb, por Plevris nuk \u00ebsht\u00eb distancuar kurr\u00eb nga e kaluara e tij ksenofobe.\/ DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/02\/skandali-me-subvencionet-shkakton-krize-qeveritare-ne-greqi-mitsotakis-nen-presion\/\">Skandali me subvencionet shkakton kriz\u00eb qeveritare n\u00eb Greqi, Mitsotakis n\u00ebn presion<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>rej m\u00ebse nj\u00eb jave opinioni publik grek po tronditet nga nj\u00eb afer\u00eb me subvencione agrare t\u00eb p\u00ebrfituara ilegalisht nga BE. Akuzat nga Brukseli kan\u00eb sjell\u00eb dor\u00ebheqjet e para. Kryeministri Mitsotakis \u00ebsht\u00eb n\u00eb defensiv\u00eb. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua \u00e7udit\u00ebrisht i penduar fundjav\u00ebn e kaluar: \u201cKemi d\u00ebshtuar\u201d, shkroi ai n\u00eb facebook dhe premtoi se do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29017","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29017"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29017\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}