{"id":290,"date":"2024-09-04T07:03:25","date_gmt":"2024-09-04T07:03:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/04\/spak-dhe-opozita-nje-marredhenie-e-komplikuar-pa-arsye\/"},"modified":"2024-09-04T07:03:25","modified_gmt":"2024-09-04T07:03:25","slug":"spak-dhe-opozita-nje-marredhenie-e-komplikuar-pa-arsye","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/04\/spak-dhe-opozita-nje-marredhenie-e-komplikuar-pa-arsye\/","title":{"rendered":"SPAK dhe opozita, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e komplikuar pa arsye"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata<\/p>\n<p>Arma kryesore e opozit\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs por edhe m\u00eb gjer\u00eb ndaj mazhoranc\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb akuza p\u00ebr abuzim me fondet publike dhe sulmet p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>N\u00eb qasjen publike, komentet n\u00eb rrjetet sociale, apo videot e ndryshme, edhe kur sulmohen gazetar\u00eb q\u00eb kritikojn\u00eb Sali Berish\u00ebn, theksohet se po mbrojn\u00eb nj\u00eb pushtet t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Kjo qasje nuk \u00ebsht\u00eb e re. Pasi gjithmon\u00eb kur Sali Berisha dhe partia e tij nuk ka qen\u00eb n\u00eb pushtet, ka akuzuar kund\u00ebrshtar\u00ebt si t\u00eb korruptuar, trafikant\u00eb droge, q\u00ebniesh njer\u00ebzore apo edhe akuza t\u00eb tjera t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, Sali Berisha vjen n\u00eb pushtet me nj\u00eb slogan ku flitej p\u00ebr qeveri me duart e pastra.<\/p>\n<p>Berisha premtoi se do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb prokurori t\u00eb gjith\u00eb korrupsionin e qeveris\u00eb 8 vje\u00e7are t\u00eb socialist\u00ebve 1997-2005. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Berisha dhe qeveria e tij d\u00ebrguan n\u00eb prokurorin\u00eb e p\u00ebrgjithshme vet\u00ebm \u00e7ik\u00ebrrima. Asnj\u00eb akuz\u00eb e nivelit t\u00eb lart\u00eb, sidomos ndaj qeveritar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb q\u00eb u akuzuan nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Madje mbahet mend takimi i Sali Berish\u00ebs me Fatos Nanon n\u00eb vitin 2007, nj\u00eb takim q\u00eb konsistonte nj\u00eb aleanc\u00eb fluide ndaj Edi Ram\u00ebs, ku Berisha amnistoi publikisht akuzat q\u00eb kishte hedhur ndaj ish-kryeministrit socialist. \u201cIshin akuza elektorale\u201d, tha pak a shum\u00eb Berisha, duke relativizuar sulmet me retorik\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk e pengoi Sali Berish\u00ebn q\u00eb t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb aksion p\u00ebr shkarkimin e Kryeprokurorit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs, Theodhori Sollaku. i cili ishte firmosur d\u00ebrgimin n\u00eb gjyq t\u00eb dosjes s\u00eb zhdukjes s\u00eb Remzi Hoxh\u00ebs. Dosje e hetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale nga prokurori i ndjer\u00eb Xhevat Hana. Proces, i cili nxori dhe akuzoi disa zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb SHIK-ut q\u00eb m\u00eb pas ishin pjes\u00eb e administart\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, si pjes\u00eb e grupit q\u00eb kishin rr\u00ebmbyer Remzi Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p>Berisha, i t\u00ebrbuar nga nisja e k\u00ebtij procesi, sulmoi edhe Presidentin e at\u00ebhrsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs, Alfred Mosiu, i cili nuk pranoi t\u00eb shkarkoi kryeprokurorin Sollaku. Mediat e Berish\u00ebs e akuzuan kreun e shtetit se kishte favorizuar nj\u00eb kompani ajrore t\u00eb nj\u00eb familjari t\u00eb tij. Kompani q\u00eb m\u00eb pas u falimentua p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb fuqi nj\u00eb kompani e lidhur me pushtetin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, kur Bamir Topi zgjidhet President i Republik\u00ebs, ai shkarkon Theodhori Sollakun nga posti i Kryeprokurorit dhe em\u00ebron Ina Ram\u00ebn. Por edhe me t\u00eb Berisha nuk gjeti qet\u00ebsi, sidomos kur nis\u00ebn hetimet ndaj Damir Fazlli\u00e7it, abuzimet n\u00eb rrug\u00ebn Durr\u00ebs Kuk\u00ebs, katastrof\u00ebs s\u00eb G\u00ebrdecit, e kulmi arriti me vrasjet e 21 janarit 2011.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb, prokuroria ishte thuajse gjithmon\u00eb n\u00eb konflikt me qeverin\u00eb sa her\u00eb q\u00eb hetonte dosje n\u00eb lidhje me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Berisha, si Theodhori Sollakun, ashtu edhe Ina Ram\u00ebn i akuzonte se ishin vegla t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, me hapjen e debatit p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, dihet kund\u00ebrshtimi i Sali Berish\u00ebs dhe Ilir Met\u00ebs p\u00ebr vettingun, mbikqyrjen e SHBA dhe BE-s\u00eb, si dhe krijimin e SPAK.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb historikun e hetimeve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kryera nga SPAK, p\u00ebrkat\u00ebsisht personazheve t\u00eb larta t\u00eb mazhoranc\u00ebs, kan\u00eb nisur nga denoncimet zyrtare t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nisi n\u00eb vitin 2021, nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, nj\u00eb material i firmosur nga kryetarja e LSI-s\u00eb, Monika Kryemadhi, ku si\u00e7 dihet ndodh\u00ebn arrestimet e Lefter Kok\u00ebs e Alqi Bllakos. M\u00eb pas me radh\u00eb qoft\u00eb nga PD-ja apo edhe parti t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, kan\u00eb nisur hetimet p\u00ebr kon\u00e7ensionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, apo edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka pasur edhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb nisur nga denoncime t\u00eb kryera nga deputet\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs, apo edhe gazetar\u00eb apo ish-deputet\u00eb. K\u00ebshtu rasti i Klubit Partizani ka nisur si\u00e7 dihet pas nj\u00eb ridenocnimi t\u00eb Taulant Ball\u00ebs n\u00eb rolin e kreut t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb. i cili n\u00eb vitin 2016 drejtoi komisionin hetimor parlamentar p\u00ebr privatizimin e OSHE-s\u00eb dhe n\u00eb fund, u d\u00ebrgua nj\u00eb material n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Por ai material u konsiderua i \u201cpa vler\u00eb\u201d nga Prokuroria e at\u00ebhrshme e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, paraardh\u00ebsja e SPAK, e cila kishte nj\u00eb var\u00ebsi direkte nga Kryeprokurori, p\u00ebrkat\u00ebsisht Adriatik Llalla.<\/p>\n<p>Me mbarimin e afateve hetimore, dhe konstituimin e SPAK, Taulant Balla, e ridepozitoi dosjen tek prokuroria speciale kund\u00ebr krimit e korrupsionit.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb bilanc i dosjeve aktive t\u00eb nisura nga prokuroria Speicale ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, shumica e tyre kan\u00eb ardhur si indicje nga opozita.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb gjasa q\u00eb ky bilanc t\u00eb jet\u00eb i rrall\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn rajonale apo europiane t\u00eb funksionimit t\u00eb nj\u00eb institucioni t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fakt, q\u00eb tregon se prokuror\u00ebt e SPAK, t\u00eb gjitha denoncimet e opozit\u00ebs i kan\u00eb marr\u00eb seriozisht, e nga ato kan\u00eb nnxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb kthyer n\u00eb dosje hetimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb, nuk do t\u00eb kishte nj\u00eb zhvillim m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm se kaq. Pasi krejt natyrsh\u00ebm mund ta p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr kapital politik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb zgjedhjet politike t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo si\u00e7 dihet, opozita, m\u00eb konkretisht dy nga krer\u00ebt e saj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: Sali Berisha dhe Ilir Meta, si dhe enturazhi i tyre, e konsiderojn\u00eb fitore vet\u00ebm n\u00ebse prokuror\u00ebt e SPAK do t\u00eb ndjekin axhend\u00ebn e tyre t\u00eb arrestimeve apo edhe t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb momentin q\u00eb u hap dosja e klubit Partizani, nj\u00eb zhvillim i pritsh\u00ebm, pasi denoncimi ishte depozituar prej koh\u00ebsh, Berisha e konsideroi nj\u00eb persekutim politik. Duke ndaluar \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie direkte me prokuror\u00ebt, \u00e7ka solli edhe arrestin n\u00eb sht\u00ebpi, si mas\u00eb pasoj\u00eb e mos paraqitjes n\u00eb detyrimin e caktuar nga Gjykata. Po ashtu edhe Ilir Meta, e konsideron persekutim nj\u00eb hetim ndaj tij e prej muajsh tashm\u00eb nuk l\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb p\u00ebr kreun e SPAK Altin Dumanin dhe prokuror\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjuh\u00eb q\u00eb natyrisht ka reflektuar n\u00eb debatin e paneleve ku mb\u00ebshtet\u00ebs ose simpatizant\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb t\u00eb matjes s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Nj\u00eb opozit\u00eb normale n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs do ta ndjente veten t\u00eb bekuar q\u00eb nj\u00eb institucion akuze ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb denoncimet e saj p\u00ebr t\u00eb hapur hetimet ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>Por tek ne kemi nj\u00eb panoram\u00eb absurd, t\u00eb ndikuar thjesht e vet\u00ebm nga dosjet ndaj Sali Berish\u00ebs e Ilir Met\u00ebs. Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb ka sh\u00ebrbyer thelb\u00ebsisht n\u00eb r\u00ebnien deri n\u00eb maksimum t\u00eb besimit t\u00eb Berish\u00ebs e Met\u00ebs nga njer\u00ebzit e rritjes n\u00eb maksimum t\u00eb besimit ndaj SPAK dhe kreut t\u00eb tij. Edhe nga votuesit e opozit\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb realisht zhvillimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vijim pasoja edhe politike\u2026<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/spak-dhe-opozita-nje-marredhenie-e-komplikuar-pa-arsye\/\">SPAK dhe opozita, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e komplikuar pa arsye<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata Arma kryesore e opozit\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs por edhe m\u00eb gjer\u00eb ndaj mazhoranc\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb akuza p\u00ebr abuzim me fondet publike dhe sulmet p\u00ebr korrupsion. N\u00eb qasjen publike, komentet n\u00eb rrjetet sociale, apo videot e ndryshme, edhe kur sulmohen gazetar\u00eb q\u00eb kritikojn\u00eb Sali Berish\u00ebn, theksohet se po mbrojn\u00eb nj\u00eb pushtet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-290","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=290"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}