{"id":28981,"date":"2025-07-01T20:00:02","date_gmt":"2025-07-01T20:00:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/01\/mero-baze-zgjedhjet-e-lira-jane-i-vetmi-armik-i-sali-berishes\/"},"modified":"2025-07-01T20:00:02","modified_gmt":"2025-07-01T20:00:02","slug":"mero-baze-zgjedhjet-e-lira-jane-i-vetmi-armik-i-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/01\/mero-baze-zgjedhjet-e-lira-jane-i-vetmi-armik-i-sali-berishes\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Zgjedhjet e lira jan\u00eb i vetmi armik i Sali Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr nj\u00eb moment mendoni sikur drejtuesi i sot\u00ebm i Aleanc\u00ebs s\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb seriozisht Sali Berish\u00ebn, q\u00eb u ka k\u00ebrkuar t\u00eb rikthejn\u00eb zgjedhjet e lira n\u00eb vendin e tij, dhe t\u00eb ket\u00eb shkuar t\u00eb hap\u00eb letrat e historis\u00eb s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebrmendet n\u00eb raportet e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 1996, duke u klasifikuar si vendi i par\u00eb i ish-lindjes komuniste (p\u00ebrjashto ish-republikat sovjetike), q\u00eb shkat\u00ebrroi procesin zgjedhor me themel duke p\u00ebrjashtuar opozit\u00ebn nga zgjedhjet.<\/p>\n<p>P\u00ebrfytyroni pak sekretaren e tij q\u00eb i thot\u00eb:<\/p>\n<p>-Po shef, ka t\u00eb drejt\u00eb ai zot\u00ebria. N\u00eb Shqip\u00ebri qenkan shkat\u00ebrruar zgjedhjet qysh m\u00eb 1996.<\/p>\n<p>-Si quhej ai q\u00eb i ka shkat\u00ebrruar?<\/p>\n<p>-Sali Berisha.<\/p>\n<p>-Duhet t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb pasardh\u00ebs i tij, se e kan\u00eb emrin nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>-Jo shef, \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo mizasken\u00eb hipotetike, prej disa sekondash, \u00ebsht\u00eb thelbi i shfaqjes s\u00eb tij teatrale sot n\u00eb Portugali.<\/p>\n<p>Misioni i ODIHR ndoshta do t\u00eb ishte reduktuar dhe mbyllur me koh\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte Sali Berisha. Autoriteti i ODIHR u ngrit dhe u konsiderua se duhet t\u00eb vazhdonte t\u00eb ekzistonte pas zgjedhjeve t\u00eb 26 majit 1996 n\u00eb Shqip\u00ebri, ku goditja q\u00eb iu dha zgjedhjeve t\u00eb Berish\u00ebs ishte vendimtare jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por dhe p\u00ebr ODIHR, i cili po b\u00ebhej organizat\u00eb e panevojshme, p\u00ebr shkak se vendet e tjera komuniste, s\u00eb paku n\u00eb pjes\u00ebn q\u00ebndrore dhe juglindore t\u00eb Evrop\u00ebs, po ecnin pa probleme.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Sali Berisha u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrdorte Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb kund\u00ebr ODIHR-it, p\u00ebr shkak t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb q\u00eb kishte me kryetaren e Asambles\u00eb s\u00eb saj dhe kryetarin e misionit q\u00eb ajo kishte caktuar, por d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb, Asambleja Parlamentare e OSBE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi e t\u00eb gjith\u00eb parlamenteve t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb OSBE-s\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb cilave nuk jan\u00eb as vende demokratike dhe as b\u00ebjn\u00eb zgjedhje fare, si\u00e7 jan\u00eb ish-republikat sovjetike.<\/p>\n<p>Por edhe kaq pak r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ka n\u00eb aspektin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb vlerave demokratike, as Asambleja e OSBE-s\u00eb nuk i pranoi zgjedhjet e 26 majit.<\/p>\n<p>Tani kjo thirrja e tij q\u00eb kjo Asamble t\u00eb rikthej\u00eb zgjedhjet e lira n\u00eb atdheun e tij, duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush nga Asambleja merr n\u00eb telefon KQZ dhe e pyet p\u00ebr rinum\u00ebrimin, p\u00ebrs\u00ebri PD ka dal\u00eb e para n\u00eb list\u00eb p\u00ebr votat e pamerituara q\u00eb ka marr\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe nga m\u00eb t\u00eb mirat e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por dhe k\u00ebtu ata prap\u00eb kan\u00eb abuzuar m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb rekomandimi i par\u00eb i Asambles\u00eb s\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb i thjesht\u00eb dhe duhet t\u00eb filloj\u00eb me metod\u00ebn e p\u00ebrjashtimit. P\u00ebr t\u00eb kuptuar ku \u00ebsht\u00eb problemi duhet p\u00ebrjashtuar krijuesi i par\u00eb i problemit.<\/p>\n<p>Prej 30 vjet\u00ebsh ne kemi vet\u00ebm nj\u00eb refren: sa her\u00eb ai vjedh dhe p\u00ebrdhunon zgjedhjet, i quan t\u00eb lira, dhe sa her\u00eb humbet, i quan t\u00eb vjedhura. At\u00ebher\u00eb, ose do ta mbajm\u00eb n\u00eb politik\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb mundim gjithmon\u00eb, ose duhet t\u00eb rikthejm\u00eb zgjedhjet e lira n\u00eb PD dhe ta nxjerrim nga politika si humb\u00ebs.<\/p>\n<p>Se e v\u00ebrteta e hidhur nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb Sali Berisha \u00ebsht\u00eb armik i zgjedhjeve t\u00eb lira, por q\u00eb zgjedhjet e lira jan\u00eb armiku m\u00eb i madh i Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Me zgjedhje t\u00eb lira, si\u00e7 e shikoni, ai humbet thell\u00eb prej vitit 1992, dhe i vetmi vend ku i ndalon zgjedhjet e lira,  \u00ebsht\u00eb partia e tij, pasi s\u00eb paku nuk do t\u00eb humbas\u00eb aty.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb i vetmi problem q\u00eb ka Shqip\u00ebria me zgjedhjet e lira n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs. N\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr fat, ato jan\u00eb dhe e mbrojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga Sali Berisha.\/Tema <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/mero-baze-zgjedhjet-e-lira-jane-i-vetmi-armik-i-sali-berishes\/\">Mero Baze: Zgjedhjet e lira jan\u00eb i vetmi armik i Sali Berish\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr nj\u00eb moment mendoni sikur drejtuesi i sot\u00ebm i Aleanc\u00ebs s\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb seriozisht Sali Berish\u00ebn, q\u00eb u ka k\u00ebrkuar t\u00eb rikthejn\u00eb zgjedhjet e lira n\u00eb vendin e tij, dhe t\u00eb ket\u00eb shkuar t\u00eb hap\u00eb letrat e historis\u00eb s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebrmendet n\u00eb raportet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28981","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28981"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28981\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}