{"id":28970,"date":"2025-07-01T18:51:27","date_gmt":"2025-07-01T18:51:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/01\/autostrada-e-bashkim-ulajt-le-voren-pa-uje-drejtori-deputet-klevis-jahaj-i-jep-9-mln-euro-abazeve-te-shpojne-puse\/"},"modified":"2025-07-01T18:51:27","modified_gmt":"2025-07-01T18:51:27","slug":"autostrada-e-bashkim-ulajt-le-voren-pa-uje-drejtori-deputet-klevis-jahaj-i-jep-9-mln-euro-abazeve-te-shpojne-puse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/01\/autostrada-e-bashkim-ulajt-le-voren-pa-uje-drejtori-deputet-klevis-jahaj-i-jep-9-mln-euro-abazeve-te-shpojne-puse\/","title":{"rendered":"Autostrada e Bashkim Ulajt l\u00eb Vor\u00ebn pa uj\u00eb, drejtori-deputet Klevis Jahaj i jep 9 MLN Euro Abaz\u00ebve t\u00eb shpojn\u00eb puse"},"content":{"rendered":"<p>Vora digjet p\u00ebr uj\u00eb k\u00ebto dit\u00eb. N\u00eb fakt munges\u00eb uji t\u00eb pijsh\u00ebm ka edhe n\u00eb mes t\u00eb dimrit. Banor\u00ebt e zon\u00ebs s\u00eb Vor\u00ebs nuk kan\u00eb pasur furnizim t\u00eb rregullt me uj\u00eb qysh kur nisi punimet Autostrada e Bashkim Ulajt. Sipas qytetar\u00ebve uji vjen vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, gj\u00eb q\u00eb i ka detyruar t\u00eb blejn\u00eb uj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim familjar dhe ta kursejn\u00eb at\u00eb n\u00eb maksimum.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shkaku i munges\u00ebs s\u00eb ujit n\u00eb \u00e7ezma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal i fshehur nga ministria e Belinda Ballukut. Punimet e autostrad\u00ebs Thuman\u00eb-Kashar kan\u00eb d\u00ebmtuar uj\u00ebsjell\u00ebsin.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kryetari i bashkis\u00eb, Blerim Shera, q\u00eb mbyll syt\u00eb p\u00ebrpara skandalit. Bashkia e Vor\u00ebs \u00ebsht\u00eb pronare e uj\u00ebsjell\u00ebsit, por kryetari, jo vet\u00ebm nuk ka guxim t\u2019i drejtohet Belinda Ballukut, apo oligarkut nd\u00ebrtues, por \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrzier\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00ebri oligark prishi burimin, tjetri merr 9 milion\u00eb euro p\u00ebr puset e reja!<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve, drejtori i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve, Klevis Jahaj, tashm\u00eb i zgjedhur deputet i PS-s\u00eb n\u00eb Fier, u kthye n\u00eb zyr\u00eb. Drejtori urdh\u00ebroi t\u2019i b\u00ebhet gati kontrata Arb\u00ebr Abazit p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin e Vor\u00ebs. Pra, m\u00eb 15 maj 2025, \u00ebsht\u00eb firmosur kontrata q\u00eb ka n\u00eb objekt t\u00eb saj \u201cOptimizimin e Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Qytetit t\u00eb Vor\u00ebs dhe rrethinat t\u00eb saj\u201d me nj\u00eb vler\u00eb 890 milion\u00eb lek\u00eb apo 8.9 milion\u00eb euro. Kompania zbatuese e projektit do t\u00eb jet\u00eb \u201cALKO Impex Construction\u201d, pron\u00eb e Arb\u00ebr Abazit, nipit t\u00eb ish-deputetit Sadri Abazi.<\/p>\n<p>N\u00eb justifikimin e k\u00ebsaj kontrate, thuhet se ujin e thau nj\u00eb oligark tjet\u00ebr: Bashkim Ulaj, pronar i koncesionit t\u00eb autostrad\u00ebs Thuman\u00eb-Kashar.<\/p>\n<p>\u201cMe nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs Thuman\u00eb \u2013 Kashar ku aksi i rrug\u00ebs ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb dy puse q\u00eb aktualisht kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim, doli detyr\u00eb emergjente q\u00eb dy puset t\u00eb spostohen por nj\u00ebkoh\u00ebsisht i gjith\u00eb projekti i furnizimit me uj\u00eb t\u00eb rishikohej. Nga punimet e b\u00ebra p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb ur\u00ebs me pilota shum\u00eb t\u00eb thella, nj\u00ebri nga puset \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar, duke p\u00ebrkeq\u00ebsuar parametrat sasior\u00eb e cil\u00ebsor\u00eb t\u00eb ujit t\u00eb pusit. Aktualisht, nga uj\u00ebsjell\u00ebsi deri m\u00eb sot jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb 3 puse t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb prurje nga 22 \u2013 50 l\/sek\u201d, shkruhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>M\u00eb tej vazhdon arsyetimi se pusi 1 i shfryt\u00ebzimit duhet t\u00eb projektohet i ri pasi tek ky pus ka r\u00ebn\u00eb gjurma e rrug\u00ebs, dhe jan\u00eb pezulluar punimet p\u00ebr vazhdimin e saj deri sa t\u00eb zhvendoset stacioni (pusi 1). Po k\u00ebshtu pusi 2 \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar kolona e pusit nga punimet p\u00ebr pilotat. Aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim por pusit i jan\u00eb prishur parametrat cil\u00ebsor\u00eb edhe sasior\u00eb t\u00eb ujit. N\u00eb gjendje pune \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pusi 3 i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim.<\/p>\n<p>P\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs emergjente n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Bashkia Vor\u00eb, p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb, k\u00ebrkohet projektimi i uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb ri, duke hapur 6 puse, ku dy prej tyre do t\u00eb jen\u00eb rezerv\u00eb. Nga t\u00eb gjith\u00eb puset q\u00eb projektohen t\u00eb shfryt\u00ebzohen parashikohet t\u00eb merret sasia prej 100 \u2013 130 l\/sek (periudh\u00eb ver\u00eb \u2013 dim\u00ebr). K\u00ebto te dh\u00ebna jan\u00eb marre nga studimi hidrogjeologjik ne baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ka vijuar puna me modelimin e rrjetit, shkruhet n\u00eb relacionin teknik.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve zona e furnizimit me uj\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Vor\u00eb bashk\u00eb me Nj\u00ebsit\u00eb Administrative Prez\u00eb e B\u00ebrxull\u00eb administrohet nga Nd\u00ebrmarrja e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Vor\u00eb Sh.a n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Vor\u00eb.<\/p>\n<p>Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Vor\u00ebs \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga sistemi i furnizimit me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm me dy ngritje mekanike dhe vet\u00ebm furnizimi i Domjes dhe nj\u00eb pjes\u00eb e komunitetit dhe bizneseve Vor\u00eb dhe Prez\u00eb b\u00ebhet me t\u00eb tret\u00eb. Uji i pijsh\u00ebm p\u00ebr furnizimin e Domjes blihet nga UK Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e komunitetit dhe bizneseve Vor\u00eb dhe Prez\u00eb blihet nga UK Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashkia Vor\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb saj vet\u00eb qytetin e Vor\u00ebs dhe fshatrat Gjokaj, Mucaj, Shark\u00eb, Marqinet, G\u00ebrdec, Marikaj, dhe Ku\u00e7 t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ndikohen nga ky projekt.<\/p>\n<p>Pra, Bashkim Ulja prishi burimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Vor\u00ebs dhe nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Oligarku \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb natyr\u00ebn dhe t\u00eb mos nd\u00ebshkohet. Kujtojm\u00eb protestat e gjata t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tropoj\u00ebs dhe gjyqin p\u00ebr hidrocentralin q\u00eb ky e ngriti brutalisht n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb turistike duke d\u00ebmtuar ekosistemin. Kujtojm\u00eb se si ua bllokoi rrug\u00ebn qytetar\u00ebve t\u00eb Kruj\u00ebs dhe i detyroi t\u00eb delnin n\u00eb protesta p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Vor\u00ebs, Blerim Shera, duhet t\u00eb dilte i pari dhe t\u00eb protestonte ndaj oligarkut dhe ministres s\u00eb korruptuar. Por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb sqaronte qytetar\u00ebt e Vor\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta! Kryetari rri n\u00eb heshtje! Ia ka mbyllur goj\u00ebn oligarku tjet\u00ebr, Arb\u00ebr Abazi.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 janar 2023, Shera i dha tenderin me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d Abaz\u00ebve me fond 2.73 miliard\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Sipas dokumentit t\u00eb m\u00ebposht\u00ebm, kryetar Shera i skualifikoi t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Tenderi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me flamur t\u00eb kuq, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>K\u00ebt\u00eb tender e gatoi paraardh\u00ebsi i tij, por Shera e firmosi duke vazhduar pazarin. Shera z\u00ebvend\u00ebsoi Agim Kajmakun q\u00eb u shkarkua p\u00ebr shkak t\u00eb dekriminalizimit. Atij iu zbulua arrestimi n\u00eb Greqi nga Partia Demokratike, gj\u00eb q\u00eb nuk e kishte deklaruar n\u00eb formular. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kajmaku u largua, nd\u00ebrsa kryetari i komanduar n\u00eb Vor\u00eb u vu Gentian Picari q\u00eb e drejtoi Bashkin\u00eb Vor\u00eb p\u00ebr thuajse dy vite me radh\u00eb.<\/p>\n\n<p>Kontrata vazhdon deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, pra llogaria mes oligarkut dhe kryetarit \u00ebsht\u00eb e pambyllur akoma.<\/p>\n<p><strong>Pse nuk fillon pun\u00ebn Arb\u00ebr Abazi?<\/strong><\/p>\n<p>Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Vor\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb grop\u00eb q\u00eb vet\u00ebm thith fondet e buxhetit t\u00eb shtetit dhe nuk nxjerr uj\u00eb. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2020, u b\u00eb tenderi p\u00ebr projektimin e optimizmit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Vor\u00ebs dhe rrethinave.<\/p>\n\n<p>Nuk dihet se \u00e7\u2019u b\u00eb me k\u00ebt\u00eb projekt q\u00eb kushtoi 84 milion\u00eb lek\u00eb, por duket se \u00ebsht\u00eb harruar sirtar\u00ebve, sepse \u00e7\u00ebshtjen e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Belinda Balluku dhe drejtori i saj Klevis Jahaj.<\/p>\n<p>Klevisi shkoi n\u00eb parlament por e ka l\u00ebn\u00eb pezull uj\u00ebsjell\u00ebsin e Vor\u00ebs. Rregulli i pashkruar i zyrtar\u00ebve t\u00eb korruptuar \u00ebsht\u00eb zgjedhja e mbik\u00ebqyr\u00ebsve t\u00eb punimve t\u00eb besuar q\u00eb t\u00eb mbyllin letrat n\u00eb rregull. Pra, n\u00ebse nj\u00eb oligark fiton nj\u00eb tende t\u00eb madh si ky q\u00eb po raportojm\u00eb, menj\u00ebher\u00eb lind dyshimi se ai e ka zgjedhur edhe kompanin\u00eb supervizore.<\/p>\n<p>Dhe ashtu \u00ebsht\u00eb vepruar, por plani ka ngecur n\u00eb KPP. Pas v\u00ebnies s\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK t\u00eb kryetarit t\u00eb KPP, Jonaid Myzyri, q\u00eb dikur ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb kompanin\u00eb e Abaz\u00ebve \u201cAlko Impex\u201d, ndikimi i tyre u dob\u00ebsua.<\/p>\n<p>Ja kronologjia e p\u00ebrplasjes q\u00eb ka bllokuar indirekt pun\u00ebn e Abaz\u00ebve: N\u00eb dat\u00ebn 31 dhjetor 2024, \u00ebsht\u00eb publikuar nga Klevis Jahaj procedura e prokurimit \u201cSupervizion punimesh p\u00ebr objektin: \u201cOptimizimi i uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb qytetit t\u00eb Vor\u00ebs dhe rrethinat\u201d, me fond limit 6,289,100.00 lek\u00eb pa TVSH. Tenderi \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 10 janar 2025 nga Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebsKanalizimeve. Pas 20 dit\u00ebve Jahaj ka njoftuar operator\u00ebt ekonomik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs mbi rezultatet e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave. Nga 13 pjes\u00ebmarr\u00ebs jan\u00eb kualifikuar dy studiot q\u00eb kishin ofertat m\u00eb t\u00eb larta. T\u00eb tjer\u00ebt u skualifikuan me pretekstin se kishin b\u00ebr\u00eb oferta anomalisht t\u00eb ul\u00ebta. Sigurisht, po t\u00eb v\u00ebsh fond limit t\u00eb fryr\u00eb (t\u00eb falsifikuar), ky rezultat pritet.<strong> \u00a0<\/strong><\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, si\u00e7 flet tabela e Klevis Jahajt, fitues u shpall \u00a0\u201cC.E.C GROUP\u201d shpk me pronar Vangjush Mbri\u00e7en. Ky \u00ebsht\u00eb favorizuar vazhdimisht n\u00ebp\u00ebr tendera nga zyrtar\u00ebt e korruptuar, duke p\u00ebrfituar n\u00eb vitet e fundit 70 kontrata.<\/p>\n<p>I pak\u00ebnaqur nga kjo surpriz\u00eb mbeti operatori \u201cG B Civil Engineering\u201d me ofert\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, 5,470,432.88 \u00a0lek\u00eb, por i skualifikuar. Firma do t\u00eb amkohej n\u00eb KPP dhe k\u00ebshtu punimet e Arb\u00ebr Abazit mbeten pa mbik\u00ebqyr\u00ebs derisa t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja!<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kishte nj\u00eb ankes\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 3 shkurt 2025, drejtori Klevis Jahaj, i cili nxitonte se do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn elektorale n\u00eb Mallakast\u00ebr, ka k\u00ebrkuar ta shpejtoj\u00eb procesin duke shpallur fituesin.<\/p>\n<p>N\u00eb 5 shkurt 2025, pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik, \u00ebsht\u00eb administruar ankimi elektronik me nr. A\/2025\/5024, si dhe nr. protokolli 348\/2025 i operatorit ekonomik \u201cG B Civil Engineering\u201d SHPK, p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 24 shkurt 2025 dhe 6 mars 2025, nga KPP i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar AKUK informacioni lidhur me ankes\u00ebn e operatorit ekonomik \u201cG B Civil Engineering\u201d SHPK\u201d M\u00eb dat\u00eb 7 mars 2025, p\u00ebrgjigjet se ky operator ekonomik nuk ka paraqitur asnj\u00eb ankes\u00eb. Pas verifikimit dhe kontrollit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana e KPP, \u00a0ankesa e sip\u00ebrcituar rezulton e shfaqur rregullisht n\u00eb sistemin e prokurimeve publike.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Klevis Jahaj ka p\u00ebrcjell\u00eb pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik shkres\u00ebn ku informon se ka publikuar njoftimin e fituesit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi dhe nuk ka mund\u00ebsi trajtimi t\u00eb ankes\u00ebs.<\/p>\n<p>KPP vendos t\u00eb th\u00ebrras\u00eb ekspertin e fush\u00ebs p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse p\u00ebrllogaritja e fondit limit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit objekt-ankimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb konform Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr.354 dat\u00eb 11.05.2016 \u201cP\u00ebr miratimin e manualit t\u00eb tarifave p\u00ebr sh\u00ebrbimet n\u00eb planifikim territori, projektim, mbik\u00ebqyrje dhe kolaudim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRaport ekspertimi\u201d pas shum\u00eb korrespondencash mb\u00ebrriti 9 qershor 2025, n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik<\/p>\n<p>Nga shkresa e d\u00ebrguar konstatohet mosp\u00ebrputhje mes vler\u00ebs s\u00eb shpallur n\u00eb dokumentet standarde t\u00eb tenderimit mbi fondin limit vene ne dispozicion dhe asaj te referuar nga Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve.<\/p>\n<p>Kjo mosp\u00ebrputhje p\u00ebrb\u00ebn kusht p\u00ebr anulimin e k\u00ebsaj procedure dhe rishpalljen e saj sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion. Sipas raportit vlera maksimale q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrllogaritet fondi limit \u00ebsht\u00eb 6,251,923.29 lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrsa vlera mimimale q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet klasifikimi i operator\u00ebve si ofert\u00eb e suksesshme \u00ebsht\u00eb 5,470,432.88 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, n\u00eb 16 qershor 2025, KPP mori vendimin t\u00eb pranoj\u00eb ankes\u00ebn e paraqitur nga operatori ekonomik \u201cG B Civil Engineering\u201d SHPK dhe urdh\u00ebroi Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb ofert\u00ebn e operatori ekonomik \u201cG B Civil Engineering\u201d SHPK duke e kualifikuar.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb ankuar kompania \u201cCEC Group\u201d shpk. N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 20 qershor 2025 KPP mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen \u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rishikimin e vendimit \u00a0p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit \u201cOptimizimi i uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb qytetit t\u00eb Vor\u00ebs dhe rrethinat\u201d. K\u00ebrkesa nuk u pranua. Asnj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt nuk do t\u00eb donte t\u2019i bashkohej Joanid Myzyrit n\u00eb SPAK.<\/p>\n\n<p><strong>E skeduar nga KLSH p\u00ebr probleme me shifrat e punimeve<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhja e kompanis\u00eb \u201cfituese\u201d nga drejtori Klevis Jahaj me falsifikim t\u00eb fondit limit, nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme. Jo m\u00eb kot k\u00ebrkohej q\u00eb \u201cCEC Group\u201d t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb faturat e oligarkut Abazi. KLSH n\u00eb disa raporte e p\u00ebrmend firm\u00ebn p\u00ebr manipulim t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb raportin \u201cMbi auditimin e ushtruar p\u00ebr zbatimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit dhe kontrat\u00ebs \u201cP\u00ebrgatitje e projektpreventivit p\u00ebr rikonstruksionin e godin\u00ebs trekat\u00ebshe dhe nd\u00ebrtimin e ur\u00ebs lidh\u00ebse me korpusin qendror\u201d, t\u00eb Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs, realizuar n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Kontrata e sh\u00ebrbimeve konsulente \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb dat\u00eb 14 dhjetor 2020, me BOE \u201cC. C\u201d dhe \u201cC.E.C Group\u201d, me vler\u00eb 14,743,800 lek\u00eb. Afati p\u00ebr dor\u00ebzimin e sh\u00ebrbimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar 40 dit\u00eb. Nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb dor\u00ebzuar nga BOE \u201cC. C\u201d dhe \u201cC.E.C Group\u201d, rezulton se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur projektpreventivi, baz\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja e fondit limit p\u00ebr punimet e konstruksionit, konkretisht p\u00ebr godin\u00ebn 3 katesh me vler\u00eb 283,931,787.5 lek\u00eb pa TVSH dhe p\u00ebr ur\u00ebn metalike t\u00eb lidhjes me Korpusin Qendror, me vler\u00eb 42,841,723.9 lek\u00ebpa TVSH, por kjo procedur\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>M\u00eb tej raportohet p\u00ebr lotin \u201cNd\u00ebrtimi i depos s\u00eb ujit t\u00eb Spitalit Universitar t\u00eb Traum\u00ebs\u201d. \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e vler\u00ebs s\u00eb punimeve, n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb z\u00ebrave t\u00eb punimeve, jan\u00eb aplikuar \u00e7mimet sipas VKM nr. 629, dat\u00eb 15.07.2015 \u201cP\u00ebr miratimin e manualeve teknike t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe analizave teknike t\u00eb tyre\u201d, por rezultojn\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb cilat p\u00ebr disa z\u00ebra t\u00eb verifikuara\u201d, citojm\u00eb raportin e KLSH.<\/p>\n<p>Konkluzioni \u00ebsht\u00eb: P\u00ebrllogaritje me gabime n\u00eb disa z\u00ebra punimesh t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb preventivin e punimeve q\u00eb do t\u00eb realizohen.<\/p>\n\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Klevis Jahaj?<\/strong><\/p>\n<p>Klevis Jahaj \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri i besuar i shtabit politik t\u00eb Belinda Ballukut n\u00eb qarkun e Fierit. Jahaj qysh nga viti 2021 ka p\u00ebrdorur postin e drejtorit t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve p\u00ebr t\u00eb pasuruar miqt\u00eb e tij dhe ata q\u00eb jan\u00eb af\u00ebr tij. Ky fenomen nuk \u00ebsht\u00eb i rastit, por nj\u00eb vazhdim i skem\u00ebs s\u00eb favorizimeve t\u00eb dirigjuara nga Belinda Balluku.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizimeve hapi nj\u00eb tender me vler\u00eb 8.9 milion\u00eb euro p\u00ebr sistemin e ri t\u00eb kanalizimeve n\u00eb zon\u00ebn e Spilles\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb u paraqit\u00ebn vet\u00ebm dy oferta. Ajo e bashkimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00ebve 2T dhe Adriatik me vler\u00eb 8.4 milion\u00eb euro si dhe oferta e dyt\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb \u201cFusha\u201d me vler\u00eb 8.85 milion\u00eb euro, shum\u00eb pran\u00eb fondit limit. Agjencia e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve shpalli fituese bashkimin e kompanive 2T dhe Adriatik. Kompania e par\u00eb njihet gjer\u00ebsisht p\u00ebr publikun si nd\u00ebrtuesja e banes\u00ebs s\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb Surrel. Ajo zot\u00ebrohet nga dy aksioner\u00eb, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb Artan Sako, v\u00ebllai i ish komandantit t\u00eb Gard\u00ebs. Nd\u00ebrsa kompania e dyt\u00eb njihet si kompania e familjes s\u00eb Spartak Kova\u00e7it, pasi zot\u00ebruesi i 100 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb Petrit Kova\u00e7i, babai i ish-drejtorit t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Durr\u00ebsit. Zyrtari q\u00eb firmosi tenderi 8.4 milion\u00eb euro p\u00ebr Kova\u00e7in \u00ebsht\u00eb Klevis Jahaj, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve. Nga ana tjet\u00ebr Spartak Kova\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit e Ballukut n\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb cilin ministrja e ka promovuar n\u00eb karrier\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Zoti Kova\u00e7i \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb hotel luksoz n\u00eb Durr\u00ebs. I quajtur Azure Elegance Hotel, leja p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 2023 nga kompania Adriatic Union. Kjo e fundit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb zot\u00ebrohej nga dy aksioner\u00eb, Petrit Kova\u00e7i dhe Genti Klosi, v\u00ebllai i z\u00ebvend\u00ebsministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs, Ceno Klosi. M\u00eb von\u00eb, pas marrjes s\u00eb lejes me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, Genti Klosi i shiti aksionet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim simbolik dhe pronar i kompanis\u00eb u b\u00eb 100 p\u00ebr qind Petrit Kova\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj ishin t\u00eb dy n\u00eb list\u00ebn e mbyllur t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb qarkun e Fierit.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 4 n\u00ebntor 2024, AKUM lidhi kontrat\u00ebn p\u00ebr tenderin e Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb fshatrave Drenov\u00eb, Belishov\u00eb, Belistan dhe Visok\u00eb, n\u00eb Bashkin\u00eb Mallakast\u00ebr. Fituesi ka 12 muaj koh\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, teksa vlera e kontrat\u00ebs me TVSh ishte rreth 422 milion\u00eb lek\u00eb, ose rreth 4.3 milion\u00eb euro. Fitues doli firma \u201cSENKA\u201d me pronar Ylli Senk\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2024, Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve b\u00ebri tenderin me fond limit prej 198.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rikonstruksion e uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Gjirit t\u00eb Lal\u00ebzit. Fitues i procedur\u00ebs doli kompania \u201cKUPA\u201d sh.p.k. e Shk\u00eblqim Kup\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb val\u00eb, Jahaj ka firmosur tenderin me vler\u00eb 1.7 milion\u00eb euro, p\u00ebr procedur\u00ebn me objekt \u201cFurnizimi me uj\u00eb i fshatrave Prokuc, Kalluc dhe sistemi i KUZ fshati Bregas\u201d. Fituese e k\u00ebsaj procedure \u00ebsht\u00eb \u201cG.P.G. COMPANY\u201d e Paqsor Buzit.<\/p>\n\n<p>E po duhet t\u00eb jesh shum\u00eb i besuar q\u00eb t\u00eb jepet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb firmos\u00ebsh kaq shum\u00eb tendera p\u00ebr list\u00ebn e oligark\u00ebve t\u00eb \u201cRilindjes\u201d!<\/p>\n<p>PS futi n\u00eb Kuvend 12 deputet\u00eb n\u00eb qarkun e Fierit, mes t\u00eb cil\u00ebve: Belinda Balluku, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Zegjine \u00c7aushi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Jahaj u zgjodh deputet, de facto akoma nuk \u00ebsht\u00eb larguar nga posti i drejtorit t\u00eb AKUK. Thuhet se po merret me mbylljen e letrave q\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb hapur para se t\u00eb ikte p\u00ebr fushat\u00eb pas Belinda Ballukut. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Vor\u00eb presin t\u00eb vij\u00eb uji n\u00ebp\u00ebr \u00e7ezma!<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/autostrada-e-bashkim-ulajt-le-voren-pa-uje-drejtori-deputet-klevis-jahaj-i-jep-9-mln-euro-abazeve-te-shpojne-puse\/\">Autostrada e Bashkim Ulajt l\u00eb Vor\u00ebn pa uj\u00eb, drejtori-deputet Klevis Jahaj i jep 9 MLN Euro Abaz\u00ebve t\u00eb shpojn\u00eb puse<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vora digjet p\u00ebr uj\u00eb k\u00ebto dit\u00eb. N\u00eb fakt munges\u00eb uji t\u00eb pijsh\u00ebm ka edhe n\u00eb mes t\u00eb dimrit. Banor\u00ebt e zon\u00ebs s\u00eb Vor\u00ebs nuk kan\u00eb pasur furnizim t\u00eb rregullt me uj\u00eb qysh kur nisi punimet Autostrada e Bashkim Ulajt. Sipas qytetar\u00ebve uji vjen vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, gj\u00eb q\u00eb i ka detyruar t\u00eb blejn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28970","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28970"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28970\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}