{"id":28926,"date":"2025-07-01T14:50:07","date_gmt":"2025-07-01T14:50:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/01\/nena-e-veliajt-i-dergon-leter-eureporter-medias-qendrore-te-brukselit-nuk-mund-te-burgosesh-dhe-pastaj-te-gjesh-prova-procesi-ligjor-po-injorohet\/"},"modified":"2025-07-01T14:50:07","modified_gmt":"2025-07-01T14:50:07","slug":"nena-e-veliajt-i-dergon-leter-eureporter-medias-qendrore-te-brukselit-nuk-mund-te-burgosesh-dhe-pastaj-te-gjesh-prova-procesi-ligjor-po-injorohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/01\/nena-e-veliajt-i-dergon-leter-eureporter-medias-qendrore-te-brukselit-nuk-mund-te-burgosesh-dhe-pastaj-te-gjesh-prova-procesi-ligjor-po-injorohet\/","title":{"rendered":"N\u00ebna e Veliajt i d\u00ebrgon LET\u00cbR EUReporter medias q\u00ebndrore t\u00eb Brukselit: Nuk mund t\u00eb burgosesh dhe pastaj t\u00eb gjesh prova, procesi ligjor po injorohet"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb let\u00ebr e hapur e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Erion Veliajt dhe nj\u00eb raport nga ekipi i tij ligjor jan\u00eb publikuar s\u00eb fundmi n\u00eb EU Reporter, nj\u00eb media me qend\u00ebr n\u00eb Bruksel q\u00eb fokusohet n\u00eb zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dhe raportimin mbi shtetet an\u00ebtare dhe ato aspirante p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. EU Reporter \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb shpesh u jep hap\u00ebsir\u00eb opinioneve dhe reagimeve q\u00eb lidhen me sundimin e ligjit, t\u00eb drejtat e njeriut dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme politike.<\/p>\n<p>Letra e publikuar ngre shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si po trajtohet ligj\u00ebrisht rasti i Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, i cili \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb paraburgim prej pes\u00eb muajsh pa u ngritur ende ndonj\u00eb akuz\u00eb zyrtare. Ajo shoq\u00ebrohet me nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebrgatitur nga avokat\u00ebt e tij nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb synon t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje shkeljet e mundshme t\u00eb t\u00eb drejtave themelore n\u00eb procesin ndaj tij.<\/p>\n<p>Duke zgjedhur EU Reporter p\u00ebr t\u00eb publikuar k\u00ebt\u00eb material, familja e Veliajt dhe ekipi i tij ligjor synojn\u00eb t\u2019i japin jehon\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje q\u00eb, sipas tyre, reflekton jo vet\u00ebm mbi fatin personal t\u00eb nj\u00eb politikani, por edhe mbi problematikat sistemike t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e procesit t\u00eb integrimit evropian.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs (n\u00eb foto), \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb paraburgim pa akuza p\u00ebr pes\u00eb muajt e fundit, nd\u00ebrsa po hetohet nga SPAK. Ai u arrestua nga Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) n\u00eb shkurt, pas akuzave (t\u00eb cilat ai i mohon) p\u00ebr korrupsion. Deri m\u00eb tani nuk i \u00ebsht\u00eb paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb ngritur asnj\u00eb akuz\u00eb formale ndaj tij. Megjithat\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb mbajtur i ndaluar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe. Avokat\u00ebve t\u00eb tij nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb (Mishcon de Reya dhe Kasowitz) u \u00ebsht\u00eb mohuar mund\u00ebsia p\u00ebr ta vizituar.<\/p>\n<p>Paraburgimi i tij i vazhduesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb miratuar nga gjykata e SPAK-ut pa nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb thelluar n\u00ebse q\u00ebndrimi i tij n\u00eb paraburgim \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, proporcional apo i arsyesh\u00ebm, dhe pa shqyrtuar seriozisht mund\u00ebsit\u00eb alternative ndaj paraburgimit. Edhe pse Erioni dhe familja e tij mb\u00ebshtesin misionin e SPAK-ut, ndalimi i tij i zgjatur pasqyron nj\u00eb prirje shqet\u00ebsuese m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri: 60% e t\u00eb burgosurve mbahen n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>K\u00ebtu lidhim nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebrgatitur nga ekipi i tij ligjor, i cili p\u00ebrshkruan shqet\u00ebsimet p\u00ebr ndalimin e tij, p\u00ebrtej dhimbjes q\u00eb p\u00ebrjeton familja dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu, publikojm\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur nga n\u00ebna e tij:<\/p>\n<p>Pse Europa po mbyll syt\u00eb ndaj nj\u00eb shkeljeje t\u00eb hapur t\u00eb vlerave mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar BE?<\/p>\n<p>Nga Shqiponje Veliaj, n\u00ebna e Erion Veliajt, Kryetar i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p><em>\u201cRreth kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb, familja ime u p\u00ebrfshi papritur n\u00eb nj\u00eb makth kafkian. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb dukej krejt e zakonshme n\u00eb shkurt, djali im, Erioni, Kryetari i Tiran\u00ebs i zgjedhur tre her\u00eb me radh\u00eb, i cili ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr rigjall\u00ebrimin e kryeqytetit, u arrestua nga SPAK \u00a0institucioni i pavarur kund\u00ebr korrupsionit. Arrestimi u bazua n\u00eb pretendime anonime t\u00eb b\u00ebra n\u00eb polici nga nj\u00eb person fiktiv pothuajse dy vite m\u00eb par\u00eb. Pretendime q\u00eb djali im i mohon kategorikisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00eb prej asaj dite, ai \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb kushte q\u00eb afrohen me izolim t\u00eb plot\u00eb, megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb ngritur asnj\u00eb akuz\u00eb zyrtare ndaj tij. I \u00ebsht\u00eb mohuar edhe qasja te avokat\u00ebt e tij nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Burgosja e tij e zgjatur e pengon t\u00eb ushtroj\u00eb funksionet e tij si Kryetar Bashkie, t\u00eb cilat i jan\u00eb besuar nga qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs p\u00ebrmes vot\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shihet konteksti m\u00eb i gjer\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Europian, ndoshta deri n\u00eb vitin 2030. Si nj\u00eb shqiptare krenare, e shoh k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb arritje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Do t\u00eb sjell\u00eb mir\u00ebqenie, m\u00eb shum\u00eb turiz\u00ebm dhe mund\u00ebsi pun\u00ebsimi, dhe do t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb stabilitet dhe bashk\u00ebpunim n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb nga kushtet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim \u00ebsht\u00eb sundimi i ligjit dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit. Nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb Shqip\u00ebria ka pasur shum\u00eb probleme p\u00ebr t\u00eb rregulluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. E kam par\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga komunizmi, nga nj\u00eb periudh\u00eb ku njer\u00ebzit zhdukeshin nga policia e shtetit dhe jetonin n\u00eb frik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Roli i SPAK ka qen\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, p\u00ebr t\u00eb reformuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar performanc\u00ebn e gjyq\u00ebsorit. Por tani duket se SPAK po ushtron pushtet t\u00eb gjer\u00eb me shum\u00eb pak kontroll. Familja ime mb\u00ebshtet plot\u00ebsisht nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hetuar \u00e7do dyshim p\u00ebr keqmenaxhim apo korrupsion. Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri duhet luftuar drejtp\u00ebrdrejt, dhe institucionet q\u00eb e luftojn\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fuqizuara. Askush nuk duhet t\u00eb jet\u00eb mbi ligjin as djali im, as ndonj\u00eb zyrtar tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, askush pavar\u00ebsisht funksionit nuk duhet t\u00eb mbahet n\u00eb burg pa akuza, pa proces t\u00eb rregullt ligjor, pa transparenc\u00eb dhe pa akses te avokat\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Pse at\u00ebher\u00eb institucionet dhe vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb po mbyllin syt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb dukshme dhe t\u00eb zgjedhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri po mbahet n\u00eb burg pa akuza? A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb shkelje e Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (KEDNJ)?<\/em><\/p>\n<p><em>Familja ime po vuan shum\u00eb nga kjo situat\u00eb. Por nuk jemi t\u00eb vetmit. Kjo m\u00ebnyr\u00eb arresto tani dhe mblidh prova m\u00eb von\u00eb ndodhi edhe me Thoma G\u00ebll\u00e7in, dhe n\u00eb rastin e tij Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut vendosi q\u00eb paraburgimi i tij ishte i paligjsh\u00ebm. Mij\u00ebra shqiptar\u00eb mbahen n\u00eb paraburgim, dhe p\u00ebrqindja e t\u00eb paraburgosurve n\u00eb burgje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se mesatarja europiane. Ndonj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit mbahen me vite. Kjo karakteristik\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor shqiptar shkat\u00ebrron jet\u00eb dhe karriera. Organet kund\u00ebr korrupsionit duhet t\u00eb veprojn\u00eb me standardet m\u00eb t\u00eb larta hetimore, duke shmangur arrestime teatrale q\u00eb m\u00eb pas mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb paligjshme nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta, n\u00ebse nuk ndiqet procesi i rregullt ligjor.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. SPAK ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por ai p\u00ebrparim duhet t\u00eb matet jo vet\u00ebm me arrestime, por me gjykime t\u00eb drejta, gjykata t\u00eb pavarura dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/em><\/p>\n<p><em>Avokati dhe aktivisti i njohur p\u00ebr t\u00eb drejtat civile, Dorian Matlija, e ka p\u00ebrshkruar shkurt: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb fusin n\u00eb burg m\u00eb par\u00eb, pastaj mbledhin provat.\u201d Sistemi i burgos njer\u00ebzit, pastaj p\u00ebrpiqet t\u00eb justifikoj\u00eb vendimin. N\u00ebse provat nuk mjaftojn\u00eb, gjykatat shpesh d\u00ebnojn\u00eb gjithsesi, p\u00ebr t\u00eb arsyetuar muajt e paraburgimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Lider\u00ebt europian\u00eb nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb heshtur vet\u00ebm sepse n\u00eb let\u00ebr, narrativa i p\u00ebrparimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duket i mir\u00eb. Institucionet mund t\u00eb krijohen, ligjet mund t\u00eb shkruhen, por ato duhet t\u00eb zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, procesi ligjor po injorohet. T\u00eb drejtat po shkel\u00ebn. Dhe besueshm\u00ebria e sistemit gjyq\u00ebsor shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbrojtjen e djalit tim nga llogaridh\u00ebnia. Ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga shum\u00eb individ\u00eb t\u00eb prekur nga ky problem sistemik n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbrojtjen e parimeve themelore q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00ebn e demokracis\u00eb: prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, e drejta p\u00ebr liri, detyrimi p\u00ebr t\u00eb akuzuar ose liruar, dhe trajtimi njer\u00ebzor i t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ndaluarve, pa dallim politik.<\/em><\/p>\n<p><em>Si nj\u00eb qytetare shqiptare dua q\u00eb vendi im t\u2019i trajtoj\u00eb njer\u00ebzit me drejt\u00ebsi. Si n\u00ebna e Erionit dua t\u00eb di q\u00eb djali im do t\u00eb trajtohet me dinjitet.\u201d\/EuReporter<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/nena-e-veliajt-i-dergon-leter-eureporter-medias-qendrore-te-brukselit-nuk-mund-te-burgosesh-dhe-pastaj-te-gjesh-prova-procesi-ligjor-po-injorohet\/\">N\u00ebna e Veliajt i d\u00ebrgon LET\u00cbR EUReporter medias q\u00ebndrore t\u00eb Brukselit: Nuk mund t\u00eb burgosesh dhe pastaj t\u00eb gjesh prova, procesi ligjor po injorohet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb let\u00ebr e hapur e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Erion Veliajt dhe nj\u00eb raport nga ekipi i tij ligjor jan\u00eb publikuar s\u00eb fundmi n\u00eb EU Reporter, nj\u00eb media me qend\u00ebr n\u00eb Bruksel q\u00eb fokusohet n\u00eb zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dhe raportimin mbi shtetet an\u00ebtare dhe ato aspirante p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. EU Reporter \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb shpesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28926","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28926"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28926\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}