{"id":2887,"date":"2024-11-07T15:17:53","date_gmt":"2024-11-07T15:17:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/07\/meta-flet-nga-qelia-palestra-ne-burg-raportet-me-kryemadhin-dhe-deshmitarja-e-dritan-priftit\/"},"modified":"2024-11-07T15:17:53","modified_gmt":"2024-11-07T15:17:53","slug":"meta-flet-nga-qelia-palestra-ne-burg-raportet-me-kryemadhin-dhe-deshmitarja-e-dritan-priftit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/07\/meta-flet-nga-qelia-palestra-ne-burg-raportet-me-kryemadhin-dhe-deshmitarja-e-dritan-priftit\/","title":{"rendered":"Meta flet nga qelia: Palestra n\u00eb burg, raportet me Kryemadhin dhe d\u00ebshmitarja e Dritan Priftit"},"content":{"rendered":"<p>Ilir Meta \u00ebsht\u00eb banori VIP i burgut 313 prej m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00ebsh. Privimi i liris\u00eb i\u00a0 ka krijuar nj\u00eb \u00a0rutin\u00eb \u00a0t\u00eb re kryetarit te Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb brenda 4 metrave katror\u00eb t\u00eb dhom\u00ebs \u00a0s\u00eb paraburgimit, nga ku thot\u00eb se do dal\u00eb m\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n<p>Ilir Meta iu p\u00ebrgjigj\u00a0 k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Top Channel p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb nga burgu duke thyer heshtjen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr deklarimet e Monika Kryemadhit, e cila vendosi t\u2019i jap\u00eb prov\u00ebn e fundit t\u00eb dashuris\u00eb duke dal\u00eb edhe vullnetare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb burgun p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>1. Sot po b\u00ebhen dy jav\u00eb n\u00eb burg, si i kalon dit\u00ebt Ilir Meta n\u00eb qeli dhe a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb thuhet n\u00eb media se keni pasur k\u00ebrkesa specifike, si p\u00ebr shembull nj\u00eb palest\u00ebr q\u00eb t\u00eb st\u00ebrviteni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Normal q\u00eb gazetarja e Dumanit do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb shpifje p\u00ebr jet\u00ebn time edhe n\u00eb burgun e Narkoregjimit. Un\u00eb vet\u00ebm kam pyetur a ka palest\u00ebr dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb vazhdoj t\u00eb ushtrohem \u00e7do dit\u00eb duke shpikur ushtrime sipas rrethanave. Jemi n\u00eb Maraton\u00eb dhe nga k\u00ebtu do t\u00eb dal n\u00eb Top Form\u00eb. P\u00ebr dijeni edhe or\u00ebn e dor\u00ebs q\u00eb ma mor\u00ebn dit\u00ebn q\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbyen ma kthyen vet\u00ebm pas 10 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>2. Z. Meta n\u00eb konferencat tuaja keni pasur nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj kreut t\u00eb SPAK, a mendoni se shprehjet \u201cDumDuman, pala\u00e7o, \u2018un\u00eb i bie m\u00eb t\u00eb fortit\u2019\u201d, e kan\u00eb r\u00ebnduar pozit\u00ebn tuaj dhe arrestimi juaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb ndodhi mund t\u00eb ishte shmangur pasi policia pretendon se ju keni b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Kam qen\u00eb shum\u00eb i moderuar me Dumanin sepse p\u00ebrfshirja e tij kriminale n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces kund\u00ebr meje si President i Republik\u00ebs (ka rihapur \u00e7\u00ebshtjen CEZ-DIA q\u00eb para 5 viteve) dhe kryetar i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb \u00ebsht\u00eb e provuar.<br \/>\nPor k\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht me nj\u00eb aspekt personal.<\/p>\n<p>Kur kam th\u00ebn\u00eb regjimi i DumDumanit e kam b\u00ebr\u00eb paralelizmin me regjimin e Tontonmakut\u00ebve n\u00eb Haiti n\u00eb koh\u00ebn e diktatorit Duvalier.<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb thash\u00eb u v\u00ebrtetua me rr\u00ebmbimin tim nga tontonmakut\u00ebt e Narkopolicis\u00eb pas urdh\u00ebr-arrestit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb Dumanit.<br \/>\nPra Dumani \u00ebsht\u00eb instrumenti i verb\u00ebr ku mb\u00ebshtetet regjimi p\u00ebr t\u00eb sulmuar kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe trembur njer\u00ebzit.<br \/>\nDumani \u00ebsht\u00eb si njeriu i ri i koh\u00ebs s\u00eb socializmit q\u00eb i bindej verb\u00ebrisht Partis\u00eb. Ose p\u00ebr ata q\u00eb mbajn\u00eb mend Revolucionin Kulturor n\u00eb Kin\u00eb, Dumani \u00ebsht\u00eb Lej Feni yn\u00eb i \u201cDrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re\u201d q\u00eb deklaron publikisht se af\u00ebrmendsh q\u00eb gjykatat do t\u00eb vendosin \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ne.Dhe ai ka t\u00eb drejt\u00eb se edhe Prokurorin\u00eb edhe SPAK-un n\u00eb ve\u00e7anti edhe Gjykatat i kontrollon nj\u00eb dor\u00eb \u2013 Partia (Mafia).<\/p>\n<p><strong>3. N\u00ebse do t\u2019u vinte n\u00ebp\u00ebrmjet avokatit tuaj, vendimi i gjykat\u00ebs dhe t\u00eb krijoheshin kontaktet p\u00ebr nj\u00eb arrestim jo aq t\u00eb bujsh\u00ebm, do ta pranonit apo nuk do ta njihnit urdhrin e SPAK?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Ju duhet ta dini se urdhi i SPAK-ut \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm sepse bazohet te nj\u00eb ligj i vjet\u00ebr i shfuqizuar 4 vite m\u00eb par\u00eb. Sepse \u201cDrejt\u00ebsia e Re\u201d p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Met\u00ebn, por edhe plot kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit punon me ligje t\u00eb vjetra dhe p\u00ebrdor metoda edhe m\u00eb t\u00eb vjetra q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, me procesin e rregullt ligjor dhe Konvent\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p><strong>4. N\u00eb liri ju kemi par\u00eb aktiv, her\u00eb n\u00eb zhytje n\u00eb det dhe her\u00eb t\u00eb tjera teksa ngjisni male. A ndjeni munges\u00ebn e \u201cmaleve tona m\u00eb t\u00eb larta, uj\u00ebrave tona m\u00eb t\u00eb kaltra\u201d, apo besoni se shum\u00eb shpejt do t\u2019u riktheheni udh\u00ebtimeve?\u2002\u2002\u2002<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Patjet\u00ebr q\u00eb do t\u2019u rikthehem sepse nuk i kam ngjitur t\u00eb gjitha malet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim st\u00ebrvitem \u00e7do dit\u00eb edhe pse n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira. Shpik \u00e7do dit\u00eb ushtrime t\u00eb reja. Disa m\u2019i ka m\u00ebsuar Ylli Bodinaku nga p\u00ebrvoja n\u00eb Spa\u00e7.<\/p>\n<p><strong>5. Ju thoni se urdhri p\u00ebr arrestimin tuaj ka ardhur nga kryeministri Rama, n\u00eb rast se ju do t\u00eb ishit n\u00eb vendin e tij, do ta jepnit \u201cOK\u201d p\u00ebr nj\u00eb arrestim n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtarit tuaj politik?\u2002<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Urdhri p\u00ebr arrestimin tim ka ardhur nga disa drejtime por ekzekutori sigurisht \u00ebsht\u00eb Rama me Dumduman\u00ebt e tij. Interesi p\u00ebr burgosjen time \u00ebsht\u00eb i mafias nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb kontrollon Edi Ram\u00ebn dhe realizon interesat e saj dhe p\u00ebrfitimet e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb kurriz t\u00eb popullit dhe kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ky arrestim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje ndaj opozit\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb por edhe ndaj sovranitetit t\u00eb popullit shqiptar dhe shtetit ton\u00eb.<br \/>\nKy arrestim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira e konkurruese, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prej nj\u00eb viti edhe arresti n\u00eb sht\u00ebpi i liderit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, z.Berisha apo edhe N\u00ebnkryetarit t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PD, Ervin Salianji, etj.Ky arrestim u intereson t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb mbyllin n\u00eb heshtje nj\u00eb nga aktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Detit ku Edi Rama n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme ka shkallmuar interesat sovrane t\u00eb vendit n\u00eb interes t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr duke dhunuar Kushtetut\u00ebn dhe vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu p\u00ebrmes k\u00ebtij arrestimi synohet t\u00eb forcohet var\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj faktor\u00ebve malinj rajonal\u00eb dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nKy arrestim ishte edhe hakmarrje p\u00ebr at\u00eb \u00e7montim q\u00eb i b\u00ebra bot\u00ebrisht e sidomos n\u00eb Komisionin e Venecias demagogjis\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb e Re q\u00eb polli vet\u00ebm Dvoran\u00eb dhe Duman\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Partis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>6. Avokati juaj besoj ju ka informuar p\u00ebr q\u00ebndrimet e Sali Berish\u00ebs. Si ju duket mb\u00ebshtetja e aleatit tuaj. A keni menduar p\u00ebr nj\u00eb moment se \u00e7far\u00eb ka ndjer\u00eb Sali Berisha n\u00eb 1998 kur u shoq\u00ebrua nga policia dhe ju mbanit postin e Kryeministrit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0E fal\u00ebnderoj p\u00ebr solidaritetin e treguar z.Berisha dhe ai ka qen\u00eb i njohur nga ana ime me skenar\u00ebt kund\u00ebr meje dhe Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb. Nd\u00ebrsa paralelja e hequr \u00ebsht\u00eb pa kuptim sepse jan\u00eb dy ngjarje t\u00eb ndryshme n\u00eb rrethana krejt t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>7. Ju pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb reagimi t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr mediat u duk se e akuzonit ish-bashk\u00ebshorten p\u00ebr \u201ctradhti\u201d politike. Zonja Kryemadhi e ka \u201cqortuar\u201d avokatit tuaj, sepse nuk ka k\u00ebrkuar arrest me burg p\u00ebr at\u00eb dhe mas\u00eb detyrim paraqitje p\u00ebr ju, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr \u00e7do fatur\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzoheni nga SPAK. Pyetja ime \u00ebsht\u00eb konkrete, a mendoni se jeni n\u00eb qeli p\u00ebr faj t\u00eb Monika Kryemadhit, zoti Meta?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Avokati im \u00ebsht\u00eb serioz dhe nuk merret me klient\u00ebt e avokat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Po k\u00ebshtu avokati im s\u2019ka arsye t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb masa p\u00ebr mua p\u00ebr arsye se un\u00eb nuk i jam shmangur drejt\u00ebsis\u00eb apo hetimeve, p\u00ebrve\u00e7se nuk ekziston asnj\u00eb prov\u00eb e shkeljes s\u00eb ligjit nga un\u00eb n\u00eb flet\u00ebrrufen\u00eb prej 165 faqesh t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam n\u00eb qeli p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye se jam nj\u00eb kund\u00ebrshtar i pashantazhuesh\u00ebm dhe i pakorruptuesh\u00ebm nga mafia nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Edi Rama dhe jam k\u00ebtu sepse k\u00ebta duan t\u00eb eleminojn\u00eb dhunsh\u00ebm \u00e7do politikan t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe atdhetar.<br \/>\nDhe un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb luftuar me bindje edhe m\u00eb t\u00eb fuqishme se p\u00ebrpara se t\u00eb hyja k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb junt\u00eb sorosiane q\u00eb ka kolonizuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb Narkoshtet.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu q\u00ebllimi kryesor i burgosjes time \u00ebsht\u00eb q\u00eb grupi i marr\u00eb peng nga SPAK-u prej gati nj\u00eb viti t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb drejtimin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb p\u00ebrmes blerjes dhe shantazheve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kryesis\u00eb dhe Komitetit Drejtues Komb\u00ebtar duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb eleminojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mafioze Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, z.Tedi Blushi, si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i p\u00ebrkushtuar i kauz\u00ebs ton\u00eb t\u00eb sovranitetit dhe d\u00ebshmitari kryesor i tradhtis\u00eb p\u00ebr Detin.<\/p>\n<p><strong>8. Ish-bashk\u00ebshortja juaj Monika Kryemadhi \u00ebsht\u00eb shprehur se edhe n\u00ebse ajo do t\u00eb donte, ju nuk do ta pranonit nj\u00eb takim s\u00eb bashku brenda qelis\u00eb s\u00eb burgut. Do ta takoni zonj\u00ebn Kryemadhi, p\u00ebr t\u00eb sqaruar ndoshta, edhe at\u00eb q\u00eb ju that\u00eb lidhur me gabimet n\u00eb deklarime t\u00eb shpenzimeve mjek\u00ebsore q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn nga SPAK n\u00eb ngritjen e akuz\u00ebs ndaj jush?\u2002\u2002\u2002\u2002<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0M\u00eb duhet t\u2019ju sqaroj se jam nxituar n\u00eb deklarimin tim se n\u00eb flet\u00ebrrufen\u00eb prej 165 faqesh ishin vet\u00ebm dy raste mosdeklarim nga ana ime n\u00eb dy klinika n\u00eb Austri.<\/p>\n<p>Vajza ime e madhe m\u00eb solli kopjet e deklarimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb ILDKPI nga ana ime, t\u00eb cilat rr\u00ebzojn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr mua. Ata kan\u00eb falsifikuar shifrat, plus q\u00eb kujtojn\u00eb se kursi i Euros me Lekun ka qen\u00eb k\u00ebshtu edhe n\u00eb 2013.<\/p>\n<p><strong>9. Ju n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e keni mohuar, por SPAK pretendon se ka provuar lidhjen tuaj me Kastriot Ismailajn dhe se e keni favorizuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrat\u00ebn nga CEZ. Si e konsideroni k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb?\u2002\u2002\u2002\u2002<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0SPAK vet\u00ebm mashtron p\u00ebr CEZ-DIA. Un\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb me Kastriot Ismailin e kam patur q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 dhe kemi patur edhe hyrje e dalje familjare me prind\u00ebrit e tij (por jo me k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmitaren e Dritan Priftit dhe DumDumanit).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e provuar se Kastriot Ismaili i ka patur vet\u00eb lidhjet me CEZ-in e \u00e7ek\u00ebt edhe p\u00ebr shkak t\u00eb partneres s\u00eb tij amerikane n\u00eb biznes dhe marr\u00ebveshja CEZ-DIA ishte marr\u00ebveshje midis dy kompanive me interesa reciproke.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb trillim i DumDumanit dhe personazheve t\u00eb neveritsh\u00ebm q\u00eb \u201cRilindja\u201d dhe ai kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shpifur p\u00ebrtej imagjinat\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb me probleme me drejt\u00ebsin\u00eb dhe shkeljen e ligjit.<\/p>\n<p><strong>10. N\u00eb media \u00ebsht\u00eb raportuar se n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb pas arrestimit ju keni pasur nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb ashp\u00ebr me kreun e SPAK Altin Dumani. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb i jeni drejtuar me etiketimet: \u201cDumDumani qen, etj.\u201d. \u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb seanc\u00ebn e gjyqit me kreun e SPAK, n\u00ebse mund t\u00eb na jepni versionin tuaj?\u2002<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0Edhe k\u00ebt\u00eb e shpik\u00ebn gazetaret e SPAK-ut. \u00c7do gj\u00eb ka qen\u00eb e regjistruar dhe mund t\u2019ia k\u00ebrkoni gjykat\u00ebs.<br \/>\nPor kini parasysh q\u00eb un\u00eb i dua shum\u00eb qent\u00eb sepse ata jan\u00eb besnik\u00eb dhe t\u00eb dashur. Po k\u00ebshtu edhe macet. Ndaj nj\u00eb kompliment i till\u00eb s\u2019ka dal\u00eb nga goja ime p\u00ebr Dumanin.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt pro Dumanit jan\u00eb m\u00eb qesharak\u00ebt dhe m\u00eb t\u00eb neveritshmit q\u00eb duan t\u00eb mbrojn\u00eb dhe heroizojn\u00eb veprimet banditeske t\u00eb nj\u00eb mercenari mediok\u00ebr dhe hiperkarrierist.<\/p>\n<p>SHBA zgjodhi President Donald Trumpin edhe pse ai ka qen\u00eb i d\u00ebnuar nga gjykata e me shum\u00eb procese nga drejt\u00ebsia sorosiane atje. Por ai as u ndalua, as u pengua t\u00eb garonte dhe fakti q\u00eb korri nj\u00eb fitore historike edhe t\u00eb vot\u00ebs popullore \u00ebsht\u00eb tregues se populli amerikan e konsideroi sjelljen e drejt\u00ebsis\u00eb atje gjueti shtrigash.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu gjykatat kan\u00eb d\u00ebnuar Sarkozin\u00eb, Berluskonin e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por ata nuk jan\u00eb arrestuar.<br \/>\nPor k\u00ebtu arrestohet Ilir Meta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale q\u00eb t\u00eb mos kemi vet\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb SPAK-ut nj\u00eb Duman por edhe n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb nj\u00eb KryeDumane. Fali o Zot p\u00ebr \u00ebndrrat e tyre!<\/p>\n<p>TCH<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/meta-flet-nga-qelia-palestra-ne-burg-raportet-me-kryemadhin-dhe-deshmitarja-e-dritan-priftit\/\">Meta flet nga qelia: Palestra n\u00eb burg, raportet me Kryemadhin dhe d\u00ebshmitarja e Dritan Priftit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilir Meta \u00ebsht\u00eb banori VIP i burgut 313 prej m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00ebsh. Privimi i liris\u00eb i\u00a0 ka krijuar nj\u00eb \u00a0rutin\u00eb \u00a0t\u00eb re kryetarit te Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb brenda 4 metrave katror\u00eb t\u00eb dhom\u00ebs \u00a0s\u00eb paraburgimit, nga ku thot\u00eb se do dal\u00eb m\u00eb i fort\u00eb. Ilir Meta iu p\u00ebrgjigj\u00a0 k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Top Channel p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2887","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2887"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2887\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}