{"id":28852,"date":"2025-07-01T06:00:08","date_gmt":"2025-07-01T06:00:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/01\/frenimi-i-lejeve-te-ndertimit-tkurr-te-ardhurat-e-bashkise-tirane-per-5-mujorin-2025\/"},"modified":"2025-07-01T06:00:08","modified_gmt":"2025-07-01T06:00:08","slug":"frenimi-i-lejeve-te-ndertimit-tkurr-te-ardhurat-e-bashkise-tirane-per-5-mujorin-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/01\/frenimi-i-lejeve-te-ndertimit-tkurr-te-ardhurat-e-bashkise-tirane-per-5-mujorin-2025\/","title":{"rendered":"Frenimi i lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit tkurr t\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 5 mujorin 2025"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb tkurrje t\u00eb ndjeshme n\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, duke reflektuar var\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb q\u00eb ka kryeqyteti nga dh\u00ebnia e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb realizimit t\u00eb buxhetit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn janar-maj 2025, t\u00eb ardhurat totale nga taksat e tarifat, ishin 7.4 miliard\u00eb lek\u00eb, ose rreth 75 milion\u00eb euro. N\u00eb krahasim m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, kur ishin 12.5 miliard\u00eb lek\u00eb, t\u00eb ardhurat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb me 41.5%.<\/p>\n<p>Ndikimin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb ecuri e ka dh\u00ebn\u00eb taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, q\u00eb Bashkia ark\u00ebton nga dh\u00ebnia e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb 8% e vler\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimet rezidenciale. Ky z\u00eb ka sjell\u00eb n\u00eb buxhet vet\u00ebm 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb, nga 6.3 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, me nj\u00eb tkurrje prej gati 80%.<\/p>\n<p>Taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb kontribuoi n\u00eb 18% t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb janar-maj 2025, nga 50% n\u00eb pes\u00ebmujorin e par\u00eb 2024.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e k\u00ebtij z\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb me tkurrjen e sip\u00ebrfaqes s\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. T\u00eb dh\u00ebnat e tjera t\u00eb INSTAT b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb kryeqytet n\u00eb periudh\u00ebn janar-mars u dhan\u00eb 72 leje nd\u00ebrtimi, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej rreth 201 mij\u00eb metra katror. N\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, sip\u00ebrfaqja ka r\u00ebn\u00eb me 13.3%. S\u00eb bashku me tremujorin e par\u00eb 2023, k\u00ebto jan\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb nga viti 2018.<\/p>\n<p>Vitet e fundit, bashkia e ka rritur ndjesh\u00ebm var\u00ebsin\u00eb e t\u00eb ardhurave nga taksa q\u00eb merr nga dh\u00ebnia e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. N\u00eb 2024-n, sip\u00ebrfaqja e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimi arriti nj\u00eb nivel rekord prej mbi 1.9 milion\u00eb metra katror, teksa bashkia ark\u00ebtoi nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historik nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb prej 14.3 miliard\u00eb lek\u00ebsh (145 mln euro), q\u00eb i korrespondonte nj\u00eb vler\u00eb nd\u00ebrtimesh prej 1.8 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb zun\u00eb rreth 54% t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave tatimore dhe jotatimore t\u00eb realizuara p\u00ebr 2024. Kjo var\u00ebsi \u00ebsht\u00eb par\u00eb me shqet\u00ebsim nga ekspert\u00ebt e financave vendore. kjo taks\u00eb, e lidhur ngusht\u00eb me aktivitetin e nd\u00ebrtimit, e ekspozon bashkin\u00eb ndaj rrezikut fiskal, pasi \u00e7do ngadal\u00ebsim n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit sjell r\u00ebnie t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Raportet e Co-PLAN dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo var\u00ebsi e tepruar krijon munges\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb financiare afatgjat\u00eb dhe p\u00ebrkeq\u00ebson pabarazit\u00eb mes bashkive, pasi pjesa d\u00ebrrmuese e k\u00ebsaj takse mblidhet n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa bashkit\u00eb e tjera mbeten me burime t\u00eb kufizuara p\u00ebr zhvillim. Raportet rekomandojn\u00eb diversifikimin e burimeve t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe forcimi i autonomis\u00eb vendore p\u00ebr nj\u00eb sistem m\u00eb t\u00eb balancuar dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm financiar.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb ardhurat nga taksat e tarifat e tjera<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebri q\u00eb solli m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb pes\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit ishte taksa mbi pasurit\u00eb e paluajtshme, me 1.722 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje 11% me baz\u00eb vjetore. M\u00eb pas renditet tarifa e pastrimit me 1.45 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje prej 10%. Taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb kaloi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitet e fundit, si kontribuuesi i tret\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n<p><strong>Shpenzimet, rritet personeli, preken investimet<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr 5 mujorin, Bashkia ka shpenzuar 10 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje prej 7.5% me baz\u00eb vjetore. Fondet p\u00ebr shpenzime, Bashkia i siguron nga t\u00eb ardhurat e veta, transfertat e pakusht\u00ebzua dhe t\u00eb kusht\u00ebzuara q\u00eb merr nga buxheti qendror, rind\u00ebrtim, donacione.<\/p>\n<p>Pesha m\u00eb e madhe e tyre ka shkuar p\u00ebr shpenzime korente, prej 4.6 miliard\u00eb lek\u00ebsh, me rritje prej 13% me baz\u00eb vjetore. Shpenzimet e personelit ishin 3.9 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje prej 17% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnie ishin shpenzimet kapitale, q\u00eb u realizuan n\u00eb nivelin e 1.48 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb tkurrje prej 20% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Sipas relacionit t\u00eb Bashkis\u00eb, nd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb mos realizimin e fondeve t\u00eb planifikuara kryesisht p\u00ebr shpenzimet kapitale lidhen kryesisht me procedurat e prokurimit, afatet kohore t\u00eb nevojshme deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procedurave deri n\u00eb lidhjen e kontratave.<\/p>\n<p>5 mujori i par\u00eb i vitit ka gjithmon\u00eb nj\u00eb realizim t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb prokurimeve pasi p\u00ebrgjat\u00eb dy muajve t\u00eb par\u00eb referuar dhe udh\u00ebzimit t\u00eb zbatimit t\u00eb buxhetit apo dhe udh\u00ebzimit t\u00eb mbylljes s\u00eb llogarive t\u00eb vitit paraardh\u00ebs mbyllen rakordimet e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb vitit paraardh\u00ebs, mbarten kontratat n\u00eb vazhdim n\u00eb sistemin e Thesarit n\u00eb zbatim t\u00eb buxhetit t\u00eb miratuar, vijohet me p\u00ebrgatitjen e realizimit t\u00eb regjistrit t\u00eb prokurimeve t\u00eb vitit paraardh\u00ebs dhe krijimin e regjistrit t\u00eb ri t\u00eb prokurimeve n\u00eb p\u00ebrputhje me buxhetin e miratuar t\u00eb vitit 2025.\/<a href=\"https:\/\/monitor.al\/frenimi-i-lejeve-te-ndertimit-tkurr-me-41-te-ardhurat-totale-te-bashkise-tirane-per-5-mujorin-2025\/\">MONITOR<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/01\/frenimi-i-lejeve-te-ndertimit-tkurr-te-ardhurat-e-bashkise-tirane-per-5-mujorin-2025\/\">Frenimi i lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit tkurr t\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 5 mujorin 2025<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb tkurrje t\u00eb ndjeshme n\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, duke reflektuar var\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb q\u00eb ka kryeqyteti nga dh\u00ebnia e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. Sipas raportit t\u00eb realizimit t\u00eb buxhetit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn janar-maj 2025, t\u00eb ardhurat totale nga taksat e tarifat, ishin 7.4 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28852","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28852\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}