{"id":28827,"date":"2025-06-30T20:54:53","date_gmt":"2025-06-30T20:54:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/karta-e-monikes-ishte-ngjarja-me-shokuese-ne-jeten-time-meta-i-ben-vetes-interviste\/"},"modified":"2025-06-30T20:54:53","modified_gmt":"2025-06-30T20:54:53","slug":"karta-e-monikes-ishte-ngjarja-me-shokuese-ne-jeten-time-meta-i-ben-vetes-interviste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/karta-e-monikes-ishte-ngjarja-me-shokuese-ne-jeten-time-meta-i-ben-vetes-interviste\/","title":{"rendered":"\u2018Karta e Monik\u00ebs ishte ngjarja m\u00eb shokuese n\u00eb jet\u00ebn time\u2019\/ Meta i b\u00ebn vetes intervist\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, i arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK, kishte paralajm\u00ebruar jav\u00ebn q\u00eb shkoi nj\u00eb intervist\u00eb me mediat. Intervista do t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrmes telefonit t\u00eb sekretarit t\u00eb PL-s\u00eb, Tedi Blushit. Por intervista nuk u zhvillua kurr\u00eb. Ndaj presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Meta i ka b\u00ebr\u00eb intervist\u00eb vetes dhe e ka publikuar n\u00eb rrjetet e tij sociale. Fillimisht Meta e krahason veten me presidentin aktual t\u00eb Brazilit, Luiz In\u00e1cio Lula da Silv\u00ebs, i cili fitoi zgjedhjet pasi doli nga burgu. Pasi sulmon institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, Meta ndalet n\u00eb disa pika n\u00eb t\u00eb gjth\u00eb vet\u00ebintervist\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shum\u00eb figura politike q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cuniversitetin\u201d e burgut dhe jan\u00eb rikthyer m\u00eb t\u00eb fort\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe rasti i Presidentit Lula n\u00eb Brazil. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb ta kthesh n\u00eb nj\u00eb investim p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebsh gabimet e s\u00eb kaluar\u00ebs,\u201d-u shpreh Meta n\u00eb intervist\u00eb me veten. <\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje ka th\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr akuzat e lobingut, duke risjell\u00eb bised\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me asokohe zyrtarin e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, Endrit Brahimllarin.<\/p>\n<p>BISEDA E MET\u00cbS ME BRAHIMLLARIN:<\/p>\n<p>Reagimi im erdhi kur e d\u00ebgjova live te Ola Bruko, pa u skuqur faqja, se as ishte thirrur n\u00eb SPAK dhe as kishte firmosur p\u00ebr lobimet e LSI. Nuk po u besoja vesh\u00ebve, sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, emrin e Z. Sotir Kllapi e m\u00ebsova nga Endrit Braimllari n\u00eb Jal\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb gushtit 2022, kur un\u00eb isha rikthyer n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb.<br \/>\nAt\u00eb dit\u00eb zyra e Fug\u00ebs shp\u00ebrndau nj\u00eb lajm q\u00eb SPAK-u kishte hapur nj\u00eb hetim p\u00ebr mua p\u00ebr t\u00eb verifikuar se mos un\u00eb kisha g\u00ebnjyer p\u00ebr mbiemrin tim, me apo pa \u201cJ\u201d, ngaq\u00eb ishte shpikur dosja e Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr mua. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky Sotir Kllapi, e pyeta un\u00eb, ngaq\u00eb lajmi ishte se ky po merrej me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u201cmadhore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE njoh un\u00eb\u201d, tha Endriti, \u201cse ky ka dy mbiemra p\u00ebr vete, se jemi nj\u00eb mosh\u00eb, e kemi patur shoq\u00ebri, por \u00ebsht\u00eb transformuar krejt\u201d. Pse e pyes un\u00eb? \u201cPo ky,\u201d tha, \u201cishte kur m\u00eb thirr\u00ebn mua n\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pyetur p\u00ebr lobimet dhe m\u00eb q\u00ebndronte shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d. Po \u00e7far\u00eb probleme ngren\u00eb ata p\u00ebr lobimet, i them un\u00eb? \u201cAsgj\u00eb mo shef, ato shpifjet e njer\u00ebzve t\u00eb Ram\u00ebs. Ne \u00e7do gj\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb sipas ligjeve dhe me KQZ\u201d, \u2013 u p\u00ebrgjigj ai.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb ka p\u00ebrmendur q\u00ebndrimin q\u00eb ka mbajtur n\u00eb Gjykat\u00eb lidhur me kart\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebrdorur tashm\u00eb ish-bashk\u00ebshortja e tij, Monika Kryemadhi. <\/p>\n<p>\u201cSPAK-u \u00ebsht\u00eb obsesuar t\u00eb m\u00eb mbaj\u00eb lidhur mua me Monik\u00ebn, aq sa edhe n\u00eb akuz\u00ebn zyrtare t\u00eb 26 majit statusin tim e kishin q\u00ebllimisht i martuar, kur kjo marr\u00ebdh\u00ebnie nuk ekziston prej koh\u00ebsh n\u00eb gjendjen civile t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ata e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. K\u00ebt\u00eb porosi ua kam th\u00ebn\u00eb pa u lodhur edhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi q\u00eb kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Zbulimi I kart\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb saj nga SPAK \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb shokuese n\u00eb jet\u00ebn time, por e kam l\u00ebn\u00eb pas tani,\u201d-shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Meta.<\/p>\n<p>AUTOINTERVISTA E MET\u00cbS:<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb sapo un\u00eb fola me Z. Tedi Blushi, q\u00eb ai t\u00eb theksonte 7 q\u00ebndrimet e mia kryesore q\u00eb rr\u00ebzonin k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK-ut, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi, e cila at\u00eb mbasdite u censurua totalisht nga televizionet, iku edhe sinjali i komunikimit telefonik n\u00eb burgun 313, p\u00ebr t\u00eb vazhduar edhe gjith\u00eb dit\u00ebn tjet\u00ebr (blackout i v\u00ebrtet\u00eb). Besoj se arsyeja kryesore kishte t\u00eb b\u00ebnte me postimin tim, se n\u00eb or\u00ebn 11:00 t\u00eb s\u00eb nes\u00ebrmes, do b\u00ebja nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi me gazetar\u00ebt q\u00eb kishin d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebnin pyetje p\u00ebrmes telefonit t\u00eb Z. Blushi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i regjistruar zyrtarisht dhe nga telefoni i paraburgimit q\u00eb normal p\u00ebrgjohet 24 or\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen u ndjeva fajtor, se mesa duket, p\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb komunikim t\u00eb hapur e transparent \u201cdefekti\u201d i la pa folur me t\u00eb af\u00ebrmit e tyre edhe gjith\u00eb t\u00eb paraburgosurit. Ndaj po u jap p\u00ebrgjigje disa prej pyetjeve m\u00eb \u201cprovokuese\u201d. Prej janarit 2017, si Kryetar Parlamenti, kam denoncuar nisjen e \u201cRamaform\u00ebs\u201d, q\u00eb polli \u201cRamaduron\u201d.<\/p>\n<p>Pra t\u00eb shkeljes s\u00eb ndryshimeve kushtetuese, q\u00eb u miratuan me 140 vota, kur u hodh shorti i par\u00eb tep\u00ebr transparent n\u00eb Kuvend me gogla p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KED. Pasi Ram\u00ebs emrat nuk i p\u00eblqyen, keqp\u00ebrdori Ambasadorin e SHBA p\u00ebr t\u00eb kontestuar procesin ku ishin edhe ekspert\u00ebt e EURALIUS dhe OPDAT-it, prezent gjith\u00eb koh\u00ebn. Kjo solli edhe reagimin tim t\u00eb par\u00eb publik ndaj k\u00ebsaj deklarate minuese ndaj procesit, pasi bazohej mbi nj\u00eb: g\u00ebnjesht\u00ebr se gjoja Prokuroria kishte b\u00ebr\u00eb manipulime n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e kandidatur\u00ebs t\u00eb saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb un\u00eb mbajta edhe nj\u00eb q\u00ebndrim zyrtar si Kryetar Parlamenti, drejtuar jo vet\u00ebm atij si Ambasador, por edhe Departamentit t\u00eb Shtetit, Sekretarit t\u00eb koh\u00ebs, Z. Tillerson. Pas nd\u00ebrhyrjes pajtuese t\u00eb Znj. Arta Dade, un\u00eb pranova ta takoj at\u00eb dhe ai k\u00ebrkoi falje, por e kishin \u201cg\u00ebnjyer\u201d socialist\u00ebt.<br \/>\nKjo histori, si\u00e7 e dini, vazhdoi pafund deri n\u00eb mbetjen e vendit pa Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe gjithmon\u00eb ambasador\u00ebt \u201cg\u00ebnjeheshin\u201d nga socialist\u00ebt e pak m\u00eb von\u00eb dhe Charles McGonigal.<\/p>\n<p>Pra historia e kapjes s\u00eb gjith\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe gjykatave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vjet\u00ebr dhe un\u00eb kam denoncuar t\u00eb gjitha shkeljet e r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs (si zgjedhja e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm me 69 vota nga 84 q\u00eb e ka Kushtetuta) e deri te betimi i nj\u00eb an\u00ebtareje t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese te noterja te Lana. Kjo betej\u00eb vet\u00ebm e shtyu n\u00eb koh\u00eb kapjen edhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese pas nd\u00ebrhyrjes positive t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias. Ndaj ne jemi t\u00eb detyruar t\u00eb ezaurojm\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjykatave t\u00eb brendshme, p\u00ebrfshi at\u00eb Kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut. Lexojeni t\u00eb plot\u00eb materialin prej 32 faqesh q\u00eb SPAK i ka d\u00ebrguar GJKKO, ku asnj\u00eb t\u00eb re nuk ka gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 muajve t\u00eb arrestimit tim n\u00eb paraburgim, p\u00ebrve\u00e7 rr\u00ebzimit p\u00ebrfundimtar q\u00eb i b\u00ebn vet SPAK-u shpifjes t\u00eb botuar n\u00eb \u201cMother Jones\u201d t\u00eb Soros n\u00eb 2017, se LSI gjoja kishte paguar nga Qipro gati 1 milion\u00eb $ p\u00ebr \u201cDorelita Group\u201d t\u00eb \u201cMcKeon Group\u201d, q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebja gjoja nj\u00eb fotografi q\u00eb as u k\u00ebrkua ndonj\u00ebher\u00eb me Presidentin Tramp.<\/p>\n<p>SPAK e dinte shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, se un\u00eb k\u00ebt\u00eb ua kam provuar me fakte dhe akte prej 2 vjet\u00ebsh, se p\u00ebr \u201cMcKeon Group\u201d \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pages\u00eb prej 15 mij\u00eb $ me vendim t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb LSI dhe e deklaruar n\u00eb KQZ dhe n\u00eb FARA (SHBA). \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr trillim i sponsorizuar shum\u00eb shtrenjt\u00eb nga Narkoregjimi dhe i pranuar me hare nga vet\u00eb SPAK-u p\u00ebr t\u00eb justifikuar edhe urdhrin p\u00ebr rr\u00ebmbimin tim.<\/p>\n<p>Ka 2 arsye kryesore sipas meje, sepse SPAK-u e di shum\u00eb mir\u00eb n\u00ebse ato diferenca jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta (pra midis FARA-s dhe KQZ) ato nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb time gjat\u00eb periudh\u00ebs si Kryetar i LSI deri n\u00eb Prill 2017, ku \u00e7do marr\u00ebveshje apo pages\u00eb, si te rasti \u201cMcKeon Group\u201d, miratohej nga Kryesia dhe autorizohej dikush t\u00eb paguante. Po k\u00ebshtu, SPAK-u e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb un\u00eb as kam autorizuar njeri e as kam qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb pagesave t\u00eb tilla q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndodhur. SPAK-u thot\u00eb, n\u00eb faqen 103 t\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr mua, se kompania GSIS ka lidhur marr\u00ebveshje me LSI t\u00eb n\u00ebnshkruar nga nj\u00eb titullar i saj ( jo Ilir Meta). Po k\u00ebshtu, m\u00eb posht\u00eb thot\u00eb se GSIS LLC, n\u00eb raportin e transaksioneve financiare t\u00eb periudh\u00ebs 1 Janar 2016 \u2013 31 Dhjetor 2017, i ka d\u00ebrguar faturat LSI n\u00eb vler\u00ebn 589.024.57 USD, faturat q\u00eb LSI ka paguar kapin vler\u00ebn 463.546 $. Pasi \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme, q\u00eb un\u00eb as kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb nj\u00eb shume t\u00eb till\u00eb dhe as mund t\u00eb autorizoja veprime t\u00eb paligjshme, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shum\u00eb tejet e ekzagjeruar p\u00ebr ato sh\u00ebrbime t\u00eb k\u00ebrkuara apo t\u00eb raportuara. N\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb absurde. Ai tha se para se t\u00eb firmosej marr\u00ebveshja me GSIS nga LSI zyrtarisht, ekzistonte nj\u00eb let\u00ebr e GSIS drejtuar Kryetarit Meta, ku i shkruhej p\u00ebr q\u00ebllimet e diskutuara t\u00eb marr\u00ebveshjes q\u00eb ishte biseduar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur. Kjo p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb qesharake, sepse p\u00ebrpara se t\u00eb miratohej nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb par\u00eb, natyrisht q\u00ebllimet dhe termat e saj do t\u00eb diskutoheshin paraprakisht nga pal\u00ebt (si p\u00ebr \u00e7do marr\u00ebveshje). Dhe natyrisht q\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar nga Kryesia e LSI, si\u00e7 p\u00ebrmend edhe vet\u00eb akuza n\u00eb faqen 103 t\u00eb marrjes si i pandehur.<\/p>\n<p>Dhe kjo marr\u00ebveshje ka qen\u00eb zyrtare dhe e depozituar sipas ligjeve dhe e firmosur nga nj\u00eb titullar i LSI. Sepse \u00ebsht\u00eb ky person q\u00eb jo vet\u00ebm ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre faturave marramend\u00ebse, por edhe n\u00ebse s\u2019ka urdh\u00ebruar apo k\u00ebrkuar realizimin e k\u00ebtyre pagesave, k\u00ebto fatura ia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura personit n\u00eb LSI q\u00eb ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, e ky as mund t\u00eb ishte dhe as mund t\u00eb jet\u00eb Ilir Meta dhe k\u00ebt\u00eb SPAK-u e di shum\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebrdoret politikisht p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi Ilir Met\u00ebs, duke fshehur provat dhe faktet. Por edhe si n\u00eb rastin e \u201cMcKeon Group\u201d edhe k\u00ebto manipulime do t\u00eb sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi n\u00eb themel nuk mund t\u00eb jet\u00eb i mbyllur.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb b\u00ebja ose toleroja un\u00eb veprime t\u00eb tilla me SHBA dhe n\u00eb SHBA, kur jo vet\u00ebm e dija se \u00e7\u2019i kishte ndodhur \u201cgruas s\u00eb Bilalit\u201d, por edhe dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs si Kryeminist\u00ebr n\u00eb mosh\u00ebn 30 vje\u00e7, e nisa me nj\u00eb konflikt me nj\u00eb ambasador t\u00eb SHBA, i cili m\u00eb b\u00ebri presion n\u00eb em\u00ebr t\u00eb SHBA q\u00eb t\u00eb firmosja nj\u00eb marr\u00ebveshje me \u201cNe\u00eb \u00cborld Telekom\u201d, nj\u00eb kompani off-shore q\u00eb e donte falas Telekomin ton\u00eb, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte nj\u00eb let\u00ebrmir\u00ebkuptimi t\u00eb firmosur m\u00eb par\u00eb, por t\u00eb kund\u00ebrshtuar nga Ministrat e asaj kohe, Bufi dhe Angjeli, me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht pat\u00ebm shum\u00eb p\u00ebrplasje, por kur un\u00eb ia k\u00ebrkova t\u00eb ma sillte k\u00ebrkes\u00ebn zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit, u t\u00ebrhoq. Pasojat e tjera ishin pozitive, si vizita e Sekretares Ollbrajt n\u00eb Shkurt 2000, e mbi t\u00eb gjitha shteti shqiptar fitoi nga privatizimi i Albtelekom gati 200 milion\u00eb $, t\u00eb cilat do ishin falur p\u00ebr \u201cqoka\u201d. SPAK-u e di shum\u00eb mir\u00eb si \u00ebsht\u00eb historia e lobimeve dhe roli i personave t\u00eb caktuar dikur n\u00eb LSI, e tani t\u00eb konvertuar n\u00eb rilindas. Penalizohen politikisht kund\u00ebrshtar\u00ebt e \u201cRamaduros\u201d, pa fakte dhe merren n\u00eb \u201cbashk\u00ebpunim\u201d dhe \u201cmbrojtje\u201d p\u00ebrgjegj\u00ebsit e shkeljeve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb pari dua t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohen e thell\u00eb p\u00ebr shum\u00eb miq besnik\u00eb dhe me karakter me mbiem\u00ebr Braimllari, q\u00eb nga themeluesit e LSI n\u00eb 2004 e deri te Elisedi q\u00eb s\u2019kishte lindur at\u00ebher\u00eb e \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb sot. Endriti \u00ebsht\u00eb rasti kur ai tallet me SPAK-un publikisht pasi \u00ebsht\u00eb \u201cgraduar\u201d nga Ramaduro N\u00ebnkryetar i K\u00ebshillit q\u00eb nuk ekziston, si vet\u00eb inceneratori i Tiran\u00ebs. Reagimi im erdhi kur e d\u00ebgjova live te Ola Bruko, pa ju skuqur faqja, se as ishte thirrur n\u00eb SPAK dhe as kishte firmosur p\u00ebr lobimet e LSI. Nuk po u besoja vesh\u00ebve, sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, emrin e Z. Sotir Kllapi e m\u00ebsova nga Endrit Braimllari n\u00eb Jal\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb gushtit 2022, kur un\u00eb isha rikthyer n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb. At\u00eb dit\u00eb zyra e Fug\u00ebs shp\u00ebrndau nj\u00eb lajm q\u00eb SPAK-u kishte hapur nj\u00eb hetim p\u00ebr mua p\u00ebr t\u00eb verifikuar se mos un\u00eb kisha g\u00ebnjyer p\u00ebr mbiemrin tim, me apo pa \u201cJ\u201d, ngaq\u00eb ishte shpikur dosja e Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky Sotir Kllapi e pyeta un\u00eb, ngaq\u00eb lajmi ishte se ky po merrej me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u201cmadhore\u201d. E njoh un\u00eb tha Endriti, se ky ka dy mbiemra p\u00ebr vete, se jemi nj\u00eb mosh\u00eb e kemi patur shoq\u00ebri, por \u00ebsht\u00eb transformuar krejt. Pse e pyes un\u00eb? Po ky, tha, ishte kur m\u00eb thirr\u00ebn mua n\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pyetur p\u00ebr lobimet dhe m\u00eb q\u00ebndronte shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Po cfar\u00eb problemesh ngren\u00eb ata p\u00ebr lobimet, i them un\u00eb? \u201cAsgj\u00eb mo shef, ato shpifjet e njer\u00ebzve t\u00eb Ram\u00ebs. Ne \u00e7do gj\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb sipas ligjeve dhe me KQZ\u201d, \u2013 u p\u00ebrgjigj ai. Edhe pse kujtes\u00ebn e kam t\u00eb hekurt, thash\u00eb me vete pa t\u2019i hedh nj\u00eb sy dosjes ku un\u00eb jam marr\u00eb i pandehur. Jo nj\u00eb firm\u00eb, por tre firma ishin t\u00eb Endrit Braimllarit n\u00eb at\u00eb dosje. M\u00eb e bukura, n\u00eb faq\u00ebn 117, ku jan\u00eb edhe firmat e tre prokuror\u00ebve, i pyetur p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb 20 mij\u00eb $ q\u00eb ai kishte autorizuar n\u00eb 2018-2019 p\u00ebr t\u2019ju paguar nj\u00eb kompanie, ai nuk e mbante mend as arsyen e transferimit t\u00eb shumave, as nuk kishte dijeni n\u00ebse mes LSI dhe kompanis\u00eb kishte kontrat\u00eb dhe se ai as kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecuris\u00eb s\u00eb kontratave q\u00eb LSI kishte me kompanin\u00eb q\u00eb ky autorizonte me firm\u00ebn e tij pagesa.<\/p>\n<p>Un\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite e mbaj mend se si jan\u00eb paguar 15 mij\u00eb $ p\u00ebr \u201cMcKeon Group\u201d n\u00eb mbledhjen e Kryesis\u00eb dhe personin e autorizuar nga Kryesia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn n\u00eb bank\u00eb, sipas ligjit e raportuar n\u00eb KQZ. \u00c7far\u00eb pune m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme paska patur ky n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, 2018-2019, kur ka qen\u00eb Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i LSI, q\u00eb s\u2019paska mbajtur mend se pse ka hedhur firm\u00ebn dhe p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb 20 mij\u00eb $?<br \/>\nNd\u00ebrsa tani, pasi \u00ebsht\u00eb konvertuar n\u00eb rilindas, g\u00ebnjen publikisht n\u00eb TV e thot\u00eb as jam thirrur n\u00eb SPAK e as kam firmosur p\u00ebr lobimet. Nd\u00ebrsa me Eriol Braimllarin, kushuririn e tij, kemi rastin kur SPAK-u tallet me veten, pra me SPAK-un. N\u00eb relacionin absurd prej 32 faqesh, d\u00ebrguar Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar mbajtjen time n\u00eb mas\u00eb ekstreme paraburgimi, SPAK p\u00ebrdor d\u00ebshmitarin Eriol Braimllari, i cili gjoja rr\u00ebzon pretendimet e mia se s\u2019kam lidhje me Adrian Shatkun, pasi ky d\u00ebshmitar paska deklaruar se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e ka njohur Adrian Shatkun n\u00eb Janar 2017, ku ka qen\u00eb n\u00eb SHBA me mua si Kryetar Kuvendi. Po k\u00ebshtu, ai deklaron se \u00ebsht\u00eb takuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebher\u00eb me Adrian Shatkun. S\u00eb pari, kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb pa kuptim se un\u00eb i kam sqaruar prej dy vitesh rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun.<\/p>\n<p>Por problem \u00ebsht\u00eb se ky Erioli, n\u00eb faqen 112 t\u00eb dosjes t\u00eb marrjes time si i pandehur, del qart\u00eb nga vet\u00eb SPAK-u disa her\u00eb, direkt dhe indirekt, se Eriol Braimllari jo vet\u00ebm shoq\u00ebron q\u00eb nga viti 2013 John Moreirin vazhdimisht n\u00eb Shqip\u00ebri, e provuar dhe v\u00ebrtetuar nga SPAK-u, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguar nga Adrian Shatku, por e shoq\u00ebron edhe n\u00eb Hotel Rogner, ku sipas SPAK, p\u00ebrs\u00ebri rezulton se ka paguar A. Shatku. I p\u00ebrmenda k\u00ebto inkoherenca t\u00eb SPAK-ut, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb treguar se si luan politikisht duke p\u00ebrdorur g\u00ebnjeshtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i dekonspiron vet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dihet nga t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb LSI, q\u00eb Eriol Braimllari \u00ebsht\u00eb takuar me dhjetra her\u00eb me Adrian Shatkun edhe n\u00eb Tiran\u00eb edhe n\u00eb SHBA q\u00eb p\u00ebrpara Janarit 2017. Po k\u00ebshtu, dihet q\u00eb ai mbante t\u00eb gjitha komunikimet me kompanit\u00eb lobuese q\u00eb kishte sjell\u00eb A. Shatku. Po k\u00ebshtu dihet edhe q\u00eb ishte bashk\u00eb me Endritin te num\u00ebrimi i votave p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste pas 11 Majit tani. P\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb kur kjo marr\u00ebdh\u00ebnie nuk ekziston prej koh\u00ebsh n\u00eb gjendjen civile t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ata e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Tani nuk u ka mbetur gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm t\u00eb m\u00eb ngren\u00eb akuz\u00eb edhe si p\u00ebrfitues te incenerator\u00ebt me \u201cprovat\u201d se Z. Lefter Koka ka qen\u00eb Minist\u00ebr i caktuar nga LSI dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb firmosur pa dijenin\u00eb time. Dhe duke e p\u00ebrmendur Z. Lefter Koka, dua t\u00eb kujtoj takimin tim pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2013 me t\u00eb te klubi i Osman\u00ebve n\u00eb Maminas, kur i kam th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i kujdessh\u00ebm si Minist\u00ebr me ligjin, sidomos me nj\u00eb Kryeminist\u00ebr si Rama, p\u00ebr t\u00eb cilin ligji s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb porosi ua kam dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebve u kemi besuar detyra me p\u00ebrgjegj\u00ebsi apo q\u00eb kan\u00eb punuar pran\u00eb meje.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb porosi ua kam th\u00ebn\u00eb pa u lodhur edhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi q\u00eb kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Lexova te libri i Ilir Ikonomit p\u00ebr Fan Nolin, se kur nj\u00eb prej kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij i ishte ankuar pse e kishte futur n\u00eb burg kur ai ishte Kryeminist\u00ebr, Fan Noli i kishte th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb shqiptar i ndersh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb burg. Por kur n\u00eb burg nuk t\u00eb fut Fan Noli, por nj\u00eb kryehajdut me cizme je shum\u00eb m\u00eb i nderuar.<\/p>\n<p>Jan\u00eb shum\u00eb figura politike q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cuniversitetin\u201d e burgut dhe jan\u00eb rikthyer m\u00eb t\u00eb fort\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe rasti i Presidentit Lula n\u00eb Brazil. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb ta kthesh n\u00eb nj\u00eb investim p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebsh gabimet e s\u00eb kaluar\u00ebs. Kam qen\u00eb i qart\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, pasi s\u2019mund t\u00eb pritet drejt\u00ebsi e pavarur nga \u201cRamaforma\u201d e \u201cRamaduros\u201d. Edhe shum\u00eb institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kan\u00eb theksuar p\u00ebrdorimin e gjyq\u00ebsorit si arm\u00eb politike. Por k\u00ebtu problem \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh. Ndaj kjo betej\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr ta, p\u00ebr t\u2019i treguar Strasburgut dhe Europ\u00ebs se Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut nuk njihet nga \u201cRamaforma\u201d e \u201cRamaduros\u201d dhe se gjykatat shqiptare q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjimin e SPAK, ve\u00e7 presionit politik.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha masat absurde represive vijn\u00eb se k\u00ebta dallkauk\u00eb kujtojn\u00eb se un\u00eb do t\u00eb hesht e nuk do t\u00eb vazhdoj betej\u00ebn time p\u00ebr t\u2019iu rikthyer lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb intimidohen n\u00eb format nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet nga Ramaduro. Mjafton t\u00eb shikosh situat\u00ebn n\u00eb burgje p\u00ebr t\u00eb kuptuar falimentimin e drejt\u00ebsis\u00eb. Mbi 2\/3 e popullsis\u00eb n\u00eb burgje jan\u00eb t\u00eb paraburgosur p\u00ebr statistika. Shum\u00eb prej tyre nuk merren n\u00eb pyetje edhe pse mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb apo dy vite k\u00ebtu. Shiko rastin e Z. Arben Ahmetaj, q\u00eb i shtyn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt hetimet se s\u2019kan\u00eb prova p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb gjykim. At\u00ebher\u00eb pse donin ta arrestonin me patjet\u00ebr q\u00eb para 2 vitesh? Apo p\u00ebr \u201cvibratorin\u201d? Pse me \u201cvibratorin\u201d do mbulojn\u00eb inceneratorin? Mbi 150 mij\u00eb dosje jan\u00eb stok n\u00eb gjykata. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e thjesht\u00eb shkon edhe 15 vite. Ndaj \u00e7montimi i Ramaform\u00ebs \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr shporrjen e Ramaduros. Duhet protest\u00eb dhe reagim kudo.<\/p>\n<p>T\u00eb huajt pranojn\u00eb \u00e7do regjim q\u00eb pranojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fuqin\u00eb korruptuese t\u00eb \u201cRamaduros\u201d e kemi par\u00eb si te McGonigali e plot ambasador\u00eb e diplomat\u00eb. Masat represive t\u00eb k\u00ebtyre m\u00eb bindin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar p\u00ebrpjekjet e mia p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e k\u00ebsaj junte mizore q\u00eb s\u2019njeh as ligjin e as Kanunin, por vet\u00ebm pabesin\u00eb dhe pengmarrjen. Partia e Liris\u00eb ka prej 27 Prillit t\u00eb 2024, Konvent\u00ebs historike, nj\u00eb program shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr dy dekadat e ardhshme. \u00c7lirimi nga nepotizmi, pavar\u00ebsisht nga pasojat afatshkurtra, i ka garantuar nj\u00eb frym\u00ebmarrje afatgjat\u00eb q\u00eb duhet shoq\u00ebruar me nj\u00eb riorganizim m\u00eb efikas n\u00eb kushtet e Narkoregjimit.\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/karta-e-monikes-ishte-ngjarja-me-shokuese-ne-jeten-time-meta-i-ben-vetes-interviste\/\">\u2018Karta e Monik\u00ebs ishte ngjarja m\u00eb shokuese n\u00eb jet\u00ebn time\u2019\/ Meta i b\u00ebn vetes intervist\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, i arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK, kishte paralajm\u00ebruar jav\u00ebn q\u00eb shkoi nj\u00eb intervist\u00eb me mediat. Intervista do t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrmes telefonit t\u00eb sekretarit t\u00eb PL-s\u00eb, Tedi Blushit. Por intervista nuk u zhvillua kurr\u00eb. Ndaj presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Meta i ka b\u00ebr\u00eb intervist\u00eb vetes dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28827","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28827"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28827\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}