{"id":28811,"date":"2025-06-30T19:50:09","date_gmt":"2025-06-30T19:50:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/pse-shba-nuk-ka-ambasador-ne-tirane-trump-kosova-dhe-shqiperia-ish-zyrtari-shba-zberthen-uashingtonin\/"},"modified":"2025-06-30T19:50:09","modified_gmt":"2025-06-30T19:50:09","slug":"pse-shba-nuk-ka-ambasador-ne-tirane-trump-kosova-dhe-shqiperia-ish-zyrtari-shba-zberthen-uashingtonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/pse-shba-nuk-ka-ambasador-ne-tirane-trump-kosova-dhe-shqiperia-ish-zyrtari-shba-zberthen-uashingtonin\/","title":{"rendered":"Pse SHBA nuk ka ambasador n\u00eb Tiran\u00eb? Trump-Kosova dhe Shqip\u00ebria, ish-zyrtari SHBA \u201czb\u00ebrthen\u201d Uashingtonin"},"content":{"rendered":"<p>Amerika \u00ebsht\u00eb n\u00eb Ballkan dhe gjithmon\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb garantuar paqen. K\u00ebshtu mund t\u00eb deshifrohen mesazhet e shumta t\u00eb d\u00ebrguara nga Presidenti Donald Trump, jav\u00ebn q\u00eb lam\u00eb pas, me fjalin\u00eb kryesore q\u00eb \u2018ndalova Serbin\u00eb t\u00eb niste nj\u00eb luft\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Duksh\u00ebm aktori destabilizues ka hequr mask\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Serbia, q\u00eb tregon se aspiratat e saj jan\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb dhe t\u00eb provoj\u00eb s\u00ebrish t\u00eb pushtoj\u00eb Kosov\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr q\u00ebndrojn\u00eb thuajse t\u00eb gjitha shtetet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb i konsiderojn\u00eb Shtetet e Bashkuara si garantuesin e paqes dhe promovuesin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer m\u00eb n\u00eb detaje k\u00ebto mesazhe dhe strategjin\u00eb e Uashingtonit p\u00ebr rajonin ton\u00eb, foli n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ditarin e Kosov\u00ebs nga Xhevahir Qardaku, ambasadori dhe diplomati i lart\u00eb n\u00eb pension t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Jonathan Moore, njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i Ballkanit Per\u00ebndimor dhe i pun\u00ebs s\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit me rajonin ton\u00eb, sepse ka punuar me t\u00eb dyja administratat, at\u00eb Demokrate dhe at\u00eb Republikane.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista<\/strong><\/p>\n<p><strong>Xhevahir Qardaku: E nisim me 3 deklaratat e Trump me fjalin\u00eb kryesore: Ndalova Serbin\u00eb t\u00eb niste nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb kuptojm\u00eb ne nga k\u00ebto deklarata?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jonathan Moore:<\/strong>\u00a0Un\u00eb do ta vij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb lidhur edhe me administrat\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb Trump kur priti kryeministrin e Kosov\u00ebs dhe presidentin Vu\u00e7in n\u00eb zyr\u00ebn Ovale. Tema q\u00eb iu prezantua presidentit Trump ishte q\u00eb ti jepte atij mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb konsolidonte dhe t\u00eb konfirmonte paqen n\u00eb Ballkan, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interes i madh i SHBA-s\u00eb dhe ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ky problem iu paraqit atij dhe u tha q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt bashk\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantonim paqen n\u00eb Ballkan. SHBA-t\u00eb kan\u00eb punuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar paqen. Presidenti Trump ka k\u00ebt\u00eb parasysh. Do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb dallim me situat\u00ebn sot dhe asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 2020. N\u00ebse shohim situat\u00ebn sot, kriza n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb Gaza, Izraeli me Iranin dhe luft\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb syrin e publikut, n\u00eb Ballkan, situata duket se funksionon shum\u00eb mir\u00eb dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb mik\u00eb pres\u00eb samitin e NATO-s n\u00eb vitin 2027. Ata q\u00eb tha zoti Trump do ta interpretoja si nj\u00eb thirrje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe aft\u00ebsin\u00eb e SHBA-ve p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb stabilitet n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><strong>Xhevahir Qardaku: Sa e rrezikuar \u00ebsht\u00eb Kosova p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr pushtim nga Serbia?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jonathan Moore:<\/strong>\u00a0Un\u00eb nuk parashikoj asnj\u00eb lloj l\u00ebvizje apo manov\u00ebr ushtarake nga Serbia. Serbia \u00ebsht\u00eb fort\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr rolin e NATO dhe KFOR n\u00eb Kosov\u00eb. Dialogu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces aktiv dhe lideri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb angazhuar shpesh n\u00eb koh\u00ebt e fundit n\u00eb rajon dhe ky proces vazhdon. Pengesa e vetme p\u00ebr progresin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Serbia i ka p\u00ebrmbushur shum\u00eb prej pritshm\u00ebrive p\u00ebr dialogun, ndoshta jo t\u00eb gjitha. Mungesa e asociacionit t\u00eb komunave serbe n\u00eb veri, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kosova ka r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb vitin 2013, para se Albin Kurti t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr, por ai \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb mandatin e tij teknik sepse nuk kemi nj\u00eb parlament t\u00eb ri, nuk kemi nj\u00eb kryetar kuvendi, nuk ka nj\u00eb drejtim t\u00eb caktuar dhe fatkeq\u00ebsisht edhe partit\u00eb opozitare nuk po bashkohen n\u00eb Kosov\u00ebs. Me shum\u00eb siguri do t\u00eb kemi zgjedhjet n\u00eb tetor. Kosova nuk ofron nj\u00eb projekt sa i p\u00ebrket dialogut, pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00ebdolloj z\u00ebrash ka p\u00ebrreth dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Ata njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb progres n\u00eb Kosov\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb, por pengesa politike \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht \u00e7far\u00eb po e pengon dialogun Kosov\u00eb-Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xhevahir Qardaku: Pse nuk kemi par\u00eb ende sanksione ndaj Serbis\u00eb kur kemi konfirmime nga t\u00eb dyja administratat se ka synime lufte n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jonathan Moore:<\/strong>\u00a0Presidenti Trump e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk do t\u00eb shikoj\u00eb konflikte t\u00eb tjera n\u00eb bot\u00eb dhe SHBA do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndaluar konfliktet. K\u00ebt\u00eb e pam\u00eb edhe gjat\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Iran. Q\u00ebllimi i Trump ishte i qart\u00eb: Zgjidheni situat\u00ebn, shkoni n\u00eb arm\u00ebpushim. N\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb lloj konflikti ushtarak n\u00eb Ballkan, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt, SHBA-t\u00eb do t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u angazhuar dhe p\u00ebr ta ndaluar konfliktin. SHBA nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr konflikte q\u00eb vazhdojn\u00eb pafund\u00ebsisht dhe k\u00ebt\u00eb Trump e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xhevahir Qardaku: Si e vler\u00ebsoni marr\u00ebveshjen e 2020 mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Uashington?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jonathan Moore:<\/strong>\u00a0Ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 dhe Hoti t\u00eb ishin n\u00eb zyr\u00ebn Ovale me Presidentin Trump. SHBA jan\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i fort\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO dhe \u00ebsht\u00eb ironike kur dallimet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb kaq t\u00eb forta dhe nuk ka nj\u00eb konsensus, por ka nj\u00eb konsensus t\u00eb gjer\u00eb midis SHBA-ve dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb populli shqiptar e di q\u00eb prej themelimit t\u00eb NATO-s n\u00eb 1949. Ne do t\u00eb donim t\u00eb shihnim m\u00eb shum\u00eb progres nga qeveria n\u00eb Prishtin\u00eb, por kjo ka qen\u00eb n\u00eb munges\u00eb n\u00ebn drejtimin e Kurtit. Shpresojm\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xhevahir Qardaku: A prisni q\u00eb Trump t\u2019i th\u00ebrras\u00eb n\u00eb zyr\u00eb lider\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare paqeje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jonathan Moore:<\/strong>\u00a0Formati ku mund t\u00eb ndodhen bisedat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e larg\u00ebt. \u00c7far\u00ebdo qoft\u00eb p\u00ebrmbajtja e negociatave p\u00ebr paqe sepse nuk kemi nj\u00eb qeveri n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar \u00e7far\u00ebdo teksti mbi asgj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb konsensusit pas zgjedhjeve t\u00eb Shkurtit. N\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb qeveri t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe pragmatike, ata duhet t\u00eb punojn\u00eb me vendet q\u00eb nuk e njohin brenda NATO-s dhe BE-s\u00eb duke u fokusuar m\u00eb pak te njohjet individuale nga vende n\u00eb Afrik\u00eb dhe n\u00eb Azi dhe t\u00eb shohin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb tek ato vende europiane q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur. Kjo do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb Kosova do t\u00eb duhej ta merrte vet p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, por p\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjendet terreni i p\u00ebrbashk\u00ebt jo duke dh\u00ebn\u00eb k\u00ebrkesa. Prishtina dhe Beogradi kan\u00eb nj\u00eb dialog dhe duke shkuar n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE duhet t\u00eb komunikojn\u00eb. N\u00eb Prishtin\u00eb nuk ka qeveri p\u00ebr t\u00eb negociuar, nd\u00ebrsa nga ana e pal\u00ebs serbe ata jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb nuk duken se mund t\u00eb ken\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet. Kur ka nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Prishtin\u00eb ideja e t\u00eb punuarit mbi shk\u00ebmbimet mbi kontaktet apo mbi procese liberalizimi p\u00ebr sa i p\u00ebrket regjimit t\u00eb kufijve dhe ve\u00e7an\u00ebrisht hapjes s\u00eb tregtis\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb progres pa qen\u00eb t\u00eb sforcuar p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb. Me t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb e kam biseduar, nuk ka gjasa q\u00eb t\u00eb njihet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Xhevahir Qardaku: A mendoni se ka ardhur koha q\u00eb Uashingtoni ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb procesin e njohjes reciproke p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb Ballkanit paqen e p\u00ebrjetshme n\u00eb Ballkan?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jonathan Moore:<\/strong>\u00a0Do t\u00eb isha shum\u00eb i lumtur t\u00eb shihja nj\u00eb rol t\u00eb SHBA-ve duke punuar me Bashkimin Europian. Vite m\u00eb par\u00eb un\u00eb kam udh\u00ebtuar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dialogun midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por ideja e asociacionit t\u00eb Komunave serbe dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr veriun e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr institucionet e ngritura p\u00ebr s\u00eb mbar\u00eb dhe p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e popullsive dhe kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe asnj\u00eb qeveri n\u00eb Prishtin\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb progres p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: Po, do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto. Qoft\u00eb ndalimi politik situata politike, e gjith\u00eb situata q\u00eb po ndodh ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb VV do t\u00eb ishte di\u00e7ka shum\u00eb artificiale dhe nuk do t\u00eb kishte gjasa t\u00eb ndodhte p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb shtytje t\u00eb re dhe kjo duhet b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xhevahir Qardaku: Aktualisht, n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Serbi nuk ka nj\u00eb ambasador zyrtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, pse kjo vones\u00eb n\u00eb rajon dhe \u00e7far\u00eb rreziqesh mund t\u00eb ket\u00eb? Duke pasur parasysh q\u00eb n\u00eb vendet tona mungesa e fjal\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ambasadori \u00ebsht\u00eb luks p\u00ebr politik\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jonathan Moore:<\/strong>\u00a0Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ju t\u00eb keni nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb folur me president\u00eb, me kryeminist\u00ebr apo dhe me vet popullin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fatkeqe q\u00eb nuk ka nj\u00eb ambasador n\u00eb vendet q\u00eb p\u00ebrmende, por mund t\u00eb them se mund t\u00eb b\u00ebni dallimin midis diplomat\u00ebve t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta apo t\u00eb ngarkuarve me pun\u00eb si n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb e Beograd, por edhe ata vet\u00eb po merren me nivelet m\u00eb t\u00eb larta qeveritare dhe ndaj shihni s\u00ebrish \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb vitin 1990, Ballkani kishte v\u00ebmendjen kryesore dhe k\u00ebt\u00eb e them me dashuri p\u00ebr Ballkanin, por ka shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb po ndodhin m\u00eb larg Ballkanit q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb v\u00ebmendjen.\u00a0<strong>(A2 Televizion)<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pse-shba-nuk-ka-ambasador-ne-tirane-trump-kosova-dhe-shqiperia-ish-zyrtari-shba-zberthen-uashingtonin\/\">Pse SHBA nuk ka ambasador n\u00eb Tiran\u00eb? Trump-Kosova dhe Shqip\u00ebria, ish-zyrtari SHBA \u201czb\u00ebrthen\u201d Uashingtonin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Amerika \u00ebsht\u00eb n\u00eb Ballkan dhe gjithmon\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb garantuar paqen. K\u00ebshtu mund t\u00eb deshifrohen mesazhet e shumta t\u00eb d\u00ebrguara nga Presidenti Donald Trump, jav\u00ebn q\u00eb lam\u00eb pas, me fjalin\u00eb kryesore q\u00eb \u2018ndalova Serbin\u00eb t\u00eb niste nj\u00eb luft\u00eb\u2019. Duksh\u00ebm aktori destabilizues ka hequr mask\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Serbia, q\u00eb tregon se aspiratat e saj jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28811","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28811\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}