{"id":28798,"date":"2025-06-30T19:10:45","date_gmt":"2025-06-30T19:10:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/numri-i-emigranteve-shqiptare-ne-angli-nigel-farage-kembengul-shifrat-e-mia-ok-te-rames-gabim\/"},"modified":"2025-06-30T19:10:45","modified_gmt":"2025-06-30T19:10:45","slug":"numri-i-emigranteve-shqiptare-ne-angli-nigel-farage-kembengul-shifrat-e-mia-ok-te-rames-gabim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/numri-i-emigranteve-shqiptare-ne-angli-nigel-farage-kembengul-shifrat-e-mia-ok-te-rames-gabim\/","title":{"rendered":"Numri i emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Angli\/ Nigel Farage k\u00ebmb\u00ebngul: Shifrat e mia \u2018OK\u2019, t\u00eb Ram\u00ebs gabim"},"content":{"rendered":"<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje shifrash t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe debati n\u00eb distanc\u00eb mes Nigel Farage dhe Edi Ram\u00ebs, por edhe nj\u00eb qejfmbetje e kreut t\u00eb partis\u00eb \u201cReform UK\u201d,\u00a0ndaj kritikave t\u00eb kryeministrit shqiptar p\u00ebr nismat ndaj emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn ekskluzive p\u00ebr Top Channel dh\u00ebn\u00eb gazetarit Muhamed Veliu, Nigel Farage k\u00ebmb\u00ebngul se e ka fituar bastin me Edi Ram\u00ebn, por nd\u00ebrkoh\u00eb e thot\u00eb hapur se nuk i kan\u00eb p\u00eblqyer q\u00ebndrimet kritike t\u00eb shefit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare ndaj BREX-it, referendumit q\u00eb e nxori Anglin\u00eb jasht\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu- Zoti Farage, \u00e7far\u00eb ju b\u00ebri t\u00eb komentoni at\u00eb q\u00eb Kryeministri Edi Rama tha n\u00eb intervist\u00ebn e tij p\u00ebr\u00a0<\/strong><em><strong>The Guardian<\/strong><\/em><strong>, ku ai kritikoi qeverin\u00eb aktuale britanike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e imigracionit, ashtu si\u00e7 b\u00ebni ju \u00e7do dit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nigel Farage- Shiko e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja me t\u00eb burgosurit e huaj \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e madhe k\u00ebtu n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Ne kemi mbi 10.000 t\u00eb burgosur t\u00eb nacionaliteteve t\u00eb huaja n\u00eb burgjet tona dhe kjo ka \u00e7uar t\u00eb tejmbushje. Ne p\u00ebr t\u00eb liruar vende po nxjerrim parakohe nga burgu ata q\u00eb kan\u00eb kryer krime serioze. Pra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka nj\u00eb debat. Dhe t\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb burgjet tona dhe un\u00eb besoj se ata nuk duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb por duhet t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri. Tani, kryeministri juaj zoti Rama i cili asnj\u00ebher\u00eb nuk ka turp dhe \u00ebsht\u00eb arg\u00ebtues dhe natyrisht \u00ebsht\u00eb kundra Brexit pa\u00e7ka se Brexit nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me t\u00eb. \u00a0K\u00ebt\u00eb kurr\u00eb nuk e kam kuptuar, ai vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje shifrat e mija. 1 n\u00eb 50 shqiptar\u00eb n\u00eb Britani \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg duke th\u00ebn\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri. Zoti Rama m\u00eb sulmoi mua dhe m\u00eb pas tha se n\u00ebse shifrat e mija jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta ai u angazhua ti marr\u00eb ata n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb kontrollet dhe ri-kontrollet e mija t\u00eb shifrave dhe statistikat zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb tetorit 2024 tregoj\u00eb se jan\u00eb af\u00ebrsisht 53.000 shqiptar\u00eb n\u00eb Britani dhe prej tyre 1.200 n\u00eb burgje. Pra ekzakt\u00ebsisht 1 n\u00eb 50 \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg. Tani Rama na thot\u00eb se jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Britani sepse shum\u00eb kan\u00eb ardhur ilegalisht me gomone. Pra kjo e b\u00ebn shifr\u00ebn e atyre q\u00eb s\u2019duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Britani m\u00eb t\u00eb madhe. Un\u00eb dua tju them se kryeministri juaj e ka gabim n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb. Ne kemi k\u00ebtu nj\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr 50 krime. Hajde tani Edi pasi me premtove un\u00eb i nxora shifrat ata tashm\u00eb t\u00eb tut\u00eb ti marr\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu- A u befasuat kur mor\u00ebt dy p\u00ebrgjigje n\u00eb X nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, pasi ju, n\u00eb emisionin tuaj n\u00eb GB News, i k\u00ebrkuat q\u00eb t\u00eb marr\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit shqiptar\u00eb nga Mbret\u00ebria e Bashkuar p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Nigel Farage- Ai kritikoi vendin tim duke th\u00ebn\u00eb se jemi zhytur n\u00eb nj\u00eb vend me err\u00ebsir\u00eb duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb d\u00ebrgimin e emigrant\u00ebve jasht\u00eb. Un\u00eb i thash se kjo \u00ebsht\u00eb hipokrizi pasi vendi juaj ka negociuar me Melonin e Italis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb emigrant\u00eb. Ai nuk mund t\u00eb jet\u00eb kritik dhe standarde t\u00eb dyfishta dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb t\u00eb burgosurit shqiptar\u00eb e kthej\u00eb ata n\u00eb vendlindje. Ai po e shijon p\u00ebrballjen me mua n\u00eb T\u00ebitter. Un\u00eb ju premtoj ju se kur ai thot\u00eb se shifrat e mija jan\u00eb t\u00eb gabuara un\u00eb i them. Jo. Ai i ka shifrat gabim. Un\u00eb jam me t\u00eb drejt\u00ebn dhe m\u00ebzi pres ta mbaj premtimin.<\/p>\n<p><strong>Kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn q\u00eb zoti Rama ka kritikuar politikan\u00eb britanik\u00eb si Suella Braverman dhe Robert Jenrick. Tashm\u00eb duket se edhe ju jeni p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim replikash me Edi Ram\u00ebn mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Kush mendoni se do ta fitoj\u00eb k\u00ebt\u00eb debat?<\/strong><\/p>\n<p>Nigel Farage- Ai, b\u00ebn shum\u00eb zhurm\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i madh. Natyrisht i p\u00ebrket krahut t\u00eb majt\u00eb, ka pik\u00ebpamje glogaliste dhe kundra Brexit. M\u00eb lejoni tu them se kjo nuk \u00ebsht\u00eb puna e tij. Nuk \u00ebsht\u00eb arsye t\u00eb kritikoj\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Shiko, un\u00eb dua shqiptar\u00ebt e mir\u00eb t\u00eb vin\u00eb n\u00eb Britani. Ne nuk duam njer\u00ebz q\u00eb vin\u00eb nga Shqip\u00ebria t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj. \u00c7do vend i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Dhe un\u00eb mendoj se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplase- ju keni t\u00eb drejt\u00eb kur thoni se Rama ka kritikuar Suel\u00ebn dhe Robert Xhenrik dhe un\u00eb e kam par\u00eb at\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn por Rama ka ndezur me mua nj\u00eb p\u00ebrplasje p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gabuar. Shifrat e mija jan\u00eb n\u00eb rregull. Numrat e Edi Ram\u00ebs jan\u00eb gabim. Ai ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim dhe un\u00eb dua q\u00eb ta respektoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A jeni i gatsh\u00ebm t\u00eb debatoni ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me Kryeministrin Edi Rama mbi disa shifrat q\u00eb ju po flisni?<\/strong><\/p>\n<p>Nigel Farage- Shiko edhe pse un\u00eb tani\u00a0 nuk pajtohem me filozofin\u00eb e tij dhe shifrat i ka gabim un\u00eb nuk e kam takuar akoma. P\u00ebr mua ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb arg\u00ebtuese. K\u00ebshtu, n\u00ebse un\u00eb ftohem n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr drek\u00eb me Edi Ram\u00ebn un\u00eb do t\u00eb vij.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu- N\u00ebse rezulton q\u00eb shifra q\u00eb keni p\u00ebrmendur \u2013 q\u00eb 1 n\u00eb 50 shqiptar\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg \u2013 \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb, a do t\u00eb k\u00ebrkoni falje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zoti Rama dje deklaroi se n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar ka nj\u00eb vler\u00ebsim prej mbi 140,000 shqiptar\u00ebsh, shif\u00ebr e cila iu referua edhe nj\u00eb seance d\u00ebgjimore dhe raporti t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Komunave n\u00eb vitin 2023 \u2013 dhe nga p\u00ebrvoja ime si gazetar q\u00eb jetoj dhe punoj n\u00eb Lond\u00ebr prej m\u00eb shum\u00eb se 11 vitesh, mund t\u00eb them me siguri se af\u00ebrsisht 200,000 shqiptar\u00eb jetojn\u00eb sot n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar \u2013 qoft\u00eb me leje q\u00ebndrimi apo ilegalisht.<\/strong><\/p>\n<p>Nigel Farage- N\u00ebse ata jan\u00eb ilegalisht at\u00ebher\u00eb numri kriminel\u00ebve shqiptar\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb 1 n\u00eb 50 por 1 n\u00eb 2 dhe n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja ata duhet t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri. Shifrat i kam n\u00eb rregull. Ato jan\u00eb shifra t\u00eb rregullta zyrtare. N\u00ebse mbrojtja e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb se Nigel \u00ebsht\u00eb gabim sepse shum\u00eb prej tyre jan\u00eb ilegal\u00eb kjo e b\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb favorin tim dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fondamentale gabim p\u00ebr Ram\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu- Q\u00eb nga viti 2023, Shqip\u00ebria dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr transferimin e t\u00eb d\u00ebnuarve, e cila \u00ebsht\u00eb funksionale, dhe m\u00eb shum\u00eb se 15 shtetas shqiptar\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me mbi 4 vite burg tashm\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend q\u00eb pranon nj\u00eb fluturim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm (charter) nga Home Office i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, me emigrant\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebbuar \u00e7do jav\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, SPAK (Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar) dhe NCA (Agjencia Komb\u00ebtare e Krimit e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar) kan\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt hetimi \u2013 e vetmja e k\u00ebtij lloji n\u00eb Ballkan. A i jepni merit\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin kaq t\u00eb ngusht\u00eb me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar?<\/strong><\/p>\n<p>Nigel Farage- \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fillim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fillim. Dhe n\u00ebse flasim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm pse kryeministri juaj m\u00eb sulmon mua. Kjo nuk b\u00ebn sens. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fillim zoti Rama. Kur un\u00eb do t\u00eb vij tju takoj p\u00ebr drek\u00eb do t\u00eb flasim gjat\u00eb dhe do t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira mes dy vendeve natyrisht n\u00ebse ai ndal sulmin ndaj Brexit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/numri-i-emigranteve-shqiptare-ne-angli-nigel-farage-kembengul-shifrat-e-mia-ok-te-rames-gabim\/\">Numri i emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Angli\/ Nigel Farage k\u00ebmb\u00ebngul: Shifrat e mia \u2018OK\u2019, t\u00eb Ram\u00ebs gabim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje shifrash t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe debati n\u00eb distanc\u00eb mes Nigel Farage dhe Edi Ram\u00ebs, por edhe nj\u00eb qejfmbetje e kreut t\u00eb partis\u00eb \u201cReform UK\u201d,\u00a0ndaj kritikave t\u00eb kryeministrit shqiptar p\u00ebr nismat ndaj emigrant\u00ebve. N\u00eb intervist\u00ebn ekskluzive p\u00ebr Top Channel dh\u00ebn\u00eb gazetarit Muhamed Veliu, Nigel Farage k\u00ebmb\u00ebngul se e ka fituar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28798","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28798"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28798\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}