{"id":28792,"date":"2025-06-30T18:02:06","date_gmt":"2025-06-30T18:02:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/kater-fakte-qe-zbulojne-genjeshtrat-e-sali-berishes-ka-qene-ai-dhe-partia-demokratike-qe-ndryshuan-destinacionin-e-klubit-partizani-nga-sportiv-ne-shesh-ndertimi-per-19-kullat-e-dhendrit\/"},"modified":"2025-06-30T18:02:06","modified_gmt":"2025-06-30T18:02:06","slug":"kater-fakte-qe-zbulojne-genjeshtrat-e-sali-berishes-ka-qene-ai-dhe-partia-demokratike-qe-ndryshuan-destinacionin-e-klubit-partizani-nga-sportiv-ne-shesh-ndertimi-per-19-kullat-e-dhendrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/kater-fakte-qe-zbulojne-genjeshtrat-e-sali-berishes-ka-qene-ai-dhe-partia-demokratike-qe-ndryshuan-destinacionin-e-klubit-partizani-nga-sportiv-ne-shesh-ndertimi-per-19-kullat-e-dhendrit\/","title":{"rendered":"Kat\u00ebr fakte q\u00eb zbulojn\u00eb g\u00ebnjeshtrat e Sali Berish\u00ebs: Ka qen\u00eb ai dhe Partia Demokratike q\u00eb ndryshuan destinacionin e klubit Partizani, nga sportiv n\u00eb shesh nd\u00ebrtimi p\u00ebr 19 kullat e dh\u00ebndrit"},"content":{"rendered":"<p>Rreth afer\u00ebs s\u00eb privatizimit t\u00eb ish-Klubit Partizani, linja e mbrojtjes e Sali Berish\u00ebs dhe dh\u00ebndrit \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata nuk kan\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi ndryshimin e destinacionit t\u00eb p\u00ebrdorimit p\u00ebr terrene t\u00eb Ish Klubit Partizani, nga sportive n\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtueshme. Pra, edhe n\u00ebse fal\u00eb k\u00ebtij ndryshimi familja Berisha-Malltezi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb miliardere,\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/453\">Sali Berisha<\/a>\u00a0dhe dh\u00ebndri i tij, t\u00eb akuzuar nga SPAK dhe GJKKO p\u00ebr korrupsion edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim, ia l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb Edi Ram\u00ebs. Prokuroria dhe gjykata antikorrupsion thon\u00eb se ai ndryshim destinacioni p\u00ebrdorimi u favorizua dhe u firmos nga Sali Berisha, por e v\u00ebrteta e zbuluar tani \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb thell\u00eb se kaq, dhe 4 faktet t\u00eb reja mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe nga SPAK si prova te fundit p\u00ebr t\u00eb vendosur familjen Berisha p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrgjegjsis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<div class=\"ads_desktop\"><\/div>\n<p>N\u00eb fakt, dokumentat e zbuluar nga redaksia investigative e Shqiptarja.com v\u00ebrtetojn\u00eb se gjith\u00eb vendimet e marra p\u00ebr t\u00eb ndryshuar destinacionin e p\u00ebrdorimit t\u00eb terrenit mbi t\u00eb cilin q\u00ebndronte Klubi Sportiv Partizani dhe ku\u00a0 pastaj u nd\u00ebrtuan 19 kullat, u firmos\u00ebn gjithmon\u00eb nga Sali Berisha, nga Lulzim Basha dhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Dhe ndryshe nga amendimet e familjes Berisha, ky konkluzion bazohet mbi 4 fakte te pakund\u00ebrshtueshme.<\/p>\n<p><strong>FAKTI I\/ Ndryshimin e par\u00eb t\u00eb destinacionit t\u00eb Ish-Klubit Partizani n\u00eb 2006 e b\u00ebri KRRT e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, por me shumic\u00ebn e votave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike<\/strong><br \/>\nVendimi i par\u00eb, q\u00eb i takon vet\u00ebm nj\u00eb pjese t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb sip\u00ebrfaqes, baraz me 0.7 hektar\u00eb, u firmos nga KRT e Tiran\u00ebs drejtuar nga Edi Rama si kryetari i bashkis\u00eb me 7 mars 2006 dhe u ratifikua m\u00eb pas nga Sali Berisha n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb KRRTRSH-s\u00eb komb\u00ebtare me 21 n\u00ebntor 2006. Berisha dhe dh\u00ebndri i tij shfryt\u00ebzuan k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u2019ja hedhin \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha deklaroi deri edhe se ai ndryshim destinacioni p\u00ebrdorimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim p\u00ebr t\u00eb cilin Edi Rama duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet me nj\u00eb d\u00ebnim deri 10 vjet burg!! N\u00eb realitet, \u00e7ka p\u00ebrmbys p\u00ebrfundimisht akuz\u00ebn e familjes Berisha \u00ebsht\u00eb fakti se KRT e Tiran\u00ebs n\u00eb mars 2006 kontrollohej nga 13 eksponent\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike (q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment ishte n\u00eb qeverisjen e vendit) kund\u00ebr 7 t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje e detyruar nga neni 19 i ligji urbanistik i 1998 (i cili nj\u00eb vit m\u00eb pas ne fakt u modifikua). Absurditeti i KRT-je e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs e drejtuar nga kryebashkiaku (pra pushteti vendor), por e kontrolluar nga shumica e pushtetit q\u00ebndror, u kund\u00ebrshtua edhe nga Gjykata Kushtetuese me nj\u00eb vendim t\u00eb 21.12.2006, me t\u00eb cil\u00ebn denonconte se \u201dneni 19 i ligjit\u00a0 \u201cP\u00ebr Urbanistik\u00ebn\u201d, parashikon p\u00ebrb\u00ebrjen e KRRT-s\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb, Tiran\u00eb me nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit qendror (pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Partia demokratike \u2013 sh. red. )dhe me pakic\u00ebn prej 1\/3-\u00ebs t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve nga pushteti vendor (pra Partia socialiste \u2013 sh. red.), dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr shkak, nga i cili ka lindur mosmarr\u00ebveshja e kompetenc\u00ebs nd\u00ebrmjet dy pushteteve\u201d.<\/p>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb e pakund\u00ebrshtueshme se modifikimi i par\u00eb i destinacionit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs se Klubit Partizani nga sportiv n\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuesh\u00ebm nuk u vendos nga Edi Rama si\u00e7 pretendon Berisha dhe dh\u00ebndrri, por nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb kontrollonin numerikisht organizmin urbanistik t\u00eb kryeqytetit me kryetar Bashkie Edi Ram\u00ebn. N\u00ebse do t\u00eb kishin qen\u00eb kund\u00ebr, i kishin votat e duhura p\u00ebr ta rr\u00ebzuar vendimin. Vendimi u ratifikua p\u00ebrfundimisht n\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb pas nga kryeministri Sali Berisha n\u00eb funksionin e tij si kryetar i KRRTRSH-s\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n<h5>Foto: Pjes\u00eb e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese 21.12.2006<\/h5>\n\n<p><strong>FAKTI II\/ Plani urbanistik i Ram\u00ebs i vitit 2008 nuk u ratifikua kurr\u00eb nga Sali Berisha. Por ai, duke ndryshuar ligjin per sportin, u hapi prap\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin mbi terrenet sportive ish pronar\u00ebve<\/strong><br \/>\nFamilja Berisha pretendon se edhe m\u00eb pas, p\u00ebr\u00a0 ndryshimin e destinacionit t\u00eb tokave q\u00eb kishin mbetur sportive brenda ish klubit Partizani, p\u00ebrgjegj\u00ebs \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Nj\u00eb akuze q\u00eb b\u00ebhet duke cituar planin urbanistik \u2018\u2019Urbaplan\u2019\u2019 t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb votuar nga Rama me 27.12.2008. Por ajo q\u00eb familja Berisha nuk e tregon \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai plan nuk ka hyr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb fuqi pik\u00ebrisht sepse Sali Berisha q\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb KRRTRSH-s\u00eb, nuk e ratifikoi kurre. Plani i b\u00ebr\u00eb nga studio zvicerane Urbaplan me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kryebashkiakut Edi Rama, mbulonte gjith\u00eb Tiran\u00ebn dhe jo vet\u00ebm tokat e Klubit Partizani. P\u00ebr Berish\u00ebn ishte prioritare nga pik\u00ebpamja politike t\u00eb sabotonte planin rregullator t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb treguar se kryebashkiaku Edi Rama kishte qen\u00eb i paaft\u00eb ta realizonte, nj\u00eb l\u00ebvizje taktike n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb majit 2011. Ky argument u p\u00ebrdor p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb si arm\u00eb politike kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb edhe vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e PD-s\u00eb q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb, bllokuan punimet e KRT-s\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u201cderisa Rama t\u00eb b\u00ebj\u00eb planin urbanistik\u201d, q\u00eb Sali Berisha ama nuk e firmoste. Me k\u00ebt\u00eb refren KRT e kryeqytetit, p\u00ebr gati dy vite, nuk mundi as t\u00eb mblidhej.<\/p>\n<div class=\"ads_desktop\"><\/div>\n<p>P\u00ebr Berish\u00ebn ishte prioritare t\u00eb godiste Ram\u00ebn politikisht duke sabotuar planin urbanistik, pasi nd\u00ebrkoh\u00eb problemin e ndryshimi t\u00eb destinacionit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tokave sportive t\u00eb Klubit Partizani q\u00eb i sh\u00ebrbenin familjes s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sip\u00ebr kullat, e kishte zgjidhur ndryshe, duke modifikuar Ligjin per sportet. Pra, nuk kishte m\u00eb nevoj\u00ebn e planit urbanistik p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Ne fakt deri n\u00eb korrik t\u00eb 2007 ligji p\u00ebr sportet parashikonte mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me kon\u00e7ension terrenet sportive privat\u00ebve, por \u201cme kushtin q\u00eb t\u00eb mos modifikonin destinacionin e p\u00ebrdorimit\u201d.\u00a0 Me ligjin nr.9963 dat\u00eb 21.07.2008 Berisha modifikon nenin 31 t\u00eb ligjit mbi Sportet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: \u201cObjektet sportive privatizohen nga pronar\u00ebt e truallit, kur ka te tille, ne t\u00eb kund\u00ebrt jepen me koncension me kusht qe te mos ndryshoj\u00eb destinacioni\u201d. Modifikimi duket t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb favorizuar ish-pronar\u00ebt e Klub Partizanit t\u00eb cil\u00ebve, jo vet\u00ebm iu dha e drejta p\u00ebr t\u00eb privatizuar objektet sportive, por iu lejua t\u00eb modifikojn\u00eb edhe destinacionin e p\u00ebrdorimit, nj\u00eb penges\u00eb q\u00eb mbetet p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Berisha, duke u p\u00ebrpjekur sot t\u00eb mbrohet nga akuzat, pretendon se kushti \u201ct\u00eb mos ndryshoj\u00eb destinacioni\u201d sipas tij vlente edhe p\u00ebr ish-pronar\u00ebt, nd\u00ebrsa SPAK thot\u00eb se hartimi i nenit t\u00eb ri 31 b\u00ebr\u00eb nga qeveria Berisha nuk l\u00eb asnj\u00eb dyshim: N\u00ebse ka ish pronar\u00eb (dhe \u201crast\u00ebsisht\u201d Klubi Partizani kishte) ata mund t\u00eb privatizojn\u00eb terrenet pa asnj\u00eb kusht, pra edhe duke ndryshuar destinacionin.\u00a0 Prova p\u00ebrfundimtare \u00ebsht\u00eb q\u00eb trashgimtar\u00ebt t\u00eb shtyr\u00eb nga\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/2993\">Jamarb\u00ebr Malltezi<\/a>\u00a0q\u00eb kishte garanci nga vjerri, vendos\u00ebn ta k\u00ebrkonin dhe ta privatizonin tokat sportive, t\u00eb cilat pa mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar destinacionin e perdorimit, n\u00eb fakt nuk do kishin asnj\u00eb vler\u00eb. Si\u00e7 raporton dhe Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb nj\u00eb investigim gazetaresk\u00a0 t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, i konsideruar \u201ckorrekte\u201d edhe nga Jamarb\u00ebr Malltezi, ai modifikim i ligjit mbi Sportet nxiti nj\u00eb debat t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Parlament nga ana e Partis\u00eb Socialiste pik\u00ebrisht mbi interpretimin e nenit 31. Deputeti Erjon Bra\u00e7e denoncoi at\u00eb q\u00eb ne fakt u realizua m\u00eb von\u00eb: Formulimi i modifikimit t\u00eb atij neni mbi destinacionin e p\u00ebrdorimit vendosur nga Sali Berisha, n\u00eb fakt lejonte ish-pronar\u00ebt t\u00eb modifikonin terrenin per t\u00eb zev\u00ebnd\u00ebsuar fushat sportive dhe palestrat me kullat.<\/p>\n<p><strong>FAKT III\/ Edhe pas debatit n\u00eb Kuvend me Partin\u00eb Socialiste mbi interpretimin e atij neni, Sali Berisha nuk e ndryshon formulimin pik\u00ebrisht pse ai ndryshim favorizonte dh\u00ebndrin si ish pronar<\/strong><br \/>\nDuke lexuar pjes\u00ebn e debatit t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb kuvend t\u00eb korrikut 2008 gjate te cil\u00ebs Erjon Brace ka kundershtuar interpretimin logjik te nenit 31 mbi ndryshimin e destinacionit (te nj\u00ebjtin interpretim q\u00eb ka ber\u00eb sot SPAK), Sali Berisha nuk pranon asnj\u00eb ndryshim. Duket qart\u00eb keshtu qellimi tek ai ndryshim. Madje edhe at\u00ebhere si po ben sot, Berisha ka shkarkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb te Edi Rama.<\/p>\n<p>Erjon Bra\u00e7e, deputet i PS: Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb fakti tjet\u00ebr, q\u00eb fjalia mbyllet k\u00ebtu: \u201cObjektet sportive privatizohen nga pronar\u00ebt e truallit kur ka t\u00eb till\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt jepen me koncesion me kusht q\u00eb t\u00eb mos ndryshoj\u00eb destinacioni.\u201d Pra kushtin q\u00eb t\u00eb mos ndryshoj\u00eb destinacioni ju e futni n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen vet\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb aksionere apo p\u00ebr klubet, dhe mir\u00eb b\u00ebni. Por \u00e7\u2019ndodh n\u00eb rastin kur ka ish-pronar\u00eb? E mori pron\u00ebn pronari, shum\u00eb mir\u00eb, ia dhat\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, por pse nuk vendosni kushtin, q\u00eb normalisht kjo pron\u00eb t\u00eb mos tjet\u00ebrsohet? Prandaj, zoti Kryeminist\u00ebr, thash\u00eb pak m\u00eb par\u00eb q\u00eb ky nen nuk ka lidhje me sportin. Ky nen ka lidhje me trojet dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Sali Berisha<\/strong>:\u00a0<em>Do t\u00eb p\u00ebrgjigjem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pronar\u00ebt, t\u00eb jesh i bindur q\u00eb Qeveria ka zero tag\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Qeveria e Tiran\u00ebs jeni ju dhe \u00ebsht\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. T\u00eb nderuar zot\u00ebrinj, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pronar\u00ebt me territorin e tyre, e ka n\u00eb dor\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs dhe pronari, jo Qeveria. N\u00eb fakt, ju e keni sh\u00ebnjestr\u00ebn tjet\u00ebrkund, jo tek un\u00eb. \u00cbsht\u00eb puna juaj.<\/em><\/p>\n<p><strong>Erjon Bra\u00e7e:<\/strong>\u00a0<em>Kjo \u00ebsht\u00eb themelore p\u00ebr t\u00eb garantuar ekzistenc\u00ebn e klubeve sportive dhe ushtrimin e sportit n\u00eb k\u00ebto objekte sportive n\u00eb vijim. Un\u00eb nuk mund ta pranoj konceptin tuaj q\u00eb ju nuk nd\u00ebrhyni. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Territorin nuk e qeverisin vet\u00ebm nj\u00ebsit\u00eb vendore, at\u00eb e qeverisni edhe ju dhe ju jeni kryetari i KRTRSH-s\u00eb, jeni ju q\u00eb, jo m\u00eb larg se disa muaj m\u00eb par\u00eb, keni ndryshuar me vendim t\u00eb KRTRSH-s\u00eb destinacionin e disa zonave sportive n\u00eb Tiran\u00eb. Prandaj, do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb ju, personalisht, ta pranoni k\u00ebt\u00eb kusht p\u00ebr ish-pronar\u00ebt\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Edhe pse ishte paralajm\u00ebruar p\u00ebr rrezikun e keqkuptimit t\u00eb asaj fjalie, Berisha refuzoi t\u00eb modifikonte formulimin e nenit n\u00eb ligj si\u00e7 ja pat sygjeruar Erjon Bra\u00e7e, duke konfirmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e modifikimit t\u00eb ligjit ishte pik\u00ebrisht lejimi i ndryshimit t\u00eb destinacionit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb terreneve sportive nga ana e ish-pronar\u00ebve. Pak muaj pas modifikimit t\u00eb ligjit mbi Sportet, terrenet sportive t\u00eb Klubit Partizani u mor\u00ebn n\u00eb dor\u00ebzim nga ish-pronar\u00ebt dhe mbi truallin dhe Jamarb\u00ebr Malltezi mundi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb 19\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/872\">kulla<\/a>.<\/p>\n<p><strong>FAKT IV\/ Me planin urbanistik t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs t\u00eb certifikuar nga Sali Berisha, trualli sportiv i ish Klubit Partizani u transformua perfundimisht n\u00eb shesh ndertimi, duke lejuar nd\u00ebrtimin e 19 kullave nga familja Berisha<\/strong><br \/>\nPavar\u00ebsisht nga mundesit\u00eb e sigurura nga Ligji per Sportet, kur tashme kishin fituar zgjiedhjet e majit 2011, destinacioni i p\u00ebrdorimit t\u00eb atyre terreneve sportive u modifikua p\u00ebrfundimisht edhe nga Bashkia dhe nga KRRTRSH. Por jo kur ishte kryetar bashkie Edi Rama si\u00e7\u00a0pretendojne Saliu dhe Abi, por n\u00eb 2013 kur ishte kryebashkiak Lulzim Basha.<\/p>\n<p>Plani i tij urbanistik, q\u00eb modifikoi pjes\u00ebrisht projektin t\u00eb Urbaplan t\u00eb Edi Ram\u00ebs q\u00eb si\u00e7\u00a0e pam\u00eb nuk kishte hyr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb fuqi , u votua vet\u00ebm nga Partia Demokratike dhe m\u00eb pas u ratifikua nga Sali Berisha si kryetari i KRTRSH. Por n\u00ebse ishte kunder ndryshimit te destinacionit te fushave sportive sic pretendon sot, pse Berisha nuk e detyroi Luzlim Bash\u00ebn ta ndryshonte planin e pergatitur nga Edi Rama?<\/p>\n<p>Ne fakt terrenet sportive t\u00eb Klubit Partizani tashm\u00eb t\u00eb privatizuara edhe nga familja Berisha-Malltezi u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb nd\u00ebrtueshme. Rruga p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 19 kullave n\u00eb vend t\u00eb fushave t\u00eb sportit, pistave t\u00eb vrapit, palestrave dhe pishin\u00ebs, ishte p\u00ebrfundimisht e hapur. Konsulent p\u00ebr planin rregullator p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs t\u00eb kryesuar nga Lulzim Basha qe i hapi rrug\u00ebn investimit kolosal, ishte vet\u00eb investitori Jamarb\u00ebr Malltezi.\/<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/investigimi-i-ri-kater-fakte-qe-tregojne-se-kane-qene-sali-berisha-dhe-partia-demokratike-ata-qe-ndryshuan-destinacionin-sportiv-te-klubit-partizani-ne-shesh-ndertimi-per-19-kullat-e-dhendrit\"><em><strong>Shqiptarja.com\u00a0<\/strong><\/em><\/a><\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/kater-fakte-qe-zbulojne-genjeshtrat-e-sali-berishes-ka-qene-ai-dhe-partia-demokratike-qe-ndryshuan-destinacionin-e-klubit-partizani-nga-sportiv-ne-shesh-ndertimi-per-19-kullat-e-dhendrit\/\">Kat\u00ebr fakte q\u00eb zbulojn\u00eb g\u00ebnjeshtrat e Sali Berish\u00ebs: Ka qen\u00eb ai dhe Partia Demokratike q\u00eb ndryshuan destinacionin e klubit Partizani, nga sportiv n\u00eb shesh nd\u00ebrtimi p\u00ebr 19 kullat e dh\u00ebndrit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth afer\u00ebs s\u00eb privatizimit t\u00eb ish-Klubit Partizani, linja e mbrojtjes e Sali Berish\u00ebs dhe dh\u00ebndrit \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata nuk kan\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi ndryshimin e destinacionit t\u00eb p\u00ebrdorimit p\u00ebr terrene t\u00eb Ish Klubit Partizani, nga sportive n\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtueshme. Pra, edhe n\u00ebse fal\u00eb k\u00ebtij ndryshimi familja Berisha-Malltezi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb miliardere,\u00a0Sali Berisha\u00a0dhe dh\u00ebndri i tij, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28792","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28792"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28792\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}