{"id":28783,"date":"2025-06-30T16:46:38","date_gmt":"2025-06-30T16:46:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/manuali-per-kapjen-e-medias-made-in-albania\/"},"modified":"2025-06-30T16:46:38","modified_gmt":"2025-06-30T16:46:38","slug":"manuali-per-kapjen-e-medias-made-in-albania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/manuali-per-kapjen-e-medias-made-in-albania\/","title":{"rendered":"Manuali p\u00ebr kapjen e medias: Made in Albania"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb aspekt ky\u00e7 i sistemit politik shqiptar \u00ebsht\u00eb aparati i tij mediatik, i cili funksionon si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi kryesor i propagand\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb. Reporter\u00ebt pa Kufij e p\u00ebrshkruajn\u00eb gjendjen aktuale n\u00eb vendin ton\u00eb si vijon:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, liria e shtypit dhe pavar\u00ebsia e medias k\u00ebrc\u00ebnohen nga konfliktet e interesit mes bot\u00ebs s\u00eb biznesit dhe asaj politike, nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor i d\u00ebmtuar dhe nj\u00eb rregullim partizan. Gazetar\u00ebt jan\u00eb viktima t\u00eb akteve t\u00eb intimidimit nga politikan\u00ebt dhe krimi i organizuar.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i fundit i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i marr\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2025, lidhur me paraburgimin e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, hedh drit\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi k\u00ebto \u201ckonflikte interesi\u201d mes qeveris\u00eb socialiste dhe mediave shqiptare. Dosja e bashk\u00eblidhur me vendimin p\u00ebrmban disa p\u00ebrgjime t\u00eb bisedave t\u00eb Veliajt gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb paraburgim, ku ai p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb kontrollin e tij t\u00eb gjer\u00eb mbi median kryesore p\u00ebr t\u00eb ndikuar opinionin publik n\u00eb favorin e tij dhe p\u00ebr t\u00eb denigruar Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit (SPAK), e cila aktualisht po ndjek penalisht at\u00eb, bashk\u00ebshorten e tij dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre kulturor\u00eb e korporativ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje thuhet konkretisht p\u00ebr fushat\u00ebn mediatike t\u00eb Veliajt nga burgu:<\/p>\n<p>\u201cArb\u00ebr Veliaj drejtohet nga [v\u00ebllai i tij] Erion Veliaj t\u00eb takohet me gazetar\u00ebt Carlo [Bollino], Mero [Baze] [\u2026] me q\u00ebllim q\u00eb postime n\u00eb favorin e tij t\u00eb publikohen vazhdimisht dhe m\u00eb shpesh. Diskutohet p\u00ebr koh\u00ebn televizive n\u00eb Top Channel, n\u00eb ve\u00e7anti emisioni Top Story i gazetares Grida Duma, si dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e marr\u00eb nga ana e TV Klan dhe Report TV p\u00ebr publikimin e lajmeve n\u00eb favorin e tij dhe sulme ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.\u201d<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas bisedave t\u00eb transkriptuara, rezulton se shtetasi Erion Veliaj p\u00ebrcakton edhe vij\u00ebn editoriale t\u00eb disa mediave, ku ai k\u00ebrkon orare specifike p\u00ebr publikimin e statuseve t\u00eb tij n\u00eb rrjetet sociale, me q\u00ebllim q\u00eb lajmi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb televizion\/lajme.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekipi i Veliajt i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb menaxhimin mediatik rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij, sepse nj\u00eb nga p\u00ebrgjimet konfirmon q\u00eb edhe Kryeministria ndjek nga af\u00ebr situat\u00ebn:<\/p>\n<p>\u201cErion Veliaj k\u00ebrkon nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb televizioneve q\u00eb e mbulojn\u00eb dhe e mb\u00ebshtesin n\u00eb Luft\u00ebn Mediatike. [Arb\u00ebr] i thot\u00eb: Top Channel na mbulon, Report TV na mbulon, Klan TV na mbulon. Po Klan News? Arb\u00ebr Veliaj thot\u00eb se jan\u00eb pak problem [\u2026]. Erion Veliaj pyet n\u00ebse ka folur [Endri] Fuga me ta, gj\u00eb q\u00eb konfirmohet nga Arbri.\u201d<\/p>\n<p>Fuga, Drejtori i Komunikimit i Kryeministrit Edi Rama, p\u00ebrmendet m\u00eb tej si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn rreth gjendjes s\u00eb supozuar psikologjike t\u00eb Veliajt n\u00eb burg dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e p\u00ebrhershme n\u00eb p\u00ebrgjime. Edhe pse k\u00ebto lidhje t\u00eb ngushta mes klas\u00ebs politike shqiptare dhe aparatit mediatik njihen mir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, me plot histori q\u00eb qarkullojn\u00eb p\u00ebr ndikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb q\u00eb kan\u00eb politikan\u00ebt dhe oligark\u00ebt mbi gazetar\u00ebt, rrall\u00ebher\u00eb ka prova faktike si\u00e7 jan\u00eb ato n\u00eb dosjen e Veliajt.<\/p>\n<p>Lidhjet mes qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs dhe mediave datojn\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201990. N\u00eb vitin 1998, importuesi i kafes\u00eb Dritan Hoxha themeloi Top Albania Radio, e cila shum\u00eb shpejt u b\u00eb nj\u00eb nga radiot m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, ndjekur m\u00eb pas nga televizioni Top Channel n\u00eb vitin 2001. Top Channel, n\u00ebn drejtimin e Hoxh\u00ebs, u rreshtua krah Ram\u00ebs, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte zgjedhur Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, dhe e mb\u00ebshteti fuqish\u00ebm Partin\u00eb Socialiste gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2005 kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs. Hoxha humbi jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aksident automobilistik n\u00eb vitin 2008, dhe monumenti i varrit t\u00eb tij u projektua nga studioja belge e arkitektur\u00ebs 51N4E n\u00eb vitin 2009. Duke pasur parasysh q\u00eb kjo studio n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb projektoi edhe rezidenc\u00ebn private t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Surrel, sheshin Sk\u00ebnderbej, nj\u00eb nga kullat e para t\u00eb qytetit dhe Qendr\u00ebn p\u00ebr Hapje dhe Dialog n\u00eb Kryeministri, mauzoleumi i pronarit t\u00eb Top Channel \u00ebsht\u00eb simbol i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i kompleksit politik\u2013nd\u00ebrtim\u2013media q\u00eb Rama ka nd\u00ebrtuar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb mediatike pran\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs, i p\u00ebrmendur gjithashtu n\u00eb dosjen Veliaj, \u00ebsht\u00eb Carlo Bollino. N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, Bollino themeloi portalin e lajmeve Balkanweb, televizionin News24 dhe gazet\u00ebn \u201cGazeta Shqiptare.\u201d Pas nj\u00eb shk\u00ebputjeje nga Shqip\u00ebria, u rikthye n\u00eb vitin 2014, duke themeluar Report TV dhe portalin Shqiptarja.com, t\u00eb cilat q\u00eb prej asaj kohe kan\u00eb qen\u00eb hapur pro-Rama. N\u00eb k\u00ebmbim, Bollino mori n\u00eb p\u00ebrdorim dy bunker\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb kushte jasht\u00ebzakonisht t\u00eb favorshme, ku ngriti atraksionet turistike fitimprur\u00ebse Bunk\u2019Art 1 dhe 2.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shp\u00ebrblehen ata pronar\u00eb mediash dhe gazetar\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb mbulim t\u00eb favorsh\u00ebm dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm, po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb eliminohen ata q\u00eb japin raportime dhe analiza t\u00eb besueshme por t\u00eb pak\u00ebndshme. K\u00ebta jan\u00eb objekt i vazhduesh\u00ebm i ngacmimeve nga individ\u00eb dhe kompani pran\u00eb qeveris\u00eb, si dhe nga vet\u00eb zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb. Nj\u00eb metod\u00eb e p\u00ebrdorur shpesh jan\u00eb padit\u00eb frik\u00ebsuese, t\u00eb njohura si \u201cSLAPP.\u201d Nj\u00eb \u201cNon-paper mbi Themeloret p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d nga K\u00ebshilli i Bashkimit Europian, me dat\u00eb maj 2025, p\u00ebrmend 73 raste SLAPP n\u00eb vitin 2023 dhe 43 raste gjat\u00eb dhjet\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2024, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se \u201cShqip\u00ebria ende ka nevoj\u00eb t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb monitorim dhe raportim sistematik t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb gazetar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb rastet e intimidimit dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve [\u2026] t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 2016, Bollino paditi portalin Hashtag.al, i cili shpesh kritikon qeverin\u00eb Rama, me pretendimin se kishin p\u00ebrdorur fotografin\u00eb e tij pa leje dhe e kishin shpifur me satirat e tyre. K\u00ebto pretendime u amplifikuan publikisht nga Drejtori i Komunikimit t\u00eb Ram\u00ebs, Fuga. Si pasoj\u00eb, faqja u bllokua p\u00ebrkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, nj\u00eb episod i emisionit investigativ P\u00fablicus t\u00eb Artan Ram\u00ebs u bllokua nga pronar\u00ebt e kanalit privat Vision Plus. Episodi do t\u00eb trajtonte rastin e f\u00ebmij\u00ebs pun\u00ebtor Ardit Gjoklaj, i cili vdiq n\u00eb landfillin \u201cmodel\u201d t\u00eb Sharr\u00ebs, i promovuar gjer\u00ebsisht nga kryetari i bashkis\u00eb Veliaj dhe i menaxhuar nga nj\u00eb zyrtar i PS-s\u00eb. Pronar\u00ebt e Vision Plus zot\u00ebronin gjithashtu kompanin\u00eb nd\u00ebrtimore Edil Al-It, e cila, ndoshta jo rast\u00ebsisht, fitoi pak m\u00eb von\u00eb nj\u00eb tender p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Teatrit t\u00eb Oper\u00ebs dhe Baletit n\u00eb Tiran\u00eb. Kur Artan Rama shkroi nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook p\u00ebr kushtet e dyshimta t\u00eb k\u00ebtij tenderi, Edil Al-It e paditi me nj\u00eb SLAPP.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb presioni nuk vjen p\u00ebrmes ligjit, por ushtrohet drejtp\u00ebrdrejt nga politikan\u00ebt mbi pronar\u00ebt e mediave. Kjo solli mbylljen e emisioneve kritike t\u00eb Adi Krast\u00ebs dhe Ylli Rakipit n\u00eb News24 n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>K\u00ebto akte represioni ligjor dhe politik nuk kufizohen vet\u00ebm te gazetar\u00eb individual\u00eb, programe t\u00eb ve\u00e7anta apo portale t\u00eb vogla. Edhe kanalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha televizive me shtrirje t\u00eb gjer\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrplasen me qeverin\u00eb. Nj\u00eb shembull i hersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb mbyllja e Agon Channel n\u00eb vitin 2015, televizioni kritik ndaj qeveris\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit italian Francesco Becchetti, q\u00eb i kushtoi Shqip\u00ebris\u00eb af\u00ebr 100 milion\u00eb euro n\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shembull \u00ebsht\u00eb fati i kanalit Ora News, i cili her\u00eb pas here ishte kritik ndaj qeveris\u00eb Rama. N\u00eb gusht 2020, pronari i Ora News, Ylli Ndroqi, u arrestua nga SPAK p\u00ebr akuza t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe ambientet e televizionit u kontrolluan. N\u00eb dit\u00ebt q\u00eb pasuan, Ora News publikoi mesazhe k\u00ebrc\u00ebnuese nga Kryetari i Bashkis\u00eb Veliaj drejtuar Ndroqit, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb ku ai shkruante se \u201cnuk do ta falte\u201d p\u00ebr raportimet e kanalit. M\u00eb pas, nj\u00eb administrator shtet\u00ebror u caktua p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur vij\u00ebn editoriale t\u00eb Ora News, \u00e7ka \u00e7oi n\u00eb largimin e shum\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishin guxuar t\u00eb kritikonin qeverin\u00eb, si Sonila Me\u00e7o. Raportimet e fundit mbi administrimin shtet\u00ebror t\u00eb Ora News zbulojn\u00eb vonesa t\u00eb shpeshta n\u00eb pages\u00ebn e pagave, shmangie taksash dhe shkelje t\u00eb tjera t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb strategji tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb thjesht blerja e mediave jo t\u00eb rreshtuara nga oligark\u00ebt e lidhur me qeverin\u00eb. Kjo ndodhi me SCAN TV, e bler\u00eb nga oligarku i fuqish\u00ebm Samir Mane n\u00eb vitin 2022. Po at\u00eb vit, Euronews Albania, fillimisht nj\u00eb deg\u00eb relativisht e pavarur e Euronews, u ble nga Shefqet Kastrati, oligark dhe pronar kompanie nd\u00ebrtimi. Edhe pse kontrata u anulua m\u00eb pas, pronari Theodhoro \u00c7ami em\u00ebroi menj\u00ebher\u00eb ish-deputetin socialist dhe ish-drejtorin e Top Channel, Ben Blushi, si drejtor t\u00eb Euronews p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrputhjen me vij\u00ebn e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nuk po p\u00ebrmend fare munges\u00ebn e llogaridh\u00ebnies publike, refuzimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion publik, p\u00ebrjashtimin e gazetar\u00ebve t\u00eb caktuar nga konferencat p\u00ebr shtyp dhe ofendimet e pafundme t\u00eb Kryeministrit ndaj gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Aktualisht nuk ka asnj\u00eb kanal televiziv t\u00eb madh q\u00eb ofron nj\u00eb kund\u00ebrpesh\u00eb t\u00eb besueshme ndaj propagand\u00ebs qeveritare shqiptare. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb relativisht e re: q\u00eb nga fillimi i viteve 2000, duke filluar me Top Channel, gjithmon\u00eb ka ekzistuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb kanal i madh televiziv q\u00eb ofronte nj\u00eb alternativ\u00eb serioze ndaj narrativ\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjendja e mediave online \u00ebsht\u00eb po aq e brisht\u00eb. Nj\u00eb mori portalesh \u201clajmesh\u201d t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb, si Gazeta Tema e Mero Bazes, duket se kopjojn\u00eb dhe shp\u00ebrndajn\u00eb postime t\u00eb gatshme t\u00eb ofruara drejtp\u00ebrdrejt nga qeveria. Raportimi i pavarur investigativ \u00ebsht\u00eb i kufizuar kryesisht te portalet komb\u00ebtare si Reporter.al dhe Citizens.al dhe iniciativa lokale si Nyje.al, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb portale t\u00eb tjera online vuajn\u00eb nga ndikimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo i t\u00ebrthort\u00eb i opozit\u00ebs s\u00eb zbutur, duke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtat modele presioni si m\u00eb sip\u00ebr, edhe pse m\u00eb pak t\u00eb theksuara.<\/p>\n<p>P\u00ebrqendrimi i paprecedent\u00eb i pushtetit ekonomik shqiptar rreth nj\u00eb klase t\u00eb vog\u00ebl oligark\u00ebsh politikisht t\u00eb lidhur nuk sjell aspak shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e mediave t\u00eb pavarura. Gazetaria investigative k\u00ebrkon koh\u00eb dhe burime, me rezultate t\u00eb paprekshme dhe t\u00eb pakontrollueshme, q\u00eb donator\u00ebt \u2013 qofshin ata korporativ\u00eb apo jofitimprur\u00ebs \u2013 kan\u00eb pak interes p\u00ebr t\u2019i financuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gazet\u00eb prestigjioze per\u00ebndimore ka si moto n\u00eb ballin\u00eb: \u201cDemokracia vdes n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.\u201d K\u00ebto fjal\u00eb fisnike duan t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb mediat kritike dhe t\u00eb pavarura ato q\u00eb mbajn\u00eb drit\u00ebn ndezur \u2013 dhe gjall\u00eb demokracin\u00eb. Por kjo gazet\u00eb, n\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebrit prej oligark\u00ebve m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb planet, i cili, pasi financoi dhe mori pjes\u00eb n\u00eb inaugurimin e liderit fashist t\u00eb vendit t\u00eb tij, pushtoi s\u00eb fundmi Venecian p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb dasm\u00eb me kosto prej 50 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb ndryshe, sistemi i p\u00ebrshkruar m\u00eb sip\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb; ky \u00ebsht\u00eb realiteti aktual i mediave n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.\/ <a href=\"https:\/\/thealbanianmechanism.substack.com\/p\/how-to-control-the-media\">https:\/\/thealbanianmechanism.com<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/30\/manuali-per-kapjen-e-medias-made-in-albania\/\">Manuali p\u00ebr kapjen e medias: Made in Albania<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb aspekt ky\u00e7 i sistemit politik shqiptar \u00ebsht\u00eb aparati i tij mediatik, i cili funksionon si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi kryesor i propagand\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb. Reporter\u00ebt pa Kufij e p\u00ebrshkruajn\u00eb gjendjen aktuale n\u00eb vendin ton\u00eb si vijon: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, liria e shtypit dhe pavar\u00ebsia e medias k\u00ebrc\u00ebnohen nga konfliktet e interesit mes bot\u00ebs s\u00eb biznesit dhe asaj politike, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28783","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28783"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28783\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}