{"id":28778,"date":"2025-06-30T17:03:57","date_gmt":"2025-06-30T17:03:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/kreu-i-gjykates-se-larte-ngre-shqetesimin-besimi-tek-drejtesia-ka-rene-magjistratet-jane-rehatuar\/"},"modified":"2025-06-30T17:03:57","modified_gmt":"2025-06-30T17:03:57","slug":"kreu-i-gjykates-se-larte-ngre-shqetesimin-besimi-tek-drejtesia-ka-rene-magjistratet-jane-rehatuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/kreu-i-gjykates-se-larte-ngre-shqetesimin-besimi-tek-drejtesia-ka-rene-magjistratet-jane-rehatuar\/","title":{"rendered":"Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ngre shqet\u00ebsimin: Besimi tek drejt\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb! Magjistrat\u00ebt jan\u00eb rehatuar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Konferenc\u00ebn Komb\u00ebtare \u201cDimensioni i integritetit n\u00eb funksionin e magjistratit\u201d, Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Prof. Dr. Sokol Sadushi, ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr r\u00ebnien e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201crehati konformiste\u201d. Ai shpjegoi se konformizmi manifestohet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme: n\u00eb hezitimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb mund t\u00eb prishin qet\u00ebsin\u00eb institucionale; n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos u ekspozuar n\u00ebn frik\u00ebn e p\u00ebrballjes me kritik\u00eb apo me nd\u00ebshkime karriere; dhe n\u00eb pranimin pasiv t\u00eb sjelljeve jo etike t\u00eb koleg\u00ebve me arsyetime si \u201ckjo nuk \u00ebsht\u00eb puna ime\u201d apo \u201cnuk ke se \u00e7\u2019b\u00ebn\u201d, madje duke i konsideruar si \u201c\u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk m\u00eb takon mua\u201d, megjith\u00ebse kjo sjellje ngarkon me pesh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin.<\/p>\n<p>Sadushi theksoi se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka sjell\u00eb transformime pozitive, por aktualisht sfida m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb mungesa e guximit moral dhe vonesat n\u00eb marrjen e vendimeve, q\u00eb po minojn\u00eb besimin te drejt\u00ebsia. Sipas tij, presionet n\u00eb sistem nuk shfaqen vet\u00ebm n\u00eb form\u00ebn klasike t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve, por p\u00ebrmes heshtjes, mosveprimit dhe frik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vepruar ndryshe. \u201cDrejt\u00ebsia q\u00eb nuk vepron n\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq e rrezikshme sa ajo q\u00eb ndikohet drejtp\u00ebrdrejt\u201d, u shpreh ai. Sadushi apeloi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb guxim, vet\u00ebdije dhe integritet nga magjistrat\u00ebt, duke theksuar se k\u00ebto cil\u00ebsi jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr garantimin e drejt\u00ebsis\u00eb si sh\u00ebrbim publik q\u00eb ruan legjitimitetin p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Fjalimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar magjistrat\u00eb dhe t\u00eb ftuar,<\/p>\n<p>E ndjej si nj\u00eb detyrim profesional dhe moral q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb panel ku tema \u00ebsht\u00eb llogaridh\u00ebnia, guximi moral dhe respektimi i sundimit t\u00eb ligjit, t\u00eb flas hapur dhe t\u00eb mos jem konformist. Jo p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi institucionale, por p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me ju disa t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb, edhe pse i kam shprehur m\u00eb par\u00eb, mbeten aktuale dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ritheksohen.<\/p>\n<p>Sistemi yn\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb po kalon prej vitesh nj\u00eb transformim t\u00eb thell\u00eb. Shqip\u00ebria po hyn gradualisht n\u00eb vitin e dhjet\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar besimin tek drejt\u00ebsia. Pavar\u00ebsisht arritjeve t\u00eb shumta dhe t\u00eb prekshme, sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb po ndeshet me problematika serioze. Ai po p\u00ebrjeton kriz\u00ebn e efi\u00e7enc\u00ebs dhe t\u00eb efektivitetit n\u00eb gjykim, t\u00eb shkaktuar nga mbingarkesa dhe vonesat n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb. E shohim \u00e7do dit\u00eb se si \u00e7\u00ebshtje jetike p\u00ebr individ\u00eb, shtresa vulnerab\u00ebl, biznese apo komunitete t\u00eb ndryshme zvarriten p\u00ebr vite me radh\u00eb. Pafuqia p\u00ebr t\u00eb vendosur shpejt dhe me profesionaliz\u00ebm po i shnd\u00ebrron organet brenda sistemit n\u00eb struktura me ndikim t\u00eb kufizuar. Dhe k\u00ebt\u00eb nuk na e thon\u00eb vet\u00ebm raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Madje m\u00eb qart\u00eb na e thot\u00eb qytetari, qoft\u00eb edhe me heshtjen e tij.<\/p>\n<p>Nga pozicioni i Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, v\u00ebrej nj\u00eb rrezik t\u00eb heshtur q\u00eb po shfaqet n\u00eb organet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb: r\u00ebnia n\u00eb rehati konformiste. Ndoshta nuk konstatohen shkelje flagrante t\u00eb ligjit, por ka m\u00eb shum\u00eb heshtje, mosveprim n\u00eb koh\u00eb dhe pasivitet. Nuk shfaqen haptazi ndikime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb sistem, por duket se ato jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me presione t\u00eb heshtura, t\u00eb rafinuara, por nj\u00eblloj t\u00eb d\u00ebmshme. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr vendime t\u00eb padrejta, por p\u00ebr vendime q\u00eb nuk merren n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Dhe ky \u00ebsht\u00eb, ndoshta, rreziku m\u00eb i madh i koh\u00ebve tona: nj\u00eb drejt\u00ebsia q\u00eb nuk vepron n\u00eb koh\u00eb; nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb pret.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka sjell\u00eb transformimin pozitiv t\u00eb sistemit duke prodhuar edhe nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr ndryshim dhe p\u00ebr edukim. Megjithat\u00eb, sot jemi n\u00eb nj\u00eb realitet ku ndershm\u00ebria shpesh shoq\u00ebrohet me frik\u00eb, ku integriteti ndonj\u00ebher\u00eb mbetet i izoluar, nd\u00ebrsa konformizmi gjen terren m\u00eb t\u00eb leht\u00eb se guximi p\u00ebr t\u00eb vepruar ndryshe. Prandaj, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebdije kolektive p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, si themel i shtetit dhe i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb folur gjat\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve t\u00eb reja, p\u00ebr vetingun, p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb nga politika, por m\u00eb pak flitet p\u00ebr sprov\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet \u00e7do magjistrat: sprov\u00ebn e nd\u00ebrgjegjes. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind nevoja p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi integritetin gjyq\u00ebsor p\u00ebrball\u00eb tundimit t\u00eb konformizmit dhe p\u00ebr guximin moral p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Korniza ligjore parashikon mekanizma p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, p\u00ebr t\u00eb shmangur munges\u00ebn e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb apo mang\u00ebsit\u00eb profesionale, por nuk parashikon mekaniz\u00ebm p\u00ebr ta mbrojtur magjistratin nga tundimi i konformizmit.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjyq\u00ebsorin modern konformizmi p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb prej sfidave m\u00eb delikate. Ai paraqet nj\u00eb tension t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm midis p\u00ebrmbushjes s\u00eb rolit formalist t\u00eb gjyqtarit dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr kurajo morale e pavar\u00ebsi profesionale.<\/p>\n<p>Rreziku q\u00eb iu kanoset sot magjistrat\u00ebve nuk vjen doemos nga pushtetet e tjera, por nga faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, ndoshta edhe p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se jan\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm, t\u00eb heshtur, por t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb arritur synimet e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, konformizmi p\u00ebrpiqet t\u00eb fitoj\u00eb terren. Ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i zhurmsh\u00ebm se korrupsioni, por po aq i rreziksh\u00ebm sa ai.<\/p>\n<p>Konformizmi manifestohet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme:<\/p>\n<p>N\u00eb hezitimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb mund t\u00eb prishin qet\u00ebsin\u00eb institucionale;<br \/>\nN\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos u ekspozuar n\u00ebn frik\u00ebn e p\u00ebrballjes me kritik\u00eb apo me nd\u00ebshkime karriere;<br \/>\nN\u00eb pranimin pasiv t\u00eb sjelljeve jo etike t\u00eb koleg\u00ebve me arsyetime si:\u00a0<em>\u201ckjo nuk \u00ebsht\u00eb puna ime\u201d,<\/em>\u00a0<em>\u201cnuk ke se \u00e7\u2019b\u00ebn\u201d<\/em>, apo m\u00eb keq, duke e konsideruar si\u00a0<em>\u201c\u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk m\u00eb takon mua\u201d<\/em>, megjith\u00ebse nj\u00eb sjellje a veprim i till\u00eb ngarkon me pesh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb shenja t\u00eb nj\u00eb sistemi ku mungon guximi, dhe q\u00eb pa e kuptuar minojn\u00eb s\u00eb brendshmi pavar\u00ebsin\u00eb institucionale dhe individuale t\u00eb magjistratit. Konformizmi t\u00eb b\u00ebn t\u00eb hesht\u00ebsh, t\u00eb shmangesh, t\u00eb mosveprosh, megjith\u00ebse e drejta shkelet. Ai krijon nj\u00eb sistem ku edhe magjistrati i ndersh\u00ebm, ndonj\u00ebher\u00eb, zgjedh t\u00eb mos jet\u00eb i guximsh\u00ebm. Prirja p\u00ebr t\u00eb mos prishur\u00a0<em>status quo-n\u00eb<\/em>, apo p\u00ebr t\u00eb ndjekur mendimin e shumic\u00ebs, thjesht sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rehatshme, por jo e drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dukurit\u00eb negative t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb themi se duam drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur. Por si p\u00ebrkthehet kjo n\u00eb praktik\u00eb?\u00a0<em>A kemi magjistrat\u00eb q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, edhe kur ajo sfidon interesat politike, ekonomike apo rrjedh\u00ebn e zakonshme t\u00eb rasteve?<\/em>\u00a0<em>A kemi magjistrat\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb pa frik\u00eb, pa u tunduar nga opinioni publik, nga titujt e portaleve apo nga m\u00ebnyra e reagimit t\u00eb strukturave m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore?\u00a0<\/em>Sigurisht q\u00eb kemi,\u00a0<em>por a mund t\u00eb themi se ata dominojn\u00eb?<\/em>\u00a0K\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb vetes.<\/p>\n<p>Ndoshta p\u00ebrgjith\u00ebsimet nuk vlejn\u00eb, por \u00ebsht\u00eb fakt se drejt\u00ebsia p\u00ebrballet me presione konstante, politike, ekonomike dhe n\u00eb raste jo t\u00eb pakta, edhe kriminale. Presioni nuk vjen domosdoshm\u00ebrisht me k\u00ebrc\u00ebnim. Ai shfaqet me oferta, me afrimitet, me rehati institucionale, ose, m\u00eb rreziksh\u00ebm, p\u00ebrmes ndjesis\u00eb s\u00eb dor\u00ebzimit, me shprehje t\u00eb tilla se\u00a0<em>\u201ckjo nuk \u00ebsht\u00eb puna ime\u201d, \u201cnuk ia vlen\u201d<\/em>,\u00a0<em>\u201ckjo pun\u00eb nuk b\u00ebhet\u201d<\/em>, etj, etj.<\/p>\n<p>Ne nuk mund ta mohojm\u00eb se presioni \u00ebsht\u00eb real, por kjo nuk duhet t\u00eb na paralizoj\u00eb. N\u00ebse dor\u00ebzohemi, kemi humbur jo vet\u00ebm funksionin, por edhe legjitimitetin p\u00ebr ta ushtruar at\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind nevoja p\u00ebr integritetin jo si virtyt abstrakt, por si akt rebelimi ndaj indiferenc\u00ebs dhe konformizmit.<\/p>\n<p>Integriteti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mosp\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion. \u00cbsht\u00eb koherenc\u00eb mes ligjit dhe nd\u00ebrgjegjes. Magjistrati me integritet \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb zgjedh t\u00eb mos e shkel ligjin, por ta zbatoj\u00eb at\u00eb; ai q\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb opinioni t\u00eb zhurmsh\u00ebm publik, q\u00ebndron i pal\u00ebkundur n\u00eb bindjen se drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje shumice, por \u00e7\u00ebshtje dinjiteti personal dhe institucional.<\/p>\n<p>Legjitimiteti i magjistratit buron nga pranimi prej shoq\u00ebris\u00eb i pushtetit q\u00eb ai ushtron. Ideja e pranimit t\u00eb vendimit t\u00eb magjistratit mb\u00ebshtetet tek besimi. Qytetari, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve \u00a0nuk mund t\u00eb analizoj\u00eb n\u00ebse vendimi \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsisht i argumentuar, por ai duhet t\u00eb besoj\u00eb se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme. Pik\u00ebrisht vendimmarrja \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e vlerave t\u00eb sistemit q\u00eb duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb ndershm\u00ebri intelektuale dhe guxim p\u00ebr t\u00eb shpjeguar jo vet\u00ebm\u00a0<em>\u201c\u00e7far\u00eb thot\u00eb ligji?\u201d,<\/em>\u00a0por\u00a0<em>\u201cpse e zbatojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, vendimet jan\u00eb t\u00eb rregullta nga pik\u00ebpamja formale, por nuk duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ngurta dhe t\u00eb mbyllura ndaj realitetit shoq\u00ebror, sepse ndarja mes vendimit dhe realitetit d\u00ebmton besimin. Duhet t\u00eb kemi vendime q\u00eb flasin jo vet\u00ebm me norm\u00ebn ligjore, por edhe me racionalitetin dhe me ndjeshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse integriteti i gjyqtarit luan rol thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb ruajtur besimin publik n\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrse merr rend\u00ebsi n\u00eb nd\u00ebrveprimin dinamik nd\u00ebrmjet gjyqtarit dhe shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb jesh me integritet do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos jesh i pandjesh\u00ebm ndaj efektit q\u00eb \u00e7do vendim ka n\u00eb publik. N\u00eb \u00e7do sall\u00eb gjyqi, n\u00eb \u00e7do akt hetimor q\u00eb kryen, n\u00eb \u00e7do vendim q\u00eb merr, magjistrati p\u00ebrcjell nj\u00eb mesazh p\u00ebr qytetarin dhe p\u00ebr vet\u00eb sistemin. Dhe ky mesazh ose nd\u00ebrton besim, ose e rr\u00ebnon at\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo duhet par\u00eb si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb llogaridh\u00ebnie, e cila nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb, por\u00a0 p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj shoq\u00ebris\u00eb. Llogaridh\u00ebnia fillon aty ku gjyqtari pyet veten, jo vet\u00ebm\u00a0<em>\u201ca po zbatoj ligjin?\u201d<\/em>, por\u00a0<em>\u201ca po jap drejt\u00ebsi?\u201d<\/em>. Dhe nuk ka llogaridh\u00ebnie pa vet\u00ebdije. Nuk ka vet\u00ebdije pa guxim. Dhe nuk ka guxim pa nj\u00eb sistem q\u00eb e mbron dhe ushqen integritetin, jo vet\u00ebm n\u00eb ceremoni t\u00eb tilla si kjo, por n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme institucionale.<\/p>\n<p>Prandaj drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi nj\u00eb ligj t\u00eb ftoht\u00eb apo mbi nj\u00eb sistem formal kompetencash. Ajo q\u00ebndron mbi karakterin e magjistratit, mbi guximin p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, mbi p\u00ebrkushtimin p\u00ebr t\u00eb mos heshtur kur ligji p\u00ebrdhoset, mbi aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi edhe kur askush nuk na shikon, edhe kur tundimi p\u00ebr t\u00eb mos reaguar \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb shohim n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga vetja. Shpesh ndodh q\u00eb p\u00ebr \u00e7do problem q\u00eb lind n\u00eb sistem, zgjidhja k\u00ebrkohet te ndryshimi i ligjeve. Realisht, ajo q\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb tendenca ekstreme p\u00ebr sa m\u00eb shum\u00eb ligje, por nevoja p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb karakter, jo m\u00eb shum\u00eb institucione q\u00eb nuk nd\u00ebrveprojn\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb besueshm\u00ebri, e cila vjen vet\u00ebm nga m\u00ebnyra se si veprojm\u00eb dhe nga vendimet q\u00eb marrim.<\/p>\n<p>Prandaj, r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb merr personaliteti i magjistratit, p\u00ebrgatitja akademike, aft\u00ebsia n\u00eb komunikim, hobet q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrfshirjen sociale, temperamenti q\u00eb shfaq n\u00eb ruajtjen e qet\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrqendrimit t\u00eb nevojsh\u00ebm n\u00eb marrjen e vendimeve t\u00eb drejta, dhe mbi t\u00eb gjitha, cil\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mos u pajtuar me sjellje t\u00eb padrejta dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pakompromis p\u00ebrball\u00eb normave q\u00eb shkelen.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u theksuar, integriteti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht atribut i mbajt\u00ebsit t\u00eb funksionit, por karakteristik\u00eb thelb\u00ebsore e vet\u00eb funksionit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse besimi publik i drejtohet jo vet\u00ebm individit, por funksionit t\u00eb tij si gjyqtar a prokuror. Dhe q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb: t\u00eb garantohet nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, jo vet\u00ebm formalisht, por q\u00eb perceptohet si e till\u00eb nga qytetari. Vet\u00ebm k\u00ebshtu integriteti nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ideal i shk\u00ebputur nga realiteti, por nj\u00eb ushtrim konkret i p\u00ebrditsh\u00ebm, q\u00eb e mban gjall\u00eb besimin e qytetar\u00ebve tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb magjistrati nuk do t\u00eb jet\u00eb thjesht zbatues i ligjit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb verb\u00ebr, por garant i vlerave q\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb legjitime, njer\u00ebzore dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe q\u00eb k\u00ebrkon guxim, integritet, nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr e q\u00ebndrim t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebrball\u00eb presioneve t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj. K\u00ebt\u00eb duhet ta tregojm\u00eb me vendimmarrje t\u00eb q\u00ebndrueshme, profesionale e t\u00eb guximshme.<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim moralizimin, por nevoj\u00ebn e madhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku autoritetin e funksionit t\u00eb magjistratit mbi karakterin e fort\u00eb moral e profesional q\u00eb duhet treguar. N\u00ebse e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00e7do vendim q\u00eb do t\u00eb marrim, pavar\u00ebsisht se nj\u00ebra pal\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e humbur, do t\u00eb mir\u00ebpritet. Misioni yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqim t\u00eb gjith\u00eb, qoft\u00eb pal\u00ebt n\u00eb proces, qoft\u00eb koleg\u00ebt tan\u00eb apo \u00e7do person tjet\u00ebr t\u00eb interesuar. Nga Ne pritet t\u00eb shfaqim t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndjenj\u00eb drejt\u00ebsie ndaj \u00e7dokujt, n\u00eb \u00e7do situate. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb realizojm\u00eb zbatimin e drejt\u00eb t\u00eb ligjit dhe dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos heshtim kur drejt\u00ebsia vonohet, t\u00eb mos shmangemi kur e drejta k\u00ebrkon z\u00eb, t\u00eb mos e fshehim munges\u00ebn e guximit pas procedurave, t\u00eb mos lejojm\u00eb q\u00eb ndershm\u00ebria t\u00eb mbetet e izoluar dhe t\u00eb mos heshtim p\u00ebrball\u00eb konformizmit. Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re brenda sistemit, kultur\u00ebn e guximit, t\u00eb refuzimit t\u00eb praktikave t\u00eb gabuara, t\u00eb denoncimit t\u00eb presioneve, t\u00eb p\u00ebrballjes me interesat q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb devijojn\u00eb rrjedh\u00ebn e ligjshme t\u00eb proceseve. N\u00ebse Ne nuk guxojm\u00eb ta p\u00ebrmbushim k\u00ebt\u00eb mision brenda sistemit, nuk mund t\u00eb presim besim nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebm k\u00ebshtu, integriteti nuk do t\u00eb mbetet nj\u00eb fjal\u00eb e bukur n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb \u2013 por do t\u00eb b\u00ebhet shtylla e nj\u00eb drejt\u00ebsie q\u00eb nuk hesht\u00eb dhe nuk dor\u00ebzohet.<\/strong><\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr v\u00ebmendjen!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/kreu-i-gjykates-se-larte-ngre-shqetesimin-besimi-tek-drejtesia-ka-rene-magjistratet-jane-rehatuar\/\">Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ngre shqet\u00ebsimin: Besimi tek drejt\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb! Magjistrat\u00ebt jan\u00eb rehatuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Konferenc\u00ebn Komb\u00ebtare \u201cDimensioni i integritetit n\u00eb funksionin e magjistratit\u201d, Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Prof. Dr. Sokol Sadushi, ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr r\u00ebnien e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201crehati konformiste\u201d. Ai shpjegoi se konformizmi manifestohet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme: n\u00eb hezitimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28778","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28778\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}