{"id":28776,"date":"2025-06-30T17:03:56","date_gmt":"2025-06-30T17:03:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/dokumentet-sekrete-te-tre-ngjarjeve-qe-tronditen-shkodren-ne-79-en-dhe-qe-u-mbajten-sekret-nga-regjimi-komunist\/"},"modified":"2025-06-30T17:03:56","modified_gmt":"2025-06-30T17:03:56","slug":"dokumentet-sekrete-te-tre-ngjarjeve-qe-tronditen-shkodren-ne-79-en-dhe-qe-u-mbajten-sekret-nga-regjimi-komunist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/dokumentet-sekrete-te-tre-ngjarjeve-qe-tronditen-shkodren-ne-79-en-dhe-qe-u-mbajten-sekret-nga-regjimi-komunist\/","title":{"rendered":"Dokumentet sekrete t\u00eb tre ngjarjeve q\u00eb trondit\u00ebn Shkodr\u00ebn n\u00eb \u201979-\u00ebn dhe q\u00eb u mbajt\u00ebn sekret nga regjimi komunist"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i<\/p>\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qershorit t\u00eb vitit 1979, kur qyteti i Shkodr\u00ebs dhe fshatrat p\u00ebrreth, q\u00eb ende nuk e kishin marr\u00eb veten nga fatkeq\u00ebsia e madhe q\u00eb p\u00ebsuan prej t\u00ebrmetit katastrofik t\u00eb 15 prillit t\u00eb atij viti (me magnitud\u00eb 7.25 ball\u00eb, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb fuqishmit n\u00eb Ballkan p\u00ebr shekullin e kaluar), q\u00eb shkaktoi dhjet\u00ebra viktima, shkat\u00ebrrime e d\u00ebme t\u00eb shumta materiale n\u00eb Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb dhe qytete t\u00eb tjera, si dhe me nj\u00eb seri pas-goditjesh q\u00eb mbajt\u00ebn n\u00eb stres gjith\u00eb vendin, nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje tejet e r\u00ebnd\u00eb, do trondiste p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb qytet. Kan\u00eb qen\u00eb or\u00ebt e mesdit\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 3 qershor t\u00eb atij viti, kur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs dhe n\u00eb rrethina, u hap nj\u00eb lajm i kobsh\u00ebm, se diku af\u00ebr molit pran\u00eb ur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr me konstruksion metalik, (ku takohet lumi Buna me liqenin e Shkodr\u00ebs), ishte fundosur anija e vog\u00ebl e nd\u00ebrmarrjes Komunale, q\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr sh\u00ebtitje turistike t\u00eb pasagjer\u00ebve n\u00ebp\u00ebr liqen. Lajmi tejet trondit\u00ebs, ku flitej p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb mbyturish apo t\u00eb zhdukurish, b\u00ebri q\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb lumit Buna, t\u00eb v\u00ebrshonin me qindra e qindra banor\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, nga t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e qytetit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej tyre q\u00eb kishin familjar\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb at\u00eb anije, por edhe kureshtar\u00eb t\u00eb shum\u00eb, rendnin me vrap, bi\u00e7ikleta apo karroca, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur, kush ishin personat q\u00eb kishin humbur jet\u00ebn, apo dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb k\u00ebrkimin e gjetjen e viktimave, t\u00eb mbytur n\u00eb uj\u00eb. Lajmet q\u00eb vinin nga vendi i ngjarjes, ishin nga m\u00eb kontradiktoret, pasi anija e kishte marr\u00eb shum\u00eb pasagjer\u00eb mbi kapacitetin e saj, dhe numri i atyre q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb uj\u00eb pas batimit t\u00eb motobark\u00ebs \u201cMitro Xhani\u201d thuhej se ishte rreth 50 veta. Kurse i atyre q\u00eb nuk kishin mundur t\u00eb dilnin m\u00eb dot mbi uj\u00eb dhe kishin humbur jet\u00ebn, ende nuk dihej!<\/p>\n<p>Madje edhe sot e k\u00ebsaj dite, kur kan\u00eb kaluar plot 46 vite nga ajo ngjarje e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb trondit\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb t\u00ebr\u00eb, askush nga banor\u00ebt e Shkodr\u00ebs dhe familjar\u00ebt apo t\u00eb af\u00ebrmit e atyre q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb at\u00eb anije, nuk di t\u00eb thot\u00eb dhe nuk japin nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb sakt\u00eb, se sa ka qen\u00eb numri i viktimave at\u00eb dit\u00eb?! Madje kjo gj\u00eb nuk u m\u00ebsua kurr\u00eb para viteve \u201990-t\u00eb, pasi si\u00e7 dihet, regjimi komunist i asaj kohe, nuk i b\u00ebnte kurr\u00eb publike ngjarje t\u00eb tilla, apo \u00e7do lloj aksidenti q\u00eb ndodhte asokohe n\u00eb t\u00eb gjitha rrethet e vendit, nga Jugu n\u00eb Veri.<\/p>\n<p>Por \u00e7udit\u00ebrisht, ashtu si dhe p\u00ebr shum\u00eb ngjarje t\u00eb tjera aksidentale t\u00eb k\u00ebsaj natyre, nuk \u00ebsht\u00eb folur dhe nuk \u00ebsht\u00eb shkruar asnj\u00eb rresht, as pas viteve \u201990-t\u00eb?! Nga nj\u00eb dokument arkivor q\u00eb kemi mundur t\u00eb gjejm\u00eb, (i cili mban sigl\u00ebn \u201cSekret\u201d, por tashm\u00eb i de-klasifikuar prej koh\u00ebsh), m\u00ebsohet se n\u00eb ngjarjen e 3 qershorit 1979, ran\u00eb n\u00eb uj\u00eb rreth 40-50 persona dhe shtat\u00eb prej tyre humb\u00ebn jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Dokumenti n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb mban dat\u00ebn 4 qershor 1979, (t\u00eb cilin po e publikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim), pra q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas asaj ngjarje, jep edhe gjeneralitet e plota t\u00eb viktimave, si; em\u00ebr, mbiem\u00ebr, mosha, qendra e pun\u00ebs dhe se ku banonin, por nuk jep holl\u00ebsira t\u00eb m\u00ebtejshme, se si dhe pse ndodhi ngjarja! As n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb njoftimi t\u00eb shkurt\u00ebr disa dit\u00eb m\u00eb pas, q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb mbi arrestimin e kapitenit t\u00eb asaj motobarke (Kol Zen Ragjoni), asnj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr nuk b\u00ebhet e ditur rreth asaj ngjarje aksidentale?! (T\u00eb pakt\u00ebn nga k\u00ebrkimet tona deri m\u00eb sot, nuk kemi mundur t\u00eb gjejm\u00eb asnj\u00eb dokument nga ajo ngjarje).<\/p>\n<p>Numri prej shtat\u00eb personash q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb at\u00eb ngjarje, me shum\u00eb gjasa nuk mund t\u00eb jet\u00eb i sakt\u00eb, pasi nga investigimet tona, banor\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb prezent n\u00eb at\u00eb ngjarje, apo dhe n\u00eb bordin e anijes \u201cMitro Xhani\u201d, tregojn\u00eb se numri i viktimave, \u00ebsht\u00eb gati dyfish m\u00eb i madh. (Nj\u00eb prej atyre q\u00eb humbi jet\u00ebn duke u mbytur n\u00eb at\u00eb anije, ishte dhe v\u00ebllai i sekretarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb rrethit t\u00eb Shkodr\u00ebs, me mbiemrin Kraja, emri i t\u00eb cilit nuk figuron n\u00eb komunikat\u00ebn zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, t\u00eb dat\u00ebs 4 qershor). Sa m\u00eb sip\u00ebr sepse, disa prej kufomave u gjet\u00ebn n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs, madje disa prej tyre, i kishin zhvendosur rrymat ujore, duke i \u00e7uar n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit, n\u00eb pjes\u00ebn e Malit t\u00eb Zi, pjes\u00eb e Jugosllavis\u00eb s\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Por krahas k\u00ebtyre dy fatkeq\u00ebsive t\u00eb madha q\u00eb i ran\u00eb k\u00ebtij qyteti, Shkodr\u00ebn e kultur\u00ebs, e trishtoi akoma m\u00eb shum\u00eb edhe nj\u00eb lajm tjet\u00ebr, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ndjen\u00eb m\u00eb shum\u00eb tifozeria e zjarrt\u00eb shkodrane, apo si\u00e7 thuhej ndryshe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb leksikun zyrtar, \u201csportdash\u00ebsit\u201d e atij qyteti. Ekipi i futbollit \u201cVllaznia\u201d, i cili nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kishte shk\u00eblqyer n\u00eb Kup\u00ebn e Kampioneve t\u00eb Europ\u00ebs, duke luajtur denj\u00ebsisht kund\u00ebr \u201cAustria\u201d e Vjen\u00ebs, (2 me 0 n\u00eb Shkod\u00ebr dhe 1 me 3 n\u00eb Vjen\u00eb), nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb at\u00eb vit n\u00eb at\u00eb kompeticion, pasi shorti i kishte r\u00ebn\u00eb me nj\u00eb ekip izraelit, me t\u00eb cil\u00ebt ekipet shqiptare, nuk pranonin t\u00eb luanin!<\/p>\n<p>Edhe pse hija e trishtueshme e k\u00ebtyre ngjarjeve tejet t\u00eb r\u00ebnda (kryesisht t\u00ebrmetit t\u00eb 15 prillit dhe 3 qershorit me anijen \u201cMitro Xhani\u201d) nuk mund t\u00eb shqitej leht\u00eb nga banor\u00ebt e Shkodr\u00ebs, madje do t\u00eb vazhdonte gjat\u00eb, Shkodra dhe shkodran\u00ebt, nuk hiqnin dor\u00eb nga humori i tyre, (kryesisht me barsoleta, kund\u00ebr regjimit), madje jetonin me t\u00eb, duke e pasur si \u201cushqim\u201d t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm! Edhe pse ato barsoleta (apo \u201cbeta\u201d si\u00e7 i thonin shkodran\u00ebt), i atribuoheshin Tef Palushit, (karikaturistit dhe humorist\u00ebt t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb atij qyteti), autor\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tyre, ishin t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr njiheshin mir\u00eb, por preferuan dhe mbet\u00ebn gjithmon\u00eb anonim\u00eb. K\u00ebto barsoleta, do t\u00eb kishin nj\u00eb zhvillim t\u00eb madh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pasi n\u00eb rrethin e Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Lezh\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb atyre dy rretheve, shteti i asaj kohe kishte d\u00ebrguar dhe me qindra e qindra punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb dhe vullnetar\u00eb nga i gjith\u00eb vendi, t\u00eb cil\u00ebt punonin me or\u00eb t\u00eb zgjatura, \u201cp\u00ebr likuidimin dhe zhdukjen e pasojave t\u00eb t\u00ebrmetit\u201d.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo situat\u00eb, diku nga fundi i qershorit i atij viti, pra disa dit\u00eb pas ngjarjes me anijen \u201cMitro Xhani\u201d q\u00eb tronditi at\u00eb qytet, n\u00eb Shkod\u00ebr mb\u00ebrriti Estrada e Tiran\u00ebs (apo si\u00e7 njihej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb; Estrada e Shtetit), p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shfaqjesh, si n\u00eb qytet, ashtu dhe n\u00eb disa lokalitete, si Koplik, Bushat, Vau i Dej\u00ebs etj.. T\u00eb akomoduar n\u00eb Hotel Turizmin \u201cRozafa\u201d, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, disa nga aktor\u00ebt dhe humorist\u00ebt e Estrad\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, me n\u00eb krye t\u00eb famshmin Sk\u00ebnder Sallaku, takohen me Tef Palushin, i cili e frekuentonte shum\u00eb lokalin e atij hoteli. Tefa e fton Sk\u00ebnderin n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebr kafe dhe midis tyre thuhet se zhvillua edhe kjo bised\u00eb:<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderi: \u201c\u00c7a ishin mor Tef\u00eb, gjith\u00eb k\u00ebto fatkeq\u00ebsi q\u00eb i ran\u00eb Shkodr\u00ebs, si t\u00ebrmeti n\u00eb muajin prill, apo si\u00e7 na treguan, mbytja e asaj anije n\u00eb lumin Buna\u201d?!<\/p>\n<p>Tefa: \u201cA mor Skener, i kto fatkeqsina, p\u00ebrimen ishn t\u2019randa, ku s\u2019din kush me t\u2019diftu, por ato erdh\u00ebn prej atij atje nalt, dhe s\u2019ke \u00e7ka u ban. Por na shkodran\u00ebve, na ka ra dhe nj\u00eb fatkeq\u00ebsi tjet\u00ebr akoma dhe ma e madhe se i kto t\u2019dyja, kjo asht se \u00e7\u2019asht\u201d!<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderi: \u201cPo \u00e7far\u00eb fatkeq\u00ebsish mor Tef, se ne nuk dim\u00eb gj\u00eb! S\u2019na ka treguar gj\u00eb njeri\u201d!<\/p>\n<p>Tefa: \u201cA mor Skener, nuk ua kan than njer\u00ebzit, se pritojn me fol\u201d!<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderi: \u201cPo na e thuaj ti more shoku Tef, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo fatkeq\u00ebsi e madhe, q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shkod\u00ebr dhe nuk na e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb\u201d?!<\/p>\n<p>Tefa: \u201cA ka fatkeq\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe more Skener, me ardh Estrada e Tiran\u00ebs dhe me na ba me qesh ne shkodran\u00ebve?! Ku ku p\u00ebr ne, \u00e7\u2019far s\u2019nin robi\u201d?!<\/p>\n<p>P\u00ebrtej humorit shkodran t\u00eb Tef Palushit, me t\u00eb cilin identifikohej nj\u00eb qytet i t\u00ebr\u00eb, n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, po publikojm\u00eb dokumentet arkivore (me faksimilet p\u00ebrkat\u00ebse), t\u00eb cilat nuk ishin thjesht raporte administrative, por pasqyrim i nj\u00eb realiteti t\u00eb hidhur dhe t\u00eb kontrolluara e t\u00eb mbrojtura me \u201cstreh\u00eb t\u00eb hekurt\u201d, nga regjimi i asaj kohe. N\u00eb to jan\u00eb pasqyruar n\u00eb pak rreshta, dy fatkeq\u00ebsit\u00eb e r\u00ebnda, madje n\u00eb kufijt\u00eb e katastrofave, q\u00eb godit\u00ebn Shkodr\u00ebn e rrethinat e saj, n\u00eb periudh\u00ebn prill-qershor t\u00eb vitit 1979, dokumente t\u00eb cilat si\u00e7 theksuam pak m\u00eb lart, b\u00ebhen publike p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>NJOFTIMI I MINISTRIS\u00cb S\u00cb BRENDSHME, ME AN\u00cb T\u00cb KOMUNIKAT\u00cbS OPERATIVE SEKRETE, P\u00cbR T\u00cbRMETIN E DAT\u00cbS 15 PRILLI 1979<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb                               <\/p>\n<p>SEKRET<\/p>\n<p>MINISTRIA E PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME                         <\/p>\n<p>Ekzemplar Nr. 1<\/p>\n<p>DEGA E P\u00cbRGJITHSHME                                           <\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 16.4.1979<\/p>\n<p>KOMUNIKAT\u00cb OPERATIVE NR. 89<\/p>\n<p>QENDRA SIZMOLOGJIKE TIRAN\u00cb<\/p>\n<p>M\u00eb 15.4.1979, ora 07.19, nj\u00eb t\u00ebrmet shum\u00eb i fort\u00eb, me magnitud\u00eb 7.25, sipas shkall\u00ebs s\u00eb Rihterit, ndodhi 130 km. n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Tiran\u00ebs, me epiqend\u00ebr n\u00eb detin Adriatik. Intensiteti i t\u00ebrmetit n\u00eb epiqend\u00ebr, ka qen\u00eb mbi 9 ball\u00eb, sipas shkall\u00ebs MSK-1964. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr t\u00ebrmetet m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull n\u00eb territorin e Ballkanit.<\/p>\n<p>N\u00eb territorin e vendit ton\u00eb, n\u00eb bregun e lumit Buna, ka qen\u00eb rreth 8 ball\u00eb MSK-1964. T\u00ebrmeti shkaktoi 35 t\u00eb vdekur dhe 167 t\u00eb plagosur, n\u00eb rrethet e Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Lezh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto dy rrethe, u shkat\u00ebrruan 1738 sht\u00ebpi banimi dhe u d\u00ebmtuan 5415 sht\u00ebpi banimi, objekte ekonomike dhe social-kulturore.<\/p>\n<p>D\u00ebme u shkaktuan dhe n\u00eb rrethet Kruj\u00eb, Puk\u00eb, Dib\u00ebr, Tropoj\u00eb, Mat dhe Mirdit\u00eb. L\u00ebkundjet e k\u00ebtij t\u00ebrmeti, u ndien n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit ton\u00eb si dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Jugosllavin\u00eb, Greqin\u00eb Veriore, n\u00eb Bullgari, n\u00eb Itali, n\u00eb Austri, dhe n\u00eb Gjermanin\u00eb Jugore. T\u00ebrmeti shoq\u00ebrohet me shum\u00eb pasgoditje.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb or\u00ebn 21, stacion qendror i Tiran\u00ebs, ka regjistruar 206 pasgoditje, disa nga t\u00eb cilat, kan\u00eb pasur magnitud\u00eb mbi 4.0. M\u00eb e forta nd\u00ebr to, ndodhi n\u00eb or\u00ebn 15.43, me magnitud\u00eb rreth 6, sipas shkall\u00ebs s\u00eb Rihterit, l\u00ebkundjet e k\u00ebsaj goditje, jan\u00eb ndjer\u00eb edhe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga njoftimet e Deg\u00ebve t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, rezulton se n\u00eb Shkod\u00ebr, ve\u00e7 t\u00eb vrar\u00ebve dhe t\u00eb plagosurve, jan\u00eb d\u00ebmtuar 80 p\u00ebrqind e sht\u00ebpive t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Velipoj\u00ebs, Bushatit, Barbullushit, n\u00eb zon\u00ebn e Daj\u00e7it dhe n\u00eb fshatin Pentar\u00eb, jan\u00eb rr\u00ebnuar krejt\u00ebsisht, 80 p\u00ebrqind e sht\u00ebpive.<\/p>\n<p>Jan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb banesat e pikave kufitare, Re\u00e7, Pulaj, Rrushkull e Pentar\u00eb, kurse n\u00eb efektiv, nuk ka asnj\u00eb d\u00ebm. N\u00eb Lezh\u00eb, ka dal\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit furra e buk\u00ebs e qytetit, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar depo e vjet\u00ebr e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm t\u00eb qytetit, rrjeti elektrik dhe ai i ujit, nd\u00ebrsa n\u00eb fabrik\u00ebn e letr\u00ebs, kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb prodhimin dy reparte.<\/p>\n<p>N\u00eb Rr\u00ebshen ka pasur 3 t\u00eb plagosur, 3 sht\u00ebpi t\u00eb shkat\u00ebrruara dhe 40 t\u00eb d\u00ebmtuara. N\u00eb Kruj\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosur 1 person, jan\u00eb d\u00ebmtuar 10 sht\u00ebpi dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar leht\u00eb ura e Matit, (qarkullimi vazhdon normalisht). N\u00eb Mat jan\u00eb d\u00ebmtuar 26 sht\u00ebpi. N\u00eb Dib\u00ebr, jan\u00eb d\u00ebmtuar krejt\u00ebsisht 7 sht\u00ebpi, nd\u00ebrsa 350 t\u00eb tjera jan\u00eb d\u00ebmtuar pjes\u00ebrisht, (midis tyre, 8 objekte social-kulturore), \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar leht\u00eb godina e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs Ilnic\u00eb, dhe e Pik\u00ebs s\u00eb Hapjes n\u00eb Fush-\u00c7idh\u00ebn. Kan\u00eb ngordhur 5 kok\u00eb dhi.<\/p>\n<p>N\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb qytet, jan\u00eb d\u00ebmtuar rreth 80 ml. mure rrethuese sht\u00ebpish, linja telefonike Man\u00ebz-Ish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb, linja elektrike n\u00eb Nd\u00ebrmarrjen e Serave e N.I. Kimike, u nd\u00ebrprer\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Shkoll\u00ebn Industriale t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Peshkimit, jan\u00eb rr\u00ebzuar 30 ml. mure rrethuese. N\u00eb Kuk\u00ebs \u00ebsht\u00eb plagosur nj\u00eb person dhe jan\u00eb rr\u00ebzuar disa oxhaqe, (n\u00eb Bushtric\u00eb), nd\u00ebrsa n\u00eb fshatin Arr\u00ebz u rr\u00ebzua nj\u00eb depo plehu kimik dhe disa oxhaqe.<\/p>\n<p>NJOFTIMI I DYT\u00cb I MINISTRIS\u00cb S\u00cb BRENDSHME ME AN\u00cb T\u00cb KOMUNIKAT\u00cbS OPERATIVE SEKRETE, P\u00cbR T\u00cbRMETIN E 15 PRILLIT 1979<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb                <\/p>\n<p>SEKRET<\/p>\n<p>MINISTRIA E PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME                <\/p>\n<p>Ekzemplar Nr. 1<\/p>\n<p>DEGA E P\u00cbRGJITHSHME                                        <\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 16.4.1979<\/p>\n<p>KOMUNIKAT\u00cb OPERATIVE NR. 90<\/p>\n<p>QENDRA SIZMOLOGJIKE TIRAN\u00cb<\/p>\n<p>Deri n\u00eb or\u00ebn 21.30, t\u00eb dat\u00ebs 16.4.1979, stacioni qendror i Tiran\u00ebs ka regjistruar gjithsej 513 pasgoditje t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb r\u00ebn\u00eb m\u00eb dat\u00ebn 15.4.1979. Pas goditja m\u00eb e fort\u00eb ra n\u00eb or\u00ebn 11.04, me intensitet n\u00eb qend\u00ebr 7 ball\u00eb MSK-1964, n\u00eb Shkod\u00ebr 6 ball\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb, 3 ball\u00eb. Nga studimi i shp\u00ebrndarjes s\u00eb pas goditjeve t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb dat\u00ebs 15.4.1979, rezulton se aktiviteti sizmik z\u00eb nj\u00eb zon\u00eb thuajse lineare, me gjat\u00ebsi rreth 100 km. p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit Adriatik, rreth 20-30 km. larg bregut, nga Ulqini deri n\u00eb Hercegnovi. L\u00ebkundjet, sipas mendimit ton\u00eb, do t\u00eb vazhdojn\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>NJOFTIMI I MINISTRIS\u00cb S\u00cb BRENDSHME ME AN\u00cb T\u00cb KOMUNIKAT\u00cbS OPERATIVE, P\u00cbR NGJARJEN E 3 QERSHORIT 1979, T\u00cb MOTOBARK\u00cbS \u201cMITRO XHANI\u201d, KU RAN\u00cb N\u00cb UJ\u00cb 50 VETA DHE U MBYT\u00cbN 7 PREJ TYRE<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb             <\/p>\n<p>SEKRET<\/p>\n<p>MINISTRIA E PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME             <\/p>\n<p>Ekzemplar Nr. 1<\/p>\n<p>DEGA E P\u00cbRGJITHSHME                                      <\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 4.6.1979<\/p>\n<p>KOMUNIKAT\u00cb OPERATIVE NR. 130<\/p>\n<p>SHKODRA<\/p>\n<p>M\u00eb 3.6.1979, n\u00eb ora 11 e 30, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb udh\u00ebtonte nga Ura e Bun\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Shirok\u00eb, nga ngarkesa e tep\u00ebrt me udh\u00ebtar\u00ebt, u m\u00ebnjanua motobarka \u201cMitro Xhani\u201d e nd\u00ebrmarrjes Komunale Shkod\u00ebr, dhe ran\u00eb n\u00eb uj\u00eb 40-50 persona, nga t\u00eb cil\u00ebt akoma nuk jan\u00eb gjetur dhe dyshohet t\u00eb jen\u00eb mbytur ushtar Agim Liman Meta, vje\u00e7 21, nga fshati Kovashic\u00eb Peshkopi, efektiv i Batalionit t\u00eb Kufirit Shkod\u00ebr, Halime Halil Kallogjeri, vje\u00e7 25, Mitat Eqrem Ymeri, vje\u00e7 11, Halil Haxhi Piraniqi, vje\u00e7 29, inxhinier n\u00eb Uzin\u00ebn e Bloj\u00ebs, Sabah Faslli Dini, vje\u00e7 20, pun\u00ebtor n\u00eb N.N., Fatmir Hasan Dani, vje\u00e7 18, nx\u00ebn\u00ebs, dhe Lulzim Mehmet Brocaj, vje\u00e7 20, pun\u00ebtor n\u00eb N. Ushqimore, lindur e banues n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>NJOFTIMI I MINISTRIS\u00cb S\u00cb BRENDSHME ME AN\u00cb T\u00cb KOMUNIKAT\u00cbS OPERATIVE, P\u00cbR ARRESTIMIN E KAPITENIT T\u00cb MOTOBARK\u00cbS \u201cMITRO XHANI\u201d, KOL. ZEN RAGJONI, P\u00cbR NGJARJEN E 3 QERSHORIT 1979<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb               <\/p>\n<p>SEKRET<\/p>\n<p>MINISTRIA E PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME              <\/p>\n<p>Ekzemplar Nr. 1<\/p>\n<p>DEGA E P\u00cbRGJITHSHME                                       <\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 15.6.1979<\/p>\n<p>KOMUNIKAT\u00cb OPERATIVE NR. 130<\/p>\n<p>SHKODRA<\/p>\n<p>M\u00eb 14.6.1979, u arrestua Kol Zen Ragjoni, vje\u00e7 54, lindur n\u00eb Shirok\u00eb dhe banues n\u00eb Shkod\u00ebr, kapiten i motobark\u00ebs \u201cMiyro Xhani\u201d, p\u00ebr arsye se ka shkelur rregullat e lundrimit, e si pasoj\u00eb, m\u00eb 3.6.1979, u mbyt\u00ebn 7 vet\u00eb.<\/p>\n<p>Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/dokumentet-sekrete-te-tre-ngjarjeve-qe-tronditen-shkodren-ne-79-en-dhe-qe-u-mbajten-sekret-nga-regjimi-komunist\/\">Dokumentet sekrete t\u00eb tre ngjarjeve q\u00eb trondit\u00ebn Shkodr\u00ebn n\u00eb \u201979-\u00ebn dhe q\u00eb u mbajt\u00ebn sekret nga regjimi komunist<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i Kan\u00eb qen\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qershorit t\u00eb vitit 1979, kur qyteti i Shkodr\u00ebs dhe fshatrat p\u00ebrreth, q\u00eb ende nuk e kishin marr\u00eb veten nga fatkeq\u00ebsia e madhe q\u00eb p\u00ebsuan prej t\u00ebrmetit katastrofik t\u00eb 15 prillit t\u00eb atij viti (me magnitud\u00eb 7.25 ball\u00eb, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb fuqishmit n\u00eb Ballkan p\u00ebr shekullin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28776","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28776\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}