{"id":28750,"date":"2025-06-30T13:54:33","date_gmt":"2025-06-30T13:54:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/investigimi-i-duart-e-familjes-berisha-mbi-kompleksin-partizani-faktet-si-u-moren-26-000-metra-toke-qe-sot-i-gezon-dhendri-jamarber-malltezi\/"},"modified":"2025-06-30T13:54:33","modified_gmt":"2025-06-30T13:54:33","slug":"investigimi-i-duart-e-familjes-berisha-mbi-kompleksin-partizani-faktet-si-u-moren-26-000-metra-toke-qe-sot-i-gezon-dhendri-jamarber-malltezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/investigimi-i-duart-e-familjes-berisha-mbi-kompleksin-partizani-faktet-si-u-moren-26-000-metra-toke-qe-sot-i-gezon-dhendri-jamarber-malltezi\/","title":{"rendered":"Investigimi I\/ Duart e familjes Berisha mbi \u2018Kompleksin Partizani\u2019! Faktet si u mor\u00ebn 26.000 metra tok\u00eb q\u00eb sot i g\u00ebzon dh\u00ebndri Jamarb\u00ebr Malltezi"},"content":{"rendered":"<p>Parrulla q\u00eb Partia Demokratike p\u00ebrdori gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore 2005 ishte \u201cKoha p\u00ebr ndryshim\u201d. Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen n\u00eb pushtet, tet\u00eb vjet pas skandalit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm t\u00eb piramidave financiare, qeveria e Sali Berish\u00ebs nuk vuri nd\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e saj ndryshimet p\u00ebr vendin, q\u00eb kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit Sportiv \u201c<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/130\">Partizani<\/a>\u00a0\u201d i destinuar p\u00ebr familjen e tij. Vetem dy muaj pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs, Ministrat Genc Ruli dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/210\">Fatmir Mediu<\/a>\u00a0filluan\u00a0procedurat e privatizimit t\u00eb qendr\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe sportive n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb kryeqytetit, me p\u00ebrmasa 26.000 metra katror\u00eb, qe n\u00eb fund u pagua vet\u00ebm 14.000 euro.<\/p>\n<div class=\"ads_desktop\"><\/div>\n<p>N\u00eb at\u00eb tok\u00eb sot jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe po nd\u00ebrtohen ende dhjetra kulla t\u00eb kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 q\u00eb vlejn\u00eb 4.000 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, nga t\u00eb cilat\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/2993\">Jamarber Malltezi<\/a>, dh\u00ebndri i \u201ddoktorit\u201d, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar me mbi 40% t\u00eb aksioneve. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e err\u00ebt q\u00eb prodhoi fitime prej dhjet\u00ebra miliona eurosh. Fal\u00eb ligjit t\u00eb transparenc\u00ebs, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e gjith\u00eb dosja p\u00ebr privatizimin e \u201d Kompleksit sportiv Partizani \u201d ka dal\u00eb nga arkivat e ministrive me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb gazetar\u00ebve investigativ\u00eb t\u00eb Report TV, t\u00eb cil\u00ebt e studiuan at\u00eb p\u00ebr muaj me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Fal\u00eb pun\u00ebs k\u00ebrkimore n\u00ebp\u00ebr arkiva t\u00eb ndryshme kemi gjetur edhe dokumentat e pabotuara p\u00ebrpara q\u00eb hedhin dyshimet edhe mbi origjin\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb del \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori me nj\u00eb mij\u00eb pika t\u00eb err\u00ebta, n\u00eb t\u00eb cilat shfaqen jo vet\u00ebm dyshime p\u00ebr korrupsion dhe abuzim, por q\u00eb mbi t\u00eb gjitha, tregojn\u00eb sjelljen e nj\u00eb sistemi t\u00eb t\u00ebr\u00eb shtet\u00ebror q\u00eb, me p\u00ebrjashtime t\u00eb rralla, pranoi t\u00eb gjunj\u00ebzohej para Sali Berish\u00ebs duke shkelur \u00e7do norm\u00eb etike dhe \u00e7do procedur\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbente shefit t\u00eb tyre. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, do t\u00eb shfaqen dokumente t\u00eb pabotuara m\u00eb par\u00eb q\u00eb mendojm\u00eb se jan\u00eb t\u00eb dobishme edhe p\u00ebr SPAK p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por q\u00eb sigurisht, p\u00ebrtej p\u00ebrgjegj\u00ebsive penale, jan\u00eb prova t\u00eb pakontestueshme t\u00eb nj\u00eb skandali politik t\u00eb papar\u00eb. Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb konceptuar pushtetin n\u00eb sherbim t\u00eb familjes dhe n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi q\u00eb klani i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb gati ta rip\u00ebrs\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<div class=\"ads_desktop\"><\/div>\n<p>Klubi sportiv \u201cPartizani\u201d ishte kompleksi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sportiv n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes q\u00eb q\u00ebndronte k\u00ebtu, jo shum\u00eb larg nga qendra e Tiran\u00ebs, ku sot mund t\u00eb shihni k\u00ebt\u00eb grup me 17 kulla n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cFrosina Plaku\u201d, tek Ish Fusha e aviacionit.<\/p>\n\n<p>Struktura e nd\u00ebrtuar nga regjimi komunist ka qene per 60 vite simboli i sportit shqiptar dhe kampion\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebdhenj. Struktura p\u00ebrb\u00ebhej nga palestra, pishina, pista atletike, fusha vollejbolli dhe basketbolli p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe totale prej mbi 26 mij\u00eb metra katror\u00eb. P\u00ebr vite me radh\u00eb, edhe pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit, kjo ishte nj\u00eb nga qendrat e pakta sportive n\u00eb kryeqytet, ku kaluan mij\u00ebra sportist\u00eb \u00e7do vit.\u00a0 Struktura sportive ka mbetur gjithmon\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin \u201dplani i p\u00ebrhapjes\u201d t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe forcave t\u00eb armatosura, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb list\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin pronat ushtarake q\u00eb Presidenti i Republikes dhe gjeneral\u00ebt i konsiderojn\u00eb strategjike. K\u00ebshtu ka qen\u00eb p\u00ebr tremb\u00ebdhjet\u00eb vitet pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit,\u00a0 derisa kur,\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/453\">Sali Berisha<\/a>\u00a0u kthye n\u00eb pushtet ne vitin 2005.<\/p>\n<p><strong>1 \u2013 Investigimi\/ Privatizimi i Klubit Partizani filloi vet\u00ebm dy muaj pas marrjes s\u00eb pushtetit nga Berisha<\/strong><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb shtator 2005, pasi zgjedhjet u fituan edhe fal\u00eb slloganit \u201c\u2018Koha p\u00ebr ndryshim\u201d, detyra e par\u00eb q\u00eb Sali Berisha i besoi Ministrit e tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb filloj\u00eb privatizimin e objektit t\u00eb \u00e7muar sportiv n\u00eb favor t\u00eb familjes s\u00eb tij. Si\u00e7 thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, q\u00eb nga 31 tetor 2005 Ministri i ekonomis\u00eb Genc Ruli propozon privatizimin e Kompleksit Parizani dhe n\u00eb 14 n\u00ebntor 2005, Fatmir Mediu i d\u00ebrgoi nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare duke pranuar k\u00ebrkes\u00eb transferimin e impiantit t\u00eb klubit Partizani tek individ\u00eb privat\u00eb. I gjith\u00eb klubi Sportiv Partizani q\u00ebndron n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb, e cila, sipas pretendimeve t\u00eb tyre, i p\u00ebrket 64 trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb 5 familjeve e ish-pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<h5><em><strong>Shkresa e Fatmir Mediut ku pranon k\u00ebrkes\u00ebn e\u00a0\u00a0Genc Rulit p\u00ebr fillimin e privatizimit t\u00eb ish-Klubit Partizani\u00a0<\/strong><\/em><\/h5>\n<p>Grupi m\u00eb i madh i trash\u00ebgimtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i familjes Begeja e cila ka 27 trash\u00ebgimtar\u00eb. N\u00eb numrin 22 n\u00eb list\u00ebs del emri q\u00eb do t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen: Jamarber Malltezi, burri i Argita Berish\u00ebs dhe dh\u00ebndri i kryeministrit. Dhe, megjith\u00ebse pjesa e tij e pron\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1\/64-ta, n\u00eb fund t\u00eb operacionit fal\u00eb manovrave t\u00eb tij dhe shperblimit t\u00eb k\u00ebrkuar nga trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes ofruar nga Sali Berish\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn e privatizimit, Jamarber Malltezi do t\u00eb fitoj\u00eb 35% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n\n<h5><em><strong>Trash\u00ebgimtar\u00ebt e familjes Begeja ku b\u00ebn pjes\u00eb dhe Jamarber Malltezi<\/strong><\/em><\/h5>\n<p>Trash\u00ebgimtar\u00ebt fitojn\u00eb kthimin e 26mij\u00eb metrave kator\u00eb tok\u00eb fal\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr kthimin dhe kompensimin e pronave t\u00eb marra pjes\u00ebrisht n\u00eb vitin 1996 dhe pjes\u00ebrisht n\u00eb vitin 2007, pra gjithmon\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Sali Berisha ishte n\u00eb pushtet dhe em\u00ebroi edhe kryetarin e Agjencis\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kontrolloi plot\u00ebsisht edhe vendimet e saj. N\u00eb shum\u00eb ankesa publike t\u00eb b\u00ebra vitet e fundit nga Partia Socialiste duke perfshire nje kallzim tek Spak, pretendohet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se ato toka t\u00eb kthyera ish-pronar\u00ebve ishin bler\u00eb tashm\u00eb nga shteti shqiptar n\u00eb vitet \u201940 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishin n\u00eb pron\u00ebsi publike, pasi ato ishin shitur nga t\u00eb nj\u00ebjtat familje qeveris\u00eb fashiste t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila, pik\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej Klub Sportiv Partizani m\u00eb von\u00eb, donte t\u00eb zmadhonte aeroportin e kryeqytetit. Pra, sipas akuz\u00ebs, pasardh\u00ebsit dhe pronar\u00ebt e rinj i kan\u00eb shitur nj\u00eb her\u00eb tokat dhe rrjedhimisht kan\u00eb humbur t\u00eb drejt\u00ebn e rikthimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Por cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?<\/p>\n<p><strong>2 \u2013 Investigimi mbi privatizimin e Klubit Partizani, 3 dokumentet q\u00eb hedhin dyshimet mbi origjin\u00ebn e pronave<\/strong><\/p>\n<p>Aeroporti i par\u00eb i Tiran\u00ebs u nd\u00ebrtua nga fashist\u00ebt n\u00eb vitet Tridhjet\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e kryeqytetit q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye tani njihet sot si ish-fusha e aviacionit. Si\u00e7 mund ta shihni n\u00eb k\u00ebt\u00eb hart\u00eb origjinale, aeroporti ishte i vendosur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jasht\u00eb qytetit, af\u00ebr Rrug\u00ebs aktuale t\u00eb Kavaj\u00ebs, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb quhej Bulevardi Musolini. Kjo \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta zon\u00eb e qytetit ku regjimi komunist m\u00eb von\u00eb nd\u00ebrtoi Klubin Sportiv Partizani (duke transferuar aeroportin n\u00eb Rinas) dhe ku familja Berisha n\u00eb koh\u00ebt e fundit nd\u00ebrtoi ato 17 kulla.<\/p>\n\n<h5><strong><em>Harta\u00a0origjinale e aeroporti n\u00eb vitet \u201940 q\u00eb ishte vendosur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jasht\u00eb qytetit<\/em><\/strong><\/h5>\n\n<h5><strong>Zona e Ish-aeroporti sot, ku ne qender ishte Ish Klub Partizani dhe sot Kompleksi Magnet<\/strong><\/h5>\n<p>Report Tv hetoi n\u00eb arkivat e shtetit, duke zbuluar t\u00eb pakt\u00ebn tre dokumenta t\u00eb shpron\u00ebsimit t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb firmosur nga qeveria fashiste shqiptare, n\u00eb t\u00eb cilat figurojn\u00eb pik\u00ebrisht emrat e familjes s\u00eb Mahmut dhe Xhemal Begeja, dometh\u00ebn\u00eb paraardh\u00ebsit e Jamarber Malltezit nga i cili ai trash\u00ebgoi tok\u00ebn . B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dokumentat ekskluzive t\u00eb pabotuara m\u00eb par\u00eb. Si\u00e7 e lexoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument t\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cPlan i Detajuar i Shpron\u00ebsimit\u201d: emri i familjes s\u00eb Mahmut dhe Xhemal Begeja shfaqet n\u00eb numrin 9, dhe p\u00ebr ata qeveria shqiptare e asaj kohe synonte t\u00eb shpron\u00ebsonte 3,847 metra katror\u00eb p\u00ebr punimet e zgjatjes s\u00eb aeroportit. Harta tregon parcel\u00ebn me tok\u00ebn Begeja.<\/p>\n\n<h5><strong><em>Dokumenti\u00a0 i par\u00eb, \u00a0\u201cPlani i Detajuar i Shpron\u00ebsimit\u201d ku emri\u00a0i familjes s\u00eb Mahmut dhe Xhemal Begeja shfaqet n\u00eb numrin 9<\/em><\/strong><\/h5>\n<p>Dokumenti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb dekreti num\u00ebr 90 i 29 prillit 1942, me t\u00eb cilin Francesco Jacomoni, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i lart\u00eb i mbretit italian, Vittorio Emanuele III, i cili sundoi mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e pushtuar nga fashist\u00ebt, urdh\u00ebron q\u00eb t\u00eb konfiskohet fillimisht p\u00ebr gjasht\u00eb muaj nj\u00eb seri pronash gjithmon\u00eb e destinuar p\u00ebr zgjerimin e aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs. Midis 22 pronar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procedur\u00eb, si\u00e7 thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb t\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare dhe mbret\u00ebrore t\u00eb 15 majit 1942, emrat e Mahmud dhe Xhemal Begeja shfaqen n\u00eb numrin 7. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, siperfaqja e konfiskuar nuk tregohet.<\/p>\n\n<h5><em><strong>Dekreti num\u00ebr 90 i 29 prillit 1942 ku\u00a0Francesco Jacomoni urdh\u00ebron konfiskimin e pron\u00ebs edhe per familja Begeja<\/strong><\/em><\/h5>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb dokumenti i tret\u00eb i zbuluar nga Report TV q\u00eb krijon dyshimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cPlan i Detajuar i Shpron\u00ebsimit\u201d i Ministris\u00eb dhe Pun\u00ebve Bot\u00ebrore italiane n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb t\u00eb cilin shfaqet me numrin 5 p\u00ebrs\u00ebri emri i pronar\u00ebve Mahmud dhe Xhemal Begeja, t\u00eb cil\u00ebve qeveria shqiptare e asaj kohe, synonte t\u2019u shpron\u00ebsonte 28.200 metra katror\u00eb, gjithmone p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar zgjerimin e aeroportit. Harta e bashkangjitur n\u00eb list\u00eb tregon edhe parcel\u00ebn q\u00eb i p\u00ebrket familjes Begeja. Si\u00e7 mund ta shihni qart\u00eb, parcela 5 e tok\u00ebs Begeja, q\u00eb qeveria fashiste synonte t\u00eb shpron\u00ebsonte ka nj\u00eb form\u00eb trek\u00ebndore q\u00eb kufizohet n\u00eb jug me rrug\u00ebn Kroj dhe Sh\u00ebngjin.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 rezulton n\u00eb gentpaln, bashkangjitur vendimit t\u00eb 25 Prillit 1996 me t\u00eb cilin iu kthyen familjes Begeja 28,000 metra katror\u00eb pron\u00eb, parcela ka cuditerisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshe, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn madh\u00ebsi dhe t\u00eb nj\u00ebjtin kufi me Kroj e Shengjini me at\u00eb parcel\u00eb 28.200 metra katror\u00eb q\u00eb qeveria fashiste synonte t\u00eb shpron\u00ebsonte.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<h5><em><strong>Plani i detajuar i shpron\u00ebsimit rreth viteve 40\u2032 p\u00ebr zgjerimin e aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs ku parashikohet shpron\u00ebsimi i parcel\u00ebs prej 28200 m2 t\u00eb familjes Begeja<\/strong><\/em><\/h5>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<h5><em><strong>\u201cPlan i Detajuar i Shpron\u00ebsimit\u201d i Ministris\u00eb dhe Pun\u00ebve Bot\u00ebrore italiane n\u00eb Shqip\u00ebri (viti \u201940) per 28.200 metra katrore te familja Begeja, dhe parcela 28.000 metra katrore e kthyer pa leke ne viti 1996<\/strong><\/em><\/h5>\n<p>Nga nj\u00eb shikim i par\u00eb duket e nj\u00ebjta tok\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, si\u00e7 d\u00ebshmohet nga vendimi i Agjencis\u00eb s\u00eb kthimit e kompensimit t\u00eb pronave i dat\u00ebs 25 Prill 1996, u nd\u00ebrtua m\u00eb von\u00eb nga qeveria komuniste klubi i Partizanit, dhe t\u00eb cilin Jamarber Malltezi dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb e rimor\u00ebn nga shteti pa paguar asnj\u00eb lek.<\/p>\n\n<h5><em><strong>Vendimi i Agjencis\u00eb s\u00eb kthimit e kompensimit t\u00eb pronave per familja Begeja i dat\u00ebs 25 Prill 1996<\/strong><\/em><\/h5>\n<p>Ndryshe nga ajo q\u00eb u b\u00eb m\u00eb von\u00eb nga regjimi komunist, i cili kapi pronat pa asnj\u00eb kompensim p\u00ebr pronar\u00ebt, qeveria fashiste n\u00eb fakt, si\u00e7 e tregon ky dokument i vitit \u201940, si n\u00eb rastin e shpron\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm ashtu edhe n\u00eb konfiskimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm, kompensoi pronar\u00ebt duke paguar qira ose duke paguar vler\u00ebn e pronave q\u00eb hynin k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e pasurive t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Por ato parcela, a ishin shpron\u00ebsuar dhe paguar nga shteti familjes Begeja, ashtu si\u00e7 kishin planifikuar t\u00eb b\u00ebnin sipas dokumentave? Apo plani i shpron\u00ebsimit mbeti vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr?<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq nuk ka dokumente t\u00eb tjera n\u00eb Arkivin e Shtetit mbi k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, ndryshe nga shpronesimet e tjera ku rezulotjn\u00eb edhe shifrat e paguara nga qeveria, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb kuptohet se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me ato 32.000 metra katror\u00eb tok\u00eb q\u00eb qeveria shqiptaro-fashiste kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shpron\u00ebsonte p\u00ebrkund\u00ebr pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Arkivi Qendror i Shtetit ku ruhet edhe gjith\u00eb dokumentacioni mbi pronat t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb fashizmit u drejtua gjat\u00eb viteve t\u00eb para t\u00eb pushtetit \u00a0t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe deri n\u00eb vitin 1997, nga Luan Malltezi, babai i Jamarb\u00ebr Malltezit. Natyrisht \u00ebsht\u00eb\u00a0 i dyshimt\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb Arkivin drejtuar nga Luan Malltezi, nuk gjenden dokumentet mbi pronat q\u00eb pas 54 viteve do t\u00eb b\u00ebnin miliarder djalin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1996, trash\u00ebgimtar\u00ebt e familjes Begeja fitojn\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kthyer pronat e konsideruara si t\u00eb marra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga Shteti, gjithmon\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e kryeqytetit ku q\u00ebndronte dikur aeroporti i Tiran\u00ebs, tek ish fusha aviacionit. Vendimi mban dat\u00ebn 25 Prill 1996, n\u00ebnshkruar nga kryetari i komisionit pran\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb kthimit dhe kompensimit t\u00eb pronave Lulzim \u00c7ollaku (em\u00ebruar nga Sali Berisha) i cili u njeh trash\u00ebgimtar\u00ebve Begeja t\u00eb drejt\u00ebn e d\u00ebmshp\u00ebrblimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tokave ose kthimin e tyre me shtes\u00eb e drejta e parablerjes s\u00eb nd\u00ebrtesave shtet\u00ebrore t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb pron\u00ebn e tyre. Nj\u00eb e drejt\u00eb e cila, megjithat\u00eb, mund t\u00eb ushtrohet vet\u00ebm n\u00ebse shteti vendos t\u00eb privatizoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse nga prilli 1996 deri n\u00eb vitin 2005 trash\u00ebgimtar\u00ebt Begeja nuk k\u00ebrkojn\u00eb asnj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim: ata preferojn\u00eb t\u00eb presin kthimin n\u00eb pushtet t\u00eb Partis\u00eb Demokratike (nd\u00ebrkoh\u00eb te kaluar n\u00eb opozit\u00eb pas skandalit t\u00eb piramidave) dhe kthimin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb Jamarber Malltezit, i cili s\u00eb bashku me gruan e tij kishte shkuar p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Kosov\u00eb. Vlente t\u00eb kishin pak durim, sepse sigurimi i privatizimit t\u00eb Klubit Partizani vlente miliona euro. N\u00eb fakt, procesi i privatizimit filloi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb 14 n\u00ebntor 2005, vet\u00ebm dy muaj pasi qeveria e re Berisha mori detyr\u00ebn, e cila duksh\u00ebm, nuk kishte p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3 \u2013 Investigimi mbi privatizimin e Klubit Partizani, dyshimet e 4261 met\u00ebr katror t\u00eb pronave shtet\u00ebror n\u00eb duart e trash\u00ebgimtar\u00ebve Malltezi<\/strong><\/p>\n<p>Pra, sipas ekspert\u00ebve q\u00eb hartojn\u00eb Raportin e Vler\u00ebsimit dhe sipas hipotek\u00ebs, nga 26,524 metra katror\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen e Klub Sportiv Partizan, vet\u00ebm 22,263 metra katror\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb trash\u00ebgimitar\u00ebve, nd\u00ebrsa 4261 metra katror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. deri n\u00eb koh\u00ebn e privatizimit, rezultojn\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit. Nj\u00eb sip\u00ebrfaqe q\u00eb sipas ekspert\u00ebve kap n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 114 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) .<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<h5><strong>Raporti\u00a0i vler\u00ebsimit t\u00eb pron\u00ebs ku dalin\u00a04,261 metra q\u00eb sipas ekspert\u00ebve ende i p\u00ebrkasin shtetit<\/strong><\/h5>\n<p>Por si\u00e7 lexojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, n\u00eb dat\u00ebn 16 gusht 2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes s\u00eb Pronave Publike, sektori i shitjes, pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, n\u00eb p\u00ebrfundimin e procedurave t\u00eb privatizimit ia dor\u00ebzon trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb ish-pronar\u00ebve p\u00ebrfshir\u00eb Jamarber Malltezin, t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen prej 26,524 metra katror\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe 4,261 metra q\u00eb sipas ekspert\u00ebve ende i p\u00ebrkasin shtetit. Dhe p\u00ebr ato toka nuk kan\u00eb paguar asnj\u00eb qindark\u00eb. N\u00eb fakt, pasi konsiderohen si ish-pronar\u00eb, trash\u00ebgimtar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin tok\u00ebn e tyre falas dhe t\u00eb paguajn\u00eb vet\u00ebm vler\u00ebn e nd\u00ebrtesave q\u00eb Shteti kishte nd\u00ebrtuar mbi to. Po vlen kjo llogjik\u00eb edhe p\u00ebr ato 4261 metra katore q\u00eb rezultojn\u00eb ende t\u00eb Shtetit? Apo kjo sip\u00ebrfaqe u p\u00ebrfshi pastaj n\u00eb pronat ende u pa kthyer, por e njohur nga vendimet e Agjencia KKP?<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 6.4 t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb privatizimit q\u00eb Report TV ka lexuar, zbulohet nj\u00eb klauzol\u00eb e \u00e7uditshme, e cila i referohet pik\u00ebrisht nj\u00eb pjese t\u00eb tok\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrket Shtetit. \u201dBler\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb pages\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb truallit q\u00eb do t\u00eb mbetet shtet pas konfirmit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ZRKK e pronave Tiran\u00eb, brenda afatit 30 ditor nga data e njoftimit q\u00eb do t\u2019u b\u00ebhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim\u201d\u2019. A \u00ebsht\u00eb paguar nj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ato parcela t\u00eb tok\u00ebs q\u00eb nuk rezultojn\u00eb nga kontrata? Apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klauzol\u00eb parashut\u00eb e futur n\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb hutuar q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb fshehur fatin e atyre 4,261 metra katror\u00eb?<\/p>\n<p>Skandali \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse ato 4261 metra me vler\u00eb mbi 1 milion euro nuk do t\u2019i p\u00ebrkisnin trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb ish-pronar\u00ebve, sepse i p\u00ebrkisnin shtetit, ato nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb privatizimi, pasi si\u00e7 k\u00ebrkohej nga ligji duhej t\u00eb ishin shitur p\u00ebrmes nj\u00eb ankandi publik, i cili p\u00ebrkundrazi nuk u zhvillua.<\/p>\n<p><strong>4 \u2013 Investigimi\/Si u privatizua edhe pishina q\u00eb ishte pron\u00eb e nj\u00eb privati tjet\u00ebr<\/strong><\/p>\n<div class=\"ytiframe\"><\/div>\n<p>Ky dokument, i dat\u00ebs 22 prill 2008, tregon se Dega e Shoq\u00ebrive Publike pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, i k\u00ebrkon Zyr\u00ebs Rajonale p\u00ebr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave informacion pikerisht p\u00ebr pishin\u00ebn pran\u00eb ish-Klubit Partizani. \u201cK\u00ebrkojm\u00eb nga ana juaj t\u00eb na konfirmoni \u00e7mimin e truallit, sipas hart\u00ebs s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs, si dhe, n\u00ebse ka vendime t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave p\u00ebr objektin \u2018Pishina Laprak\u00eb\u2019 pjes\u00eb e Klubit Shum\u00ebsport\u00ebsh Partizani, Tiran\u00eb\u201d. N\u00eb 29 prill 2008, kreu i \u2018madh\u2019 i AKKP, Besnik Maho, p\u00ebrgjigjet m\u00eb shkres\u00ebn q\u00eb po shikoni me num\u00ebr protokolli 1035, ku thuhet se \u201cobjekti i m\u00ebsip\u00ebrm (pishina) sipas hart\u00ebs treguese t\u00eb Zyr\u00ebs Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasuris\u00eb s\u00eb Paluajtshme Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Esat Pira, me num\u00ebr pasurie 12\/27\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja e kreut t\u00eb AKKP-s\u00eb shoq\u00ebrohet nga kjo hart\u00eb q\u00eb tregon pasurin\u00eb e Esat Pir\u00ebs me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara.<\/p>\n\n<h5><em><strong>P\u00ebrgjigja e kreut t\u00eb AKKP-s\u00eb q\u00eb shoq\u00ebrohet nga kjo hart\u00eb q\u00eb tregon pasurin\u00eb e Esat Pir\u00ebs<\/strong><\/em><\/h5>\n<p>Por ky dokument u injorua plot\u00ebsisht nga Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Mbrojtjes e cila vazhdon procedurat e privatizimit edhe n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tok\u00ebs q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr. Sic lexohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb Raport p\u00ebr vler\u00ebsimin mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur procedura e privatizimit, duket qart\u00eb q\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqen totale t\u00eb kthyer ish-pronar\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe pishina, pra prona e Esat Pir\u00ebs. Si mund t\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebr privatizim nj\u00eb pron\u00eb me pronar privat t\u00eb ligjsh\u00ebm? Dhe pse ajo njoll\u00eb trualli nuk u p\u00ebrjashtua nga procedura e privatzimit duke pritur nj\u00eb vendim gjykat\u00eb?<\/p>\n<p>Pas 9 vjet p\u00ebrpjekjesh t\u00eb pafrytshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb 14 prill 2017, Esat Pira doli publikisht dhe akuzoi dh\u00ebndrin e Sali Berish\u00ebs, Jamarb\u00ebr Malltezi, se i kishte rr\u00ebmbyer pron\u00ebn tek ish-Kompleksi Partizani n\u00eb Laprak\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjedhje q\u00eb po na b\u00ebhet ku pala tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrdorur forc\u00ebn e pushtetit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Ata nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb dokument dhe kan\u00eb p\u00ebrfituar nga pushteti. Nuk besojm\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje merr zgjidhje nga drejt\u00ebsia shqiptare. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta \u00e7ojm\u00eb deri n\u00eb Strasburg. Kemi t\u00eb drejt\u00ebn ligjore dhe t\u00eb drejt\u00ebn nga Zoti mbi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb\u201d, ka pohuar Esat Pira.<\/p>\n<p>Por Esat Pira ka vdekur pa fituar drejtesi. Nga kartela e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb siguruar nga Raport Tv, 534 m2 te mbetura nga pishina e ish-Klubit Partizani t\u00eb Esat Pir\u00ebs, figurojn\u00eb sot n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb ish-pronar\u00ebve p\u00ebrfituesve t\u00eb privatizimit. Nj\u00eb pjes\u00eb e parcel\u00ebs prej 380 metra katror\u00eb eshte sot pron\u00eb\u00a0 e drejtoris\u00eb s\u00eb rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia \u201calla Berisha\u201d ka zgjidhur me letra \u00e7do penges\u00eb duke mundur gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtin, dhe duke lejuar q\u00eb Jamarber Malltezi dhe gruaja e tij Argita Berisha t\u00eb fitojn\u00eb nj\u00eb pasuri miliardere. Legalizimi i tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave me vendime gjykatash deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, si edhe kthimi i individ\u00ebve privat\u00eb t\u00eb tok\u00ebs q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Sheti kishte paguar rregullisht.<\/p>\n<p>Privatizimi i klubit sportiv Partizani \u00ebsht\u00eb simboli i pushtetit te ish-Kryeministrit Sali Berisha i cili l\u00ebvizi t\u00eb gjitha levat e shtetit p\u00ebr t\u00eb favorizuar nj\u00eb biznes familjar. Si\u00e7 do t\u00eb shohim n\u00eb episodin tjet\u00ebr, nj\u00eb abuzim sistematik n\u00eb konflikt hapur interesi q\u00eb p\u00ebrfshinte strukturat e Ushtris\u00eb, Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb dhe madje edhe departamentin anti-korrupsion t\u00eb kryeministris\u00eb n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit ishte n\u00eb at\u00eb moment Oerd Bylykbashi, i cili sot paraqitet p\u00ebrkrah Lulzim Bash\u00ebs si pjesa e re, e moderuar dhe e sh\u00ebndetshme e partis\u00eb s\u00eb tij.\/Shqiptarja.com<\/p>\n<p>Hiperlinket q\u00eb shihen n\u00eb tekst dhe del n\u00eb dritare pas klikimit Shqiptarja.com jan\u00eb l\u00ebn\u00eb q\u00ebllimisht si identifikim i autor\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/investigimi-i-duart-e-familjes-berisha-mbi-kompleksin-partizani-faktet-si-u-moren-26-000-metra-toke-qe-sot-i-gezon-dhendri-jamarber-malltezi\/\">Investigimi I\/ Duart e familjes Berisha mbi \u2018Kompleksin Partizani\u2019! Faktet si u mor\u00ebn 26.000 metra tok\u00eb q\u00eb sot i g\u00ebzon dh\u00ebndri Jamarb\u00ebr Malltezi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parrulla q\u00eb Partia Demokratike p\u00ebrdori gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore 2005 ishte \u201cKoha p\u00ebr ndryshim\u201d. Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen n\u00eb pushtet, tet\u00eb vjet pas skandalit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm t\u00eb piramidave financiare, qeveria e Sali Berish\u00ebs nuk vuri nd\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e saj ndryshimet p\u00ebr vendin, q\u00eb kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit Sportiv \u201cPartizani\u00a0\u201d i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28750","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28750\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}