{"id":28690,"date":"2025-06-30T07:54:28","date_gmt":"2025-06-30T07:54:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/samiti-lideret-e-ballkanit-mblidhen-sot-ne-shkup-be-vecon-shqiperine-perkushtim-ndaj-reformave\/"},"modified":"2025-06-30T07:54:28","modified_gmt":"2025-06-30T07:54:28","slug":"samiti-lideret-e-ballkanit-mblidhen-sot-ne-shkup-be-vecon-shqiperine-perkushtim-ndaj-reformave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/30\/samiti-lideret-e-ballkanit-mblidhen-sot-ne-shkup-be-vecon-shqiperine-perkushtim-ndaj-reformave\/","title":{"rendered":"Samiti, lider\u00ebt e Ballkanit mblidhen sot n\u00eb Shkup, BE ve\u00e7on Shqip\u00ebrin\u00eb: P\u00ebrkushtim ndaj reformave"},"content":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb Shkup do t\u00eb mbahet takimi i lider\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr Planin e Rritjes, ku Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut i jan\u00eb dedikuar 750 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>lideret e BE<\/p>\n<p>Takimi do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb fjalime nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos, dhe do t\u00eb fokusohet n\u00eb forcimin e integrimit ekonomik dhe p\u00ebrshpejtimin e reformave n\u00eb rajon. Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut njoftoi se m\u00eb 30 qershor dhe 1 korrik 2025 n\u00eb Shkup, n\u00eb hotelin \u201cHilton\u201d, do t\u00eb zhvillohet takimi i lider\u00ebve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Per\u00ebndimor, i fokusuar n\u00eb Planin p\u00ebr Rritje. \u201cM\u00eb 30 qershor dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, duke filluar nga ora 16:00, do t\u00eb mbahet takim tet-a-tet nd\u00ebrmjet kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos, pas s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb pasoj\u00eb nj\u00eb takim bilateral me delegacione n\u00eb format m\u00eb t\u00eb zgjeruar\u201d,-thuhet n\u00eb njoftimin zyrtar.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 9:30 pritet t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebpriten zyrtarisht lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa ora 10:00 sh\u00ebnon fillimin e panelit t\u00eb par\u00eb kushtuar Planit p\u00ebr Rritje t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb panel, fjalime hyr\u00ebse do t\u00eb mbajn\u00eb kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos. Plani p\u00ebr Rritje p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, me nj\u00eb fond prej 6 miliard\u00eb eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian m\u00eb 8 n\u00ebntor 2023 dhe bazohet n\u00eb kat\u00ebr shtylla kryesore: Forcimin e integrimit ekonomik n\u00eb tregun unik t\u00eb BE-s\u00eb; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrmes tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal; p\u00ebrshpejtimin e reformave fundamentale; dhe rritjen e asistenc\u00ebs financiare p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebto reforma. P\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut jan\u00eb parashikuar 750 milion\u00eb euro nga ky plan.<\/p>\n<p>DEKLARATA<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb samitit t\u00eb kryeministrave t\u00eb rajonit q\u00eb mbahet n\u00eb Shkup t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dhe t\u00eb mart\u00ebn, Komisionerja p\u00ebr Zgjerimin e BE-s\u00eb, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces transformues jo vet\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb shtetet kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i zgjerimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces transformues jo vet\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb shtetet kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. P\u00ebr t\u00eb arritur sukses, n\u00eb k\u00ebto shtete ne na duhet nj\u00eb lidership i qart\u00eb, i cili do t\u00eb mund t`i p\u00ebrballoj\u00eb realisht k\u00ebto reforma. Kjo jo gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb sepse udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende do t\u2019u duhet q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e pushtetit t\u00eb tyre. Duke i p\u00ebrafruar ligjet n\u00eb shtetet kandidate me ato t\u00eb BE-s\u00eb sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimet, udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebtyre vendeve nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb vendosin vet\u00eb se cilat kompani i fitojn\u00eb tenderat\u201d,-deklaroi Komisionerja Kos.<\/p>\n<p>Samiti mbahet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ka nisur ndarja e shumave financiare n\u00eb kuadrin e Planit p\u00ebr Rritje Ekonomike p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, nj\u00eb fond prej 6 miliard\u00eb eurosh. Sipas zonj\u00ebs Kos, t\u00eb gjith\u00eb grup-kapitujt me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb hapen deri n\u00eb fund t\u00eb muajit shtator.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb grup-kapitujt do t\u00eb hapen deri n\u00eb fund t\u00eb muajit Shtator. Ekziston nj\u00eb mb\u00ebshtetje e fort\u00eb publike p\u00ebr BE-n\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Qeveria n\u00eb Tiran\u00eb po demonstron nj\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar reformat e integrimit. BE-ja mund ta akomodoj\u00eb leht\u00ebsisht pranimin e Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb, p\u00ebr pranime t\u00eb m\u00ebtejshme, do t\u00eb na duhet q\u00eb brenda BE-s\u00eb t\u00eb reformojm\u00eb proceset e vendimmarrjes aktualisht me unanimitet. Nj\u00eb shqyrtim p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb evituar votimin me unanimitet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e zgjerimit \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar tashm\u00eb dhe duhet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb\u201d, \u2013 u shpreh Marta Kos.<\/p>\n<p>Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria, deklaroi s\u00ebrish Komisionerja, mund t\u00eb b\u00ebhen shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb edhe p\u00ebrpara vitit 2030. Qeveria e Malit t\u00eb Zi synon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat teknike n\u00eb vitin 2026 nd\u00ebrsa ajo shqiptare n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/samiti-lideret-e-ballkanit-mblidhen-sot-ne-shkup-be-vecon-shqiperine-perkushtim-ndaj-reformave\/\">Samiti, lider\u00ebt e Ballkanit mblidhen sot n\u00eb Shkup, BE ve\u00e7on Shqip\u00ebrin\u00eb: P\u00ebrkushtim ndaj reformave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb Shkup do t\u00eb mbahet takimi i lider\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr Planin e Rritjes, ku Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut i jan\u00eb dedikuar 750 milion\u00eb euro. lideret e BE Takimi do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb fjalime nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos, dhe do t\u00eb fokusohet n\u00eb forcimin e integrimit ekonomik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28690","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28690\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}