{"id":28489,"date":"2025-06-28T15:50:35","date_gmt":"2025-06-28T15:50:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/28\/udhetimi-ne-cameri-dhe-perballja-me-shtepite-e-shkaterruara-cfare-thoshte-ismail-kadare-shumica-e-banoreve-te-shperngulur-mizorisht-jane-ende-gjalle\/"},"modified":"2025-06-28T15:50:35","modified_gmt":"2025-06-28T15:50:35","slug":"udhetimi-ne-cameri-dhe-perballja-me-shtepite-e-shkaterruara-cfare-thoshte-ismail-kadare-shumica-e-banoreve-te-shperngulur-mizorisht-jane-ende-gjalle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/28\/udhetimi-ne-cameri-dhe-perballja-me-shtepite-e-shkaterruara-cfare-thoshte-ismail-kadare-shumica-e-banoreve-te-shperngulur-mizorisht-jane-ende-gjalle\/","title":{"rendered":"Udh\u00ebtimi n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe p\u00ebrballja me sht\u00ebpit\u00eb e shkat\u00ebrruara, \u00e7far\u00eb thoshte Ismail Kadare! Shumica e banor\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrngulur mizorisht, jan\u00eb ende gjall\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Reportazhin \u201dGuri dhe dega e ullirit\u201d (Mbresa nga \u00c7am\u00ebria), e kam shkruar disa jav\u00eb pasi u ktheva nga nj\u00eb vizit\u00eb e shpejt\u00eb n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe Spatar, vendlindjen e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi. Ishte vizita e par\u00eb q\u00eb b\u00ebja n\u00eb ato vise, ku \u201cDita \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr dit\u00eb dhe nata tjet\u00ebr nat\u00eb\u201d(Naim Frash\u00ebri). Mbaj mend q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen pasi u ktheva n\u00eb Tiran\u00eb, shkova n\u00eb Rrogozhin\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb qese kisha nj\u00eb gur, nj\u00eb deg\u00eb ulliri dhe disa kaseta me k\u00ebng\u00eb popullore t\u00eb Epirit, q\u00eb i bleva n\u00eb qytetin e bukur t\u00eb Gumenic\u00ebs. K\u00ebto ishin t\u00eb vetmet dhurata p\u00ebr babain dhe n\u00ebn\u00ebn time.<\/p>\n<p>Sapo hyra n\u00eb kuzhin\u00eb p\u00ebrqafova prind\u00ebrit dhe para se t\u00eb ulesha, nxora nga qesja gurin, deg\u00ebn e ullirit, gjethet e t\u00eb cilit ruanin akoma freskin\u00eb. Pastaj gurin ia dhash\u00eb babait, nd\u00ebrsa deg\u00ebn e ullirit n\u00ebn\u00ebs. Isha n\u00eb Spatar, thash\u00eb. Edhe gurin, edhe deg\u00ebn e ullirit i mora atje p\u00ebr ju\u2026 Nuk do ta harroj kurr\u00eb at\u00eb moment: n\u00eb fillim shtangien, v\u00ebshtrimet e tyre t\u00eb habitura, sikur po zgjoheshin nga nj\u00eb gjum\u00eb i gjat\u00eb. Shum\u00eb i gjat\u00eb. Babai e puthi gurin.E puthi disa her\u00eb dhe u p\u00ebrlot. Ai ishte nj\u00eb burr\u00eb i fort\u00eb dhe kurr\u00eb nuk kisha par\u00eb lot n\u00eb syt\u00eb e tij. Kurr\u00eb. Nd\u00ebrsa lot\u00ebt e n\u00ebn\u00ebs i njihja. Edhe n\u00ebna e puthi gurin dhe ja ktheu prap\u00eb babait, q\u00eb nuk ngopej duke e par\u00eb. N\u00ebna i mori er\u00eb deg\u00ebs s\u00eb ullirit\u2026 Ata kishin 45 vite pa e par\u00eb Spatarin, vendlindjen e tyre. U kisha sjell\u00eb nga larg, qindra kilometra nga larg aromat e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe rinis\u00eb.<\/p>\n<p>Babai nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mesgushtin e vitit 2000, nd\u00ebrsa n\u00ebna n\u00eb fundprillin e vitit 2017. Varret e tyre jan\u00eb pran\u00eb e pran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr t\u00eb bukur t\u00eb Rrogozhin\u00ebs dhe q\u00eb andej duket qyteti i vog\u00ebl, fusha, lumi Shkumbin, uj\u00ebrat e t\u00eb cilit qet\u00ebsisht dhe si me p\u00ebrtim shkojn\u00eb n\u00eb gryk\u00ebderdhjen e tij, n\u00eb Adriatik. N\u00eb kokat e vendprehjeve t\u00eb tyre, kam v\u00ebn\u00eb dy gur\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb marra nga vendlindja, Spatari. Gurin q\u00eb mora n\u00eb gushtin e vitit 1990, e kam vendosur n\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb qarkuar nga zinxhiri i or\u00ebs s\u00eb xhepit t\u00eb babait, akrepat e s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb mbetur n\u00eb kat\u00ebr pa pes\u00eb minuta, \u00e7astin kur ai dha shpirt.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ua sjell lexuesve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs \u201cPanorama\u201d, me reportazhin \u201cGuri dhe dega e ullirit\u201d(Mbresa nga \u00c7am\u00ebria), q\u00eb botohet n\u00eb prag t\u00eb 27 qershorit, Dit\u00ebs s\u00eb Kujtes\u00ebs Tragjike \u00c7ame. Shkrimtari yn\u00eb i madh, Ismail Kadare, nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb parath\u00ebnien e Antologjis\u00eb Poetike \u201cEni vjen pej \u00c7am\u00ebrie\u201d, hartuar nga Ali Podrimja, e titullon \u201cDhimbje q\u00eb nuk ik\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Gjeniu i letrave shqipe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb parath\u00ebnie, mes t\u00eb tjerash shkruan: \u201c\u00c7am\u00ebria b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb hart\u00ebn m\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb Evrop\u00ebs, at\u00eb q\u00eb ka njohur shp\u00ebrnguljen\u2026 Shumica e \u00e7am\u00ebve, q\u00eb u shp\u00ebrngul\u00ebn mizorisht nga vatrat e veta, n\u00eb mbarim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, jan\u00eb ende gjall\u00eb sot. Jan\u00eb shuar dy ose tre breza, ata q\u00eb mezi \u00e7apiteshin drejt Shqip\u00ebris\u00eb, por jan\u00eb gjall\u00eb adoleshent\u00ebt, f\u00ebmij\u00ebt, s\u00eb fundi, foshnjat, q\u00eb hynin n\u00eb shtetin am\u00eb n\u00ebp\u00ebr djepe. T\u00eb gjith\u00eb ata, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, mbajn\u00eb mend. Asnj\u00eb ligj i bot\u00ebs asnj\u00eb formim kulturor, nuk mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mos ken\u00eb kujtes\u00eb, e aq m\u00eb pak t\u00eb mos ken\u00eb nostalgji\u2026 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dhimbje, q\u00eb nuk ik\u00ebn ngaq\u00eb dikush e shpall t\u00eb paligjsh\u00ebm. As duke b\u00ebr\u00eb sikur nuk e di. E aq m\u00eb pak, kur sillesh pa nderim ndaj saj\u2026\u201d(28 shkurt 2004).<\/p>\n<p>Popujt kan\u00eb kodet e tyre t\u00eb mir\u00ebkuptimit. \u00c7am\u00ebt dhe grek\u00ebt, apo dhe vlleh\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb Epir, kan\u00eb ditur q\u00eb p\u00ebrtej ndasive t\u00eb propoganduara nga mendje t\u00eb \u00e7oroditura, t\u00eb shkonin mir\u00eb me njeri-tjetrin. Historiani i njohur Hajredin Isufi, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjer\u00ebsisht me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, pra t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve te mira mes \u00e7am\u00ebve, grek\u00ebve dhe vlleh\u00ebve n\u00eb \u00c7am\u00ebri. Ka ardhur koha, q\u00eb t\u2019i ringjallim k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, sepse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, ku miq\u00ebsit\u00eb dhe jo armiq\u00ebsit\u00eb, lidhjet dhe jo muret ndar\u00ebse, jan\u00eb ato q\u00eb na bashkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Atje n\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb time k\u00ebndohet dhe k\u00ebrcehet shqip dhe greqisht vallja e Osman Tak\u00ebs, apo k\u00ebng\u00eb t\u00eb tjera, si \u201cSalo moj Salushe\u201d. \u00c7am\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb g\u00ebzime apo dasma k\u00ebrcejn\u00eb dhe k\u00ebndojn\u00eb greqisht \u201cVllaho- vllahopulla\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 27 qershor, Dit\u00ebn e Kujtes\u00ebs Tragjike \u00c7ame ne japim, krahas dhimbjes, dramave, gjenocidit t\u00eb pashembullt ndaj popullsis\u00eb \u00e7ame, edhe mesazhin e miq\u00ebsive q\u00eb duhen rip\u00ebrt\u00ebritur. K\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon koha jon\u00eb dhe e ardhmja e \u00c7am\u00ebris\u00eb. Jorgo Seferis, nj\u00eb nga poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Greqis\u00eb fqinje dhe m\u00eb t\u00eb njohurit dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyerit n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb poezin\u00eb \u201cKudo q\u00eb shkoj\u201d(p\u00ebrkthyer nga Ismail Kadare), ka dy vargje t\u00eb shk\u00eblqyera.<\/p>\n<p>Kudo q\u00eb shkoj Greqin\u00eb me vehte bart, dhe po t\u2019i perifrazoja k\u00ebto vargje, un\u00eb do t\u00eb shkruaja: Kudo q\u00eb shkoj \u00c7am\u00ebrin\u00eb me vehte bart,<\/p>\n<p>Mbresa nga \u00c7am\u00ebria N\u00eb udh\u00ebtimet p\u00ebr n\u00eb jug t\u00eb vendit, sapo dal n\u00eb Qaf\u00ebn e Muzin\u00ebs dhe hedh v\u00ebshtrimin p\u00ebrpara, nga ku shfaqet hap\u00ebsira e Jonit, kam ndjer\u00eb vazhdimisht q\u00eb gjaku t\u00eb m\u00eb l\u00ebviz\u00eb ndryshe. Dhe k\u00ebtu, me vete kam th\u00ebn\u00eb vargun e njohur t\u00eb k\u00ebng\u00ebs popullore: \u201cT\u00eb isha zog e t\u00eb fluturoja\u201d\u2026 T\u00eb fluturoja drejt atyre hap\u00ebsirave. Ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb varg, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, nj\u00eb mundim i p\u00ebrhersh\u00ebm, gati-gati torturues. N\u00eb net t\u00eb gjata dimri, n\u00eb vjeshtat me bubullima ( ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vjesht\u00ebn e dyt\u00eb), kjo d\u00ebshir\u00eb e p\u00ebrmallim m\u00eb g\u00ebrryente ngadal\u00eb-ngadal\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb i vog\u00ebl kam d\u00ebgjuar dhjet\u00ebra tregime p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr Filatin, Spatarin ( vendlindja e prind\u00ebrve t\u00eb mi), Lop\u00ebsin, Gumenic\u00ebn, Grikohorin, Paramthin\u00eb, Sulin, Parg\u00ebn, Prevez\u00ebn, lumin e Kalamait. Prind\u00ebrit, t\u00eb af\u00ebrmit, n\u00eb dasma e ksodhe, njer\u00ebz t\u00eb panjohur n\u00eb takimet e rastit, kujtonin e kujtojn\u00eb me mall t\u00eb pap\u00ebrmbajtur ato vende. Kujtohet \u00e7do gj\u00eb: deti, ullinjt\u00eb, dhent\u00eb, sht\u00ebpit\u00eb, njer\u00ebzit e vdekur e t\u00eb gjall\u00eb, rrug\u00ebt ku kalonin, pllajat, puset, er\u00ebrat\u2026 M\u00eb lidhni sit\u00eb, m\u00eb thot\u00eb shpesh n\u00ebna ime, e m\u00eb l\u00ebshoni n\u00eb Qaf\u00eb-Bot\u00eb. E gjej vet\u00eb vendin t\u00ebn\u00eb. Edhe po t\u00eb jet\u00eb nat\u00eb\u2026 Se m\u00eb njohin gur\u00ebt e m\u00eb tregojn\u00eb dhromn\u00eb. M\u00eb njohin drur\u00ebt e m\u00eb flasin, m\u00eb njohin varret\u2026<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky vend i \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb edhe buk\u00ebn e kishte m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, q\u00eb edhe mishin m\u00eb t\u00eb shijsh\u00ebm, q\u00eb edhe gurin m\u00eb t\u00eb but\u00eb, q\u00eb p\u00ebrmendej e p\u00ebrmendet aq shum\u00eb me nj\u00eb mall g\u00ebrryes? \u00cbsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mall, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dhimbje, m\u00eb shum\u00eb se shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb dashura p\u00ebr njeriun. K\u00ebt\u00eb do ta p\u00ebrjetoja n\u00eb mosh\u00ebn 40- vje\u00e7are, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb rastit n\u00eb \u00c7am\u00ebri.<\/p>\n<p>Ishte fillimi i gushtit t\u00eb vitit 1990, kur pas ngjarjeve trondit\u00ebse t\u00eb ambasadave dhe zagushis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb m\u00ebngjes dikush nga Teatri i Oper\u00ebs dhe Baletit m\u00eb uroi n\u00eb telefon p\u00ebr turneun e ardhsh\u00ebm n\u00eb Italin\u00eb e Jugut. Pas disa or\u00ebsh, n\u00eb mesdit\u00eb, valltari i Ansamblit t\u00eb K\u00ebng\u00ebve dhe Valleve, Bashkim Braho, duke pir\u00eb kafe, do t\u00eb m\u00eb thoshte n\u00eb intimitet: \u201cDo t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb \u00c7am\u00ebri. Kur t\u00eb kthehemi do t\u00eb vemi n\u00eb Filat dhe Spatar\u201d. E lash\u00eb kafen\u00eb dhe e v\u00ebshtrova Bashkimin sikur t\u00eb isha zgjuar papritmas nga nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Ai vuri re pataksjen time dhe i p\u00ebrs\u00ebriti fjal\u00ebt: \u201cDo t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb \u00c7am\u00ebri. Do t\u00eb vemi n\u00eb Spatar\u201d.<\/p>\n<p>U ndava me t\u00eb dhe gjat\u00eb atyre dit\u00ebve mendova se isha me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me fat. Asnj\u00ebrit nuk ia thash\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ishte nj\u00eb e fsheht\u00eb q\u00eb m\u00eb dukej se duhet ta dija vet\u00ebm un\u00eb e Bashkimi, se po t\u2019ia thosha ndonj\u00eb t\u00eb treti \u00e7do gj\u00eb, mund t\u00eb prishej si me magji\u2026 Bile edhe gjat\u00eb turneut n\u00eb Itali nuk fol\u00ebm asnj\u00ebher\u00eb me Bashkimin p\u00ebr udh\u00ebtimin n\u00eb Filat e Spatar. Vet\u00ebm kur trageti, pas nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Korfuz, l\u00ebviz drejt brigjeve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, gati sa nuk thirra me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. \u00cbsht\u00eb m\u00ebngjes i fresk\u00ebt dhe nj\u00eb mjegull e leht\u00eb gri ka r\u00ebn\u00eb mbi majat e maleve dhe kodrat e buta t\u00eb tok\u00ebs \u00e7ame. Duket mir\u00eb Gumenica, nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e detit, Grikohori n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb me ullinj, Sajadha\u2026 T\u00eb kisha syt\u00eb e tyre, -thash\u00eb me vete. Syt\u00eb e n\u00ebn\u00ebs, edhe t\u00eb babait edhe\u2026 \u00c7far\u00eb k\u00ebrkon, m\u00eb pyeti shoku q\u00eb kisha pran\u00eb. Asgj\u00eb, thash\u00eb. Se \u00e7\u2019the p\u00ebr syt\u00eb, m\u00eb tha ai. Nuk thash\u00eb gj\u00eb, thash\u00eb. Ti di\u00e7ka the, nguli k\u00ebmb\u00eb ai. T\u00eb d\u00ebgjova mir\u00eb. Ndoshta, thash\u00eb. Ti the t\u00eb kisha syt\u00eb e tyre, vazhdonte t\u00eb ngulte k\u00ebmb\u00eb ai. E the me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Doja t\u2019i thosha se kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb me mua t\u00eb ishin n\u00ebna e babai, t\u00eb ishin ata q\u00eb kishin lindur pran\u00eb atyre brigjeve, se ata me tregimet e tyre i kishin krijuar e rikrijuar me qindra her\u00eb n\u00eb p\u00ebrfytyrimet e mia k\u00ebto vende, se m\u00eb dukej sikur ata po m\u00eb prisnin n\u00eb brigjet e detit, se\u2026 Por heshta. Edhe kur zbrita n\u00eb Gumenic\u00eb heshta. Edhe kur dola n\u00eb rrug\u00ebt kryesore heshta. Qyteti ishte zgjuar me koh\u00eb e dukej si i lar\u00eb nga ujrat e Jonit. Dalim n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb qytetit dhe befas dikush na del p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>-\u00cbsht\u00eb miku i familjes sime, \u2013 thot\u00eb Bashkimi.<\/p>\n<p>Burri q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb, me fytyr\u00ebn e pjekur nga dielli, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 45 vje\u00e7.<\/p>\n<p>-U jam ka Kastria, \u2013 thot\u00eb ai me nj\u00eb shqipe t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>-G\u00ebzohem q\u00eb u njoh\u00ebm, \u2013 i them un\u00eb.<\/p>\n<p>-T\u00eb vini p\u00ebr nj\u00eb klum\u00ebsht- ngul k\u00ebmb\u00eb ai.  \u2013 Kemi nj\u00eb gluh\u00eb, \u2013 shton pastaj.<\/p>\n<p>Bashkimi m\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb miq sht\u00ebpie e se prind\u00ebrit e tyre venin e vinin me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>-Rrini kutu n\u00eb Gumenic\u00eb, \u2013 thot\u00eb ai. \u2013 Do na b\u00ebni zemr\u00ebn hare me k\u00ebng\u00ebt dhe vallet tuaja.<\/p>\n<p>Pastaj ulemi n\u00eb nj\u00eb lulishte pran\u00eb detit dhe ai na flet me p\u00ebrmallim p\u00ebr miqt\u00eb \u00e7am\u00ebr q\u00eb i ka treguar gjyshi dhe babai i tij, p\u00ebr gjakun \u00e7am q\u00eb na bashkon, p\u00ebr fshatrat e bukur \u00e7ame. Ndahemi me t\u00eb dhe me Beniamin Krut\u00ebn e Bashkimin, marrim rrug\u00ebn p\u00ebr Filat e Spatar. Shoq\u00ebruesi yn\u00eb her\u00eb pas here na flet p\u00ebr fshatrat ku kalojm\u00eb. Lumi dhe ura e Kalamait. Uj\u00ebt e tij \u00ebsht\u00eb i turbulluar nga shirat e fundit. Pastaj kalojm\u00eb p\u00ebrmes V\u00ebrsel\u00ebs e Galbaqit, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb majt\u00eb Varfanjin mes ullinjve. N\u00eb Filat nuk ndalemi. Rruga p\u00ebr n\u00eb Spatar \u00ebsht\u00eb e asfaltuar. I vendosur n\u00eb tri kodra t\u00eb bukura, me v\u00ebshtrimin nga Filati, Spatari digjej n\u00ebn diellin e nxeht\u00eb t\u00eb gushtit. V\u00ebshtrojm\u00eb me v\u00ebmendje sht\u00ebpit\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuara, bah\u00e7et e mbjella, fush\u00ebn e Lop\u00ebsit posht\u00eb dhe me hapa t\u00eb nxituara shkojm\u00eb drejt lagjes, q\u00eb me siguri duhet t\u00eb jet\u00eb Bregu. Ku \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia jon\u00eb, thash\u00eb me vete. Po e n\u00ebn\u00ebs?<\/p>\n<p>Po sht\u00ebpit\u00eb e Saqenj\u00ebve ku jan\u00eb? Isha si i mpir\u00eb, me nj\u00eb hutim \u00ebndrre a gjumi t\u00eb gjat\u00eb letargjik. Fiksoja \u00e7do gj\u00eb: ullinjt\u00eb, sht\u00ebpit\u00eb, rr\u00ebnimin. Ku \u00ebsht\u00eb kali, sa nuk thirra me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Kali i bardh\u00eb q\u00eb hing\u00eblliu kur, si\u00e7 kisha d\u00ebgjuar, u rrethua sht\u00ebpia n\u00eb mars 1945 dhe u vra pasi luftoi disa or\u00eb Selmani, xhaxhai i babait tim. Po varret\u2026 Ku jan\u00eb varret? Asnj\u00eb nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjej. Gur\u00ebt dhe ullinjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb vuvosur. Ata q\u00eb njihnin gur\u00ebt dhe mbjell\u00eb ullinjt\u00eb nuk ishin.<\/p>\n<p>-Shih Korfuzin, \u2013 tha Bashkimi.<\/p>\n<p>-K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb lagjja Breg, \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n<p>Me siguri k\u00ebtu kan\u00eb qen\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e dajove t\u00eb mi. Ju afrova mureve t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie gjysm\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuar e mora nj\u00eb gur\u00eb. K\u00ebputa edhe nj\u00eb deg\u00eb nga ulliri pran\u00eb dhe disa fiq. Dhe kur kaluam n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7onte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit, leh\u00ebn qent\u00eb. N\u00eb qend\u00ebr, n\u00eb der\u00ebn e nj\u00eb dyqani t\u00eb vog\u00ebl, i zoti i dyqanit na e b\u00ebri me dor\u00eb dhe na ftoi t\u00eb uleshim. Greku vinte i pak\u00ebt nga trupi. E pyeta nga ishte. Nuk jam k\u00ebtej, tha ai duke na servirur uzon dhe nj\u00eb pjat\u00eb me djath\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Ishte nga fshatrat e Janin\u00ebs. Kur po dilnim i k\u00ebrkova dy fije \u00e7aj. I dua p\u00ebr kujtim, i thash\u00eb. Ai na zgjati nga nj\u00eb tuf\u00eb me \u00e7aj. Vet\u00ebm dy fije \u00e7aj, i thash\u00eb. Do t\u2019u jap nga nj\u00eb tuf\u00eb, k\u00ebmb\u00ebnguli greku. E falenderuam p\u00ebr mikpritjen. Para se t\u00eb hipnim n\u00eb makin\u00eb, hodha edhe nj\u00eb her\u00eb v\u00ebshtrimin n\u00eb lagjen e sip\u00ebrme t\u00eb fshatit. M\u2019u duk pa jet\u00eb\u2026 Krejt i shkretuar, i braktisur, vuv\u2026 Tri kodrat e larta me sht\u00ebpit\u00eb e rr\u00ebnuara n\u00eb to.<\/p>\n<p>Qet\u00ebsia q\u00eb mbizot\u00ebronte kudo, i nxehti i gushtit, ia shtonin m\u00eb shum\u00eb memecll\u00ebkun. Ku \u00ebsht\u00eb kali, gati sa nuk thirra prap\u00eb. Kali i bardh\u00eb, q\u00eb hing\u00eblliu nat\u00ebn kur u vra Selmani i rrethuar nga zervist\u00ebt. Po varri i tij ku \u00ebsht\u00eb? Po varret e tjer\u00eb?\u2026 Ku jan\u00eb varret e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi? P\u00ebrgjigjmuni ju, sht\u00ebpi t\u00eb rr\u00ebnuara. Ku jan\u00eb varret? Varret k\u00ebrkoj\u2026 T\u00eb vdekurit e mi k\u00ebrkoj. Mos m\u2019i fshihni ata. Rr\u00ebnj\u00ebt e mia mos m\u2019i fshihni\u2026 Rr\u00ebnj\u00ebt k\u00ebrkoj\u2026 Rr\u00ebnj\u00ebt\u2026 Mos m\u2019i fshihni rr\u00ebnj\u00ebt\u2026 Por\u2026Spatari digjej nga dielli i gushtit, n\u00eb vetmin\u00eb e tij. Pezull q\u00ebndronte, si nj\u00eb mjegull e holl\u00eb, malli p\u00ebrv\u00eblues i atyre q\u00eb e kishin l\u00ebn\u00eb. Dhe nuk e di pse m\u2019u kujtuan fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb thot\u00eb shpesh Nuja, e bija e Myftiut t\u00eb Filatit\u2026 \u201c\u00cbndrra m\u00eb shpie n\u00eb fshatin t\u00ebn\u00eb\u2026 Ndez furr\u00ebn dhe pjek buk\u00eb\u2026 Dhe m\u00eb mblidhen Selmani, Emini, Zelua, Nesua, Fahrua\u2026 Dhe ha e ha buk\u00eb t\u00eb misirt\u00eb me ta. Kur m\u00eb del gjumi dukem e ngopur. \u00cbndrra m\u00eb shpie n\u00eb bah\u00e7en\u00eb t\u00ebn\u00eb me migladhe, pastaj m\u00eb shpie n\u00eb odan\u00eb e madhe. Hap penxheren e shoh Korfuz\u00eb\u201d. Me k\u00ebto p\u00ebrfytyrime hym\u00eb n\u00eb Filat, ku takojm\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e flasin aq bukur gjuh\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>-Kemi njohur gjish\u00ebrit tuaj\u2026 Kemi patur miq\u00ebsi me ta.<\/p>\n<p>-Nipi i Xhevizit? Gjishi it ka patur diqan kutu\u2026<\/p>\n<p>-Rron Hiseni? E kam njohur Hisenin\u2026<\/p>\n<p>-I shohim n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e llafosemi me ta\u2026<\/p>\n<p>I shohim n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u2026 Kaq vite q\u00eb i shohim n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sht\u00ebpit\u00eb, ullinjt\u00eb, rrug\u00ebt, arat, varret, \u00c7am\u00ebrin\u00eb\u2026 Largohemi nga Filati e marrim rrug\u00ebn p\u00ebr Gumenic\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri fshatra\u2026 Rruga p\u00ebr Paramithi\u2026 Rruga p\u00ebr Prevez\u00eb\u2026 Rruga p\u00ebr\u2026 N\u00eb duar shtr\u00ebngoj gurin dhe deg\u00ebn e ullirit q\u00eb mora n\u00eb Spatar. A jam v\u00ebrtet n\u00eb \u00c7am\u00ebri? Apo ndoshta jam n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u2026<\/p>\n<p>Toka \u00e7ame digjet nga zhegu i gushtit dhe hap\u00ebsirave t\u00eb saj fluturojn\u00eb zogjt\u00eb e stin\u00ebs. Guri i Spatarit m\u00eb ngroh duart.\/Gazeta Panorama<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/udhetimi-ne-cameri-dhe-perballja-me-shtepite-e-shkaterruara-cfare-thoshte-ismail-kadare-shumica-e-banoreve-te-shperngulur-mizorisht-jane-ende-gjalle\/\">Udh\u00ebtimi n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe p\u00ebrballja me sht\u00ebpit\u00eb e shkat\u00ebrruara, \u00e7far\u00eb thoshte Ismail Kadare! Shumica e banor\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrngulur mizorisht, jan\u00eb ende gjall\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reportazhin \u201dGuri dhe dega e ullirit\u201d (Mbresa nga \u00c7am\u00ebria), e kam shkruar disa jav\u00eb pasi u ktheva nga nj\u00eb vizit\u00eb e shpejt\u00eb n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe Spatar, vendlindjen e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi. Ishte vizita e par\u00eb q\u00eb b\u00ebja n\u00eb ato vise, ku \u201cDita \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr dit\u00eb dhe nata tjet\u00ebr nat\u00eb\u201d(Naim Frash\u00ebri). Mbaj mend q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28489","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28489"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28489\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}