{"id":28331,"date":"2025-06-27T16:31:12","date_gmt":"2025-06-27T16:31:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/27\/zbardhet-deshmia-e-metes-ne-gjkko-e-verteta-e-akuzave-per-lidhjet-e-mia-me-adrian-shatkun-ema-cokun-dhe-pse-me-mori-me-qafe-monika\/"},"modified":"2025-06-27T16:31:12","modified_gmt":"2025-06-27T16:31:12","slug":"zbardhet-deshmia-e-metes-ne-gjkko-e-verteta-e-akuzave-per-lidhjet-e-mia-me-adrian-shatkun-ema-cokun-dhe-pse-me-mori-me-qafe-monika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/27\/zbardhet-deshmia-e-metes-ne-gjkko-e-verteta-e-akuzave-per-lidhjet-e-mia-me-adrian-shatkun-ema-cokun-dhe-pse-me-mori-me-qafe-monika\/","title":{"rendered":"Zbardhet d\u00ebshmia e Met\u00ebs n\u00eb GJKKO: E v\u00ebrteta e akuzave p\u00ebr lidhjet e mia me Adrian Shatkun, Ema \u00c7okun dhe pse m\u00eb mori m\u00eb qaf\u00eb Monika"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me Antikorrupsion vendosi t\u00eb lej\u00eb n\u00eb fuqi mas\u00ebn \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr ish presidentin Ilir Meta nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr zbutje mase.<\/p>\n<p>I arrestuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Meta ndodhet n\u00eb qeli dhe k\u00ebrkon z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga arrest n\u00eb burg n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb avokatit t\u00eb tij, Kujtim Cakrani, Meta parashtroi argumentet para trup\u00ebs gjyq\u00ebsore se p\u00ebrse po mbahet pa t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb burg, nd\u00ebrsa u p\u00ebrfshi edhe n\u00eb nj\u00eb debat me prokurorin e posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb parashtrimet e ish- presidentit Ilir Meta para gjykat\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore p\u00ebr revokimin ose z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Ilir Met\u00ebs n\u00eb GJKKO:<\/p>\n<p>1 \u2013 N\u00eb faqen 3<\/p>\n<p>II. I pandehuri Ilir Metaj dhe personi n\u00ebn hetim Monika Kryemadhi, kan\u00eb konsumuar vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsion pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe t\u00eb zgjedhurve\u201d, pasi nga analiza e fakteve dhe provave nga \u2026\u2026\u2026\u2026.., kan\u00eb vendosur kontakte me administratorin e tyre, personin n\u00ebn hetim, Adrian Shatku.<\/p>\n<p>ILIR META: Ky konkluzion i akuz\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehje e nj\u00eb vler\u00ebsimi jo vet\u00ebm joprofesional dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb apo fakt t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr Z. Meta, por edhe t\u00ebr\u00ebsisht tendencioz edhe nga t\u00eb gjitha parashtrimet e b\u00ebra nga prokuror\u00ebt. Nuk ka asnj\u00eb akt apo fakt, q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se Z. Meta ka em\u00ebruar apo besuar Z. Adrian Shatku si administrator t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu nuk ka asnj\u00eb akt apo fakt q\u00eb Z. Meta t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni se A. Shatku ishte administratori i ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe se ndanin s\u00eb bashku p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme apo edhe t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>2 \u2013 Faqja 3 paragrafi i fundit.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebsaj veprimtarie dhe ushtrimit abuziv t\u00eb pushtetit, pal\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar nga shtetasi A.SH dhe UNIFI, t\u00eb ardhura t\u00eb konsideruara, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrqindjen e fitimit si dhe pajisjen nga A. Shatku disa her\u00eb me karta krediti.<\/p>\n<p>ILIR META: Ky konkluzion \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht tendencioz pasi nuk ekziston asnj\u00eb prov\u00eb apo indicie q\u00eb Z. Meta t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb paligjshme apo t\u00eb ligjshme t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes nga A.Shatku.<\/p>\n<p>Referenca p\u00ebr ndarjet e p\u00ebrqindjeve n\u00eb celularin e Znj. Kryemadhi q\u00eb pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqaroj\u00eb.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb tendencioze \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e prokuror\u00ebve p\u00ebr t\u00eb paraqitur Z. Meta si bashk\u00ebp\u00ebrfitues apo n\u00eb dijeni t\u00eb kartave t\u00eb paligjshme q\u00eb pretendon akuza, t\u00eb cilat edhe vet\u00eb sipas saj jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe p\u00ebrfituese e tyre.<\/p>\n<p>Zoti Meta jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb paligjshme , por pasi ka m\u00ebsuar se pas kontrollit n\u00eb banes\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Znj. Kryemadhi, ekzistonte nj\u00eb kart\u00eb e till\u00eb, por e pap\u00ebrdorur, sipas zonj\u00ebs Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me t\u00eb duke e vler\u00ebsuar si shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb besimit, t\u00eb ligjit p\u00ebr nj\u00eb politikane me p\u00ebrvoj\u00eb, por edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kauzave t\u00eb tij politike.<\/p>\n<p>Z. Meta vet\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb, pas arrestimit t\u00eb tij, n\u00eb Gjykat\u00eb u njoh me p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj karte n\u00eb San Marino nga akuza.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr dy kartat e tjera \u00ebsht\u00eb njohur vet\u00ebm dit\u00ebn e komunikimit t\u00eb akuz\u00ebs si i pandehur m\u00eb 27 Maj.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, organi i akuz\u00ebs provon vet\u00eb se Monika Kryemadhi \u00ebsht\u00eb e vetmja p\u00ebrdoruese e k\u00ebsaj karte.<\/p>\n<p>3 \u2013 N\u00eb faqen 5<\/p>\n<p>ILIR META: Edhe nj\u00ebher\u00eb theksojm\u00eb se p\u00ebrpjekjet e akuz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb \u201cprovuar\u201d nga gjetjet n\u00eb celularin e Znj. Monika Kryemadhi se personat n\u00eb hetim, Metaj-Kryemadhi, kan\u00eb p\u00ebrfituar % t\u00eb fitimit nga kompania UNIFI Holding Inc, nga marr\u00ebveshja e interkoneksionit me Vodafone, jan\u00eb sa t\u00eb pabazuara aq edhe kontradiktore.<\/p>\n<p>Akuza: \u201cKy fakt rezulton nga komunikimet q\u00eb Monika ka me Shatkun ku i drejtohet me shprehjet \u201cne\u201d \u201cleja Dhorit dhe t\u00eb miat\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00ebse kjo bised\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb , ajo me \u201cne\u201d n\u00ebnkupton veten e saj me kush\u00ebririn e saj Adrian Shatku.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse pjesa e dyt\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb , \u201ct\u00eb miat\u201d n\u00ebnkupton interesat e saj dhe kjo nuk provon aspak as p\u00ebrfshirjen e Ilir Met\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebrqindjesh t\u00eb pretenduara dhe as pasjen prej tij dijeni t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb till\u00eb (si edhe n\u00eb rastin e kartave).<\/p>\n<p>4- N\u00eb faqen 5.<\/p>\n<p>Akuza: \u201c Adrian Shatku \u00ebsht\u00eb personi i besuar i Ilir Met\u00ebs dhe Monika Kryemadhit dhe sipas deklarimit t\u00eb Fatime Kryemadhit, edhe kush\u00ebriri i larg\u00ebt i tyre\u201d<\/p>\n<p>ILIR META: Edhe ky konkluzion \u00ebsht\u00eb tendencioz, pasi nga i gjith\u00eb hetimi rezulton se Adrian Shatku \u00ebsht\u00eb person i af\u00ebrt me Monika Kryemadhin si dibran\u00eb dhe Ema Shatkun (\u00c7okun), shoqe e af\u00ebrt e Monik\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye ai ka qen\u00eb nj\u00eb person i njohur dhe i respektuar nga Ilir Meta, por asnj\u00ebher\u00eb as i besuari i tij dhe as n\u00eb dijeni t\u00eb ndonj\u00eb aktiviteti t\u00eb paligjsh\u00ebm apo t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>5 \u2013 Faqe 5<\/p>\n<p>ILIR META: P\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebt\u00eb lidhje midis Ilir Met\u00ebs dhe Adrian Shatkut shum\u00eb \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d, akuza pasqyron episodin sipas komunikimeve elektronike se (sipas faqes 71 t\u00eb komunikimit t\u00eb akuz\u00ebs si i pandehur):<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dat\u00ebn 5 shtator 2014, Monika e informon Adrianin se Iliri do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Marok n\u00eb datat 30-31 Tetor 2014 dhe i thot\u00eb se \u201cpo t\u00eb duash p\u00ebr t\u00eb vajtur dhe n\u00ebse t\u00eb duhet ndonj\u00eb takim me ndonj\u00eb minist\u00ebr \u2013 m\u00eb tha Iliri\u201d. Adriani i p\u00ebrgjigjet se ai do t\u00eb shkoj\u00eb dhe se \u201c\u2026takimin me PM do ta b\u00ebj un\u00eb\u2026.takojm\u00eb edhe ministrat e energjis\u00eb dhe telekomunikacionit\u201d<\/p>\n<p>ILIR META: Ky episod tregon jo vet\u00ebm se Monika informon Adrianin p\u00ebr l\u00ebvizjet e kryetarit t\u00eb Kuvendit, por edhe se Adriani ishte shum\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb Marok sa merrte p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb rregullonte takimin me PM (Kryeminist\u00ebr) dhe ministra t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb p\u00ebrse i duhej ndihma e Kryetarit t\u00eb Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Marok, Adrianit, kur ishte kaq i lidhur me Kryeministrin e Marokut?<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet vizita ka qen\u00eb shtet\u00ebrore dhe e b\u00ebr\u00eb me t\u00eb gjitha rregullat protokollare.<br \/>\nP\u00ebrfshirja e episodeve t\u00eb tilla k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sforcuar t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb dyshimt\u00eb midis Ilir Met\u00ebs dhe Adrian Shatkut e cila nuk ekziston n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>6\u2013 ILIR META: Prokuror\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde, p\u00ebrdorin nj\u00eb deklarim t\u00eb shtetasit Eriol Braimllari, i cili \u00ebsht\u00eb kush\u00ebri i Endrit Braimllarit, t\u00eb dy t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e lobimeve p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar pretendimin sipas SPAK-ut, t\u00eb t\u00eb pandehurit Ilir Metaj se ai nuk ka asnj\u00eb lidhje me Adrian Shatkun.<\/p>\n<p>ILIR META: N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb b\u00ebra m\u00eb par\u00eb nga akuza, un\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun, ndaj kjo loj\u00eb fjal\u00ebsh e prokuror\u00ebve \u00ebsht\u00eb pa kuptim.<\/p>\n<p>N\u00ebse un\u00eb nuk kam patur asnj\u00eb lidhje t\u00eb dyshimt\u00eb, t\u00eb paligjshme, ky nuk \u00ebsht\u00eb faji im, por merita e sjelljeve t\u00eb mia p\u00ebrher\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb moralshme.<br \/>\nPo k\u00ebshtu, shtetasin Eriol Braimllari mund ta pyesni n\u00ebse \u00ebsht\u00eb takuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebher\u00eb apo t\u00eb pakt\u00ebn 100 her\u00eb me shtetasin Adrian Shatku n\u00eb Tiran\u00eb apo edhe n\u00eb Uashington edhe pa Kryetarin e Parlamentit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u2019ju ndihmoj\u00eb edhe sistemi TIMS.<\/p>\n<p>7- ILIR META: Lidhur me diferencat q\u00eb i rezultojn\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr lobimet e LSI n\u00eb SHBA, theksojm\u00eb se \u00e7do veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesis\u00eb s\u00eb LSI, deri n\u00eb Prill 2017 kur Z. Meta u z\u00ebvend\u00ebsua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qen\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjeve shqiptare dhe amerikane.<\/p>\n<p>\u00c7do marr\u00ebveshje miratohej n\u00eb Kryesi dhe nj\u00eb titullar caktohej p\u00ebr t\u00eb firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave t\u00eb r\u00ebna dakord me kompanit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<br \/>\nZ. Meta kurr\u00eb as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se nj\u00eb person apo kompani n\u00eb Shqip\u00ebri apo SHBA ka b\u00ebr\u00eb pagesa t\u00eb padeklaruara, prat \u00eb paligjshme p\u00ebr interes t\u00eb LSI.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Z.Meta \u00ebsht\u00eb i habitur se si kompani amerikane mund t\u00eb pranojn\u00eb pagesa t\u00eb tilla n\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve amerikane dhe jemi t\u00eb interesuar t\u00eb dim\u00eb n\u00ebse dikush prej tyre po hetohet nga SHBA p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve amerikane.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Z. Meta ju ka informuar dhe provuar, si n\u00eb rastin e \u201cMcKeon Group\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u b\u00eb nj\u00eb pages\u00eb e ligjshme dhe e deklaruar prej 15 mij\u00eb $, se si nd\u00ebrmjet\u00ebsi, avokati greko-amerikan Fidetzis, kishte rregjistruar nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb FARA n\u00eb em\u00ebr t\u00eb LSI pa qen\u00eb i autorizuar nga LSI dhe kjo u denoncua nga vet\u00eb Z. Meta te presidenti i \u201cMcKeon Group\u201d dhe nga ky u njoftua FARA.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e akuz\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e mia t\u00eb ngushta me Znj. Ema \u00c7oku (Shatku), kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb spekullim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm pasi ato kan\u00eb qen\u00eb mardh\u00ebnie thjesht kortezie dhe aspak t\u00eb af\u00ebrta, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ajo personalisht nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e strukturave drejtuese t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb (LSI), por kishte lidhje shoq\u00ebrore dhe familjare me Znj. Kryemadhi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me ndikimet e tjera t\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb episode q\u00eb rezultojn\u00eb, sipas SPAK-ut, nga komunikimet telefonike t\u00eb Znj. Monika Kryemadhi apo personave t\u00eb tjer\u00eb, ato jan\u00eb imagjinare, spekulative dhe t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, vler\u00ebsojm\u00eb se SPAK-u vazhdon ndaj Z.Meta standardin e hetimit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel si n\u00eb standardin e arrestimit (rr\u00ebmbimit) t\u00eb tij jasht\u00eb \u00e7do objektiviteti dhe n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Konvent\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>E vler\u00ebsojm\u00eb lejen q\u00eb SPAK i ka dh\u00ebn\u00eb Znj. Monika Kryemadhi n\u00eb Janar t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr t\u00eb vizituar SHBA ku ndodhet edhe Z. Adrian Shatku edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanive t\u00eb lobimit t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por nuk arrijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb insistimin p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb paraburgim Z. Meta edhe pasi hetimet kan\u00eb nisur prej koh\u00ebsh e jan\u00eb shtyr\u00eb disa her\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj urojm\u00eb q\u00eb Gjykata ta vendos\u00eb k\u00ebt\u00eb proces hetimi n\u00eb shinat e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Z. Meta \u00ebsht\u00eb President i forc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb opozitare n\u00eb vend dhe nuk ka asnj\u00eb rrezik largimi, pasi ai \u00ebsht\u00eb prej 6 vitesh n\u00eb hetim dhe dit\u00ebn e arrestimit (rr\u00ebmbimit) vinte nga Kosova.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/zbardhet-deshmia-e-metes-ne-gjkko-e-verteta-e-akuzave-per-lidhjet-e-mia-me-adrian-shatkun-ema-cokun-dhe-pse-me-mori-me-qafe-monika\/\">Zbardhet d\u00ebshmia e Met\u00ebs n\u00eb GJKKO: E v\u00ebrteta e akuzave p\u00ebr lidhjet e mia me Adrian Shatkun, Ema \u00c7okun dhe pse m\u00eb mori m\u00eb qaf\u00eb Monika<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me Antikorrupsion vendosi t\u00eb lej\u00eb n\u00eb fuqi mas\u00ebn \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr ish presidentin Ilir Meta nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr zbutje mase. I arrestuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Meta ndodhet n\u00eb qeli dhe k\u00ebrkon z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga arrest n\u00eb burg n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28331","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28331"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28331\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}