{"id":28289,"date":"2025-06-27T12:04:04","date_gmt":"2025-06-27T12:04:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/27\/thirreni-baba-darka-e-familjes-mbreterore-holandeze-qe-ndryshoi-sjelljen-e-trump\/"},"modified":"2025-06-27T12:04:04","modified_gmt":"2025-06-27T12:04:04","slug":"thirreni-baba-darka-e-familjes-mbreterore-holandeze-qe-ndryshoi-sjelljen-e-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/27\/thirreni-baba-darka-e-familjes-mbreterore-holandeze-qe-ndryshoi-sjelljen-e-trump\/","title":{"rendered":"\u201cThirreni Baba\u201d\/ Darka e familjes mbret\u00ebrore holandeze q\u00eb ndryshoi sjelljen e Trump"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti u prit me nderime mbret\u00ebrore nga mbreti dhe mbret\u00ebresha e Holand\u00ebs dhe nga Mark Rutte, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i aleanc\u00ebs, i quajtur edhe \u2018p\u00ebrshp\u00ebrit\u00ebsi i Trump-it\u2019<\/p>\n<p>Bruno Waterfield \/ The Times<\/p>\n<p>Nuk kishte dyshim: mbijetesa e aleanc\u00ebs 75-vje\u00e7are ishte n\u00eb rrezik. Por me Iranin q\u00eb q\u00ebllonte me raketa mbi bazat amerikane dhe Evrop\u00ebn s\u00ebrish t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb p\u00ebr shpenzimet e mbrojtjes, a do t\u00eb paraqitej presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara?<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs, n\u00eb NATO po e quanin Donald Trump-in \u201cbaba\u201d.<br \/>\nP\u00ebrfundimi i nj\u00eb samiti q\u00eb shum\u00ebkush kishte frik\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrfundonte me p\u00ebrplasje dhe fyerje, n\u00eb fakt solli leht\u00ebsim p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb. \u201cNuk doli jasht\u00eb kontrollit,\u201d tha Dick Schoof, kryeministri i Holand\u00ebs, duke p\u00ebrshkruar nj\u00eb \u201cp\u00ebrzierje leht\u00ebsimi dhe g\u00ebzimi\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb diplomat shkoi edhe m\u00eb tej: \u201cIa dol\u00ebm t\u00eb kalonim n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb me mina. Kishte aq shum\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkonte keq, duke filluar me faktin n\u00ebse do t\u00eb vinte apo jo. Nuk pati p\u00ebrplasje, marr\u00ebveshja u arrit dhe atmosfera ishte e mir\u00eb \u2013 edhe pse ndoshta paksa e ekzagjeruar p\u00ebr shijet m\u00eb t\u00eb ndjeshme.\u201d<\/p>\n<p>Temat e ndarjes ishin t\u00eb shumta \u2013 sidomos ngurrimi i Evrop\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur bombardimet e SHBA-s\u00eb ndaj objekteve b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit, veprime q\u00eb presidenti francez Macron dhe t\u00eb tjer\u00eb i cil\u00ebsuan si t\u00eb paligjshme. Pastaj kishte edhe \u00e7\u00ebshtje m\u00eb af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb: spanjoll\u00ebt, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e kryeministrit t\u00eb dob\u00ebsuar Pedro S\u00e1nchez, po ngulmonin p\u00ebr t\u00eb mos rritur shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen. Nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebrfundimtare e samitit, me nj\u00eb gjest t\u00eb qart\u00eb ndaj Uashingtonit, pohonte se an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb angazhoheshin t\u00eb shpenzonin 5% t\u00eb PBB-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen \u2013 nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e hershme e Trump-it.<\/p>\n<p>S\u00e1nchez, i tronditur nga nj\u00eb skandal korrupsioni n\u00eb vend dhe vazhdimisht n\u00eb titujt e mediave p\u00ebr arsye negative, dukej i vendosur t\u00eb tregonte sovranitetin spanjoll duke i rezistuar Trump-it. Mund t\u00eb dukej mir\u00eb p\u00ebr opinionin publik spanjoll, por p\u00ebr NATO-n ishte problematike.<\/p>\n<p>Ankthi u shtua nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb arm\u00ebpushimi n\u00eb Lindjen e Mesme rrezikonte t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej. Pastaj ndodhi edhe nj\u00eb rrjedhje informacioni kur nj\u00eb kanal televiziv raportoi se Trump do t\u00eb q\u00ebndronte gjat\u00eb nat\u00ebs si mysafir i mbretit holandez. Nuk ishte si skandali i Watergate-it, por \u00e7do siklet duhej shmangur. \u201cA do t\u00eb vij\u00eb? Derisa ta shoh n\u00eb tapetin e kuq, nuk e besoj,\u201d tha nj\u00eb zyrtar. \u201cJam v\u00ebrtet i tmerruar.\u201d<\/p>\n<p>Mark Rutte, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s dhe shpesh i quajtur \u201cfluisteraar\u201d apo \u201cp\u00ebrshp\u00ebrit\u00ebsi i Trump-it\u201d, nuk po linte asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb rast\u00ebsis\u00eb. \u201cUrime dhe faleminderit p\u00ebr veprimin tuaj vendimtar n\u00eb Iran,\u201d i shkroi Trump-it para se ky t\u00eb hipte n\u00eb Air Force One. \u201cTani po fluturoni drejt nj\u00eb tjet\u00ebr suksesi t\u00eb madh n\u00eb Hag\u00eb,\u201d shtoi ai, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb po p\u00ebrballej me kritika p\u00ebr faktin se praktikisht po i jepte mb\u00ebshtetjen e NATO-s veprimeve t\u00eb Trump-it n\u00eb Lindjen e Mesme. Mesazhi p\u00ebrfundonte me nj\u00eb premtim: \u201cEvropa do t\u00eb paguaj\u00eb SHUM\u00cb, ashtu si\u00e7 duhet, dhe ky do t\u00eb jet\u00eb suksesi juaj!\u201d<\/p>\n<p>Trump po vinte, por ishte n\u00eb humor t\u00eb keq. \u201cAta nuk din\u00eb \u00e7far\u00eb dreqin po b\u00ebjn\u00eb,\u201d tha ai p\u00ebr Izraelin dhe Iranin kur u nis nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb p\u00ebr n\u00eb Hag\u00eb. Dhe u b\u00eb edhe m\u00eb keq: gjat\u00eb fluturimit transatlantik, ai vuri n\u00eb dyshim n\u00ebse SHBA do t\u00eb nd\u00ebrhynte automatikisht p\u00ebr t\u00eb ndihmuar aleat\u00ebt evropian\u00eb si Spanja, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nenit 5 t\u00eb NATO-s p\u00ebr mbrojtjen e nd\u00ebrsjell\u00eb. \u201cVaret nga p\u00ebrkufizimi juaj,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Por holandez\u00ebt, ashtu si kombet e tjera q\u00eb ende kan\u00eb familje mbret\u00ebrore, kishin nj\u00eb \u201carm\u00eb sekrete\u201d. Pas zbritjes nga avioni presidencial me kapele t\u00eb bardh\u00eb \u201cMAGA\u201d, Trump u d\u00ebrgua menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u2019u pritur me ceremoni t\u00eb plota nga mbreti Willem-Alexander. N\u00eb sall\u00ebn e portokallt\u00eb t\u00eb pallatit Huis ten Bosch u shtrua nj\u00eb dark\u00eb me ton t\u00eb pjekur, mish vi\u00e7i dhe tort\u00eb \u00e7okollate.<\/p>\n<p>Trump u ul mes mbretit dhe Giorgia Meloni-t, kryeministres italiane populiste dhe nj\u00eb nga t\u00eb paktat admiruese evropiane t\u00eb presidentit. Ai po e shijonte momentin. Kishte nj\u00eb marr\u00ebveshje arm\u00ebpushimi mes Izraelit dhe Iranit p\u00ebr t\u00eb festuar. \u201cKisha nj\u00eb pamje t\u00eb mir\u00eb,\u201d tha Schoof. \u201cPresidenti ishte shum\u00eb i gjall\u00eb n\u00eb bised\u00eb, atmosfera ishte e \u00e7lir\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb atmosfer\u00eb edhe m\u00eb e qet\u00eb e priste Trump-in aty ku do kalonte nat\u00ebn.<br \/>\nAi kishte marr\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb nga \u00e7ifti mbret\u00ebror holandez p\u00ebr t\u00eb kaluar nat\u00ebn n\u00eb pallatin e tyre t\u00eb shekullit t\u00eb 17-t\u00eb, t\u00eb vendosur mes pyjeve t\u00eb gjelb\u00ebrta n\u00eb Hag\u00eb.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, Trump pati m\u00ebngjes me mbretin Willem-Alexander dhe mbret\u00ebresh\u00ebn Maxima, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrshkroi si \u201cnjer\u00ebz t\u00eb bukur dhe spektakolar\u00eb\u201d. I ftuar t\u00eb fliste me superlativa p\u00ebr Trump-in, mbreti holandez u p\u00ebrgjigj shkurt: \u201c\u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb pallat, mbetet n\u00eb pallat.\u201d<\/p>\n<p>Pastaj erdhi momenti q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz do t\u00eb p\u00ebrkufizonte vizit\u00ebn e Trump-it n\u00eb Holand\u00eb. Duke folur krah p\u00ebr krah me Rutte-n, Trump po diskutonte se si fuqit\u00eb e Lindjes s\u00eb Mesme po silleshin \u201csi dy f\u00ebmij\u00eb n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs\u201d. \u201cBabi ndonj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr,\u201d nd\u00ebrhyri Rutte, duke iu referuar p\u00ebrdorimit t\u00eb fjal\u00ebs \u201cfuck\u201d nga Trump m\u00eb par\u00eb. Trump u entuziazmua dhe kamerat e filmuan sekretarin amerikan t\u00eb shtetit Marco Rubio duke tundur kok\u00ebn me mosbesim dhe duke qeshur.<\/p>\n<p>Papr\u00edtur, Trump u b\u00eb shum\u00eb i gjall\u00eb dhe atmosfera u p\u00ebrmir\u00ebsua. S\u00e1nchez hoqi dor\u00eb nga kund\u00ebrshtimet dhe vendosi t\u00eb mos p\u00ebrmend\u00eb objektivat e shpenzimeve, por t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr kontributin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ushtarak t\u00eb Spanj\u00ebs n\u00eb aleanc\u00eb, duke premtuar p\u00ebrmbushjen e objektivave operacionale. Shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Sir Keir Starmer, theksuan blerjet ushtarake nga SHBA, si avion\u00ebt luftarak\u00eb F-35 dhe sistemet mbrojt\u00ebse Patriot.<\/p>\n<p>Rutte, megjithat\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrballej me kritika p\u00ebr qasjen e tij n\u00ebnshtruese ndaj Trump-it. Ai pranoi se komenti i tij ishte \u201cpak \u00e7\u00ebshtje shijeje\u201d. Por presidenti nuk kishte ndonj\u00eb ankes\u00eb. \u201cAi m\u00eb p\u00eblqen,\u201d tha Trump p\u00ebr holandezin. \u201cDhe n\u00ebse nuk m\u00eb p\u00eblqen, do kthehem dhe do e godas fort. Ai e tha me shum\u00eb dashuri. Ti je babi im.\u201d P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb punonin pas sken\u00ebs, kjo ishte tep\u00ebr. \u201cNa than\u00eb q\u00eb Rutte ishte nj\u00eb \u2018p\u00ebrshp\u00ebrit\u00ebs i Trump-it\u2019, por kjo \u00ebsht\u00eb e pahijshme,\u201d tha nj\u00eb diplomat.<\/p>\n<p>Schoof, si organizator i samitit, e p\u00ebrshkroi mbledhjen e NATO-s si \u201chistorike\u201d, por ishte m\u00eb pak i sigurt se si historia do ta gjykoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lavd\u00ebrim t\u00eb tepruar. \u201cNuk e di,\u201d pranoi ai. \u201cP\u00ebr ne, samiti duhej t\u00eb ishte i suksessh\u00ebm. B\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019i qet\u00ebsuar udh\u00ebheq\u00ebsit. Disa m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>Nuk ishte vet\u00ebm fakti q\u00eb evropian\u00ebt po paguanin m\u00eb shum\u00eb q\u00eb e g\u00ebzonte Trump-in. Edhe nofka e re e g\u00ebzonte. Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb publikoi nj\u00eb video ku presidenti p\u00ebrsh\u00ebndet lider\u00ebt e ndrysh\u00ebm t\u00eb aleanc\u00ebs, e shoq\u00ebruar me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb Usher-it, ku ai k\u00ebndon: \u201cso all my ladies, say, \u2018Hey, hey, hey, daddy\u2019.\u201d<\/p>\n<p>Pas k\u00ebng\u00ebs, doli n\u00eb shitje edhe \u201cTRUMP DADDY shirt\u201d zyrtar \u2013 nj\u00eb bluz\u00eb q\u00eb shitet nga Komiteti Komb\u00ebtar i Trump-it, nj\u00eb mjet p\u00ebr mbledhjen e fondeve, ku 77% e t\u00eb ardhurave shkojn\u00eb p\u00ebr fushat\u00ebn \u201cNever Surrender\u201d t\u00eb Trump-it, q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr shpenzime ligjore, konsulenca, udh\u00ebtime, staf dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e kandidat\u00ebve.<br \/>\nMe nj\u00eb donacion minimal prej 35 dollar\u00ebsh, mund t\u00eb blesh nj\u00eb bluz\u00eb portokalli me fytyr\u00ebn e Trump-it dhe fjal\u00ebn e vetme \u201cDADDY\u201d me shkronja t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb zeza. Ngjyra e bluz\u00ebs ndoshta \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb nderuar vendin e origjin\u00ebs s\u00eb Rutte-s.<\/p>\n<p>\u201cKur Biden ishte president, na TALLNIN n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore,\u201d shkroi Trump n\u00eb nj\u00eb email p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit. \u201cPor fal\u00eb presidentit tuaj t\u00eb preferuar (MUA!) na respektojn\u00eb s\u00ebrish. Pak m\u00eb par\u00eb, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte, m\u00eb quajti DADDY n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore. Sa bukur! K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kufizuar, dua q\u00eb JU t\u00eb keni bluz\u00ebn zyrtare TRUMP DADDY!\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/27\/thirreni-baba-darka-e-familjes-mbreterore-holandeze-qe-ndryshoi-sjelljen-e-trump\/\">\u201cThirreni Baba\u201d\/ Darka e familjes mbret\u00ebrore holandeze q\u00eb ndryshoi sjelljen e Trump<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti u prit me nderime mbret\u00ebrore nga mbreti dhe mbret\u00ebresha e Holand\u00ebs dhe nga Mark Rutte, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i aleanc\u00ebs, i quajtur edhe \u2018p\u00ebrshp\u00ebrit\u00ebsi i Trump-it\u2019 Bruno Waterfield \/ The Times Nuk kishte dyshim: mbijetesa e aleanc\u00ebs 75-vje\u00e7are ishte n\u00eb rrezik. Por me Iranin q\u00eb q\u00ebllonte me raketa mbi bazat amerikane dhe Evrop\u00ebn s\u00ebrish [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28289","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28289\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}