{"id":28219,"date":"2025-06-27T05:58:24","date_gmt":"2025-06-27T05:58:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/27\/rroga-ne-shtet-shpeton-ekonomine-bujqesia-e-industria-me-renie-frenohet-ndertimi\/"},"modified":"2025-06-27T05:58:24","modified_gmt":"2025-06-27T05:58:24","slug":"rroga-ne-shtet-shpeton-ekonomine-bujqesia-e-industria-me-renie-frenohet-ndertimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/27\/rroga-ne-shtet-shpeton-ekonomine-bujqesia-e-industria-me-renie-frenohet-ndertimi\/","title":{"rendered":"Rroga n\u00eb shtet \u201cshp\u00ebton ekonomin\u00eb\u201d, bujq\u00ebsia e industria me r\u00ebnie, frenohet nd\u00ebrtimi"},"content":{"rendered":"<p>Ekonomia e vendit ka shfaqur shenja ngadal\u00ebsimi n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, e ndikuar nga tkurrja e industris\u00eb dhe bujq\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa dhe nd\u00ebrtimi, q\u00eb ishte kontribuuesi kryesor i rritjes vitet e fundit ka shfaqur shenja ngadal\u00ebsimi.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrast e nd\u00ebrtimin, shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar. Nuk ka dh\u00ebn\u00eb efekt as turizmi, teksa aktiviteti i tregtis\u00eb ka qen\u00eb i dob\u00ebt. Sektori q\u00eb ka mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ekonomin\u00eb n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti ka qen\u00eb \u201cAdministrim publik, Arsimi, Sh\u00ebndet\u00ebsia\u201d, i ndikur nga rritja e pagave n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n<p>INSTAT raportoi se Produkti i Brendsh\u00ebm Bruto (PBB), n\u00eb terma reale, n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2025 vler\u00ebsohet me rritje 3,39%, n\u00eb krahasim me tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2024. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb rritja kishte qen\u00eb 3.75%. ritmet e rritjes n\u00eb tremujorin e par\u00eb 2025 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat q\u00eb nga fundi i vitit 2023.<\/p>\n<p>Sektori kryesor q\u00eb ka ndikuar n\u00eb rritjen ekonomike \u00ebsht\u00eb \u201cAdministrata publike, Arsimi dhe Sh\u00ebndet\u00ebsia\u201d me +2,24 pik\u00eb p\u00ebrqindje, duke sjelle 66% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shtuar n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Administrat\u00ebn publike, Arsimin dhe Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb Pagat dhe kontributet sociale t\u00eb punonj\u00ebsve z\u00ebn\u00eb pjes\u00ebn kryesore t\u00eb kontributit n\u00eb PBB. Element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb Shpenzimet p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime (konsumi nd\u00ebrmjet\u00ebs, si energji, furnizime, materiale shkollore apo mjek\u00ebsore; Amortizimi i pajisjeve, godinave etj, llogaritet si pjes\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb 2025, paga mesatare bruto n\u00eb administrat\u00ebn publike ishte 98.5 mij\u00eb lek, me nj\u00eb rritje prej rreth 17% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Sektori i dyt\u00eb jan\u00eb \u201cAktivitetet e pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d me +0,43 pik\u00eb p\u00ebrqindje. Pavar\u00ebsisht se vendi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb destinacion turistik, kontributi i \u201cTregti, Transport, Akomodim dhe Sh\u00ebrbim ushqimor\u201d ishte +0,33 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi\u201d, q\u00eb ka qen\u00eb motori kryesor n\u00eb ekonomi n\u00eb vitet e fundit kishte nj\u00eb kontribut modest me me +0,16 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>\u201cArte, arg\u00ebtim dhe \u00e7lodhje; aktivitete t\u00eb tjera sh\u00ebrbimi\u201d kontribuuan me +0,10 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cAktivitete Financiare dhe t\u00eb Sigurimit\u201d me +0,06 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cAktivitete profesionale dhe Sh\u00ebrbime administrative\u201d me +0,02 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>Aktiviteti \u201cIndustri, Energji dhe Uji\u201d prej 6 tremujor\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb territor negativ. N\u00eb tre muajt e par\u00eb kontribuoi me -0,66 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta tendenc\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, me sektorin \u201cBujq\u00ebsi, Pyje dhe Peshkim\u201d q\u00eb kontribuoi negativisht me -0,46 pik\u00eb p\u00ebrqindje. Kontribut negativ dha dhe \u201cInformacioni dhe Komunikacioni\u201d me -0,07 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>\u201cTaksat Neto mbi produktet\u201d kontribuuan pozitivisht me +1,24 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>Rritja<br \/>\n\u201cAdministratra Publike, Arsimi dhe Sh\u00ebndet\u00ebsia\u201d sh\u00ebnoi rritje prej 18,92%, i ndjekur nga aktiviteti i \u201cPasuri t\u00eb Paluajtshme\u201d me nj\u00eb rritje prej 8,03%.<\/p>\n<p>Grupi i aktiviteteve \u201cArte, arg\u00ebtim dhe \u00e7lodhje dhe aktivitete t\u00eb tjera sh\u00ebrbimi\u201d sh\u00ebnoi rritje prej 5,06%, grupi \u201cAktivitete Financiare dhe t\u00eb Sigurimit\u201d sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje prej 3,31%.<\/p>\n<p>Grupi \u201cTregti, Transport, Akomodim dhe Sh\u00ebrbim ushqimor\u201d sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje prej 2,12%, aktiviteti i \u201cNd\u00ebrtimit\u201d sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje prej 1,78%, dhe grupi \u201cAktivitete profesionale dhe Sh\u00ebrbime administrative\u201d sh\u00ebnoi rritje me 0,24%.<\/p>\n<p>Grupi i aktiviteteve \u201cIndustri, Energji dhe Uj\u00eb\u201d sh\u00ebnuan r\u00ebnie prej 5,66%, \u201cInformacioni dhe Komunikacioni\u201d sh\u00ebnoi nj\u00eb r\u00ebnie prej 2,93% dhe \u201cBujq\u00ebsi, Pyje dhe Peshkim\u201d u ul me 2,76%. Taksat Neto mbi produktet u rrit\u00ebn me 9,08%.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/27\/rrogat-ne-shtet-shpeton-ekonomine-bujqesia-e-industria-me-renie-frenohet-ndertimi\/\">Rroga n\u00eb shtet \u201cshp\u00ebton ekonomin\u00eb\u201d, bujq\u00ebsia e industria me r\u00ebnie, frenohet nd\u00ebrtimi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekonomia e vendit ka shfaqur shenja ngadal\u00ebsimi n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, e ndikuar nga tkurrja e industris\u00eb dhe bujq\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa dhe nd\u00ebrtimi, q\u00eb ishte kontribuuesi kryesor i rritjes vitet e fundit ka shfaqur shenja ngadal\u00ebsimi. N\u00eb kontrast e nd\u00ebrtimin, shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar. Nuk ka dh\u00ebn\u00eb efekt as turizmi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28219","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28219"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28219\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}