{"id":28183,"date":"2025-06-26T18:02:51","date_gmt":"2025-06-26T18:02:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/26\/jakin-marena-miliona-dollare-per-heqjen-e-non-grates-pse-trump-e-zhyti-berishen-keq\/"},"modified":"2025-06-26T18:02:51","modified_gmt":"2025-06-26T18:02:51","slug":"jakin-marena-miliona-dollare-per-heqjen-e-non-grates-pse-trump-e-zhyti-berishen-keq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/26\/jakin-marena-miliona-dollare-per-heqjen-e-non-grates-pse-trump-e-zhyti-berishen-keq\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: Miliona dollar\u00eb p\u00ebr heqjen e non grat\u00ebs, pse Trump e \u2018zhyti\u2019 Berish\u00ebn keq?!"},"content":{"rendered":"<p>Pyetja q\u00eb mund t\u2019ju drejtohet r\u00ebndom \u2018skifter\u00ebve\u2019 t\u00eb Sali Berish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb \u2018varravingo\u2019 p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga Tirana n\u00eb Uashington dhe anasjellas \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb por dometh\u00ebn\u00ebse: E hoq\u00ebt \u2018non grat\u00ebn\u2019 e liderit t\u00eb PD?!<\/p>\n<p>Apo, pyetja q\u00eb v\u00ebrtitet n\u00eb mendjen e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguarit e kreut t\u00eb PD \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e thjesht\u00eb: kur do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb Berisha p\u00ebrtej Atlantikut, p\u00ebr n\u00eb SHBA, qoft\u00eb dhe me nj\u00eb viz\u00eb turistike apo viz\u00eb t\u00eb sanksionuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me seli n\u00eb tok\u00ebn amerikane! Nuk po pyesim se sa lek\u00eb kan\u00eb kushtuar k\u00ebto udh\u00ebtime n\u00eb grup!<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr mediume, deklarata publike dhe panele televizive k\u00ebta \u2018emisar\u00eb\u2019 e kishin b\u00ebr\u00eb si t\u00eb sigurt\u00eb heqjen e \u2018non grat\u00ebs\u2019 nga administrata e presidentit Trump, pasi sipas tyre vendimi ishte marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive e me lobim t\u00eb Edi Ram\u00ebs e Sorosit nga administrata paraardh\u00ebse e ish presidentit Joe Biden. P\u00ebrcaktohej si fakt i kryer ky vendim i Trump p\u00ebr shuarjen e \u2018non grat\u00ebs\u2019!<\/p>\n<p>K\u00ebto premtime ishin para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti. Madje dhe u pagua goxha r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb qoft\u00eb dhe nj\u00eb viz\u00eb nga SHBA p\u00ebr Berish\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb 11 majit, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodhi. Plot 6 milion\u00eb dollar\u00ebt e hedhur p\u00ebr t\u00eb lobuar p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb, dhan\u00eb nj\u00eb produkt tep\u00ebr t\u00eb vobekt\u00eb: nj\u00eb postim t\u00eb nj\u00eb gazetari q\u00eb kishte marr\u00eb opiion nga nj\u00eb zyrtar pa em\u00ebr n\u00eb DASH i cili i shpjegonte se si e p\u00ebrfitojn\u00eb viz\u00ebn \u2018non gratat\u2019 n\u00eb SHBA. Informacion q\u00eb merret pa lek\u00eb n\u00eb faqen e DASH.<\/p>\n<p>Nuk po i hyjm\u00eb faktit se ku i ka gjetur k\u00ebto miliona dollar\u00eb Berisha p\u00ebr t\u00eb lobuar p\u00ebr heqjen e \u2018non grat\u00ebs\u2019 apo p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb fundja p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt SHBA. Sa p\u00ebr sy e faqe t\u00eb pakt\u00ebn! Sepse ai elektricisti tropojan nuk besojm\u00eb se ka mbledhur 6 milion\u00eb dollar\u00eb, pjesa e dukshme themi pasi n\u00ebp\u00ebr koridoret e PD thuhet se jan\u00eb af\u00ebr 20 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb hedhura me gjith\u00eb pages\u00ebn e drejtuesit t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb PD, Chris LaCivita. Ndoshta ky elektricist mund ta kishte d\u00ebshir\u00ebn, por nuk e ka pasur dhe as nuk e ka takatin vet\u00eb, madje as rrethin shoq\u00ebror, p\u00ebr t\u00eb mbledhur nj\u00eb shum\u00eb kaq trondit\u00ebse parash, t\u00eb destinuara p\u00ebr t\u00eb rregulluar marr\u00ebdh\u00ebniet e Berish\u00ebs me SHBA. Pasi PD i kishte n\u00eb rregull marr\u00ebdh\u00ebniet me Uashingtonin, madje pa kok\u00ebrr leku fare, para se t\u00eb merrte Berisha vul\u00ebn e logon e saj. Pas k\u00ebtij akti ato u bllokuan!<\/p>\n<p>Teksa Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij ishin n\u00eb pritje t\u00eb \u2018zbarkimit t\u00eb aleat\u00ebve\u2019 p\u00ebr t\u00eb \u2018shporrur regjimin dhe narkoshtetin e Edi Ram\u00ebs, e njeriut t\u00eb Sorosit n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur nga Uashingtoni mb\u00ebrriti mandata. Q\u00eb u preu krah\u00ebt p\u00ebrfundimisht, jo se nuk e dinin se k\u00ebshtu do t\u00eb ndodhte, por sepse deri m\u00eb tani ishte mbajtur e fsheht\u00eb p\u00ebr militant\u00ebt e thekur, pas humbjes rr\u00ebnuese m\u00eb 11 maj, t\u00eb pakt\u00ebn sa p\u00ebr t\u00eb kaluar rehat k\u00ebt\u00eb ver\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb post-zgjedhjesh\u2019.<\/p>\n<p>Teksa Berisha dhe ithtar\u00ebt e tij ishin n\u00eb delir pas botimit t\u00eb nj\u00eb opinioni t\u00eb Agim Neshos n\u00eb nj\u00eb media amerikane me t\u00eb cilin \u2018kishte tronditur Ram\u00ebn\u2019, me sa duket pjes\u00eb e \u2018paket\u00ebs\u2019 s\u00eb lobimit n\u00eb SHBA e paguar me af\u00ebr 20 milion\u00eb dollar\u00eb, papritur vjen lajmi p\u00ebr nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb kishte nxjerr\u00eb presidenti Donald Trump. Se di\u00e7ka kishte tronditur Berish\u00ebn u pa q\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e shtypit me gazetar\u00ebt, ku lideri demokrat nuk \u2018thithte\u2019 fare dhe ngat\u00ebrroi e b\u00ebri l\u00ebmsh dy mediat shqiptare me median amerikane. S\u2019orientohej fare. Me sa duket ishte tronditur me themel Berisha dhe nuk kishte faj. Lajmi i keq nuk p\u00ebrballohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ke investuar 20 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb viz\u00eb p\u00ebr n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebmbim merr nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb s\u2019ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur, pasi \u00ebsht\u00eb mbi 81 vje\u00e7!<\/p>\n<p>Lajmi kishte mb\u00ebrritur ndoshta s\u00ebpari te Berisha, m\u00eb i interesuari p\u00ebr \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb Uashington dhe q\u00eb ka lidhje me Ballkanin! Pra njeri m\u00eb n\u00eb hall n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Mandata kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin se Trump shtyu me nj\u00eb vit urdh\u00ebrin ekzekutiv p\u00ebr gjendjen emergjente n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ku p\u00ebrmenden edhe individ\u00ebt e korruptuar. N\u00eb njoftim, p\u00ebrmendeshin dhe individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb minuar sundimin e ligjit e demokracin\u00eb, si nj\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb shpallur \u2018non grata\u2019, mes t\u00eb cil\u00ebve \u2018shk\u00eblqen\u2019 dhe Sali Berisha. Pas arm\u00ebpushimit mes Iranit dhe Izraelit, Presidenti i SHBA, me k\u00ebt\u00eb vendim Trump riktheu ankthin n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare, pasi shum\u00eb prej politikan\u00ebve ndihen t\u00eb pasigurt, nd\u00ebrsa u erdhi ky mesazh i fort\u00eb nga Uashingtoni.<\/p>\n<p>Trump ka vendosur t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb fuqi urdhrin ekzekutiv p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, i shpallur fillimisht n\u00eb vitin 2001 dhe i p\u00ebrdit\u00ebsuar n\u00eb vitet 2003, 2021 dhe 2025. N\u00eb vitin 2021, gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Biden, Shqip\u00ebria u p\u00ebrfshi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, duke u renditur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin grup me vendet e tjera t\u00eb rajonit dhe disa ish-republika sovjetike. Ky vendim erdhi pas shpalljes \u201cnon grata\u201d t\u00eb Berish\u00ebs dhe u konsiderua nj\u00eb mesazh i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt e korruptuar. Dekreti i 2021 parashikonte masa nd\u00ebshkimore ndaj individ\u00ebve q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb paqen e stabilitetin n\u00eb Ballkan, p\u00ebrmes sanksioneve dhe shpalljeve \u201cnon grata\u201d.<br \/>\nN\u00eb janar 2025, pak dit\u00eb para se t\u00eb largohej nga detyra, presidenti Biden nd\u00ebrmori ndryshime t\u00eb tjera, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe bllokimin e pasurive n\u00eb SHBA p\u00ebr zyrtar\u00ebt nga Ballkani q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb prona atje. Presidenti Trump nuk ka ndryshuar asgj\u00eb nga k\u00ebto akte dhe ka vendosur t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb fuqi t\u00eb gjitha masat e miratuara nga administrata e m\u00ebparshme e Biden.<\/p>\n<p>Vendimi i Trump \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje p\u00ebr Berish\u00ebn dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, t\u00eb cil\u00ebt kishin shpresuar se me rikthimin e Trump n\u00eb pushtet, statusi \u201cnon grata\u201d do t\u00eb zhb\u00ebhej. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ndodhi, por mesazhi \u00ebsht\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb edhe masa t\u00eb tjera. Por q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, Trump me vendimin e tij t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit jo vet\u00ebm q\u00eb e vulosi p\u00ebrfundimisht mbajtjen n\u00eb fuqi t\u00eb \u2018non grat\u00ebs\u2019 p\u00ebr Berish\u00ebn e familjen e tij, por e \u00e7imentoi p\u00ebrfundimisht k\u00ebt\u00eb vendim sanksionimi, \u00e7ka paralajm\u00ebron se sanksionimi p\u00ebr kreun e PD dhe familjar\u00ebt e tij do t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb pafund\u00ebsi!<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha administrata e Trump me k\u00ebt\u00eb vendim tregoi qart\u00eb se askush nuk mund t\u00eb blej\u00eb me para Amerik\u00ebn, sikurse pretendoi Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij teksa hodh\u00ebn miliona dollar\u00eb si lobim p\u00ebr blerjen e vendimit p\u00ebr heqjen e \u201cnon gratas\u2019 apo t\u00eb nj\u00eb vize p\u00ebr SHBA. Ndoshta krijimi i nj\u00eb opinioni t\u00eb till\u00eb se Amerik\u00ebn mund ta blej\u00eb kushdo q\u00eb ka para, ka ndikuar n\u00eb p\u00ebrshpejtimin e marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb Trump p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundimisht Berish\u00ebn person \u2018non grata\u2019 n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Veprimi i fundit i Trump konfirmon se q\u00ebndrimi i Uashingtonit p\u00ebr Ballkanin mbetet konstant, pavar\u00ebsisht ndryshimeve n\u00eb administrat\u00eb, dhe se frika p\u00ebr nd\u00ebshkim nuk duhet t\u00eb largohet nga asnj\u00eb aktor i politik\u00ebs shqiptare. Dhe nj\u00eb dit\u00eb pasi Trump shtyu me nj\u00eb vit urdhrin ekzekutiv p\u00ebr gjendjen emergjente n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ku p\u00ebrmenden edhe individ\u00ebt e korruptuar, kreu i PD Berisha b\u00ebnte sikur nuk kuptonte, teksa iu shmang pyetjes s\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Teksa u pyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb administrat\u00ebs amerikane e presidentit Trump, Berisha deklaroi se SHBA nuk e ka me t\u00eb, por sipas tij nj\u00eb vendim i till\u00eb ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe qeveris\u00eb Rama. Pra, sipas Berish\u00ebs Trump e ka me Ram\u00ebn! \u201cRamaduro. \u00c7far\u00eb komenti tjet\u00ebr do. Tre dit\u00eb para kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb nga media kryesore num\u00ebr nj\u00eb e SHBA u damkos Ramaduro. Tre jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i departamentit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb solli k\u00ebtu mesazhin e ministrit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA, apo prokurorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, me t\u00eb cilin k\u00ebrkon q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb merret me kartelet e saj t\u00eb drog\u00ebs. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bien k\u00ebto kambana? A \u00ebsht\u00eb folur ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr kartele droge? Nuk \u00ebsht\u00eb folur kurr\u00eb. A \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar ndonj\u00ebher\u00eb Rama Ramaduro, un\u00eb e kam cil\u00ebsuar Noriega. Epiteti im b\u00ebri nuk ngjiti Ramaduro n\u00eb vend. E kapi dhe e shpalli media nr. 1 e bot\u00ebs. Pra si t\u00eb mos e shpall\u00eb Trump Ballkanin nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb rrezikshme, kartelet po, Ramaduro po. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimi dramatik p\u00ebr t\u00eb, Berisha gjen koh\u00ebn dhe pa iu dridhur syri deklaron se vendimi i Trump s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me t\u00eb por me Ram\u00ebn. Pavar\u00ebsisht se fliste p\u00ebr t\u00eb sanksionuarit n\u00eb rajon, ndon\u00ebse pa em\u00ebr, por \u2018non grata\u2019 \u00ebsht\u00eb shpallur Berisha n\u00eb SHBA dhe jo Edi Rama! I cili, ka pasur si mysafir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri vajz\u00ebn e Donald Trump, Invanka Trump t\u00eb cil\u00ebsuar nga shum\u00ebkush si trash\u00ebgimtarja politike e t\u00eb atit. bashk\u00eb dhe dh\u00ebnd\u00ebrin Jared Kushner. Do t\u00eb investojn\u00eb miliarda dollar\u00eb n\u00eb ishullin e Sazanit dhe k\u00ebto dit\u00eb u pan\u00eb duke shijuar pushimet n\u00eb Vlor\u00eb!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb jo vet\u00ebm Berisha por as demokrat\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00eb pritshm\u00ebri nga SHBA dhe administrata e Trump p\u00ebr t\u00eb hequr \u2018non grat\u00ebn\u2019 e kreut t\u00eb PD dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb dhe PD-n\u00eb, n\u00eb momentin kur \u2018misioni\u2019 i Berish\u00ebs mbi tok\u00eb p\u00ebrfundon, dhe shkon n\u00eb \u2018gjirin\u2019 e t\u00eb Plotfuqishmit! Bashk\u00eb me t\u00eb shkon n\u00eb \u2018am\u00ebshim\u2019 dhe PD. E cila n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje humb nga 250 mij\u00eb votues demokrat\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dy zgjedhjet e fundit k\u00ebshtu ka ndodhur!<\/p>\n<p>Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb fund t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb PD me Berish\u00ebn kryetar, demokrat\u00ebt kan\u00eb nisur t\u00eb shohin hallet e tyre! Kan\u00eb nisur \u2018sistemimin\u2019 dhe n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore t\u00eb drejtuar nga PS dhe Edi Rama. Rasti m\u00eb konkret \u00ebsht\u00eb ai i ish kryetarit t\u00eb PD Vlor\u00eb, Genc Deromemaj, i cili u em\u00ebrua drejtor i Kadastr\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij qarku! Ka dhe raste t\u00eb tjera t\u00eb braktisjes s\u00eb madhe, \u00e7ka tregon se frym\u00ebzimi n\u00eb PD dhe tek opozita ka marr\u00eb fund! Sa koh\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb saj Sali Berisha, tashm\u00eb nj\u00eb \u2018non grata\u2019 funksional n\u00eb SHBA dhe nga Trump, kjo PD nuk ka frym\u00eb, s\u2019ka ringritje!.<\/p>\n<p>Ndodh q\u00eb as leku her\u00eb her\u00eb \u2018nuk e hedh ujin p\u00ebrpjet\u00eb\u2019, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ky \u00ebsht\u00eb lek haram pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmes abuzimit nga parat\u00eb e shqiptar\u00ebve. D\u00ebshtimi i Berish\u00ebs tregoi se kur je i zhytur as milionat e hedhura p\u00ebr lobim dhe p\u00ebr t\u00eb ndryshuar fatin politik, s\u2019t\u00eb b\u00ebjn\u00eb derman. Thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm po hidhen lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar tekat e nj\u00eb plaku, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb mbushur mendja se pa t\u00eb n\u00eb krye, nuk ka opozit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. P\u00ebr fatin e keq t\u00eb PD dhe fatin e mir\u00eb t\u00eb vendit, PD dhe opozita e k\u00ebtij modeli do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vite larg pushtetit! \u00cbsht\u00eb e sigurt\u00eb kjo!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/jakin-marena-miliona-dollare-per-heqjen-e-non-grates-pse-trump-e-zhyti-berishen-keq\/\">Jakin Marena: Miliona dollar\u00eb p\u00ebr heqjen e non grat\u00ebs, pse Trump e \u2018zhyti\u2019 Berish\u00ebn keq?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pyetja q\u00eb mund t\u2019ju drejtohet r\u00ebndom \u2018skifter\u00ebve\u2019 t\u00eb Sali Berish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb \u2018varravingo\u2019 p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga Tirana n\u00eb Uashington dhe anasjellas \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb por dometh\u00ebn\u00ebse: E hoq\u00ebt \u2018non grat\u00ebn\u2019 e liderit t\u00eb PD?! Apo, pyetja q\u00eb v\u00ebrtitet n\u00eb mendjen e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguarit e kreut t\u00eb PD [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28183","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28183"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28183\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}