{"id":28149,"date":"2025-06-26T14:48:16","date_gmt":"2025-06-26T14:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/26\/indrit-vokshi-pse-sali-berisha-sdo-e-jape-kurre-doreheqjen\/"},"modified":"2025-06-26T14:48:16","modified_gmt":"2025-06-26T14:48:16","slug":"indrit-vokshi-pse-sali-berisha-sdo-e-jape-kurre-doreheqjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/26\/indrit-vokshi-pse-sali-berisha-sdo-e-jape-kurre-doreheqjen\/","title":{"rendered":"Indrit Vokshi: Pse Sali Berisha s\u2019do e jap\u00eb kurr\u00eb dor\u00ebheqjen!"},"content":{"rendered":"<p>E kishte pyetur dje gazetari Osman Stafa, se pse nuk zbaton statutin q\u00eb parashikon dor\u00ebhqeje? Jo, Osman, shiko, mos keqinterpreto ti Osman, se statuti flet p\u00ebr humbje zgjedhjesh, jo p\u00ebr fars\u00eb.<\/p>\n<p>Osmani ishte krejt n\u00eb rregull, spo keqinterpretonte asgj\u00eb, sepse statuti ashtu thot\u00eb; n\u00ebse partia nuk rezulton fituese, kryetari largohet. Ishte Berisha ai i cili po manipulonte. Mundej ta kishte shkruar n\u00eb statut \u201ckur zgjedhjet jan\u00eb fars\u00eb, kryetari nuk largohet\u201d dhe ishim t\u00eb qart\u00eb. Mir\u00ebpo ka dashur t\u2019i mashtroj\u00eb njer\u00ebzit; meqen\u00ebse shum\u00eb vet\u00eb n\u00eb seli e kan\u00eb ditur mir\u00eb q\u00eb zgjedhjet do t\u00eb humben, ai ka shkruar n\u00eb statut se do t\u00eb largohet, gjoja si garanci demokratike. Nd\u00ebrsa tani nuk e zbaton garancin\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dhe, askush ska guxim tia k\u00ebrkoj\u00eb, sepse i shpall tradh\u00ebtar\u00eb. Po q\u00ebndron aty p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimit se po guxuat t\u00eb flisni, mund tiu lin\u00e7oj e diskretitoj.<\/p>\n<p>Farsa<\/p>\n<p>Farsa \u00ebsht\u00eb mbulesa p\u00ebr t\u00eb mbuluar paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar n\u00eb secilat pal\u00eb zgjedhje, sido q\u00eb ato t\u00eb b\u00ebhet, edhe sikur t\u00eb kemi zgjedhje me standarde t\u00eb Danimark\u00ebs, ai dhe ajo struktur\u00eb nuk munden t\u00eb fitojn\u00eb. Farsa mbulon munges\u00ebn e organizimit q\u00eb ata e din\u00eb se e kan\u00eb, kur flet me ta privatisht ta pranojn\u00eb se kan\u00eb kaos, jo organizim. Farsa \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar p\u00ebrfaq\u00ebsimin mediatik skandaloz me personazhe antipatike dhe komike, ku nj\u00ebra thot\u00eb do iu v\u00ebm\u00eb tritolin, tjetri thot\u00eb do iu ham\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt gjuajn\u00eb me shishe e hedhin kapsolla, t\u00eb tjer\u00ebt flasin budalliqe. Nga parti e mendimit dhe besueshm\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb duhej t\u00eb ishte, jan\u00eb kthyer n\u00eb grup parapolitik si ai i Ramazan Kadirov n\u00eb \u00c7e\u00e7eni ku n\u00eb themel kan\u00eb \u201cb\u00ebrjen si t\u00eb fort\u00eb\u201d. Shqiptar\u00ebt nuk shohin te ata, politikan\u00ebt e t\u00eb nes\u00ebrmes, shohin politikan\u00eb vegjetues t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs; askush nuk i sheh dhe nuk projekton siguri q\u00eb me ata politikan\u00eb, nes\u00ebr do t\u00eb kemi nj\u00eblloj ardhm\u00ebrie politike si parti e si vend.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, farsa \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se p\u00eblqyeshm\u00ebria e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuota turp\u00ebruese. Si rrjedhoj\u00eb e gjith\u00eb struktura vuan munges\u00ebn e p\u00eblqyeshm\u00ebris\u00eb popullore e nuk arrin ta bashkoj\u00eb rreth vetes \u201cpopullin opozitar\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb parametra konkuruese politikisht. Nuk plot\u00ebson kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konkuruese.<\/p>\n<p>Pse merreni me Berish\u00ebn, nuk merreni me Ram\u00ebn?<\/p>\n<p>Me ket\u00eb fjali mendojn\u00eb se i kapin \u201cmat\u201d kritikuesit, pra iu duket vetja t\u00eb zgjuar, sikur kan\u00eb prodhuar di\u00e7ka gozhduese p\u00ebr kritik\u00ebt. N\u00eb fakt kjo fjali p\u00ebrfaq\u00ebson pik\u00ebrisht mentalitetin mjeran i cili pamund\u00ebson t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00eblqyer e simpatik\u00eb n\u00eb popull. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballej me kritik\u00ebn, ta sfidonte kritik\u00ebn dhe ta mposhtte me ep\u00ebrsi argumenti, duke mos pasur ep\u00ebrsi argumenti, \u00e7do kritik\u00eb e shpall sikur prodhohet nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e armikut. Rrjedhimisht, duke pranuar se \u00e7do kritik\u00eb prodhohet nga armiku, damkos partin\u00eb e vet si parti mjeran\u00ebsh e gojky\u00e7urish t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb kapacitet p\u00ebr t\u00eb prodhuar mendim kritik. N\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri demokratike edhe partia n\u00eb pushtet edhe partia n\u00eb opozit\u00eb i n\u00ebnshtrohen gjykimit, kritik\u00ebs, opinionit, kontestimit.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb merren me Sali Berish\u00ebn dhe i k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqje jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb duan t\u00eb largojn\u00eb Edi Ram\u00ebn, jan\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb alternativ\u00eb opozitare konkuruese, jan\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb \u201carm\u00eb\u201d politike kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs. Dhe Berisha \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bllokues dhe penges\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e \u201carm\u00ebs opozitare\u201d. Sepse ai ka personalizuar nj\u00eb parti e cila ka lindur n\u00eb Tiran\u00eb si l\u00ebvizje anti-komuniste e demokratike, ka futur n\u00eb oborrin e saj nj\u00eb korpus jeni\u00e7er\u00ebsh t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb cilindo q\u00eb k\u00ebrkon ndryshim.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb socialist dhe me Edi Ram\u00ebn, ska asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar largimin e Sali Berish\u00ebs, sepse duke personalizuar partin\u00eb e duke e kthyer n\u00eb pron\u00eb private, duke d\u00ebbuar qindra e mij\u00ebra demokrat\u00eb, duke pamund\u00ebsuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin e mij\u00ebra opozitar\u00ebve, duke e mbajtur partin\u00eb vegjetuese e jo konkuruese, Berisha \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb garanci dhe siguri p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb fakt, fakt i cili po v\u00ebrtetohet e do t\u00eb v\u00ebrtetohet sa her\u00eb t\u00eb mbahen zgjedhje.<\/p>\n<p>Syt\u00eb p\u00ebrtok\u00eb<\/p>\n<p>Isuf Kalo, mjeku i Enver Hoxh\u00ebs, shprehet n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se Ramizi me Nexhmijen ishin njer\u00ebz pa vizion, ata nuk mundeshin t\u00eb kishin vizion politik, pasi ata gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tyre i kishin mbajtur syt\u00eb p\u00ebrtok\u00eb duke u kujdesur t\u00eb mos shkelnin n\u00eb d\u00ebrras\u00eb t\u00eb kalbur. Duke mbajtur syt\u00eb p\u00ebrtok\u00eb ata nuk mundeshin t\u00eb shikonin horizontin e t\u00eb krijonin vizion.<\/p>\n<p>Ata deputet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me 5 shtator 2023 shkuan e iu bashkuan Sali Berish\u00ebs, shkuan e mor\u00ebn nga ilegal dhe e legalizuan, shkuan e nxorr\u00ebn nga gropa ku ra n\u00eb zgjedhjet e 2023, a kishin vizion p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte pas zgjedhjeve t\u00eb 2025, apo shkuan me sy p\u00ebrtok\u00eb? A kishin hallin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb PD-n\u00eb konkuruese apo kishin hallin e mandateve vetjake?<\/p>\n<p>N\u00ebse kishin hallin e ruajtjes s\u00eb PD-s\u00eb dhe mosshkat\u00ebrrimin e saj, po sot, a kan\u00eb t\u00eb njejtin hall? Si mendojn\u00eb ata, duke e \u00e7imentuar dhe pron\u00ebsuar partin\u00eb tek nj\u00eb individ, Berisha, a kan\u00eb PD m\u00eb konkuruese apo kan\u00eb PD e cila shkon drejt shkat\u00ebrrimit? N\u00ebse e kan\u00eb m\u00eb konkuruese, shum\u00eb mir\u00eb, mbyllet k\u00ebtu diskutimi. Por n\u00ebse mendojn\u00eb se PD e personalizuar dhe n\u00eb ket\u00eb gjendje q\u00eb \u00ebsht\u00eb ka gjasa t\u00eb shkoj\u00eb drejt shkat\u00ebrrimit, a do t\u00eb ngrihen p\u00ebr ta shp\u00ebtuar si n\u00eb 2023 kur iu bashkuan Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar shkat\u00ebrrimin e PD?<\/p>\n<p>Apo syt\u00eb p\u00ebrtok\u00eb si Nexhi me Ramizin?<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/indrit-vokshi-pse-sali-berisha-sdo-e-jape-kurre-doreheqjen\/\">Indrit Vokshi: Pse Sali Berisha s\u2019do e jap\u00eb kurr\u00eb dor\u00ebheqjen!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E kishte pyetur dje gazetari Osman Stafa, se pse nuk zbaton statutin q\u00eb parashikon dor\u00ebhqeje? Jo, Osman, shiko, mos keqinterpreto ti Osman, se statuti flet p\u00ebr humbje zgjedhjesh, jo p\u00ebr fars\u00eb. Osmani ishte krejt n\u00eb rregull, spo keqinterpretonte asgj\u00eb, sepse statuti ashtu thot\u00eb; n\u00ebse partia nuk rezulton fituese, kryetari largohet. Ishte Berisha ai i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28149","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28149"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28149\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}