{"id":28077,"date":"2025-06-26T10:04:27","date_gmt":"2025-06-26T10:04:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/26\/gjekmarkaj-homazh-per-kadarene-ne-kuvend-rama-shkeli-premtimet-per-nderimin-e-tij\/"},"modified":"2025-06-26T10:04:27","modified_gmt":"2025-06-26T10:04:27","slug":"gjekmarkaj-homazh-per-kadarene-ne-kuvend-rama-shkeli-premtimet-per-nderimin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/26\/gjekmarkaj-homazh-per-kadarene-ne-kuvend-rama-shkeli-premtimet-per-nderimin-e-tij\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj homazh p\u00ebr Kadaren\u00eb n\u00eb Kuvend: Rama shkeli premtimet p\u00ebr nderimin e tij"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb Kuvend, deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ngriti z\u00ebrin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e konsideron nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb thell\u00eb dinjiteti shtet\u00ebror dhe komb\u00ebtar ndaj figur\u00ebs s\u00eb shquar t\u00eb Ismail Kadares\u00eb.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka marr\u00eb shkrimtari, nga \u00e7mime letrare prestigjioze te dekoratat m\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb nga presidenti francez Emmanuel Macron, Gjekmarkaj kritikoi ashp\u00ebr kreun e qeveris\u00eb Edi Rama, p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb p\u00ebrmbushjen e nj\u00eb premtimi publik.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Gjekmarkaj n\u00eb Parlament:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 1 korrik t\u00eb vitit 2024, shtergu i fundit madh\u00ebshtor, Ismail Kadare, fluturoi lart.<\/p>\n<p>Prandaj sot nuk jam n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb fjalim, por p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb detyr\u00eb \u2013 si shqiptar, si lexues, dhe si deputet i k\u00ebtij Kuvendi.<\/p>\n<p>Nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb nderuar personalitetin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb letrave shqipe \u2013 se jam pakogj\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2013 por p\u00ebr t\u00eb reflektuar se \u00e7far\u00eb nuk kemi b\u00ebr\u00eb edhe ne, kjo sall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin q\u00eb ky komb, ky shtet, kjo shoq\u00ebri dhe ky parlament ka ndaj nj\u00ebrit prej shqiptar\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave \u2013 Ismail Kadares\u00eb.<\/p>\n<p>Sot flas i brengosur, arsyen e br\u00ebnges do e shtjelloj pak m\u00eb posht\u00eb, se ai nuk ishte vet\u00ebm shkrimtari i kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb institucion shpirt\u00ebror e kulturor, nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes n\u00eb koh\u00eb t\u00eb err\u00ebta, nj\u00eb z\u00eb europian q\u00eb ngriti Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Olimpin e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ai na nxorri nga provincializmi kulturor, lokalen e b\u00ebri universale e tek universalja na b\u00ebri an\u00ebtar me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta! Kadare firmosi modernitetin e letrave shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb izolimit, kur Shqip\u00ebria dhe Kosova ishin njera n\u00ebn tirani e tjetra n\u00ebn pushtim, Kadareja krijoi dhe ruajti shpres\u00ebn p\u00ebr liri p\u00ebrmes let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nd\u00ebrtoi nj\u00eb univers kulturor q\u00eb i kujtoi qyteterimit per\u00ebndimor se shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb organike e Europ\u00ebs \u2013 me kujtes\u00ebn, gjuh\u00ebn dhe shpirtin, pra me identitetin e tyre.<\/p>\n<p>Kadareja rind\u00ebrtoi identitetin shqiptar p\u00ebrmes mitit, historis\u00eb, kultur\u00ebs dhe frym\u00ebs universale t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Librat e tij nuk jan\u00eb thjesht kryevepra letrare, por akte identitare, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se ky komb ka vendin e vet n\u00eb nd\u00ebrgjegjen europiane, n\u00eb kauzat e m\u00ebdha t\u00eb vet\u00ebdijes njer\u00ebzore, ne rrug\u00ebtimin e njer\u00ebzimit drejt p\u00ebrsosjes si q\u00ebllim i artit t\u00eb madh.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb sundohej nga tiran\u00eb e dallkauk\u00eb, Kadare ringjalli Arb\u00ebrin\u00eb me kont\u00eb, baron\u00eb, katedrale, balada dhe vasha.<\/p>\n<p>Kadare riktheu kujtes\u00ebn historike, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur harresa ishte institucionalizuar, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn regjimit totalitar t\u00eb uzurponte historin\u00eb e Shqiperis\u00eb.<\/p>\n<p>Riktheu Sk\u00ebnderbeun n\u00eb let\u00ebrsi, jo si referenc\u00eb p\u00ebr diktatur\u00ebn e izoluar, por si shenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb e rr\u00ebnj\u00ebve europiane t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky shk\u00eblqim arb\u00ebror e historik vinte n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb that\u00ebsir\u00ebs dhe shterp\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe ideologjike.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm kaq \u2013 p\u00ebrmes romaneve t\u00eb tij, Kadareja u b\u00eb katalizatori i gjuh\u00ebs moderne shqipe.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb 48 gjuh\u00eb, \u00ebsht\u00eb lexuar dhe studiuar n\u00eb t\u00eb gjitha kontinentet, dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb akademik n\u00eb vendin e Volterit q\u00eb beson te Liria, Barazia, e V\u00ebllaz\u00ebria.<\/p>\n<p>Kadare ka fituar disa nga \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe nj\u00eb pafund\u00ebsi \u00e7mimesh dhe dekoratash t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga vler\u00ebsimet p\u00ebr t\u00eb, po p\u00ebrmend at\u00eb t\u00eb Presidentit Emmanuel Macron: \u201cIsmail Kadare ishte z\u00ebri europian q\u00eb i kujtoi Europ\u00ebs nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vetvetes.\u201d<\/p>\n<p>Por\u2026 \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb ne?<\/p>\n<p>U premtua nga Kryeministri nj\u00eb varr monumental dhe nj\u00eb ceremoni rivarrimi nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nuk ndodhi asgj\u00eb. Nuk u mbajt fjala.<br \/>\nDhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje simbolike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dinjiteti komb\u00ebtar.<br \/>\nSkenderbeu e Bogdnai mbeten pa varr se pushtuesit Turq e zhb\u00ebn\u00eb prehje e tyre p\u00ebr t\u00eb goditur indin ton\u00eb!<br \/>\nFishten e Konicen po ashtu komunistet !<\/p>\n<p>Tani un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes:<\/p>\n<p>Pse po e shnd\u00ebrrojm\u00eb pavdek\u00ebsin\u00eb e Kadares\u00eb n\u00eb heshtje dhe madh\u00ebshtin\u00eb n\u00eb harres\u00eb?<\/p>\n<p>Pse po tentojme te pajtohemi me ikjen e tij si nj\u00eb momentum p\u00ebr triumfin e meskinitetit e mediokritetit?<\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb borxh. Dhe ky borxh nuk \u00ebsht\u00eb sentimental \u2014 \u00ebsht\u00eb kulturor, komb\u00ebtar, qytetar, politik dhe historik.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris: jo ndaj gjeniut, jo ndaj mjeshtrit e frym\u00ebs s\u00eb tij homerike, por ndaj nd\u00ebrgjegjes dhe virtyteve q\u00eb aspirojm\u00eb, ndaj nevoj\u00ebs q\u00eb kemi p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ep\u00ebrm e rrezatues, ndaj ekzigjences per ushqim shpirteror, ndaj mark\u00ebs intelektuale qe s\u2019i kane munguar krahasimet e Shekspirin, Servantesin, Tolstoin apo Kafk\u00ebn dhe q\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb Franceze zuri vendin e Karl Poperit.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij patrioti t\u00eb madh, i cili e kishte p\u00ebr nder t\u00eb identifikohej me refugjatet q\u00eb ngjiteshin me litar\u00eb ne anije gjat\u00eb eksodeve biblike.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Un\u00eb flas sot si shqiptar, si lexues, si deputet i k\u00ebtij Kuvendi.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebrkoj dhe ju b\u00ebj thirrje t\u00eb m\u00eb bashkoheni edhe ju n\u00eb k\u00ebrkesat e mia:<br \/>\n1. Nd\u00ebrtimin e nj\u00eb varri monumental p\u00ebr Ismail Kadaren\u00eb, me konkurs internacional ku brezat t\u00eb ndalen me respekt dhe krenari.<br \/>\n2. Organizimin e nj\u00eb ceremonie rivarrimi nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku t\u00eb ftohen shkrimtar\u00ebt, sht\u00ebpit\u00eb botuese, p\u00ebrkthyesit, kritik\u00ebt, politikan\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Europ\u00ebs \u2013 si\u00e7 e k\u00ebrkon madh\u00ebshtia e tij.<br \/>\n3. Krijimin e nj\u00eb institucioni publik me vizion nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2013 Instituti \u201cKadare\u201d, p\u00ebr studimin, p\u00ebrkthimin dhe ruajtjen e vepr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ismail Kadare pret. Atij nuk i duhen fjal\u00ebt e mia. As premtimi i pambajtur i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai nuk kerkon, por meriton nderime. Duke nderuar Ismail Kadaren\u00eb, nderojm\u00eb veten.<br \/>\nSepse jemi ne q\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u2013 p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb q\u00eb na la, ne shqiptar\u00ebve dhe kultur\u00ebs europiane e bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk i japim nderimin q\u00eb i takon, kjo do t\u00eb thot\u00eb se nuk e kemi kuptuar dhe nuk e meritonim.<\/p>\n<p>Por do ta b\u00ebj\u00eb Europa \u2013 p\u00ebr z\u00ebrin e saj, p\u00ebr bij\u00ebn e saj ballkanike, p\u00ebr muz\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb, qe ne Gadishull zuri fill, t\u00eb cilen Kadareja e riktheu n\u00eb vet\u00ebdijen e kontinentit.<\/p>\n<p>\u00c7do m\u00ebngjes q\u00eb hyj n\u00eb zyr\u00eb ndjehem borxhlli para portretit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mos ta turp\u00ebrojm\u00eb m\u00eb tej veten dhe Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb me memecll\u00ebkun dhe mosveprimin p\u00ebr Kadaren\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkrimtarin q\u00eb aq shum\u00eb ja skaliti portretin Shqip\u00ebris\u00eb Europiane dhe Europ\u00ebs s\u00eb parimeve universale ne Shqip\u00ebri!<\/p>\n<p>E b\u00ebri me dhimbje, me krenari, me thjesht\u00ebsi, me madh\u00ebshti.<\/p>\n<p>Si askush tjet\u00ebr, para e pas Tij.<\/p>\n<p>Pasaporta europiane nuk \u00ebsht\u00eb kjo qe kemi ne xhep por vepra e Kadares\u00eb!<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gjekmarkaj-homazh-per-kadarene-ne-kuvend-rama-shkeli-premtimet-per-nderimin-e-tij\/\">Gjekmarkaj homazh p\u00ebr Kadaren\u00eb n\u00eb Kuvend: Rama shkeli premtimet p\u00ebr nderimin e tij<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb Kuvend, deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ngriti z\u00ebrin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e konsideron nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb thell\u00eb dinjiteti shtet\u00ebror dhe komb\u00ebtar ndaj figur\u00ebs s\u00eb shquar t\u00eb Ismail Kadares\u00eb. Duke p\u00ebrmendur vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka marr\u00eb shkrimtari, nga \u00e7mime letrare prestigjioze te dekoratat m\u00eb t\u00eb larta, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28077","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28077"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28077\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}