{"id":28049,"date":"2025-06-26T06:36:44","date_gmt":"2025-06-26T06:36:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/26\/dw-gjermania-ne-borxhe-rekorde\/"},"modified":"2025-06-26T06:36:44","modified_gmt":"2025-06-26T06:36:44","slug":"dw-gjermania-ne-borxhe-rekorde","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/26\/dw-gjermania-ne-borxhe-rekorde\/","title":{"rendered":"DW: Gjermania n\u00eb borxhe rekorde"},"content":{"rendered":"<p>Rregullimi i rrug\u00ebve, rind\u00ebrtimi i urave, meremtimi dhe nd\u00ebrtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekurudhat dhe trenat, mungesa e internetit t\u00eb shpejt\u00eb \u2013 k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa nga dukurit\u00eb e p\u00ebrditshme n\u00eb\u00a0Gjermani.\u00a0 Por kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb s\u00eb shpejti. \u201cNe duam q\u00eb ekskavator\u00ebt t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb shpejt tani,\u201d tha ministri i Financave\u00a0Lars Klingbeil\u00a0nd\u00ebrsa prezantoi planet e tij p\u00ebr buxhetin n\u00eb Berlin.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn (24 qershor), zyra e qeveris\u00eb miratoi projektbuxhetin p\u00ebr vitin 2025, korniz\u00ebn e buxhetit p\u00ebr vitin 2026 dhe parashikimin e p\u00ebraf\u00ebrt financiar deri n\u00eb vitin 2029. Qeveria miratoi edhe nj\u00eb projektligj q\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb fond t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr infrastruktur\u00ebn dhe klim\u00ebn, t\u00eb financuar p\u00ebrmes huamarrjes.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"\">\n<div>\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Nj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb politik\u00ebn financiare<\/strong><\/p>\n<p>Investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb do t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb t\u00eb ardhmen. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit, buxheti ka caktuar 115 miliard\u00eb euro investime. \u201cVendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore shum\u00eb. Prapambetja e investimeve \u00ebsht\u00eb e madhe,\u201d tha Klingbeil, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu zv.kancelar dhe kreu i SPD.<\/p>\n<p>Rehabilitimi i infrastruktur\u00ebs duhet t\u00eb ndihmoj\u00eb gjithashtu n\u00eb nxitjen e nj\u00eb ekonomie q\u00eb po tregon shenja dob\u00ebsie. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb planifikuar nj\u00eb rritje e konsiderueshme e shpenzimeve p\u00ebr mbrojtjen.<\/p>\n<p>Plani financiar i qeveris\u00eb s\u00eb re sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb politik\u00ebn fiskale gjermane. N\u00eb n\u00ebntor 2024, qeveria e m\u00ebparshme ra p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konflikti mbi\u00a0financimin e buxhetit.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e reja u mbajt\u00ebn n\u00eb shkurt 2025 dhe tani n\u00eb pushtet jan\u00eb kristiandemokrat\u00ebt dhe socialdemokrat\u00ebt. Problemi i ark\u00ebs s\u00eb zbraz\u00ebt t\u00eb shtetit do t\u00eb zgjidhet duke marr\u00eb hua n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb papar\u00eb. Edhe para se t\u00eb merrnin pushtetin, partner\u00ebt e koalicionit, me p\u00eblqimin e t\u00eb Gjelb\u00ebrve, miratuan nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb madhe financiare p\u00ebr vitet e ardhshme \u2013 500 miliard\u00eb euro p\u00ebr investime n\u00eb infrastruktur\u00ebn e l\u00ebn\u00eb pas dore. Praktikisht nuk ka asnj\u00eb limit huamarrjeje p\u00ebr armatosjen e\u00a0Bundeswehrit\u00a0dhe rritjen e aft\u00ebsive mbrojt\u00ebse t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Qindra miliarda investime<\/strong><\/p>\n<p>Planet e Klingbeil rreth 50 dit\u00eb pas marrjes s\u00eb pushtetit tregojn\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo. Shpenzimet buxhetore t\u00eb k\u00ebtij viti jan\u00eb planifikuar t\u00eb jen\u00eb 503 miliard\u00eb euro, nga t\u00eb cilat rreth 143 miliard\u00eb do t\u00eb financohen p\u00ebrmes kredive.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e ardhshme, borxhi do t\u00eb rritet dhe n\u00eb total duhet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 847 miliard\u00eb euro. K\u00ebto jan\u00eb vlera rekord t\u00eb paprecedent\u00eb, por z\u00ebvend\u00ebskancelari i ka mbrojtur me forc\u00eb planet e tilla. Gjermania ka nj\u00eb borxh prej 63 p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb s\u00eb saj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt se vendet e tjera, borxhi i t\u00eb cilave ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se 100 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p><strong>Kritika ndaj \u201cfrenit t\u00eb borxhit\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb se ngecja ekonomike e viteve t\u00eb fundit, thekson Klingbeil. \u201cNdryshe prej disa paraardh\u00ebsve t\u00eb mi, un\u00eb nuk kam ndonj\u00eb motivim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur parat\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos i shpenzuar ato, n\u00ebse shoh se asgj\u00eb nuk po p\u00ebrparon n\u00eb vend\u201d, kritikon ai k\u00ebmb\u00ebnguljen e ministrave t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Financave p\u00ebr ekuilibrin fiskal.<\/p>\n<p>Ky ekuilib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i futur edhe n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb fakt p\u00ebrcakton q\u00eb shteti mund t\u00eb shpenzoj\u00eb vet\u00ebm aq para sa mbledh. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar programin e investimeve dhe rritjen e shpenzimeve t\u00eb mbrojtjes nga e ashtuquajtura \u201cfreni i borxhit\u201d, ishte e nevojshme t\u00eb ndryshohej Kushtetuta.<\/p>\n<p><strong>10% e buxhetit p\u00ebr interesa<\/strong><\/p>\n<p>Vendet e NATO-s kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb investojn\u00eb pes\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb mbrojtje n\u00eb afat t\u00eb mes\u00ebm, nga t\u00eb cilat 3.5 p\u00ebr qind n\u00eb shpenzime tradicionale ushtarake. Klingbeil d\u00ebshiron ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb synim sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Sipas planit t\u00eb tij, buxheti i mbrojtjes i Gjermanis\u00eb gradualisht do t\u00eb dyfishohet deri n\u00eb vitin 2029 \u2013 n\u00eb 152.8 miliard\u00eb euro. Kjo do t\u00eb ishte 3.5 p\u00ebrqind. Klingbeil thot\u00eb se Gjermania duhet t\u00eb jet\u00eb \u201ce p\u00ebrgatitur n\u00eb fushat e parandalimit dhe mbrojtjes\u201d.<\/p>\n<p>Ana negative e huamarrjes \u00ebsht\u00eb rritja e kostove t\u00eb interesit. Ministria e Financave vler\u00ebson se barra e interesit n\u00eb vitin 2029 do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb pothuajse 62 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dyfishi i parashikimit p\u00ebr vitin 2025. Sipas planit financiar t\u00eb qeveris\u00eb, dhjet\u00eb p\u00ebr qind e buxhetit duhet t\u00eb ndahet p\u00ebr interesin deri n\u00eb vitin 2029.<\/p>\n<p><strong>Ku mund t\u00eb b\u00ebhen kursime?<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm kostot e interesit jan\u00eb arsye e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb masat e kursimit n\u00eb buxhetin e rregullt n\u00eb vitet e ardhshme. Konsolidimi \u00ebsht\u00eb, sipas Klingbeil, nj\u00eb pjes\u00eb e fort\u00eb e planit t\u00eb tij. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, 100 miliard\u00eb euro n\u00eb fonde speciale p\u00ebr Bundeswehrin, t\u00eb cilat u ndan\u00eb n\u00eb vitin 2022 pas pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, do t\u00eb shpenzohen deri n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>Pjesa e shpenzimeve t\u00eb mbrojtjes n\u00eb buxhetin e rregullt do t\u00eb rritet ndjesh\u00ebm, duke l\u00ebn\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bp\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera. E Majta, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb Bundestag, ka qen\u00eb kritike e ashp\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Sipas tyre, qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr \u201ctanke, por p\u00ebr kopshte funksionale, autobus\u00eb dhe nj\u00eb tranzicion t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm energjetik\u201d.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb pak para p\u00ebr mbrojtje sociale dhe mbrojtje t\u00eb klim\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Kritika po vijn\u00eb edhe nga shoqatat sociale. Organizata bamir\u00ebse e kish\u00ebs protestante Diakonie beson se \u201cinvestimet n\u00eb infrastruktur\u00ebn sociale dhe sigurimet shoq\u00ebrore\u201d jan\u00eb shum\u00eb modeste. Siguria e brendshme dhe e jashtme p\u00ebrfshin gjithashtu \u201cluft\u00ebn kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb, mb\u00ebshtetjen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb, kujdesin p\u00ebr t\u00eb moshuarit dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, p\u00ebrfshirjen e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, integrimin e refugjat\u00ebve, si dhe mbrojtjen e klim\u00ebs me drejt\u00ebsi sociale\u201d, thekson organizata humanitare ungjillore.<\/p>\n<p>T\u00eb Gjelbrit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb Bundestag, jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb shqet\u00ebsuar q\u00eb 100 miliard\u00eb eurot e destinuara p\u00ebr masat klimatike do t\u00eb p\u00ebrdoren edhe p\u00ebr t\u00eb financuar uljen e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb. T\u00eb Gjelbrit besojn\u00eb se mbrojtja e klim\u00ebs po reduktohet n\u00eb nj\u00eb artikull margjinal n\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>Projektbuxheti p\u00ebr vitin 2025\u00a0shkon n\u00eb Bundestag, ku s\u00eb pari\u00a0diskutohet n\u00eb komisione dhe n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb plenare para pushimeve t\u00eb ver\u00ebs, e ndoshta do t\u00eb ndryshohen disa pika. Miratimi prite n\u00eb shtator. Parlamenti n\u00eb Gjermani ka autoritetin suprem mbi buxhetin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ministri i Financave Lars Klingbeil po punon n\u00eb nj\u00eb draft p\u00ebr vitin 2026, t\u00eb cilin planifikon t\u2019ia paraqes\u00eb kabinetit m\u00eb 30 korrik. Duke filluar nga shtatori, ky buxhet do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu objekt debati n\u00eb Bundestag, dhe do t\u00eb miratohet deri n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/26\/dw-gjermania-ne-borxhe-rekorde\/\">DW: Gjermania n\u00eb borxhe rekorde<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rregullimi i rrug\u00ebve, rind\u00ebrtimi i urave, meremtimi dhe nd\u00ebrtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekurudhat dhe trenat, mungesa e internetit t\u00eb shpejt\u00eb \u2013 k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa nga dukurit\u00eb e p\u00ebrditshme n\u00eb\u00a0Gjermani.\u00a0 Por kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb s\u00eb shpejti. \u201cNe duam q\u00eb ekskavator\u00ebt t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb shpejt tani,\u201d tha ministri i Financave\u00a0Lars Klingbeil\u00a0nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28049","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28049\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}