{"id":28023,"date":"2025-06-25T19:01:27","date_gmt":"2025-06-25T19:01:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/25\/misteri-i-armeve-qe-izraeli-ka-marre-nga-serbia-dhe-ndalimi-i-papritur-i-tyre\/"},"modified":"2025-06-25T19:01:27","modified_gmt":"2025-06-25T19:01:27","slug":"misteri-i-armeve-qe-izraeli-ka-marre-nga-serbia-dhe-ndalimi-i-papritur-i-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/25\/misteri-i-armeve-qe-izraeli-ka-marre-nga-serbia-dhe-ndalimi-i-papritur-i-tyre\/","title":{"rendered":"Misteri i arm\u00ebve q\u00eb Izraeli ka marr\u00eb nga Serbia dhe ndalimi i papritur i tyre"},"content":{"rendered":"<p><span>Eksportet jan\u00eb pezulluar, por nuk dihet se sa dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit t\u00eb shpallur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, dhe t\u00eb konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e k\u00ebtij vendi. Serbia ndalon eksportin e municionit, ka th\u00ebn\u00eb Vu\u00e7i\u00e7, duke v\u00ebn\u00eb theksin tek eksportet drejt Izraelit \u2013 shtetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb konfliktit aktual n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/span><\/p>\n<p><span>As Vu\u00e7i\u00e7, as Ministria e Mbrojtjes nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb detaje se \u00e7far\u00eb arm\u00ebsh dhe pajisjesh ushtarake ka eksportuar Serbia n\u00eb Izrael gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Raportet zyrtare nga Ministria kompetente e Tregtis\u00eb p\u00ebr eksportin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake nga Serbia, nuk jan\u00eb publikuar tash e sa vite, ndon\u00ebse sipas Ligjit p\u00ebr eksportin dhe importin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake, ato duhet t\u00eb publikohen.<\/span><\/p>\n<p><span>Ministria e Tregtis\u00eb s\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Jashtme e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb l\u00ebshon leje p\u00ebr importin dhe eksportin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake. Radio Evropa e Lir\u00eb ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit informacione p\u00ebr lejet q\u00eb lidhen me Izraelin, duke p\u00ebrdorur k\u00ebrkesat p\u00ebr qasje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb informacion. Por, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk jan\u00eb ofruar.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr eksportet e arm\u00ebve?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, disa informacione n\u00eb lidhje me eksportet e arm\u00ebve n\u00eb Izrael jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb disponueshme gjat\u00eb hetimit ndaj kompanis\u00eb Romax-trade, e cila \u00ebsht\u00eb e lidhur me prokurimin e t\u00eb ashtuquajturit top zanor \u2013 nj\u00eb pajisje LRAD, q\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Beograd gjat\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve, m\u00eb 15 mars t\u00eb k\u00ebtij viti. Ministria e Tregtis\u00eb s\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Jashtme ka l\u00ebshuar dy licenca eksporti p\u00ebr Romax-trade p\u00ebr Izraelin, n\u00eb vitet 2021 dhe 2022.<\/span><\/p>\n<p><span>Arm\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej shtat\u00eb milion\u00eb eurosh. Ato jan\u00eb klasifikuar si \u201ckategoria e kat\u00ebrt e List\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kontrollit\u201d, ku p\u00ebrfshihen: bomba, torpedo, raketa, projektil\u00eb dhe pajisje shp\u00ebrthyese. Armatimet, p\u00ebr t\u00eb cilat Romax ka marr\u00eb licenca eksporti, prodhohen nga fabrika shtet\u00ebrore e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes Krushik, nga Valeva, dhe nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj pune, me vler\u00eb 2.2 milion\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb kryer gjat\u00eb vitit 2021, i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb nga Ministria e Tregtis\u00eb s\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Jashtme e Serbis\u00eb n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/span><\/p>\n<p><span>Importuese e mallrave t\u00eb Krushikut \u00ebsht\u00eb kompania izraelite Ispra, e cila n\u00eb ueb-faqen e saj deklaron se \u00ebsht\u00eb e specializuar n\u00eb prodhimin e pajisjeve p\u00ebr \u201cmenaxhimin e turmave\u201d. Radio Evropa e Lir\u00eb ka pyetur kompanin\u00eb Ispra se p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimesh jan\u00eb bler\u00eb arm\u00ebt nga Krushiku \u2013 n\u00ebse ato jan\u00eb bler\u00eb p\u00ebr nevojat e ushtris\u00eb izraelite apo t\u00eb ndonj\u00eb institucioni tjet\u00ebr \u2013 por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Cili \u00ebsht\u00eb roli i kompanis\u00eb Ispra nga Izraeli?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitet 2021 dhe 2022, kompania Romax-trade ka marr\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb importuar produkte t\u00eb klasifikuara, si avion\u00eb, agjent\u00eb kimik\u00eb dhe biologjik\u00eb, nga prodhuesi izraelit Ispra. N\u00eb tri prokurime, policia serbe \u00ebsht\u00eb listuar si p\u00ebrdoruese p\u00ebrfundimtare. Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i Serbis\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Aleksandar Vulin.<\/span><\/p>\n<p><span>Kompania izraelite Ispra \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr sistemin e saj Cyclone, ose dron\u00ebt q\u00eb l\u00ebshojn\u00eb gaz lotsjell\u00ebs nga ajri. Sipas raportimeve n\u00eb media, ky sistem \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kund\u00ebr protestuesve n\u00eb Gaz\u00eb, si dhe gjat\u00eb protestave kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb Kenia.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Ministria e Tregtis\u00eb pa p\u00ebrgjigje<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pajisjet shp\u00ebrthyese nga Krushiku, me vler\u00eb shtat\u00eb milion\u00eb euro, jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e eksporteve t\u00eb industris\u00eb serbe t\u00eb mbrojtjes n\u00eb Izrael. Sipas nj\u00eb hetimi t\u00eb BIRN-it dhe gazet\u00ebs izraelite Haaretz, shtat\u00eb avion\u00eb ushtarak\u00eb izraelit\u00eb kan\u00eb fluturuar n\u00eb Serbi nga tetori i vitit 2023 deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024. K\u00ebto fluturime lidheshin me eksportin e arm\u00ebve nga Serbia n\u00eb Izrael me vler\u00eb prej 15.7 milion\u00eb eurosh.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetar\u00ebt e Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Beograd jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb marrin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta mbi eksportin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake nga industria serbe e mbrojtjes n\u00eb Izrael, por Ministria kompetente e Tregtis\u00eb nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje me muaj.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo ministri e ka hedhur posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn fillestare n\u00eb mes t\u00eb tetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cdokumentet, t\u00eb dh\u00ebnat dhe informacionet q\u00eb lidhen me importin dhe eksportin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake, jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara si konfidenciale\u201d. Nj\u00eb vendim i Komisionarit p\u00ebr Informacionet me R\u00ebnd\u00ebsi Publike ka urdh\u00ebruar Ministrin\u00eb e Tregtis\u00eb s\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Jashtme q\u00eb t\u00eb vepronte sipas k\u00ebrkes\u00ebs \u2013 gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo nuk e ka b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb sot.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Jashtme i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar gjithashtu q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb vendim mbi p\u00ebrcaktimin e konfidencialitetit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, m\u00eb sakt\u00ebsisht dokumenteve q\u00eb tregojn\u00eb se pse licencat e importit dhe eksportit jan\u00eb sh\u00ebnuar si \u2018konfidenciale\u2019. Por, ministria nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur as k\u00ebsaj k\u00ebrkese, e cila \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2024.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Cilat pyetje t\u00eb tjera presin p\u00ebrgjigje?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Edhe pasi Vu\u00e7i\u00e7 ka njoftuar p\u00ebr vendimin e papritur, Ministria e Tregtis\u00eb s\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Jashtme \u2013 p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr procedur\u00ebn e marrjes s\u00eb licenc\u00ebs p\u00ebr eksportin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/span><\/p>\n<p><span>Radio Evropa e Lir\u00eb e ka pyetur at\u00eb se q\u00eb kur zbatohet ky vendim, si dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur me d\u00ebrgesat nga kontratat e n\u00ebnshkruara m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjithashtu, p\u00ebrgjigje nuk ka pasur as n\u00eb pyetjet n\u00eb lidhje me nj\u00eb aeroplan mallrash q\u00eb ka fluturuar nga Beogradi p\u00ebr n\u00eb Izrael t\u00eb mart\u00ebn \u2013 nj\u00eb dit\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur p\u00ebr ndalimin e eksporteve. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/cka-dihet-per-armet-qe-serbia-ka-ndaluar-t-i-eksportoje-ne-izrael\/33454785.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/25\/misteri-i-armeve-qe-izraeli-ka-marre-nga-serbia-dhe-ndalimi-i-papritur-i-tyre\/\">Misteri i arm\u00ebve q\u00eb Izraeli ka marr\u00eb nga Serbia dhe ndalimi i papritur i tyre<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksportet jan\u00eb pezulluar, por nuk dihet se sa dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit t\u00eb shpallur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, dhe t\u00eb konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e k\u00ebtij vendi. Serbia ndalon eksportin e municionit, ka th\u00ebn\u00eb Vu\u00e7i\u00e7, duke v\u00ebn\u00eb theksin tek eksportet drejt Izraelit \u2013 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28023","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28023"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28023\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}