{"id":28014,"date":"2025-06-25T19:55:45","date_gmt":"2025-06-25T19:55:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/25\/mbahet-asamblea-e-pergjithshme-e-fshf-se-duka-i-kerkon-manastirliut-reflektim-per-ligjin-e-ri-te-sportit-ja-vendimet-qe-u-moren\/"},"modified":"2025-06-25T19:55:45","modified_gmt":"2025-06-25T19:55:45","slug":"mbahet-asamblea-e-pergjithshme-e-fshf-se-duka-i-kerkon-manastirliut-reflektim-per-ligjin-e-ri-te-sportit-ja-vendimet-qe-u-moren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/25\/mbahet-asamblea-e-pergjithshme-e-fshf-se-duka-i-kerkon-manastirliut-reflektim-per-ligjin-e-ri-te-sportit-ja-vendimet-qe-u-moren\/","title":{"rendered":"Mbahet Asamblea e P\u00ebrgjithshme e FSHF-s\u00eb, Duka i k\u00ebrkon Manastirliut reflektim p\u00ebr ligjin e ri t\u00eb Sportit, ja vendimet q\u00eb u mor\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Zakonshme e FSHF-s\u00eb zhvilloi punimet sot n\u00eb ambientet e \u201cSht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Futbollit\u201d, me pjes\u00ebmarrjen e delegat\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb institucioneve komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet mor\u00ebn pjes\u00eb Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i FIFA-s, Marco Ferri, dhe ai i UEFA-s, Jozef Kliment.<\/p>\n<p>Punimet e Asambles\u00eb u hap\u00ebn nga Presidenti i FSHF-s\u00eb, Armand Duka, i cili n\u00eb fjal\u00ebn e tij theksoi se Federata \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara zhvillimin e futbollit shqiptar me p\u00ebrkushtim, integritet dhe vizion afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor \u00e7do strategji, \u00e7do projekt, \u00e7do ambicie k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb sesa ide dhe plane. K\u00ebrkon vullnet. K\u00ebrkon guxim p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar deri n\u00eb fund. Ne nuk flasim p\u00ebr progres. Por e udh\u00ebheqim at\u00eb! Dhe kjo nis k\u00ebtu, n\u00eb Asamble, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, si gjithmon\u00eb p\u00ebrkrah nj\u00ebri-tjetrit, pa dyshim edhe duke kritikuar kur \u00ebsht\u00eb rasti, por gjithmon\u00eb me synimin p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Futbolli nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e askujt, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi e t\u00eb gjith\u00ebve! Ai k\u00ebrkon besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, bashk\u00ebpunim konkret dhe angazhim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb konkurrues, m\u00eb edukues dhe m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju, t\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb FSHF-s\u00eb, nuk jeni thjesht d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi \u2013 ju jeni bashkautor\u00ebt e tij!\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Presidenti i FSHF foli edhe ndryshimi i ligjit p\u00ebr sportin propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb merren parasysh k\u00ebrkesat e ekspert\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb futbollit. \u201cAi ligj i propozuar synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb arbitrazh sportiv klientelist, aspak t\u00eb pavarur dhe jo profesional. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe sportive n\u00eb vend, i b\u00ebj thirrje p\u00ebr reflektim MAS-s\u00eb, Komisionit Parlamentar dhe Parlamentit, q\u00eb mos ta votoj\u00eb at\u00eb ligj. Por t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me t\u00eb gjitha federatat sportive, grupet e interesit dhe t\u00eb prodhojm\u00eb nj\u00eb paket\u00eb ligjore q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb zhvillimit t\u00eb sportit!\u201d, tha Presidenti Duka, teksa dha edhe nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr klubet e Kategoris\u00eb \u201cAbissnet Superiore\u201d dhe Kategoris\u00eb s\u00eb Par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb rrisim me 30% t\u00eb ardhurat nga komercializimi dhe n\u00eb vitin 2026, t\u00eb shp\u00ebrndajm\u00eb 3 milion\u00eb euro p\u00ebr klubet e Kategoris\u00eb Superiore dhe t\u00eb Par\u00eb, si mb\u00ebshtetje direkte financiare p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e funksionimit t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e futbollit si sporti m\u00eb i dashur p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe ve\u00e7oi organizimin e suksessh\u00ebm t\u00eb Kampionatit Europian U-17 \u201cShqip\u00ebria 2025\u201d, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAsambleja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm reflektimi, bilancesh dhe padyshim vizioni p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e futbollit shqiptar. Futbolli \u00ebsht\u00eb sporti m\u00eb i dashur p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe nj\u00eb forc\u00eb e madhe p\u00ebrbashkimi, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nj\u00eb instrument i fuqish\u00ebm i edukimit, integrimit dhe zhvillimit social.<\/p>\n<p>Arritjet jan\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb vitet e fundit dhe dua t\u00eb p\u00ebrmend nj\u00eb nd\u00ebr aktivitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb zhvilluam n\u00eb Shqip\u00ebri, Kampionatin Europian U-17, ku Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm mori pjes\u00eb, por gjithashtu u b\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e destinacionit p\u00ebr aktivitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb futbollit, duke treguar q\u00eb di t\u00eb organizoj\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebpres\u00eb aktivitete t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Jam e k\u00ebnaqur q\u00eb s\u00eb bashku me Presidentin Duka kemi nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb krijuar klasat sportive t\u00eb futbollit n\u00eb nj\u00eb prej shkollave t\u00eb reja n\u00eb Durr\u00ebs, \u201cBenardina Qerraxhia\u201d. Gjithashtu kemi nj\u00eb plan p\u00ebr zhvillimin e shkoll\u00ebs s\u00eb mjesht\u00ebris\u00eb sportive \u201cLoro Bori\u00e7i\u201d, \u2013 tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.<\/p>\n\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i FIFA-s, Marco Ferri, p\u00ebrcolli p\u00ebrsh\u00ebndetjet e Presidentit t\u00eb FIFA-s, Gianni Infantino, dhe rikonfirmoi mb\u00ebshtetjen p\u00ebr FSHF-n\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes programit FIFA Forward. Ai p\u00ebrg\u00ebzoi Presidentin Duka p\u00ebr projektet e realizuara dhe vler\u00ebsoi sukseset e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cJu p\u00ebrcjell p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb Presidentit t\u00eb FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb FIFA-s, Matthias Grafstr\u00f6m.<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb theksuar angazhimin e FIFA-s p\u00ebrkrah Federat\u00ebs Shqiptare dhe Presidentit t\u00eb saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb:<\/p>\n<p>t\u00eb krijojm\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja t\u00eb lidhura me futbollin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin<br \/>\nt\u2019u mund\u00ebsojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, djemve dhe vajzave, t\u00eb luajn\u00eb futboll n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb mira<br \/>\nt\u00eb mb\u00ebshtesim Federat\u00ebn n\u00eb zbatimin e vizionit t\u00eb saj strategjik, duke u siguruar q\u00eb ne t\u00eb mund ta zhvillojm\u00eb m\u00eb tej loj\u00ebn e bukur n\u00eb nivelin elitar, por edhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb nivelin baz\u00eb. Nj\u00ebra nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb pa tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, do t\u00eb doja t\u00eb n\u00ebnvizoja marr\u00ebdh\u00ebnien e shk\u00eblqyer midis FIFA-s dhe administrat\u00ebs s\u00eb FSHF-s\u00eb. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie na jep mund\u00ebsin\u00eb tani t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb projekte ky\u00e7e zhvillimi q\u00eb lidhen me zhvillimin e infrastruktur\u00ebs, si dhe promovimin e futbollit, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebrmes programit ton\u00eb FIFA Forward, q\u00eb \u00ebsht\u00eb programi m\u00eb i madh i zhvillimit t\u00eb sportit n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Dua gjithashtu t\u00eb shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzuar Presidentin Duka p\u00ebr kontributi e tij t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Federat\u00ebs, p\u00ebr lidershipin e tij t\u00eb fort\u00eb dhe, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, p\u00ebr t\u00eb gjitha projektet e zbatuara nd\u00ebr vite, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb aspektin e infrastruktur\u00ebs dhe performancave sportive: ne ende kemi n\u00eb mendje, p\u00ebr shembull, kualifikimin historik n\u00eb finalet e Euro 2016, i ndjekur nga kualifikimi n\u00eb Euro 2024 (e kam ende n\u00eb memorie at\u00eb sfid\u00eb emocionuese kund\u00ebr Kroacis\u00eb).<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr fush\u00ebn, ju uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb kualifikueset e Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs 2026, ku mund t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb nj\u00eb fillim t\u00eb mir\u00eb me nj\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e grupeve p\u00ebr momentin, n\u00eb nj\u00eb grup mjaft konkurrues me skuadra t\u00eb forta. Prandaj, ne ende mund t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb kualifikimin e par\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb finale t\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha q\u00eb ju uroj!\u201d, \u2013 tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i FIFA-s, Marco Ferri.<\/p>\n\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i UEFA-s, Jozef Kliment, vler\u00ebsoi zhvillimin e shpejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb FSHF-s\u00eb kryesisht n\u00eb vitet e fundit n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet. Gjithashtu, Kliment n\u00ebnvizoi se FSHF ka d\u00ebshmuar se i ka t\u00eb gjitha kapacitetet dhe aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar evente europiane. Nuk mungoi nj\u00eb fal\u00ebnderim i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr Presidentin Duka p\u00ebr nd\u00ebrtimin e themeleve t\u00eb forta t\u00eb futbollit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn drejtimin e tij.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb futbolli evropian t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb model bashkimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ndar\u00eb. T\u00eb bashkuar q\u00ebndrojm\u00eb dhe t\u00eb bashkuar do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb. Politikan\u00ebt nd\u00ebrtojn\u00eb mure, futbolli nd\u00ebrton ura. Shembulli m\u00eb i mir\u00eb i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb organizimi i Kampionatit Europian U-21 n\u00eb vitin 2027 nga dy vende t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit rajon \u2013 Serbia dhe Shqip\u00ebria \u2013 si simbol i rolit t\u00eb futbollit n\u00eb nxitjen e bashk\u00ebpunimit rajonal.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb UEFA i beson kapaciteteve t\u00eb FSHF-s\u00eb. Ju i keni d\u00ebshmuar tashm\u00eb aft\u00ebsit\u00eb tuaja organizative, si edhe cil\u00ebsin\u00eb e infrastruktur\u00ebs, s\u00eb fundmi n\u00eb maj me organizimin e Kampionatit Evropian U17 t\u00eb UEFA-s 2025, si edhe me disa turne zhvillimor\u00eb t\u00eb UEFA-s gjat\u00eb vitit 2024. Dhe, p\u00ebr t\u00eb mos harruar, \u201cArena Komb\u00ebtare\u201d n\u00eb Tiran\u00eb ishte skena e finales inauguruese t\u00eb UEFA Europa Conference League mes Rom\u00ebs dhe Feyenoord-it n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>FSHF \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga federatat m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe me zhvillim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb ndryshime, dhe federata juaj vazhdon t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb zhvillimin e t\u00eb gjitha niveleve t\u00eb futbollit, nga baza te elita, me fokus kryesor n\u00eb krijimin e nj\u00eb infrastrukture m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr gjeneratat e ardhshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur disa prej projekteve tuaja strategjike: duhen p\u00ebrg\u00ebzuar nismat si projekti \u201c100 fushat\u201d, projekti \u201cUniforma ime\u201d dhe platforma dixhitale \u201cFederata Ime\u201d, t\u00eb cilat tregojn\u00eb p\u00ebrkushtimin e FSHF-s\u00eb ndaj zhvillimit t\u00eb futbollit baz\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes. Jemi t\u00eb lumtur q\u00eb edhe fondet nga Programi HatTrick i UEFA-s kontribuan n\u00eb realizimin e k\u00ebtyre projekteve t\u00eb suksesshme dhe q\u00eb k\u00ebto mjete jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhe t\u00eb men\u00e7ur.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrpjekje kan\u00eb sjell\u00eb rezultate edhe n\u00eb performanc\u00ebn e Komb\u00ebtares tuaj, q\u00eb u kualifikua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj n\u00eb UEFA EURO 2016. N\u00eb vitin 2024, Komb\u00ebtarja juaj mori s\u00ebrish pjes\u00eb n\u00eb turneun final, nj\u00eb vler\u00ebsim i progresit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb FSHF n\u00eb zhvillimin e ekipeve konkurruese dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrgatitjes teknike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arritje, d\u00ebshiroj t\u00eb fal\u00ebnderoj presidentin tuaj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb familjes s\u00eb futbollit europian. I dashur Armand, ajo q\u00eb ke arritur gjat\u00eb k\u00ebtyre 23 viteve n\u00eb drejtimin e FSHF-s\u00eb, si edhe si an\u00ebtar i Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s q\u00eb nga viti 2019 (dhe n\u00eb rolin e z\u00ebvend\u00ebspresidentit q\u00eb nga viti 2023), \u00ebsht\u00eb thjesht e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Sigurisht, nuk ka qen\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e leht\u00eb, por fal\u00eb udh\u00ebheqjes t\u00ebnde, ke arritur t\u00eb nd\u00ebrtosh themelet e forta t\u00eb futbollit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitet n\u00eb vijim, duke u fokusuar n\u00eb p\u00ebrfshirjen e m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb futboll, zhvillimin e garave dhe nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs q\u00eb ofron nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer futbolli. Urime dhe faleminderit p\u00ebr gjith\u00e7ka\u201d, \u2013 tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i UEFA-s, Jozef Kliment.<\/p>\n\n<p>M\u00eb tej, Presidenti Duka, sipas rendit t\u00eb dit\u00ebs, ftoi n\u00ebnkryetarin e Komisionit t\u00eb Verifikimit, Ervin Sherifaj, p\u00ebr t\u00eb raportuar mbi mbledhjen e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb p\u00ebrputhje me Statutin. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 28 t\u00eb Statutit, p\u00ebrb\u00ebhet nga 33 an\u00ebtar\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga 47 delegat\u00eb, respektivisht 22 klube t\u00eb futbollit profesionist dhe po aq delegat\u00eb nga futbolli amator, si dhe 3 delegat\u00eb p\u00ebr shoqatat e profesioneve t\u00eb lidhura me futbollin.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i kryer nga Komisioni i Verifikimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb asamble, nga 47 delegat\u00eb, ishin prezent\u00eb 44 delegat\u00eb t\u00eb klubeve e shoqatave an\u00ebtare t\u00eb FSHF. Komisioni i Verifikimit, mb\u00ebshtetur n\u00eb Statutin e FSHF dhe Rregulloren e Asambles\u00eb, v\u00ebren se thirrja e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb p\u00ebrputhje me Statutin e FSHF dhe konform afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Sipas Statutit, u k\u00ebrkua q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb miratonin rendin e dit\u00ebs. M\u00eb tej, u vijua me zgjedhjen e delegat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb verifikuar procesverbalin e k\u00ebsaj asambleje, ku Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i FSHF-s\u00eb, Ilir Shulku, propozoi tre emrat: Ardian Takaj, Donald Mziu dhe Krenar Alimehmeti, t\u00eb cil\u00ebt u votuan nga delegat\u00ebt e pranish\u00ebm n\u00eb Asamble. M\u00eb pas u votuan edhe delegat\u00ebt e propozuar si v\u00ebzhgues t\u00eb Asambles\u00eb: Besnik Kapllanaj, Gerald Burba dhe Ilirjan File.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, an\u00ebtar\u00ebt votuan p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Shoqat\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Sportive, e cila nuk \u00ebsht\u00eb funksionale dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>U p\u00ebrzgjodh Komisioni i Verifikimit p\u00ebr nj\u00eb mandat dyvje\u00e7ar: Rozeta Shira (Kryetare), z. Ervin Sherifaj (an\u00ebtar) dhe z. Andi Sk\u00ebnderi (an\u00ebtar).<\/p>\n<p>Sipas rendit t\u00eb dit\u00ebs, Asambleja vijoi punimet duke miratuar procesverbalin e Asambles\u00eb s\u00eb kaluar, raportin e aktivitetit t\u00eb FSHF-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet dy asambleve 2024\/25, prezantuar raportin financiar t\u00eb FSHF p\u00ebr vitin 2024, raportin e auditor\u00ebve t\u00eb pavarur dhe t\u00eb jasht\u00ebm, ratifikimin e buxhetit t\u00eb FSHF-s\u00eb p\u00ebr vitin 2025, miratimin e buxhetit p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u miratuan disa ndryshime n\u00eb Statut q\u00eb synojn\u00eb qart\u00ebsimin, p\u00ebrmir\u00ebsimin teknik dhe harmonizimin e dispozitave ekzistuese t\u00eb Statutit. Ndryshimet p\u00ebrfshijn\u00eb sakt\u00ebsimin e em\u00ebrtimeve ligjore t\u00eb shoqatave an\u00ebtare, p\u00ebrmir\u00ebsimet gjuh\u00ebsore dhe redaktime p\u00ebr qart\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe, si dhe rregullime q\u00eb lidhen me p\u00ebrfaq\u00ebsimin, p\u00ebrb\u00ebrjen e organeve statutore dhe transparenc\u00eb institucionale.<\/p>\n<p>U votua RSM Albania Sh.p.k. si auditues t\u00eb pavarur dhe t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr vitin financiar 2025.<\/p>\n<p>U zgjodh\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Zgjidhjes s\u00eb Mosmarr\u00ebveshjeve, q\u00eb jan\u00eb: Alban Nako, Skerdian Kurti, Brunilda Jani, Dritan Petova, Doriana \u00c7eliku, Dritan Dema, Astian Ramaj, Sadleva Bodo, Borama Mustafaraj, Ermir Godaj, Erinda Meli, Jeronima Lulashi, Besjan Kadiu, Gerti Zela, Genc Cifligu.<\/p>\n<p>N\u00eb asamble, an\u00ebtar\u00ebt votuan p\u00ebr pranimin e dy shoqatave si an\u00ebtare t\u00eb FSHF-s\u00eb: Shoqata e re e Mjek\u00ebve Sportiv\u00eb dhe Fizioterapist\u00ebve dhe Shoqata Shqiptare e Futsallit dhe Minifutbollit.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn e fundit t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, an\u00ebtar\u00ebt votuan p\u00ebr pezullimin pa afat t\u00eb gjitha marr\u00ebdh\u00ebnieve juridike t\u00eb FSHF me KOKSH, deri n\u00eb momentin kur:<\/p>\n<p>\u2013 Gjendja e ligjshm\u00ebris\u00eb t\u00eb rikthehet;<\/p>\n<p>\u2013 Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit Sportiv t\u00eb zbatohet plot\u00ebsisht; dhe<\/p>\n<p>\u2013 KOKSH t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me statutin e vet dhe normat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vet\u00ebqeverisjes s\u00eb sportit.<\/p>\n<p>Me miratimin e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre pikave, u mbyll\u00ebn edhe punimet e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb FSHF-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/mbahet-asamblea-e-pergjithshme-e-fshf-se-duka-i-kerkon-manastirliut-reflektim-per-ligjin-e-ri-te-sportit-ja-vendimet-qe-u-moren\/\">Mbahet Asamblea e P\u00ebrgjithshme e FSHF-s\u00eb, Duka i k\u00ebrkon Manastirliut reflektim p\u00ebr ligjin e ri t\u00eb Sportit, ja vendimet q\u00eb u mor\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Zakonshme e FSHF-s\u00eb zhvilloi punimet sot n\u00eb ambientet e \u201cSht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Futbollit\u201d, me pjes\u00ebmarrjen e delegat\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb institucioneve komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb futbollit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet mor\u00ebn pjes\u00eb Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i FIFA-s, Marco Ferri, dhe ai i UEFA-s, Jozef Kliment. Punimet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-28014","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28014"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28014\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}