{"id":2798,"date":"2024-11-05T06:59:26","date_gmt":"2024-11-05T06:59:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/05\/berisha-rama-inauguroi-per-here-te-trete-uren-e-kukesit-ka-kushtuar-250-me-shtrenjte-se-ura-e-bunes\/"},"modified":"2024-11-05T06:59:26","modified_gmt":"2024-11-05T06:59:26","slug":"berisha-rama-inauguroi-per-here-te-trete-uren-e-kukesit-ka-kushtuar-250-me-shtrenjte-se-ura-e-bunes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/05\/berisha-rama-inauguroi-per-here-te-trete-uren-e-kukesit-ka-kushtuar-250-me-shtrenjte-se-ura-e-bunes\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama inauguroi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb Ur\u00ebn e Kuk\u00ebsit! Ka kushtuar 250% m\u00eb shtrenjt\u00eb se Ura e Bun\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, iu p\u00ebrgjigj sot kryeministrit Edi Rama p\u00ebr hapjen e Ur\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij nga dritarja apartamentit, pasi ndodhet n\u00eb mas\u00ebn arrest sht\u00ebpie, Berisha tha se Rama inaguroi sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb 3-t\u00eb Ur\u00ebn e Kuk\u00ebsit, e cila sipas tij \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me parat\u00eb e taksapaguesve. Berisha tha se Ura e Kuk\u00ebsit ka kushtuar 250% shtrenjt\u00eb se Ura e Bun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong>\u00a0Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb miq\u00ebsore, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme ju, pararend\u00ebsve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fitores s\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, misionar\u00ebve t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb liris\u00eb, dinjitetit dhe interesit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje z. Ilir Meta, kryetar i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e diktatur\u00ebs. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje, n\u00ebnkryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Ervin Salianji q\u00eb qendrojn\u00eb si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb pamposhtur dhe i kallin tmerrin nga burgjet e diktatur\u00ebs narkodiktatorit, Edi Rama.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, n\u00eb \u00e7dolloj pamje q\u00eb t\u00eb shqyrtosh regjimin e Edi Ram\u00ebs, ai del mashtruesi m\u00eb i madh n\u00eb histori, del hajduti m\u00eb i madh n\u00eb histori.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb ai kalon n\u00eb studio televizive para kamerave dhe rreh gjoksin se, k\u00ebto 11 vite prodhimi i brendsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb u dyfishua, dhe po k\u00ebshtu rritja ekonomike dhe buxheti.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, p\u00ebr ju dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt detyrohem t\u00eb b\u00ebj disa krahasime. Jo, aspak, p\u00ebr t\u00eb evokuar k\u00ebtu nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb 11-12 viteve m\u00eb par\u00eb. Por po b\u00ebj k\u00ebto krahasime sot k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb faktuar k\u00ebtu, p\u00ebr t\u2019ju provuar k\u00ebtu me shifrat e tij, se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh hajduti m\u00eb i madh i kombit shqiptar n\u00eb koh\u00ebra.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, n\u00eb vitet 2005-2013 prodhimi i brendsh\u00ebm u dyfishua. Buxheti u dyfishua. Prodhimi u rrit nga 5 miliard\u00eb n\u00eb 10 miliard\u00eb.<\/p>\n<p>Por m\u00eb falni, si u pasqyrua kjo rritje tek qytetari shqiptar? Si e ndjeu k\u00ebt\u00eb rritje qytetari shqiptar?<br \/>\nK\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm nga 5 miliard\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb 2005, n\u00eb 10 miliard\u00eb n\u00eb 2013 qytetari shqiptar e ndjeu me dyfishimin dhe mbidyfishimin e rrogave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>E ndjeu pensionisti shqiptar me dyfishimin e pensionit minimal, me rritjen 70, 80% t\u00eb pensionit mesatar dhe rritjen me 50% t\u00eb pensionit maksimal.<\/p>\n<p>E ndjeu qytetari shqiptar me nd\u00ebrtimin e 11 mij\u00eb kilometrave rrug\u00eb me nj\u00eb buxhet gjysma e buxhetit t\u00eb k\u00ebtij viti. 11 mij\u00eb kilometra rrug\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrtimin e 1300 shkollave, kopshte e objekte arsimore. Shtrirjen e internetit dhe ngritjen e laboratoreve t\u00eb informatik\u00ebs me 26 mij\u00eb kompjutera n\u00eb 2100 shkolla t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>E ndjeu, me nd\u00ebrtimin e impianteve t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza nga Sh\u00ebngjini n\u00eb Ksamil.<\/p>\n<p>E ndjeu, me uljen drastike t\u00eb \u00e7mimeve telefonike celulare, me uljen drastike t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb internetit.<\/p>\n<p>E ndjeu, me mbidyfishimin e bizneseve n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, pra, n\u00eb rast se prodhimi i brendsh\u00ebm u rrit v\u00ebrtet\u00eb 100%, dhe po kaq buxheti i shtetit. K\u00ebto u konvertuan ashtu si\u00e7 duhet n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Parat\u00eb ishin t\u00eb tyre. Qeveria kishte nj\u00eb detyr\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb, t\u2019i shp\u00ebrndante ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mundshme, m\u00eb t\u00eb ndershme t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Por tani, le t\u00eb vijm\u00eb pak tek vitet 2014-2021, 8 vje\u00e7ari i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb prodhimi i brendsh\u00ebm, jo si\u00e7 mashtron ai u rrit 100%, por u rrit me gjith\u00ebsej 70%.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, buxheti u rrit me 70%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me dyfishimin e taksave duhet t\u00eb rritej me 140%. Por nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. R\u00ebnd\u00ebsi ka, si e ndjeu qytetari shqiptar k\u00ebt\u00eb rritje? \u00c7far\u00eb g\u00ebzoi qytetari i thjesht\u00eb nga dyfishimi i prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm gjat\u00eb narkoshtetit?<\/p>\n<p>Cfar\u00eb g\u00ebzoi qytetari i thjesht\u00eb shqiptar nga dyfishimi i buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb narkoshtet?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pyetje t\u2019i shtrojm\u00eb vetes sot.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019ju p\u00ebrgjigjem me fakte e me shifra.<\/p>\n<p>Gjer nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, \u00e7do qytetar shqiptar merrte nj\u00eb rrog\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 30-40% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb fuqi bler\u00ebse, se sa n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, q\u00eb me rrogat dhe pensionet e tyre dol\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit p\u00ebr pages\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr rroga m\u00eb t\u00eb mira, pensione m\u00eb t\u00eb mira, u rrokullis\u00ebn me shpejt\u00ebsi n\u00eb vendin me rrogat dhe pensionet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>40, 50% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, \u00e7far\u00eb ishte kjo rritje?<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se cila \u00ebsht\u00eb rritja e narkoshtetit me lutjen time hidhini nj\u00eb sy kullave n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. K\u00ebto kulla kushtojn\u00eb gjer tani 4 miliard\u00eb euro. T\u00eb konvertuara n\u00eb rritje k\u00ebto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rritjes ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Po cili p\u00ebrfiton prej tyre? Qytetar\u00eb dhe qytetare, kush ka p\u00ebrfituar nga ju nga kullat e drog\u00ebs ddhe korrupsionit, m\u00eb thoni pak?<\/p>\n<p>Jan\u00eb 4 miliard\u00eb euro. Edi Rama i regjistron si dyfishim t\u00eb rritjes.<\/p>\n<p>Po kush p\u00ebrfitoi nga qytetar\u00ebt prej tyre? Cili prej jush mund t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb k\u00ebto kulla?<\/p>\n<p>58 mij\u00eb apartamente jan\u00eb bosh t\u00eb blera nga trafikant\u00ebt.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb kjo rritje nj\u00eb mallkim p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb? A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb rritje e mallkuar p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt rreh gjoksin Edi Rama?<\/p>\n<p>A e dini ju nga vjen kjo rritje e tmerrshme? Kjo rritje ka n\u00eb baz\u00eb vjedhjen, vjedhjen dhe vet\u00ebm vjedhjen, sepse Edi Rama rrug\u00ebn q\u00eb kushton 1 milion euro p\u00ebr kilomet\u00ebr e nd\u00ebrtin me 10 milio\u00eb euro kilometrin. Pra, vjedh 90% t\u00eb \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Po kjo llogaritet rritje.<\/p>\n<p>Rama sot inaguroi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb 3-t\u00eb Ur\u00ebn e Kuk\u00ebsit, e nd\u00ebrtuar me parat\u00eb e taksapaguesve. Ka kushtuar 250% shtrenjt\u00eb se Ura e Bun\u00ebs<\/p>\n<p>A e dini ju, \u00e7far\u00eb ndodh me parat\u00eb? Tallet me ciniz\u00ebm me pensionist\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot pensionist\u00ebt shqiptar\u00eb krahasuar me 2013, por le t\u00eb themi me 2014, se ky e ka si puna e Enver Hoxha k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb thoshte periudha e Zogut. E kishte tmerr te Ahmet Zogu. Kurse ky e ka te Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Ky mashtrues ordiner.<\/p>\n<p>Ju lutem, m\u00eb thoni pak \u00e7far\u00eb ka nd\u00ebrtuar n\u00eb 11 vite ky njeri?<\/p>\n<p>Rrug\u00eb e filluar dhe e mbaruar e vetme n\u00eb 11 vitet e tij jan\u00eb 20 kilometra Kashar-Thuman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e ka nd\u00ebrtuar me \u00e7mimet m\u00eb stratosferike.<\/p>\n<p>Rrug\u00eb e vetme, asnj\u00eb tjet\u00ebr fillim dhe mbarim t\u00eb saj. Tunelin e Llogaras\u00eb, tunelin m\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm t\u00eb planetit. Tunelin q\u00eb shkon deri n\u00eb 65 mij\u00eb euro p\u00ebr banor investimi. Tunelin q\u00eb ia dha kompanis\u00eb me ofert\u00eb 50 milion\u00eb euro m\u00eb shtrenjt\u00eb se e dyta, dhe q\u00eb pastaj futi Gjok\u00ebn e tij p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar me 140 milion\u00eb euro n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me ortak\u00ebt e vet n\u00eb Turqi dhe lubi Ballukun t\u00eb ndanin 50 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb nd\u00ebrtoi? M\u00eb falni, \u00eb, me 57 miliard\u00eb euro buxhete n\u00eb k\u00ebto vite?<\/p>\n<p>Mendoni pak, me gjysm\u00ebn e k\u00ebtyre u nd\u00ebrtuan 11 mij\u00eb kilometra rrug\u00eb, tunele e autostrada, qindra e mij\u00ebra shkolla dhe kop\u00ebshte. Shqip\u00ebria u trasformua.<\/p>\n<p>Po me 57 miliard\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre viteve, \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>Pensionisti merr sot t\u00eb llogaritur me inflacionin, 40% m\u00eb pak se sa merrte n\u00eb vitin 2014, apo n\u00eb n\u00eb vitin 2013. Dhe tallet me t\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb cinike, m\u00eb t\u00eb pashpirt. Ua merr korrigjimin, indeksimin e periudh\u00ebn e mars-tetor p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb dhjetor si bonus se g\u00ebzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dhjetor.<\/p>\n<p>Sot inaguroi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb Ur\u00ebn e Kuk\u00ebsit. Dhe ajo e nd\u00ebrtuar nga koncensionari, natyrisht me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>A e dini ju sa ka kushtuar ajo ur\u00eb? 250% shtrenjt\u00eb se Ura e Bun\u00ebs. Ura e Bun\u00ebs e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2013, e p\u00ebrfunduar \u00ebsht\u00eb ur\u00eb me mekaniz\u00ebm hapjeje, hapet dhe lejon kalimin e mjeteve lundruese.<\/p>\n<p>Kurse ajo, ur\u00eb fikse t\u00eb cil\u00ebn e ka inaguruar nja tri her\u00eb gjer sot nd\u00ebrtohet me 30, apo 35 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se vjedh tek privati, vjedh tek shteti, vjedh kudo dhe vet\u00ebm vjedh.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb pra, mashtruesi, hajduti q\u00eb mendon se mbulon vjedhjet e tij me mashtrime. Mendon se, arrin t\u00eb mashtroj\u00eb punonj\u00ebsit, qytetar\u00ebt, arrin t\u00eb mashtroj\u00eb pensionist\u00ebt dhe me ciniz\u00ebm tallet me ta.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, se prej 6 apo 7 vitesh q\u00eb merr taks\u00ebn e rrug\u00ebs s\u00eb kombit, objekti i vet\u00ebm i nd\u00ebrtuar \u00ebsht\u00eb ajo ur\u00eb. Nuk ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb km2 n\u00eb rrug\u00ebn Milot-Rr\u00ebshen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrton aeroportin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Ballkan n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjobitur shqiptar\u00ebt me tarif\u00ebn e qindra mij\u00ebrave biletave t\u00eb munguara, nd\u00ebrkoh\u00eb ka angazhuar televizionet komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb t\u00eb turpshme mashtrimi ku gjysm\u00ebn e lajmeve ua kushtojn\u00eb mashtrimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe lustr\u00ebs s\u00eb narkodiktatorit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, n\u00eb parlament s\u00eb bashku me qytetar\u00ebt, s\u00eb bashku me pensionist\u00ebt, s\u00eb bashku me student\u00ebt, me t\u00eb rinjt\u00eb do b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb betej\u00eb q\u00eb parlamenti s\u2019e ka par\u00eb p\u00ebr vendosjen e minimumit jetik p\u00ebr \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebta hajdut\u00eb q\u00eb zhg\u00ebrryhen me luksin e parave t\u00eb vjedhura, k\u00ebta do t\u00eb paguajn\u00eb qindark\u00eb p\u00ebr qindark\u00eb vjedhjet e tyre. Parlamenti do t\u00eb jet\u00eb i qytetar\u00ebve, ndaj dhe vendosja e minimumit jetik \u00ebsht\u00eb beteja jon\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shqiptar m\u00eb pak se 200 euro n\u00eb muaj! T\u2019ua marrim hajdut\u00ebve, t\u2019ua marrim qeveritar\u00ebve, t\u2019ua marrim zyrtar\u00ebve, narkozyrtar\u00ebve, t\u2019ua marrim trafikant\u00ebve. T\u2019ua marrim oligark\u00ebve, t\u2019ua kthejm\u00eb qytetar\u00ebve, t\u2019ua kthejm\u00eb pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha, \u00ebsht\u00eb radha jon\u00eb!<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-rama-inauguroi-per-here-te-trete-uren-e-kukesit-ka-kushtuar-250-me-shtrenjte-se-ura-e-bunes\/\">Berisha: Rama inauguroi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb Ur\u00ebn e Kuk\u00ebsit! Ka kushtuar 250% m\u00eb shtrenjt\u00eb se Ura e Bun\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, iu p\u00ebrgjigj sot kryeministrit Edi Rama p\u00ebr hapjen e Ur\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Kuk\u00ebsit. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij nga dritarja apartamentit, pasi ndodhet n\u00eb mas\u00ebn arrest sht\u00ebpie, Berisha tha se Rama inaguroi sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb 3-t\u00eb Ur\u00ebn e Kuk\u00ebsit, e cila sipas tij \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me parat\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2798","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2798"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2798\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}