{"id":27974,"date":"2025-06-25T15:50:53","date_gmt":"2025-06-25T15:50:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/25\/vrasja-e-dyfishte-ne-maqedonine-e-veriut-gjykata-e-shkupit-vendos-burgim-te-perjetshem-per-4-autoret\/"},"modified":"2025-06-25T15:50:53","modified_gmt":"2025-06-25T15:50:53","slug":"vrasja-e-dyfishte-ne-maqedonine-e-veriut-gjykata-e-shkupit-vendos-burgim-te-perjetshem-per-4-autoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/25\/vrasja-e-dyfishte-ne-maqedonine-e-veriut-gjykata-e-shkupit-vendos-burgim-te-perjetshem-per-4-autoret\/","title":{"rendered":"Vrasja e dyfisht\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Gjykata e Shkupit vendos burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr 4 autor\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsi i Gjykat\u00ebs Penale t\u00eb Shkupit, Ivica Stefanovski, shpalli sot d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr t\u00eb pandehurit p\u00ebr rr\u00ebmbimin dhe vrasjen e 14-vje\u00e7ares Vanja Gjor\u00e7evska dhe t\u00eb pensionistit Pan\u00e7e Zhezhovski. Babai i vajz\u00ebs, i cili ishte i akuzuar p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim, u shpall i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky ishte vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit p\u00ebr vrasjet q\u00eb trondit\u00ebn opinionin n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Vrasjet ndodh\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit dhe fillim t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm u d\u00ebnuan i akuzuari kryesor, Lup\u00e7o Palevski \u2013 Pal\u00e7o, si dhe Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev. Nd\u00ebrkoh\u00eb, babai i Vanj\u00ebs, Aleksandar Gjor\u00e7evski, u shpall i pafajsh\u00ebm, pasi \u2013 si\u00e7 tha gjykat\u00ebsi \u2013 prokuroria nuk arriti t\u00eb d\u00ebshmonte faj\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cProkurori, pavar\u00ebsisht bindjes s\u00eb tij, nuk arriti t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se i akuzuari Gjor\u00e7evski kishte kryer vepr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohej. Prandaj ai lirohet. T\u00eb pandehurit e tjer\u00eb jan\u00eb fajtor\u00eb, sepse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore ia mor\u00ebn jet\u00ebn viktim\u00ebs, Vanja Gjor\u00e7evska, duke i shkaktuar vuajtje t\u00eb r\u00ebnda psikike. Velibori e nxori vajz\u00ebn nga bagazhi, e fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb q\u00eb e kishin hapur m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa Palevski q\u00eblloi me arm\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e saj, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb jast\u00ebk p\u00ebr t\u00eb zbutur zhurm\u00ebn\u201d, tha gjykat\u00ebsi Stefanovski.<\/p>\n<p>Gjykata sqaroi n\u00eb detaje edhe vrasjen e pensionistit Pan\u00e7e Zhezhovski, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb pandehurit gjithashtu u d\u00ebnuan me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, m\u00eb 22 n\u00ebntor 2023, \u201ct\u00eb akuzuarit s\u00eb bashku e rr\u00ebmbyen Pan\u00e7e Zhezhovskit n\u00eb Veles, dhe Lup\u00e7o Palevski e q\u00eblloi at\u00eb n\u00eb kok\u00eb. Pastaj e sekuestruan makin\u00ebn e tij \u2018Citroen\u2019 p\u00ebr ta p\u00ebrdorur n\u00eb rr\u00ebmbimin e vajz\u00ebs n\u00eb Shkup\u201d.<\/p>\n<p>Vanja u rr\u00ebmbye m\u00eb 27 n\u00ebntor, n\u00eb hyrje t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ku banonte, teksa po shkonte n\u00eb shkoll\u00eb. Ata e lidh\u00ebn, e fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb thes gjumi dhe m\u00eb pas n\u00eb bagazhin e Citroen-it, duke e vrar\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shkupit. Trupat e Vanj\u00ebs dhe Pan\u00e7es u gjet\u00ebn m\u00eb 3 dhjetor 2023.<\/p>\n<p>Babai i Vanj\u00ebs dyshohej se kishte dh\u00ebn\u00eb informacionin se kur vajza do t\u00eb dilte vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb. Ai kaloi disa muaj n\u00eb paraburgim dhe arrest sht\u00ebpiak, duke deklaruar se kishte pranuar fajin pasi ishte rrahur nga policia. Sot gjykata e liroi at\u00eb nga \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe nga masa e arrestit sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria nuk heq dor\u00eb nga ndjekja e babait t\u00eb Vanj\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsi me vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr lirimin e babait t\u00eb vajz\u00ebs dhe paralajm\u00ebroi se do t\u00eb apeloj\u00eb vendimin. Sipas saj, gjykata nuk dha asnj\u00eb argument bind\u00ebs p\u00ebr lirimin dhe ekzistojn\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta d\u00ebnuar at\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb krim.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb fakt i padiskutuesh\u00ebm q\u00eb vet\u00ebm prind\u00ebrit e dinin q\u00eb at\u00eb dit\u00eb vajza do t\u00eb shkonte vet\u00ebm n\u00eb shkoll\u00eb. Dy prej t\u00eb akuzuarve treguan pik\u00ebrisht baban\u00eb si personin q\u00eb dha k\u00ebt\u00eb informacion. Po t\u00eb mos e kishin k\u00ebt\u00eb informacion, nuk do t\u00eb kishte rr\u00ebmbim, e rrjedhimisht as vrasje\u201d, tha prokurorja Ana Stojkoviq-Dimitrievska.<\/p>\n<p>Avokati i Aleksandar Gjor\u00e7evskit, Vladimir Tufegjiq, tha se nuk e kupton pse prokuroria k\u00ebmb\u00ebnguli ta p\u00ebrfshinte baban\u00eb e vajz\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, kur, sipas tij, q\u00eb nga fillimi ishte e qart\u00eb se nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi p\u00ebrgjigje nga organet hetimore dhe inspektor\u00ebt policor\u00eb mbi disa \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cA ka qen\u00eb kjo p\u00ebrfshirje nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen nga ajo q\u00eb duhet t\u00eb ishte realisht objekt hetimi? N\u00eb seanc\u00eb u tha se q\u00eb nga viti 2022 ishin hartuar lista p\u00ebr rr\u00ebmbimin dhe vrasjen e njer\u00ebzve. Ata madje kishin hapur disa gropa paraprakisht. A kishin ata mb\u00ebshtetje logjistike nga brenda institucioneve? K\u00ebto jan\u00eb pyetje p\u00ebr t\u00eb cilat publiku meriton p\u00ebrgjigje\u201d, tha avokati Tufegjiq.<\/p>\n<p>Ai shtoi se do t\u00eb konsultohet me klientin e tij p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ngreh\u00eb padi penale p\u00ebr keqtrajtim, pasi aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb i prir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap. Nd\u00ebrkoh\u00eb, presin zgjidhje ligjore edhe p\u00ebr kall\u00ebzimin p\u00ebr tortur\u00eb ndaj klientit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, avokat\u00ebt e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm paralajm\u00ebruan se do t\u00eb apelojn\u00eb vendimin, duke pretenduar se nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kat\u00ebrt mbeten n\u00eb paraburgim. Prokuroria tha se d\u00ebnimi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm d\u00ebshmon se as krimet m\u00eb t\u00eb tmerrshme nuk mbeten pa u zbardhur.<\/p>\n<p>Gjykimi nisi m\u00eb 20 shtator dhe u mbajt\u00ebn 35 seanca me pjes\u00ebmarrjen e publikut, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb q\u00eb ato t\u00eb ishin t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Fillimisht, t\u00eb pandehurit mohuan fajin dhe pretenduan se motivi ishte vet\u00ebm zhvatja dhe jo vrasja, por prokuroria nguli k\u00ebmb\u00eb se q\u00ebllimi kryesor ishte pik\u00ebrisht zhvatja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pas n\u00ebnt\u00eb muajsh disa prej tyre shpreh\u00ebn pendes\u00eb, nd\u00ebrsa Palevski p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb publikisht faj\u00ebsoi Velibor Manevin si organizator, Bore Videvskin si ekzekutues dhe Vllatko Keshishev si roje.<\/p>\n<p>Manev deklaroi se nj\u00eb an\u00ebtar i partis\u00eb \u201cDesna\u201d fshehu \u00e7ant\u00ebn blu me arm\u00ebn dhe pajisjet e komunikimit me urdh\u00ebr t\u00eb Palevskit. Nd\u00ebrsa Videvski tha se d\u00ebshmit\u00eb ishin nxjerr\u00eb me dhun\u00eb dhe se hetimi kishte marr\u00eb drejtim t\u00eb gabuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar gjykat\u00ebs, n\u00ebna e Vanj\u00ebs k\u00ebrkoi q\u00eb ky krim t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb krim i till\u00eb nuk mund t\u00eb tolerohet. Nuk duhet q\u00eb m\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb qajn\u00eb dhe t\u00eb luten p\u00ebr drejt\u00ebsi. Un\u00eb sot po lutem p\u00ebr drejt\u00ebsi. P\u00ebr drejt\u00ebsi p\u00ebr Vanj\u00ebn\u201d, shkroi Zorica Gjor\u00e7evska.<\/p>\n<p>Arma me t\u00eb cil\u00ebn u kryen vrasjet ende nuk \u00ebsht\u00eb gjetur. Ajo figuron si arm\u00eb e panjohur, kalib\u00ebr 9 milimet\u00ebrsh. N\u00eb p\u00ebrfundimet e tij m\u00eb 20 qershor, Velibor Manev zbuloi se nj\u00eb punonj\u00ebs i Bank\u00ebs Popullore kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsonte arm\u00ebn dhe motorolat e p\u00ebrdorura p\u00ebr komunikim.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, prokurori urdh\u00ebroi arrestimin e personit p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cndihm\u00eb pas kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale. Megjithat\u00eb, rasti ndaj Manevit \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb dhe nuk ndikon n\u00eb gjykimin p\u00ebr rr\u00ebmbimet dhe vrasjet e dy personave.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vrasja-e-dyfishte-ne-maqedonine-e-veriut-gjykata-e-shkupit-vendos-burgim-te-perjetshem-per-4-autoret\/\">Vrasja e dyfisht\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Gjykata e Shkupit vendos burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr 4 autor\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsi i Gjykat\u00ebs Penale t\u00eb Shkupit, Ivica Stefanovski, shpalli sot d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr t\u00eb pandehurit p\u00ebr rr\u00ebmbimin dhe vrasjen e 14-vje\u00e7ares Vanja Gjor\u00e7evska dhe t\u00eb pensionistit Pan\u00e7e Zhezhovski. Babai i vajz\u00ebs, i cili ishte i akuzuar p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim, u shpall i pafajsh\u00ebm. Ky ishte vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27974","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27974","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27974"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27974\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}