{"id":27880,"date":"2025-06-25T08:00:00","date_gmt":"2025-06-25T08:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/25\/sulmi-kibernetik-ndaj-bashkise-tirane-miliona-euro-investime-por-siguria-perseri-ne-rrezik\/"},"modified":"2025-06-25T08:00:00","modified_gmt":"2025-06-25T08:00:00","slug":"sulmi-kibernetik-ndaj-bashkise-tirane-miliona-euro-investime-por-siguria-perseri-ne-rrezik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/25\/sulmi-kibernetik-ndaj-bashkise-tirane-miliona-euro-investime-por-siguria-perseri-ne-rrezik\/","title":{"rendered":"Sulmi kibernetik ndaj Bashkis\u00eb Tiran\u00eb\/ Miliona euro investime, por siguria p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rrezik"},"content":{"rendered":"<p>Sulmi i fundit kibernetik ndaj bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs rikthen debatin mbi sigurin\u00eb e sistemeve digjitale n\u00eb vend, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt thon\u00eb se ekziston nevoja p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re dhe strategji komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ekspert\u00ebt e Autoritetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb Kibernetike, AKSK, inspektuan sistemet elektronike t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjet\u00ebn tre pika t\u00eb dob\u00ebta. P\u00ebrmes nj\u00eb emaili, ASKS i b\u00ebri me dije bashkis\u00eb se tre framework duheshin p\u00ebrdit\u00ebsuar, por paralajm\u00ebrimet ran\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cMasat nuk u mor\u00ebn dhe ndodhi sulmi,\u201d i tha BIRN\u00a0Igli Tafa, drejtor i ASKS-s\u00eb. \u201cN\u00eb sektorin e siguris\u00eb kibernetike zakonisht masat merren pasi e ke ngr\u00ebn\u00eb golin,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs u p\u00ebrball me nj\u00eb sulm kibernetik m\u00eb 20 qershor, thuajse tre vjet pasi vendi u p\u00ebrball me nj\u00eb val\u00eb sulmesh t\u00eb ngjashme q\u00eb nxorr\u00ebn jasht\u00eb funksionit infrastruktur\u00ebn digjitale qeveritare dhe shkaktuan rrjedhje masive informacioni ndaj i nj\u00ebjti grup i identifikuar si \u201cHomeland Justice\u201d n\u00eb Instagram, pas s\u00eb cilit dyshohet se fshihen hakera iranian\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi, grupi njoftoi se kishte hakeruar faqen e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe nxorri jasht\u00eb funksionit 55 sh\u00ebrbime q\u00eb ofroheshin nga bashkia, p\u00ebrfshi ato p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb apo pagesat e taksave. Bashk\u00eb me videot, ku ata fshijn\u00eb dosje me t\u00eb dh\u00ebna, u publikua edhe nj\u00eb list\u00eb me fjal\u00ebkalime t\u00eb tilla si 25Korrik2016 apo Anakonda@123.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e siguris\u00eb kibernetike, vet\u00ebm ky element tregon se sa joseriozisht \u00ebsht\u00eb trajtuar siguria e t\u00eb dh\u00ebnave nga Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cTregojn\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb praktikave baz\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave,\u201d tha\u00a0Besmir Semanaj, nj\u00eb ekspert i siguris\u00eb kibernetike, nd\u00ebrsa shtoi se fakti q\u00eb fjal\u00ebkalimet p\u00ebrs\u00ebriteshin dhe q\u00eb ishin ruajtur n\u00eb nj\u00eb format t\u00eb till\u00eb, d\u00ebshmonte \u201cd\u00ebshtim t\u00eb plot\u00eb\u201d dhe nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb alarmi p\u00ebr t\u00eb reformuar praktikat e siguris\u00eb n\u00eb administrat\u00eb publike.<\/p>\n<p>Semanaj shtoi institucionet publike nuk kishin z\u00ebn\u00eb mend nga sulmet kibernetike t\u00eb vitit 2022, pavar\u00ebsisht d\u00ebmit q\u00eb u shkaktua dhe investimeve n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb kibernetike.<\/p>\n<p>\u201cProblemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te mungesa e pajisjeve apo e teknologjis\u00eb \u2013 ai \u00ebsht\u00eb i thell\u00eb dhe strukturor,\u201d tha Semanaj duke shtuar se mungon nj\u00eb strategji p\u00ebr ta trajtuar seriozisht sigurin\u00eb kibernetike.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment t\u00eb BIRN, por kryetarja n\u00eb detyr\u00eb,\u00a0Anuela Ristani\u00a0tha p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate se sulmi i fundit ishte shum\u00eb i sofistikuar dhe nj\u00eb nd\u00ebr 15 sulmet e diktuara gjat\u00eb gjasht\u00eb muajve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb t\u00eb paprekura dhe nuk ka humbje informacioni,\u201d tha Ristani, duke pretenduar se po merreshin masa.<\/p>\n<p><strong>Sulmet kibernetike<\/strong><\/p>\n<p>Edhe drejtuesi i AKSK, Igli Tafa i tha BIRN se sulmi ndaj server\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs kishte qen\u00eb mjaft m\u00eb i sofistikuar se sa sulmet e vitit 2022. Ai tha se hakerat kishin p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb her\u00eb nj\u00eb drive genuin (origjinal) me licens\u00eb nga nj\u00eb kompani amerikane.<\/p>\n<p>Ky drive ishte p\u00ebrdorur sipas tij p\u00ebr t\u00eb penetruar sistemin dhe ishte njohur nga Microsoft si genuin, duke i lejuar hyrjen. P\u00ebmes aksesit, hakerat kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb m\u00eb pas n\u00eb sistem dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fikjen e tij. Sulmi rr\u00ebzoi mbi 50 sh\u00ebrbime t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe nxorri jasht\u00eb funskionit serverat dhe mbi 2726 kompjutera.<\/p>\n<p>Tafa tha gjithashtu se AKSK po ndihmonte Bashkin\u00eb n\u00eb rikuperimin e sh\u00ebrbimeve dhe i konsideroi d\u00ebmet jo shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00ebzetedy sh\u00ebrbime, p\u00ebrfshi at\u00eb t\u00eb Tatimeve u kthyen n\u00eb pun\u00eb pas nd\u00ebrhyrjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po punohet me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Sipas Taf\u00ebs, numri i kompjuter\u00ebve q\u00eb do t\u00eb verifikohej ishte m\u00eb i madh, por kjo do u lihej n\u00eb dor\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb IT t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Erion Demiri, inxhinier kibernetik tha se ajo q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs ishte e ndryshme nga viti 2022, por ai nuk e konsideron sulmin shum\u00eb t\u00eb sofistikuar. Ai tha se grupi q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr sulmin, kishte postuar dhe m\u00eb pas fshir\u00eb informacion, q\u00eb e b\u00ebnin at\u00eb t\u00eb dukej jo aq serioz.<\/p>\n<p>\u201cB\u00ebn\u00eb nj\u00eb gabim tjet\u00ebr, postuan nj\u00eb foto me fjal\u00ebkalime q\u00eb u lexonin dhe m\u00eb pas e fshin\u00eb. Nuk jan\u00eb gabime qe i b\u00ebn nj\u00eb grup kaq i rreziksh\u00ebm,\u201d vler\u00ebson Demiri, i cili e sheh me dyshim edhe pasjen e nj\u00eb llogarie n\u00eb Telegram. \u201cVet\u00ebm k\u00ebta kan\u00eb\u201d, tha ai duke iu referuar grupeve t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Demiri megjithat\u00eb tha se problemi k\u00ebt\u00eb her\u00eb dukej i lokalizuar n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe sulmi nuk kishte prekur infrastruktur\u00ebn kritike.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb infrastrukturat e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe kritike. AKSK ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjigjen dhe i ka ndihmuar, por nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kontrollin e tyre,\u201d \u2013 tha ai, duke sqaruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs sektori IT n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Investimet nuk mjaftojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>E gjendur p\u00ebrball\u00eb hakerimit dhe rrjedhjes masive t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb vitin 2022, autoritetet n\u00eb Shqip\u00ebri reaguan duke investuar miliona euro n\u00eb sigurin\u00eb kibenetike. Institucionet publike, q\u00eb klasifikohen me infrastruktur\u00eb kritike, kompanit\u00eb publike t\u00eb energjetik\u00ebs dhe bankat i rrit\u00ebn disa her\u00eb investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Tafa nga ASKS i tha BIRN se institucionet publike kan\u00eb investuar m\u00eb shum\u00eb se 35 milion\u00eb dollar\u00eb, bankat i rrit\u00ebn investimet n\u00eb 32 milion\u00eb dollar\u00eb dhe kompanit\u00eb e energjetik\u00ebs kan\u00eb investuar rreth 10 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre kibernetike.<\/p>\n<p>Por sipas tij, investimet nuk e zgjidhin p\u00ebrfundimisht problemin.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur investime, por investimet n\u00eb sigurin\u00eb kibernetike p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb mbrojtjen, por rreziku nuk b\u00ebhet asnj\u00ebher\u00eb zero,\u201d tha ai, duke shtuar se investimet kishin funksionuar dhe n\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit ishin zprapsur 14 sulme n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Tafa theksoi se jasht\u00eb asaj q\u00eb shihej si infrastruktur\u00eb kritike shtet\u00ebrore dhe bankave, kishte nj\u00eb mori institucionesh me dob\u00ebsi n\u00eb mbrojtje, t\u00eb cilave u mungon buxheti apo kan\u00eb munges\u00eb burimesh njer\u00ebzore. Ai tha se ky ishte nj\u00eb nga fokuset e AKSK-s\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshinte trajnimin e punonj\u00ebsve, p\u00ebrgatitjen e student\u00ebve dhe deri hapjen e nj\u00eb akademie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Semanaj nga ana tjet\u00ebr k\u00ebmb\u00ebngul se qasja nuk \u00ebsht\u00eb e duhura dhe masat e marra nuk mjaftojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb realisht nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebmb\u00ebngulja e tyre [hackerave], por paaft\u00ebsia jon\u00eb p\u00ebr t\u2019i parandaluar dhe p\u00ebrballuar,\u201d tha ai, duke iu referuar sulmit t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ai tha se nd\u00ebrsa reagimet ishin t\u00eb menj\u00ebhershme dhe AKSK njoftoi krijimin e nj\u00eb grupi pune dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr rikuperim, ky ishte nj\u00eb model q\u00eb nuk garantonte mbrojtje.<\/p>\n<p>\u201cPor ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model tashm\u00eb i njohur \u2013 t\u00eb reagosh vet\u00ebm pasi t\u00eb jet\u00eb kryer d\u00ebmi,\u201d kritikoi ai.<\/p>\n<p>Semanaj thot\u00eb se vendit i mungon nj\u00eb strategji e qart\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe se kjo k\u00ebrkon q\u00eb\u00a0siguria kibernetike\u00a0t\u00eb trajtohet me seriozitet maksimal.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, siguria kibernetike n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon t\u00eb shihet si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike q\u00eb i takon nj\u00eb zyre t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb merret me t\u00eb pas incidentit. N\u00eb fakt, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb integrale e \u00e7do vendimmarrjeje n\u00eb nivel shtet\u00ebror,\u201d propozoi Semanaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb strategjie t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb zbatuar n\u00eb praktik\u00eb, \u201c\u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar situat\u00ebn mbetet e fragmentuar dhe joefektive\u201d.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/sulmi-kibernetik-ndaj-bashkise-tirane-miliona-euro-investime-por-siguria-perseri-ne-rrezik\/\">Sulmi kibernetik ndaj Bashkis\u00eb Tiran\u00eb\/ Miliona euro investime, por siguria p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rrezik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sulmi i fundit kibernetik ndaj bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs rikthen debatin mbi sigurin\u00eb e sistemeve digjitale n\u00eb vend, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt thon\u00eb se ekziston nevoja p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re dhe strategji komb\u00ebtare. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ekspert\u00ebt e Autoritetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb Kibernetike, AKSK, inspektuan sistemet elektronike t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjet\u00ebn tre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27880","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27880\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}