{"id":27841,"date":"2025-06-24T20:31:47","date_gmt":"2025-06-24T20:31:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/24\/25-vjetori-i-krijimit-te-avokatit-te-popullit-ballanca-nuk-mund-te-kenaqemi-me-faktin-qe-ekzistojme-duhet-te-shqetesohemi-per-sa-ndikojme\/"},"modified":"2025-06-24T20:31:47","modified_gmt":"2025-06-24T20:31:47","slug":"25-vjetori-i-krijimit-te-avokatit-te-popullit-ballanca-nuk-mund-te-kenaqemi-me-faktin-qe-ekzistojme-duhet-te-shqetesohemi-per-sa-ndikojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/24\/25-vjetori-i-krijimit-te-avokatit-te-popullit-ballanca-nuk-mund-te-kenaqemi-me-faktin-qe-ekzistojme-duhet-te-shqetesohemi-per-sa-ndikojme\/","title":{"rendered":"25-vjetori i krijimit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, Ballanca: Nuk mund t\u00eb k\u00ebnaqemi me faktin q\u00eb ekzistojm\u00eb, duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr sa ndikojm\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Avokati i Popullit sot mbushi 25-vjetorin e krijimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor u mbajt nj\u00eb event  edhe nj\u00eb ekspozit\u00eb me fotografi nga aktivitetet nd\u00ebr vite. Drejtuesja e Avokatit t\u00eb Popullit, Erinda Ballanca gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj u shpreh se ekspozita d\u00ebshmoi p\u00ebr etapat e emancipimit ton\u00eb shoq\u00ebror, por edhe p\u00ebr sfidat e lirive njer\u00ebzore n\u00eb periudha sistemesh q\u00eb i mohonin vet\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta. <\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tej u shpreh se q\u00ebllimi i p\u00ebrbashk\u00ebt duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku t\u00eb drejtat nuk merren vet\u00ebm kur k\u00ebrkohen me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por respektohen n\u00eb heshtjen e p\u00ebrditshme. Sipas saj  25-vjetor nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebmb\u00ebrritje, por nj\u00eb pik\u00ebnisje e re. Ballanca theksoi se nuk mund t\u00eb k\u00ebnaqen me faktin q\u00eb ekzistojn\u00eb si institucion por duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen se sa ndikojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAvokati i Popullit u themelua p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb institucioni q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb prej formave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb soft po\u00eber-it demokratik: jo duke imponuar, por duke bindur; jo duke nd\u00ebshkuar, por duke rekomanduar; jo p\u00ebr t\u00eb pasur forc\u00eb mbi qytetar\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb krah t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb flasim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, d\u00ebshiroj t\u2019ju th\u00ebrras t\u00eb reflektojm\u00eb mbi nj\u00eb pyetje thelb\u00ebsore: A \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb k\u00ebto 25 vite nj\u00eb kultur\u00eb e re, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re t\u00eb menduari dhe t\u00eb jetuari ku mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut shihet si themeli, qendra, zemra dhe truri bashk\u00eb i rendit ton\u00eb t\u00eb ri shoq\u00ebror? Sepse mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb institucione, t\u00eb miratojm\u00eb ligje, t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb konventa \u2013 dhe ne i kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto; por nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kulture t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb m\u00eb i thell\u00eb, shum\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb, shum\u00eb m\u00eb delikat.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, institucione si Avokati i Popullit jan\u00eb \u201cfrym\u00eb\u201d! P\u00ebr\u00e7ues t\u00eb nj\u00eb kulture ku qytetari nuk konsiderohet si i \u201cdob\u00ebti\u201d p\u00ebr t\u2019u toleruar, por si bart\u00ebsi legjitim i dinjitetit dhe i s\u00eb drejt\u00ebs. Nj\u00eb kultur\u00eb ku barazia nuk \u00ebsht\u00eb slogan, por realitet; ku f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb, t\u00eb moshuarit, t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuarit nuk jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr statistika, por p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Avokati i Popullit ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje. Ka qen\u00eb koshienca kritike vet\u00ebkorrigjuese e shtetit n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, ndon\u00ebse jo gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar si i till\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, ky 25-vjetor nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebmb\u00ebrritje, por nj\u00eb pik\u00ebnisje e re! Ne nuk mund t\u00eb k\u00ebnaqemi me faktin q\u00eb ekzistojm\u00eb \u2013 duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr sa ndikojm\u00eb. Nuk mjafton t\u00eb jemi t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb kriz\u00eb \u2013 duhet t\u00eb jemi t\u00eb domosdosh\u00ebm n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb zakonshme, kur drejt\u00ebsia, barazia dhe dinjiteti sfidohen pa zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm, Sikurse pat\u00ebt mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njiheni m\u00eb her\u00ebt, p\u00ebrmes nj\u00eb ekspozite arkivore q\u00eb u mund\u00ebsua fal\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunimi me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Arkivave, eventi i sot\u00ebm solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe zhvillimet historike t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb b\u00ebhen publike disa materiale arkivore q\u00eb flasin me gjuh\u00ebn e koh\u00ebs \u2013 akte ligjore, korrespondenc\u00eb shtet\u00ebrore, fragmente kujtese kolektive \u2013 p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar marr\u00ebdh\u00ebnien qytetar\u2013shtet edhe p\u00ebrtej nj\u00eb shekulli.<\/p>\n<p>Kjo ekspozit\u00eb d\u00ebshmoi p\u00ebr etapat e emancipimit ton\u00eb shoq\u00ebror, por edhe p\u00ebr sfidat e dhimbshme t\u00eb lirive njer\u00ebzore n\u00eb periudha sistemesh q\u00eb i mohonin vet\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, themi se t\u00eb drejtat e njeriut nuk jan\u00eb luks institucional, por nevoj\u00eb ekzistenciale p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri q\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebr plag\u00eb t\u00eb thella.<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht, rekomandimi i par\u00eb q\u00eb ky institucion dha n\u00eb vitin 2000 nuk ishte teknik, as juridik n\u00eb kuptimin klasik t\u00eb fjal\u00ebs. Ishte nj\u00eb thirrje p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe ndjeshm\u00ebri, p\u00ebrball\u00eb dram\u00ebs s\u00eb firmave piramidale \u2013 nj\u00eb plag\u00eb e hapur e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, nj\u00eb traum\u00eb e koh\u00ebs, q\u00eb solli pasoja shkat\u00ebrruese p\u00ebr mij\u00ebra qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rekomandim i par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht dokument arkivor \u2013 \u00ebsht\u00eb akt themeltar i misionit ton\u00eb human, i vendosjes s\u00eb individit dhe dinjitetit t\u00eb tij n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb shtetit. Prej asaj kohe e deri m\u00eb sot, jan\u00eb mbi 5750 rekomandime, disa t\u00eb pranuara, disa t\u00eb zbatuara pjes\u00ebrisht e disa t\u00eb arkivuara n\u00eb \u201cnd\u00ebrgjegjen institucionale\u201d.<\/p>\n<p>Ka pasur gjithmon\u00eb nga ata q\u00eb na kan\u00eb trajtuar si nj\u00eb institucion \u201cq\u00eb nuk t\u00eb detyron\u201d. Dhe ndoshta kan\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb: nuk detyrojm\u00eb, por ama ekspozojm\u00eb! Nuk nd\u00ebshkojm\u00eb, por nd\u00ebrgjegj\u00ebsojm\u00eb! Dhe shpesh, rekomandimet q\u00eb nuk jan\u00eb zbatuar nga institucionet, jan\u00eb kthyer n\u00eb leksione m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ne vet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa rrug\u00eb kemi ende p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq, Demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje institucionesh \u2013 \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrgjegjeje. Mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrpos t\u00eb qenit mision i Avokatit t\u00eb Popullit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt; \u00ebsht\u00eb prova e vetme e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb e ka marr\u00eb seriozisht lirin\u00eb q\u00eb fitoi pas nj\u00eb diktature apo stadin e mir\u00ebqenies q\u00eb ka arritur.<\/p>\n<p>T\u00eb rrisim ndjeshm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe guximin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku nj\u00eb Shqip\u00ebri ku t\u00eb drejtat e njeriut nuk mbrohen vet\u00ebm kur cenohen, por respektohen p\u00ebrdit\u00eb! E ndaj nevoja p\u00ebr reflektim \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore dhe qendrore: ajo na \u00e7on t\u00eb rib\u00ebjm\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi pyetjen: A kemi nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebto vite nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb vet\u00ebdije shoq\u00ebrore se mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb baza e rendit ton\u00eb demokratik? Sepse nj\u00eb institucion, ashtu si t\u00eb drejtat, mund t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb let\u00ebr, por merr jet\u00eb vet\u00ebm kur qytetar\u00ebt e ndjejn\u00eb dhe i drejtohen pa droj\u00eb e me besim.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht edhe me ngjarjet e pamendueshme q\u00eb njer\u00ebzimi ka qen\u00eb i sfiduar n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, dilemat, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i linin vendin qart\u00ebsis\u00eb pozitive, jan\u00eb thelluar edhe m\u00eb tej. E p\u00ebr t\u2019u kthyer te ngjarja q\u00eb na ka mbledhur; miq, ky p\u00ebrvjetor ka mjaft ngjyra p\u00ebrtej t\u00eb qenit nj\u00eb ngjarje festive:<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kujtes\u00eb: t\u00eb drejtat nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb aty e mund t\u00eb mos jen\u00eb gjithnj\u00eb, ndaj duhen mbrojtur e garantuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00e7do \u00e7ast. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u2013 institucione, shoq\u00ebri civile, media, qytetar\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetuar me t\u00eb drejtat e njeriut (pse jo edhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e njeriut), dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i njohur n\u00eb teori apo thjesht p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmendur ato.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb thirrje p\u00ebr reflektim: Q\u00ebllimi yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku t\u00eb drejtat nuk merren vet\u00ebm kur k\u00ebrkohen me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por respektohen n\u00eb heshtjen e p\u00ebrditshme. Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebrunj\u00ebsisht q\u00eb sot jeni t\u00eb pranish\u00ebm dhe uroj ta konsideroni k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor jo vet\u00ebm si histori, por si angazhim p\u00ebr t\u00eb ardhmen,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/25-vjetori-i-krijimit-te-avokatit-te-popullit-ballanca-nuk-mund-te-kenaqemi-me-faktin-qe-ekzistojme-duhet-te-shqetesohemi-per-sa-ndikojme\/\">25-vjetori i krijimit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, Ballanca: Nuk mund t\u00eb k\u00ebnaqemi me faktin q\u00eb ekzistojm\u00eb, duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr sa ndikojm\u00eb!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati i Popullit sot mbushi 25-vjetorin e krijimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor u mbajt nj\u00eb event edhe nj\u00eb ekspozit\u00eb me fotografi nga aktivitetet nd\u00ebr vite. Drejtuesja e Avokatit t\u00eb Popullit, Erinda Ballanca gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj u shpreh se ekspozita d\u00ebshmoi p\u00ebr etapat e emancipimit ton\u00eb shoq\u00ebror, por edhe p\u00ebr sfidat e lirive njer\u00ebzore n\u00eb periudha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27841","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27841"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27841\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}