{"id":27838,"date":"2025-06-24T20:31:46","date_gmt":"2025-06-24T20:31:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/24\/rrefehet-ilir-meta-miqte-e-huaj-me-paralajmeruan-per-arrestimin-dhe-me-ofruan-azil-politik-ja-pse-nuk-u-arratisa\/"},"modified":"2025-06-24T20:31:46","modified_gmt":"2025-06-24T20:31:46","slug":"rrefehet-ilir-meta-miqte-e-huaj-me-paralajmeruan-per-arrestimin-dhe-me-ofruan-azil-politik-ja-pse-nuk-u-arratisa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/24\/rrefehet-ilir-meta-miqte-e-huaj-me-paralajmeruan-per-arrestimin-dhe-me-ofruan-azil-politik-ja-pse-nuk-u-arratisa\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfehet Ilir Meta: Miqt\u00eb e huaj m\u00eb paralajm\u00ebruan p\u00ebr arrestimin dhe m\u00eb ofruan azil politik, ja pse nuk u arratisa"},"content":{"rendered":"<p>Ilir Meta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr portalin e familjes Berisha, nga burgu.<\/p>\n<p>Pyetje: Z. Meta si po ec\u00ebn \u00e7\u00ebshtja juaj?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Besoj se avokati i nderuar Z. Cakrani po e informon n\u00eb vijim\u00ebsi opinionin publik me fars\u00ebn e shekullit  t\u00eb fabrikuar nga Narkoregjimi dhe veglat e tij.<\/p>\n<p>Pyetje: Duket se ai \u00ebsht\u00eb aq i sigurt\u00eb sa ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb ver\u00eb garanci pasurin\u00eb e tij p\u00ebr lirimin tuaj. Kaq i varf\u00ebr jeni ju?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Besoj se avokat Cakrani e ka shprehur vet\u00eb k\u00ebt\u00eb gatishm\u00ebri, duke shprehur bindjen e tij jo vet\u00ebm p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb time, por edhe n\u00eb karakterin tim.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk u rr\u00ebmbeva se mund t\u00eb largohesha, se fiks at\u00eb dit\u00eb un\u00eb po kthehesha nga Kosova.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu nj\u00eb nga q\u00ebllimet kryesore t\u00eb Narkoregjimit  q\u00eb urdh\u00ebroi SPAK-un publikisht nga tribunat e PS-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb arrestuar mua, ishte pik\u00ebrisht largimi, sepse k\u00ebshtu un\u00eb vet\u00eb faj\u00ebsohesha p\u00ebr t\u00ebr\u00eb ato shpifje t\u00eb investuara prej dy dekadash ndaj meje.<\/p>\n<p>Q\u00eb mbas largimit t\u00eb Arben Ahmetaj, \u00e7do jav\u00eb Dumani th\u00ebrriste gazetaret e besuara duke u th\u00ebn\u00eb informalisht se k\u00ebt\u00eb jav\u00eb e at\u00eb jav\u00eb arrestohet Meta, se erdhi porosia nga X shtet e nga X ishull.<\/p>\n<p>Dhe ju i mbani mend lajmet q\u00eb dilnin \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, n\u00eb 21 Tetor 2023, isha n\u00eb Austri p\u00ebr nj\u00eb kontroll mjek\u00ebsor, dit\u00ebn kur u rr\u00ebmbye n\u00eb aeroport Prof. Jamarb\u00ebr Malltezi dhe SPAK ju v\u00ebrsul Sali Berisha, nj\u00eb mesazh interesant i erdhi personit q\u00eb ishte me mua nga nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i Charles McGonigalit, i cili i thoshte me pak fjal\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb fillimi, se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb te Meta.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, pata shum\u00eb telefonata se ku isha, pasi ishin shp\u00ebrndar\u00eb lajme se po shkoja n\u00eb Hungari p\u00ebr azil politik.<\/p>\n<p>Madje edhe nj\u00eb gazetar i njohur opozitar e dashamir\u00ebs m\u00eb tha mos u kthe k\u00ebto dit\u00eb sa t\u00eb qet\u00ebsohen gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>T\u00eb premten, u thash\u00eb, pasdite arrij n\u00eb Rinas, u thuaj t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb m\u00eb presin.<\/p>\n<p>Shum\u00eb miq, t\u00eb njohur edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, jo vet\u00ebm m\u00eb paralajm\u00ebruan se do m\u00eb arrestonin, por edhe m\u00eb ofruan mb\u00ebshtetje p\u00ebr azil politik edhe n\u00eb vendet e BE dhe NATO.<\/p>\n<p>I falenderova shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesin e tyre, por u thash\u00eb se un\u00eb s\u2019mund t\u00eb realizoj \u00ebndrr\u00ebn e armiqve t\u00eb vendit tim dhe mercenar\u00ebve t\u00eb tyre, q\u00eb nga Rama e gjith\u00eb veglat e tyre n\u00eb drejt\u00ebsi e kudo.<\/p>\n<p>N\u00ebse do kishin nj\u00eb prov\u00eb apo fakt penal, sado minimal, ata kurr\u00eb s\u2019do kishin inskenuar at\u00eb rr\u00ebmbim mafioz q\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut do hyj\u00eb si precedent m\u00eb skandaloz deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Ata i arrit\u00ebn disa q\u00ebllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dob\u00ebsimin e fuqis\u00eb opozitare n\u00eb publik, frik\u00ebsimin e shum\u00eb njer\u00ebzve, por n\u00eb afatgjat\u00eb fitorja m\u00eb takon mua dhe gjith\u00eb patriot\u00ebve.<\/p>\n<p>Ata shpresuan q\u00eb p\u00ebrmes izolimit ekstrem dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb korruptuar disa nga personat q\u00eb komunikonin me mua, t\u00eb krijonin prova apo fakte penale, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb me kolegun e tyre Veliaj.<\/p>\n<p>Edhe zvarritjet e hetimeve t\u00eb nisura nga Dumani q\u00eb n\u00eb Dhjetor 2019 me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs e McGonigal, i shtyjn\u00eb q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb zvarritur gjyqin n\u00eb themel, i cili do jet\u00eb i hapur.<\/p>\n<p>Pyetje: A keni besim te drejt\u00ebsia?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Te drejt\u00ebsia po dhe prandaj gjithmon\u00eb kam respektuar ligjin, por kurr\u00ebsesi te Ramaforma, t\u00eb cil\u00ebn e kam denoncuar e \u00e7montuar n\u00eb \u00e7do moment q\u00eb nga koha si Kryetar i Parlamentit, President i Republik\u00ebs (madje edhe n\u00eb Komisionin e Venecias) e kudo.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku Kryeministri thot\u00eb se shpat\u00ebn ia kam dh\u00ebn\u00eb Dumanit p\u00ebr t\u00eb goditur e izoluar kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, nuk mund t\u00eb pritet drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku kreu i SPAK-ut deklaron publikisht se gjykatat vendosin \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ne, s\u2019mund t\u00eb pritet drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por drejt\u00ebsia do t\u00eb vij\u00eb dhe ajo dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e shpejt\u00eb se \u00e7\u2019e mendojn\u00eb k\u00ebta mendjeleht\u00eb e mercenar\u00eb q\u00eb i bashkon shum\u00eb fort afera McGonigal, por edhe shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pyetje: Retorika juaj kund\u00ebr SPAK-ut mbetet e pandryshuar dhe shum\u00eb kritike. Nd\u00ebrsa nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt japin vler\u00ebsime.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Vler\u00ebsimet e v\u00ebrteta p\u00ebr SPAK- un, pas 5 vitesh, i jep vet p\u00ebrshkall\u00ebzimi skandaloz i korrupsionit dhe vet Narkoekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimet e v\u00ebrteta do vijn\u00eb shum\u00eb shpejt, pas paralajm\u00ebrimit t\u00eb shum\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb rezolutat e tyre, ku d\u00ebnojn\u00eb p\u00ebrdorimin e gjyq\u00ebsorit si arm\u00eb politike kund\u00ebr opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Mos harroni se edhe pa ndihm\u00ebn e \u2018nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve\u2019, si McGonigali e t\u00eb tjer\u00eb si ai, Rama nuk do e kishte kapur totalisht drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj mos harroni se edhe drejt\u00ebsin\u00eb e \u2018plepave\u2019 me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe Rajersonin e b\u00ebm\u00eb dhe pastaj e zhb\u00ebm\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e SPAK-ut sapo kan\u00eb nisur t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut, pavar\u00ebsisht zbardhjeve t\u00eb q\u00ebllimshme q\u00eb b\u00ebhen k\u00ebtu nga nj\u00ebra gjykat\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>SPAK-u \u00ebsht\u00eb aleati m\u00eb i ngusht\u00eb i Edi Ram\u00ebs n\u00eb garantimin e paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe kollon\u00ebs vertebrale t\u00eb regjimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb krimi i organizuar dhe elektoral, i cili \u2018luftohet\u2019 vet\u00ebm pasi vijn\u00eb k\u00ebrkesa nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive (kuptohet edhe pasi vidhen zgjedhjet).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nj\u00eb fal\u00ebnderim e kam p\u00ebr SPAK-un, se pa hetimet e tij t\u00eb gjithanshme dhe tendencioze, nuk do t\u00eb kisha m\u00ebsuar shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, nuk do kisha provuar shum\u00eb g\u00ebnjeshtra dhe do kisha vazhduar t\u00eb besoja te njer\u00ebz q\u00eb vet\u00ebm t\u00eb till\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebt\u00eb merit\u00eb un\u00eb ja njoh SPAK-ut.<\/p>\n<p>Dhe kjo do m\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb mua dhe Partin\u00eb e Liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, e cila u p\u00ebrket atdhetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu kurr\u00eb s\u2019do kisha b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb detoks 8-mujor dhe t\u00eb kem parametrat fizike si n\u00eb koh\u00ebn kur merresha me sport.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk do t\u00eb kisha njohur shum\u00eb miq besnik\u00eb q\u00eb kujdesen p\u00ebr mua, me t\u00eb cil\u00ebt kemi nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb me 4 milion\u00eb shqiptar\u00eb plus.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb po skarcon pla\u00e7kaxhinjt\u00eb dhe po rrit politikan\u00eb t\u00eb kauzave t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/rrefehet-ilir-meta-miqte-e-huaj-me-paralajmeruan-per-arrestimin-dhe-me-ofruan-azil-politik-ja-pse-nuk-u-arratisa\/\">Rr\u00ebfehet Ilir Meta: Miqt\u00eb e huaj m\u00eb paralajm\u00ebruan p\u00ebr arrestimin dhe m\u00eb ofruan azil politik, ja pse nuk u arratisa<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilir Meta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr portalin e familjes Berisha, nga burgu. Pyetje: Z. Meta si po ec\u00ebn \u00e7\u00ebshtja juaj? P\u00ebrgjigje: Besoj se avokati i nderuar Z. Cakrani po e informon n\u00eb vijim\u00ebsi opinionin publik me fars\u00ebn e shekullit t\u00eb fabrikuar nga Narkoregjimi dhe veglat e tij. Pyetje: Duket se ai \u00ebsht\u00eb aq i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27838","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27838"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27838\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}