{"id":27819,"date":"2025-06-24T17:49:42","date_gmt":"2025-06-24T17:49:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/24\/i-semure-i-fshehur-nen-toke-dhe-i-poshteruar-nga-djalli-amerikan-a-do-ta-pranoje-khamenei-qe-gjithcka-ka-mbaruar\/"},"modified":"2025-06-24T17:49:42","modified_gmt":"2025-06-24T17:49:42","slug":"i-semure-i-fshehur-nen-toke-dhe-i-poshteruar-nga-djalli-amerikan-a-do-ta-pranoje-khamenei-qe-gjithcka-ka-mbaruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/24\/i-semure-i-fshehur-nen-toke-dhe-i-poshteruar-nga-djalli-amerikan-a-do-ta-pranoje-khamenei-qe-gjithcka-ka-mbaruar\/","title":{"rendered":"I s\u00ebmur\u00eb, i fshehur n\u00ebn tok\u00eb dhe i posht\u00ebruar nga \u201cdjalli amerikan\u201d \u2013 A do ta pranoj\u00eb Khamenei q\u00eb gjith\u00e7ka ka mbaruar?"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb besohet se ajatollah Ali Khamenei, \u201ci ashtuquajturi udh\u00ebheq\u00ebs suprem\u201d i Iranit sipas fjal\u00ebve t\u00eb presidentit Trump, nuk e kishte imagjinuar nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb. I fshehur n\u00eb nj\u00eb bunker diku n\u00eb Teheran, duke shk\u00ebmbyer mesazhe me nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl dhe n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme aleat\u00ebsh, ai shfaq zem\u00ebrim t\u00eb pafuqish\u00ebm ndaj Per\u00ebndimit, ve\u00e7an\u00ebrisht SHBA-s\u00eb dhe Izraelit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb mendoj\u00eb realisht 86-vje\u00e7ari Khamenei, i rr\u00ebnuar nga problemet sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb vitet e fundit? Ai ka sunduar Iranin me grusht t\u00eb hekurt p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre dekada, por tani \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb fshihet n\u00ebn tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn. Po aq posht\u00ebruese duhet t\u00eb jet\u00eb edhe vet\u00ebdija se ai ia detyron jet\u00ebn e tij \u201cDjallit t\u00eb Madh\u201d, Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Donald Trump tha para disa dit\u00ebsh se amerikan\u00ebt e din\u00eb sakt\u00ebsisht se ku \u00ebsht\u00eb \u201cduke u fshehur\u201d Khamenei, se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv i leht\u00eb, por nuk do t\u00eb vritet \u2013 \u201ct\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr tani\u201d. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka komentuar drejtp\u00ebrdrejt mbi raportet se Trump ka refuzuar nj\u00eb plan izraelit p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb liderin iranian, duke th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm se Izraeli do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201c\u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Khamenei nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb zot i fatit t\u00eb tij. Regjimi, q\u00eb ai ka udh\u00ebhequr p\u00ebr kaq gjat\u00eb, \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e forcave jasht\u00eb kontrollit t\u00eb tij. Avion\u00ebt izraelit\u00eb mund t\u00eb godasin kudo n\u00eb Iran sipas d\u00ebshir\u00ebs. Ministria izraelite e Mbrojtjes tha dje se kishte goditur edhe m\u00eb shum\u00eb objektiva t\u00eb qeveris\u00eb iraniane, p\u00ebrfshir\u00eb edhe burgun fam\u00ebkeq Evin n\u00eb kryeqytetin Teheran.<\/p>\n<p>Ky burg \u00ebsht\u00eb simbol i shtypjes nga regjimi dhe i fushat\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Ai strehon t\u00eb burgosur politik\u00eb, aktivist\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe shtetas t\u00eb huaj t\u00eb akuzuar p\u00ebr spiunazh. Sulmi i suksessh\u00ebm mbi Evin p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb regjim q\u00eb mb\u00ebshtetet te frika p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontrollin ndaj nj\u00eb popullsie t\u00eb trazuar.<\/p>\n<p>Izraeli gjithashtu ka goditur selin\u00eb e siguris\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs Revolucionare, nj\u00eb tjet\u00ebr shtyll\u00eb kritike e regjimit. K\u00ebto sulme pasojn\u00eb goditjet e m\u00ebparshme ndaj institucioneve shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb selin\u00eb e televizionit shtet\u00ebror n\u00eb Teheran dhe nd\u00ebrtesat e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Irani po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb ekzistenciale si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nga revolucioni i vitit 1979 q\u00eb solli klerin n\u00eb pushtet. As lufta e p\u00ebrgjakshme dhe e kushtueshme me Irakun n\u00eb vitet 1980 nuk p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim kaq t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj sundimit t\u00eb klerik\u00ebve. Se p\u00ebr sa koh\u00eb Khamenei dhe vart\u00ebsit e tij, dikur t\u00eb friksh\u00ebm n\u00eb ushtri dhe polici, mund t\u00eb ruajn\u00eb edhe fasad\u00ebn e kontrollit mbi ngjarjet, kjo \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e diskutueshme.<\/p>\n<p>Regjimi \u00ebsht\u00eb i brisht\u00eb. Askush nuk e simbolizon k\u00ebt\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi suprem. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lider q\u00eb nuk mund t\u00eb shfaqet n\u00eb publik, i kufizuar n\u00eb publikimin e vet\u00ebm dy videove t\u00eb regjistruara paraprakisht, ku shfaqet p\u00ebrpara nj\u00eb perdeje kafe dhe me flamurin iranian pran\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak shfaqje e forc\u00ebs apo e kontrollit.<\/p>\n<p>Askush nuk e di me siguri kush po merr vendimet ky\u00e7e pas sken\u00ebs apo n\u00eb \u00e7far\u00eb mase po funksionon struktura komanduese e vendit, pas vrasjes nga Izraeli t\u00eb kaq shum\u00eb prej lider\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Thuhet se Khamenei ka filluar t\u00eb em\u00ebroj\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb rast se vritet. Udh\u00ebheq\u00ebsi suprem ka fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb teori \u2014 ai \u00ebsht\u00eb komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i forcave t\u00eb armatosura, kryetar i gjyq\u00ebsorit, legjislativit dhe ekzekutivit. Ai \u00ebsht\u00eb gjithashtu figura m\u00eb e lart\u00eb fetare n\u00eb Iran p\u00ebr besimin shiit.<\/p>\n<p>Zakonisht, procesi i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit suprem zgjat me muaj, me klerik\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb shqyrtojn\u00eb e zgjedhin emra. Por duket se Khamenei \u00ebsht\u00eb i etur p\u00ebr nj\u00eb kalim t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb rregullt t\u00eb pushtetit, p\u00ebr t\u00eb ruajtur trash\u00ebgimin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e ndar\u00eb nga realiteti. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ai mund ta diktoj\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Djali i Khameneit, Mojtaba, gjithashtu klerik dhe i af\u00ebrt me Gard\u00ebn Revolucionare Islamike, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur prej koh\u00ebsh si pasardh\u00ebs i mundsh\u00ebm. Por nj\u00eb trash\u00ebgimi dinastike do t\u00eb ishte jasht\u00ebzakonisht kontroverse n\u00eb republik\u00ebn islamike t\u00eb Iranit \u2014 edhe para ngjarjeve t\u00eb fundit. Ideja q\u00eb djali i Khameneit t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb postin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb duket se tashm\u00eb ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundimisht posht\u00eb. Po aq e pamundur \u00ebsht\u00eb rikthimi i monarkis\u00eb n\u00eb Iran.<\/p>\n<p>Princi kuror\u00eb Reza Pahlavi, djali m\u00eb i madh i shahut t\u00eb fundit t\u00eb Iranit, deklaroi dje n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp n\u00eb Paris se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb Iranin. Ai faj\u00ebsoi Khamenein p\u00ebr \u201ckonfliktin shkat\u00ebrrues\u201d dhe e p\u00ebrshkroi k\u00ebt\u00eb moment si \u201cMur i Berlinit\u201d p\u00ebr Iranin \u2014 me regjimin t\u00eb mundur dhe n\u00eb buz\u00eb t\u00eb kolapsit. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb forta. Pahlavi di t\u00eb b\u00ebj\u00eb retorik\u00eb, por ka pak ide konkrete p\u00ebr politika reale. Shum\u00eb iranian\u00eb e shohin me mosbesim jet\u00ebn e tij luksoze n\u00eb m\u00ebrgim. Plot prej tyre kujtojn\u00eb sundimin shtyp\u00ebs t\u00eb t\u00eb atit, p\u00ebrfshir\u00eb veprimet brutale t\u00eb policis\u00eb sekrete. Burgjet si Evin, po t\u00eb kujtojm\u00eb, u nd\u00ebrtuan gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shahut.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja se kush do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb Iranin nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb q\u00ebllimi i deklaruar i ndonj\u00eb veprimi ushtarak. Megjithat\u00eb, ajo mbetet nj\u00eb nga t\u00eb panjohurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga zhvillimet e fundit. Presidenti Trump u p\u00ebrfshi n\u00eb debat t\u00eb diel\u00ebn, duke shkruar n\u00eb rrjete sociale: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb politikisht korrekt t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh termin \u2018ndryshim regjimi\u2019, por n\u00ebse regjimi aktual iranian nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb B\u00cbJ\u00cb IRANIN T\u00cb MADH\u00cbRISH\u00cbM S\u00cbRISH, pse t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb ndryshim regjimi???\u201d<\/p>\n<p>Deklaratat shkaktuan menj\u00ebher\u00eb spekulime t\u00eb shumta. Por ato shp\u00ebrqendrojn\u00eb v\u00ebmendjen nga realiteti m\u00eb i gjer\u00eb dhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs: ndryshimi i regjimit n\u00eb Iran ka tashm\u00eb filluar. Khamenei mund ta mbaj\u00eb ende titullin e liderit suprem, por vet\u00ebm formalisht. Ai \u00ebsht\u00eb i moshuar, i s\u00ebmur\u00eb, dhe edhe n\u00ebse i mbijeton kriz\u00ebs aktuale, aura e tij e pushtetit absolut \u00ebsht\u00eb shuar. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e armiqve t\u00eb tij \u2013 si brenda, ashtu edhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Askush nuk e di me siguri se kush, apo \u00e7far\u00eb, do ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Khamenein \u2013 ose si dhe kur do t\u00eb ndodh\u00eb kjo \u2013 por koha e tij si drejtues absolut i Iranit duket se ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>The Spectator<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/i-semure-i-fshehur-nen-toke-dhe-i-poshteruar-nga-djalli-amerikan-a-do-ta-pranoje-khamenei-qe-gjithcka-ka-mbaruar\/\">I s\u00ebmur\u00eb, i fshehur n\u00ebn tok\u00eb dhe i posht\u00ebruar nga \u201cdjalli amerikan\u201d \u2013 A do ta pranoj\u00eb Khamenei q\u00eb gjith\u00e7ka ka mbaruar?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb besohet se ajatollah Ali Khamenei, \u201ci ashtuquajturi udh\u00ebheq\u00ebs suprem\u201d i Iranit sipas fjal\u00ebve t\u00eb presidentit Trump, nuk e kishte imagjinuar nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb. I fshehur n\u00eb nj\u00eb bunker diku n\u00eb Teheran, duke shk\u00ebmbyer mesazhe me nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl dhe n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme aleat\u00ebsh, ai shfaq zem\u00ebrim t\u00eb pafuqish\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27819","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27819\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}