{"id":27764,"date":"2025-06-24T12:11:28","date_gmt":"2025-06-24T12:11:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/24\/reportazh-nga-sazani-ishulli-dhurate-per-familjen-trump-nga-edi-rama\/"},"modified":"2025-06-24T12:11:28","modified_gmt":"2025-06-24T12:11:28","slug":"reportazh-nga-sazani-ishulli-dhurate-per-familjen-trump-nga-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/24\/reportazh-nga-sazani-ishulli-dhurate-per-familjen-trump-nga-edi-rama\/","title":{"rendered":"Reportazh nga Sazani\/ Ishulli dhurat\u00eb p\u00ebr familjen Trump nga Edi Rama"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Marzio Mian<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Sazan, nj\u00eb ishull i vog\u00ebl pran\u00eb bregdetit shqiptar, peizazhi \u00ebsht\u00eb si nga epoka e Jurassic. Ferrat, livanda gjigande, rozmarina e deri te dafina, rritet mbi malin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij. Pamja nga maja, me per\u00ebndimet dramatike t\u00eb diellit \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb bukurie trullos\u00ebse.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e quajn\u00eb Sazanin \u201cIshulli i Trump\u00ebve\u201d. Deri m\u00eb tani pothuajse i paprekur nga zhvillimet, ishulli \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb shnd\u00ebrrimit n\u00eb nj\u00eb \u201cMek\u00eb\u201d t\u00eb turizmit ultra-luksoz, nj\u00eb tjet\u00ebr pron\u00eb n\u00eb portofolin e Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Kur foli n\u00eb podcast-in e Lex Fridman n\u00eb korrik 2024, Ivanka mezi e fshihte entuziazmin: \u201cPo punoj me bashk\u00ebshortin tim, kemi k\u00ebt\u00eb ishull me 1,400 hektar\u00eb n\u00eb Mesdhe dhe po sjellim arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, markat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb turizmit\u201d tha ajo. \u201cDo t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme.\u201d<\/p>\n<p>Kur fola me Kushner n\u00eb telefon po at\u00eb muaj, ndjeva entuziazmin e tij euforik p\u00ebr Sazanin, t\u00eb cilin e shihte si nj\u00eb lloj thesari. Ai tha se synon t\u00eb krijoj\u00eb \u201cresortin ideal ku do t\u00eb doja t\u00eb isha me familjen dhe miqt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb vizitoja ishullin, isha magjepsur nga ideja e eksplorimit t\u00eb rreth 65 kilometrave shtigje, ngjitjes n\u00eb malet e mbuluara me pyje tropikale dhe zbulimit t\u00eb rrug\u00ebve ujore me emra si Gjiri i Parajs\u00ebs, Gryka e Ferrit, Gjiri i Djallit dhe Plazhi i Admiralit. Doja ta shihja p\u00ebrpara se fraza \u201cpo shkoj n\u00eb Sazan\u201d t\u00eb b\u00ebhej privilegj i t\u00eb pasurve.<\/p>\n<p>Kur mb\u00ebrrita atje, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt t\u00eb korrikut 2024, zbulova q\u00eb ishulli nuk \u00ebsht\u00eb vend ku mund t\u00eb humb\u00ebsh leht\u00ebsisht: \u00ebsht\u00eb i mbushur me tabela me kafka dhe kocka, q\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr minat n\u00ebntok\u00eb. Udh\u00ebrr\u00ebfyesi im, Arb\u00ebr Celaj, nj\u00eb komandant n\u00eb marin\u00ebn shqiptare, m\u00eb ndaloi t\u00eb shkoja shum\u00eb larg. Nuk donte t\u00eb merrte ndonj\u00eb qortim nga epror\u00ebt e tij.<\/p>\n\n<p>Sazani ndodhet mes detit Adriatik dhe detit Jon, n\u00eb nj\u00eb pozicion strategjik n\u00eb hyrje t\u00eb gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00eb ngushtic\u00ebn e Otrantos q\u00eb ndan Italin\u00eb nga Shqip\u00ebria. Por si\u00e7 m\u00eb shpjegoi Celaj, \u201cklima e Sazanit nuk \u00ebsht\u00eb mesdhetare \u2013 \u00ebsht\u00eb subtropikale. E shikon nga bim\u00ebsia. Biodiversiteti \u00ebsht\u00eb i \u00e7mendur.\u201d V\u00ebrtet, terreni dukej si i dal\u00eb nga kompjuteri i Spielberg-ut: nj\u00eb xhung\u00ebl me frash\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenj, dushqe t\u00eb forta, pisha detare dhe lisa t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se nuk mund t\u00eb devijoja nga shtigjet e sigurta, u mjaftova duke i soditur nga larg shkurret e rralla dhe livadhet e gjata q\u00eb shtriheshin deri te uj\u00ebrat ngjyr\u00eb bruz. Ishte si t\u00eb kundroje lindjen e universit, nd\u00ebrsa shihje krijimin e atij peizazhi. Edhe Kushner kishte mbetur pa fjal\u00eb kur e kishte par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2021. M\u00eb tha: \u201cU habita q\u00eb ekzistonte di\u00e7ka e till\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Mesdheut dhe nuk ishte zhvilluar.\u201d Aprovimi paraprak nga qeveria shqiptare p\u00ebr projektin e Kushner-it u dha m\u00eb 30 dhjetor 2024.<\/p>\n<p>Bised\u00ebn e fundit me Kushner dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tij Asher Abehsera, CEO dhe bashk\u00ebthemelues i Affinity Global Development, e pata n\u00eb korrik 2024. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Affinity Partners, firma me baz\u00eb n\u00eb Miami q\u00eb drejtohet nga Kushner dhe menaxhon 4.6 miliard\u00eb dollar\u00eb, nuk u p\u00ebrgjigj ndaj asnj\u00eb emaili apo mesazhi p\u00ebr komente mbi projektin.<\/p>\n<p>Ironikisht, Sazani ka mbetur i virgj\u00ebr fal\u00eb komunizmit. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 1946\u20131991, Shqip\u00ebria njihej si \u201cKoreja e Veriut e Europ\u00ebs\u201d dhe Sazani u b\u00eb simboli i izolimit ekstrem: nj\u00eb fortes\u00eb ushtarake e pakalueshme, q\u00eb diktatori Enver Hoxha, mburoj\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb sulmi t\u00eb mundsh\u00ebm nga NATO apo traktati i Varshav\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr dekada, ushtar\u00ebt n\u00eb ishull prisnin nj\u00eb sulm, v\u00ebzhgonin horizontin, d\u00ebgjonin p\u00ebr ndonj\u00eb n\u00ebndet\u00ebse q\u00eb do t\u00eb dilte nga thell\u00ebsit\u00eb e Adriatikut. Ishulli kishte nj\u00eb baz\u00eb ushtarake me banesa, teat\u00ebr, shkoll\u00eb dhe spital. Nga vitet \u201970, rreth 150 familje ushtarake jetonin atje pa kontakt me tok\u00ebn. \u201cPor ishin t\u00eb privilegjuar. Kishin ushqim, veshmbathje, shkollim, pajisje,\u201d m\u00eb tha Celaj. Pritja p\u00ebrfundoi me r\u00ebnien e regjimit n\u00eb 1991.<\/p>\n<p>Duke ecur n\u00eb nj\u00eb shteg me udh\u00ebrr\u00ebfyesin, has\u00ebm disa strehime kund\u00ebr bombave dhe tunele p\u00ebr furnizime e municione, t\u00eb projektuara si vendstrehime n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb lufte guerrile. Celaj m\u00eb tha se ka rreth 16 kilometra tunele, t\u00eb banuara sot nga lakuriq nate, n\u00ebp\u00ebrka dhe lepuj t\u00eb eg\u00ebr. Rreth 3,600 bunker\u00eb gjenden n\u00eb Sazan, k\u00ebrpudha prej betoni t\u00eb blinduara q\u00eb shfaqen mes bim\u00ebsis\u00eb apo q\u00ebndrojn\u00eb mbi maja malesh si vrojtues kund\u00ebr aeroplanmbajt\u00ebseve t\u00eb imagjinuara amerikane apo fregatave sovjetike. Disa prej tyre do t\u00eb ruhen dhe do t\u00eb integrohen n\u00eb projektin e ri, sipas Kushner.<\/p>\n\n<p>Pyeta \u00c7elajn p\u00ebr tabelat paralajm\u00ebruese p\u00ebr mina. \u201cNuk jan\u00eb sakt\u00ebsisht mina tok\u00ebsore,\u201d tha. \u201cIshulli \u00ebsht\u00eb plot me municione t\u00eb pashp\u00ebrthyera, ka ende shum\u00eb zona p\u00ebr t\u00eb pastruar.\u201d Ai tregoi nj\u00eb humner\u00eb n\u00eb bregun lindor, ku Affinity Partners synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb resortit. \u201cJan\u00eb mbetje nga vitet \u201890,\u201d vazhdoi Celaj, \u201ckur kriminel\u00eb sulmuan ishullin para syve t\u00eb ushtris\u00eb, duke pla\u00e7kitur depot e arm\u00ebve.\u201d N\u00eb fund armiku kishte ardhur, por me barka t\u00eb vogla dhe duke folur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb si ushtarak\u00ebt q\u00eb prisnin n\u00eb ishull.<\/p>\n<p>Sot, ishulli kontrollohet nga Forcat e Armatosura Shqiptare. Patrullohet nga tre marinar\u00eb q\u00eb ecin mes mol\u00ebve t\u00eb ndryshkura t\u00eb Gjirit t\u00eb Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs.(Porti ku Affinity do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb marin\u00ebn kryesore p\u00ebr jahtet, sipas Abehsera)<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb renditjet m\u00eb prestigjioze t\u00eb turizmit fal\u00eb kryeministrit Edi Rama, q\u00eb e ka kthyer vendin n\u00eb nj\u00eb \u201ctig\u00ebr ekonomik t\u00eb Ballkanit\u201d.<\/p>\n<p>E pyeta Ram\u00ebn n\u00ebse e shqet\u00ebson ndonj\u00eb p\u00ebrplasje politike p\u00ebr projektin e ri. Ai m\u00eb tha se vendi i tij \u201cnuk mund t\u00eb mos e shfryt\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb si Sazani\u201d dhe shtoi: \u201cNa duhet turiz\u00ebm luksoz si\u00e7 i duhet uj\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs.\u201d Nuk i trembet as polemikave, sidomos \u201cn\u00ebse ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendje dhe investime.\u201d<\/p>\n<p>Kushner e p\u00ebrshkruan Ram\u00ebn si \u201cnj\u00eb partner t\u00eb shk\u00eblqyer\u201d dhe \u201cshum\u00eb vizionar\u201d. \u201cPo nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb aeroport pik\u00ebrisht atje [n\u00eb zon\u00ebn e Vlor\u00ebs],\u201d m\u00eb tha ai n\u00eb korrik 2024.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi interes i Kushner-it. Ai po synon edhe Serbin\u00eb, ku Affinity planifikon t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb ish-ministrin\u00eb e mbrojtjes n\u00eb nj\u00eb hotel luksoz. Nd\u00ebrmjet\u00ebsi i tyre \u00ebsht\u00eb ish-ambasadori amerikan Richard Grenell, i cili ka bashk\u00ebpunuar me Kushner q\u00eb nga koha e presidenc\u00ebs s\u00eb Trump p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn nga viti 2019 deri n\u00eb 2021. Sipas New York Times, nd\u00ebrsa Grenell ishte i d\u00ebrguar special n\u00eb rajon, ai zhvilloi edhe projektin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr investimin amerikan n\u00eb ish-godin\u00ebn e ministris\u00eb s\u00eb mbrojtjes. Pas asaj, bashkoi forcat me Kushner n\u00eb marr\u00ebveshjen e re t\u00eb biznesit dhe tani \u00ebsht\u00eb partner me Affinity. (Kushner m\u00eb tha se ishte Grenell q\u00eb i sugjeroi t\u00eb investonte n\u00eb Shqip\u00ebri.)<\/p>\n\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, oportunisti Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, pa te Grenell dhe Kushner nj\u00eb shans p\u00ebr t\u2019u afruar me Trump n\u00ebse ai fitonte rizgjedhjen, sipas Financial Times. N\u00eb fakt, Vu\u00e7i\u00e7 po luan nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb rrezikshme: p\u00ebrve\u00e7se po i afrohet rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Trump, ai ka refuzuar t\u00eb vendos\u00eb sanksione ndaj Rusis\u00eb pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2024, ai shtroi tapetin e kuq p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin kinez Xi Jinping, qeveria e t\u00eb cilit ka b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha infrastrukturore n\u00eb Serbi, raportoi Reuters. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, Vu\u00e7i\u00e7 vazhdon t\u00eb shpreh\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Bashkimin Europian, por refuzon t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtin kryesor t\u00eb Brukselit: njohjen e kufijve dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb bisede me Ram\u00ebn, un\u00eb e pyeta se \u00e7far\u00eb roli mund t\u00eb luajn\u00eb investimet amerikane n\u00eb gjeopolitik\u00eb. Ai m\u2019u p\u00ebrgjigj se ishte \u201cthjesht biznes\u201d, por nuk ma mohoi se mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara edhe nj\u00eb strategji politike m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. \u201cDuhet ta mbajm\u00eb Serbin\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn per\u00ebndimore dhe ta heqim nga ndikimi i Mosk\u00ebs,\u201d m\u00eb tha. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Financial Times n\u00eb Korrik 2024, edhe Grenell tha se investime si ai n\u00eb ish-godin\u00ebn e Miistris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes e afrojn\u00eb Serbin\u00eb me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Kushner, i cili sh\u00ebrbeu si k\u00ebshilltar i lart\u00eb i Trump nga viti 2017 deri n\u00eb vitin 2021, mohoi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur pozicionin e tij p\u00ebr t\u00eb negociuar ndonj\u00eb plan p\u00ebr zhvillimin e Sazanit kur fol\u00ebm n\u00eb korrik 2024. \u201cNuk e kam takuar kurr\u00eb kryeministrin Rama kur isha n\u00eb qeveri\u201d, m\u00eb tha Kushner. \u201cPor edhe n\u00ebse e kam takuar, nuk \u00ebsht\u00eb konflikt interesi. Njer\u00ebzit q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb qeveri, nd\u00ebrtojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ndryshme.\u201d Ai pretendoi se interesi n\u00eb Serbi dhe Shqip\u00ebri \u201cpo rritet jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb\u201d si rezultat i marr\u00ebveshjeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Bisedimet p\u00ebr Sazanin ishin t\u00eb fshehta. Publiku dhe deputet\u00ebt nuk u informuan p\u00ebr marr\u00ebveshjen 1.4 miliard\u00eb dollar\u00ebshe deri sa u botua n\u00eb media.<\/p>\n<p>Ministrja p\u00ebr Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro e vendimin e Ram\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Kushner, e cila u kritikua nga opozita, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk mund t\u00eb konkurrojm\u00eb me Italin\u00eb, Kroacin\u00eb e Greqin\u00eb p\u00ebr turizmin masiv. Nuk kemi infrastruktur\u00ebn dhe eksperienc\u00ebn e mjaftueshme. Duhet t\u00eb fokusohemi te cil\u00ebsia. N\u00eb vler\u00eb dhe jo n\u00eb sasi. M\u00eb shum\u00eb fitime dhe m\u00eb pak probleme.\u201d<\/p>\n<p>Sipas mediave lokale, gati 12 milion\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb huaj udh\u00ebtuan p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2024, nj\u00eb rritje prej 15% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo \u00ebsht\u00eb \u201cshum\u00eb p\u00ebr ne dhe do t\u00eb thot\u00eb edhe shum\u00eb ndotje\u201d, tha Kumbaro. \u201cSazani \u00ebsht\u00eb zgjidhja ideale. Receta ideale: turizmi natyror dhe luksoz.\u201d Ajo ishte entuziaste p\u00ebr projektin, duke shpjeguar se Affinity po punon ngusht\u00eb me agjencin\u00eb qeveritare p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr investimet strategjike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ato q\u00eb tejkalojn\u00eb 15 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kompromisi \u00ebsht\u00eb i konsideruesh\u00ebm: zero taksa gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe shteti kujdeset p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb ujin, energjin\u00eb elektrike dhe kanalizimet, sipas Kumbaros. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u2013 dielli, deti, foka-murg dhe xhungla subtropikale \u2013 \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb aty.<\/p>\n\n<p>Por pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb shqet\u00ebson ambientalist\u00ebt si Olsi Nika, biolog detar dhe drejtor i shoqat\u00ebs EcoAlbania. \u201cKjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Parkut Komb\u00ebtar Detar Karaburun-Sazan. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se plazhet dhe uj\u00ebrat n\u00eb nj\u00eb rreze prej 2 kilometrash nga bregu jan\u00eb t\u00eb mbrojtura.\u201d tha ai. \u201c\u00c7far\u00eb do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb punimet publike, doket, jahtet, shkarkimet e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura k\u00ebtij vendi t\u00eb mbrojtur?\u201d<\/p>\n<p>Abehsera, CEO i Affinity m\u00eb tha se kompania e tij kishte kontraktuar firm\u00ebn globale Arup p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, si k\u00ebshilltare e projektit. \u201cParimet e tyre jan\u00eb t\u00eb fokusuara n\u00eb respektimin e ekologjin\u00eb lokale dhe t\u00eb ambjentit\u201d thot\u00eb Abehsera.<\/p>\n<p>Kushneri e kishte p\u00ebrgjigjen gati p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. \u201cKur njer\u00ebzit paralajm\u00ebrojn\u00eb zhvillimin e nj\u00eb zone, t\u00eb gjith\u00eb frik\u00ebsohen\u201d, tha ai n\u00eb korrik 2024. \u201cT\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb m\u00eb t\u00eb keqen. Por, sapo t\u00eb shohin planet q\u00eb kemi, m\u00ebnyr\u00ebn se si po i projektojm\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn se si po tregohemi besnik\u00eb dhe t\u00eb kujdessh\u00ebm ndaj mjedisit p\u00ebrreth nesh, mendoj se njer\u00ebzit do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur. Dhe p\u00ebrs\u00ebri, me zhvillimin, nuk i b\u00ebn dot t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb lumtur.\u201d<\/p>\n<p>Kur e takova Abehseran p\u00ebr nj\u00eb drek\u00eb n\u00eb Vlore n\u00eb gusht 2024, ai m\u00eb dha nj\u00eb imazh paraprak t\u00eb planeve p\u00ebr zhvillimin e ishullit. Hoteli, tha ai, do t\u00eb ishte nj\u00eb \u201cxhevahir n\u00eb Mesdhe\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjigjja p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb pyesin: \u201c\u00c7far\u00eb nuk kam par\u00eb ende un\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Dizajni i hotelit nuk do t\u2019i \u201cimponohej\u201d natyr\u00ebs; nd\u00ebrtesat do t\u00eb ishin \u201ct\u00eb skalitura ose edhe t\u00eb zbukuruara nga natyra\u201d. Do t\u00eb ndihesh \u201cm\u00eb shum\u00eb sikur po banon n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb t\u00eb bukur\u201d.<\/p>\n<p>Por un\u00eb kisha v\u00ebshtir\u00ebsi ta p\u00ebrfytyroja. E pyeta n\u00ebse ishulli do t\u00eb mbetej i vizituar p\u00ebr njer\u00ebzit normal\u00eb, p\u00ebr vendasit q\u00eb duan t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb plazhet e tij. \u201cMendoj se t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vizitojn\u00eb ishullin\u201d, m\u00eb tha ai.<\/p>\n\n<p>Por Kushneri ishte dyshues. \u201cPo krijojm\u00eb nj\u00eb produkt super luksoz\u2026 Nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse n\u00eb ishull \u00ebsht\u00eb privat\u00ebsia\u2026 Por mendoj gjithashtu se ka disa zona t\u00eb ishullit q\u00eb mund t\u2019i nd\u00ebrtojm\u00eb, t\u00eb cilat do t\u2019u japin njer\u00ebzve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr ta vizituar dhe t\u00eb shijojn\u00eb disa nga ushqimet dhe shtigjet e tij.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs u kujtova p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb me udh\u00ebrr\u00ebfyesin tim \u00c7elaj.\u00a0 Ai m\u00eb tregoi se deri ca vite m\u00eb par\u00eb ushtar\u00ebt q\u00eb patrullonin k\u00ebtej, tregonin se kishin par\u00eb nj\u00eb gomar ngjyr\u00eb gri mes fiqve t\u00eb eg\u00ebr, diku af\u00ebr Gryk\u00ebs s\u00eb Ferrit. Pastaj ai ishte zhdukur. Mos ndoshta ishte thjesht nj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb? Ose ndoshta gomari i vog\u00ebl ngjyr\u00eb gri mund t\u00eb ket\u00eb vdekur bashk\u00eb me misterin e ishullit \u2013 bastioni i fundit i eg\u00ebrsis\u00eb mesdhetare, i pushtuar pa u q\u00eblluar as edhe nj\u00eb plumb. Mjaftoi q\u00eb Ivanka dhe Jared t\u00eb zbrisnin nga helikopteri dhe t\u2019ia b\u00ebnin: \u201cWow!\u201d\/ Materiali u publikua nga reportagen.com, titulli origjinal <strong>\u201cIshulli bunker i Ivank\u00ebs\u201d<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/24\/reportazh-nga-sazani-ishulli-dhurate-per-familjen-trump-nga-edi-rama\/\">Reportazh nga Sazani\/ Ishulli dhurat\u00eb p\u00ebr familjen Trump nga Edi Rama<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Marzio Mian N\u00eb Sazan, nj\u00eb ishull i vog\u00ebl pran\u00eb bregdetit shqiptar, peizazhi \u00ebsht\u00eb si nga epoka e Jurassic. Ferrat, livanda gjigande, rozmarina e deri te dafina, rritet mbi malin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij. Pamja nga maja, me per\u00ebndimet dramatike t\u00eb diellit \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb bukurie trullos\u00ebse. Shqiptar\u00ebt e quajn\u00eb Sazanin \u201cIshulli i Trump\u00ebve\u201d. Deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":27765,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27764","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27764","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27764"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27764\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}