{"id":27652,"date":"2025-06-23T19:36:43","date_gmt":"2025-06-23T19:36:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/pa-uje-zhurma-betonieresh-informalitet-analiza-ana-tjeter-e-turizmit-shqiptar\/"},"modified":"2025-06-23T19:36:43","modified_gmt":"2025-06-23T19:36:43","slug":"pa-uje-zhurma-betonieresh-informalitet-analiza-ana-tjeter-e-turizmit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/pa-uje-zhurma-betonieresh-informalitet-analiza-ana-tjeter-e-turizmit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Pa uj\u00eb, zhurma betonier\u00ebsh, informalitet\u2026\/ Analiza: Ana tjet\u00ebr e turizmit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><span>Rrahman Kasa, kreu i \u201cUnionit Turistik Shqiptar\u201d ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb ai i konsideron si k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb k\u00ebtij sektori. Ai thot\u00eb se ka propozuar mbajtjen e nj\u00eb takimi t\u00eb shoqatave t\u00eb turizmit me ministrin\u00eb e linj\u00ebs, por edhe nga ministria e Transportit, drejtoria e kufirit dhe migracionit, drejtoria e policis\u00eb rrugore, drejtoria e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit, etj.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAktualisht disa vende t\u00eb rajonit po ballafaqohen me reduktim t\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb v\u00ebmendjes ndaj problematikave t\u00eb sektorit, t\u00eb cilat n\u00ebse nuk do merren masa edhe ne mund t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim\u201d \u2013<\/em> shkruan Kasa q\u00eb m\u00eb pas rendit edhe disa nga problemet kryesore. Nj\u00eb prej tyre jan\u00eb nd\u00ebrtimet q\u00eb vijojn\u00eb gjat\u00eb sezonit dhe ambientet e rr\u00ebnuara n\u00eb disa zona turistike t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cN\u00eb mjaft zona, turisti ballafaqohet me nj\u00eb ambient n\u00eb nd\u00ebrtim, t\u00eb pakuruar dhe t\u00eb papast\u00ebr.\u00a0<\/span><\/em><span><em>Me e theksuar kjo dukuri \u00ebsht\u00eb n\u00eb zon\u00ebn bregdetare t\u00eb Golemit e cila \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb kantier nd\u00ebrtimi. Partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb kontraktuar hotelet q\u00eb ndodhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb jan\u00eb tejet t\u00eb shqet\u00ebsuar nga situata, pasi zona e Golemit aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb katastrofale, e mbuluar nga inertet dhe e mbushur me vin\u00e7a, kamion\u00eb, ekskavator\u00eb t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb sezonit dhe turistet e huaj kan\u00eb ankesa p\u00ebr zhurmat, p\u00ebr pluhurin, p\u00ebr rrug\u00ebt e bllokuara nga automjetet dhe autobus\u00ebt turistik\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb t\u2019i zbresin turist\u00ebt shum\u00eb larg nga hoteli dhe detyrohen t\u00eb t\u00ebrheqin valixhet 300-400 metra n\u00eb rrug\u00ebt me gur\u00eb dhe inerte, ku shpesh her\u00eb na jan\u00eb shprehur me ironi, q\u00eb duhet t\u2019i kishim porositur q\u00eb t\u00eb merrnin me vete kasketa dhe rroba pune dhe jo rroba plazhi\u201d<\/em> \u2013 shkruan Kasa.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMungesa e ujit, e cila kohet e fundit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb madh p\u00ebr bizneset gjat\u00eb sezonit veror, kryesisht n\u00eb zon\u00ebn e Golemit dhe n\u00eb bregdetin e jugut\u201d \u2013<\/em> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb ngre ai. M\u00eb pas propozon ngritjen e nj\u00eb task force kund\u00ebr informalitetit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMe q\u00ebllimin e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar informalitetin dhe n\u00eb q\u00ebllim t\u00eb rritjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit, t\u00eb rritjes s\u00eb standardeve dhe t\u00eb rritjes s\u00eb imazhit turistik t\u00eb vendit kemi propozuar n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs ngritjen e nj\u00eb Task Force e cila t\u00eb monitoroje dhe t\u00eb luftoj\u00eb k\u00ebto fenomene te d\u00ebmshme, q\u00eb ndikojn\u00eb, si n\u00eb imazhin turistik t\u00eb vendit, ashtu edhe n\u00eb t\u00eb ardhurat n\u00eb ark\u00ebn e shtetit dhe mbrojtjen e bizneseve nga konkurrenca e pandershme (dhe jo si ajo q\u00eb pretendojn\u00eb autoritetet q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb Komiteti i Menaxhimit t\u00eb Sezonit Turistik) q\u00eb sipas ligjit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me politikat e menaxhimit dhe nuk funksionon si nj\u00eb struktur\u00eb m\u00eb vete p\u00ebr t\u00eb luftuar informalitetin dhe veprimtarin\u00eb e palicencuar dhe konkurrenc\u00ebn e pandershme\u201d<\/em> \u2013 shkruan ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Kasa n\u00ebnvizon se ka ofrues sh\u00ebrbimesh si Agjenci Udh\u00ebtimesh, udh\u00ebrr\u00ebfyes turistik\u00eb q\u00eb nuk respektojn\u00eb rregullat dhe standardet. <em>\u201cGuida t\u00eb huaja q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb informalitet t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime joprofesionale dhe t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb ul\u00ebt, duke ndikuar n\u00eb sigurin\u00eb e turist\u00ebve dhe n\u00eb imazhin e vendit. Transportues turistik\u00eb, q\u00eb nuk respektojn\u00eb kriteret ligjore dhe shum\u00eb mjete operojn\u00eb pa standarde dhe jan\u00eb te pacertifikuara<\/em>\u201d \u2013 shkruan ai.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKa dhe nj\u00eb faktor tjet\u00ebr q\u00eb ndikon n\u00eb shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb informalitetit n\u00eb turiz\u00ebm, ku sipas INSTAT del q\u00eb vet\u00ebm 1 ne 5 vizitor\u00eb ka q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb nga strukturat akomoduese. Informaliteti kryesisht n\u00eb AirBB, sht\u00ebpit\u00eb prit\u00ebse, bujtina etj. K\u00ebto dhe t\u00eb tjera mund t\u00eb ishin parandaluar n\u00eb qofte se do merrej n\u00eb konsiderate propozimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb Task Force p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, e cila edhe n\u00eb koordinim me zyrat e posa\u00e7me mund t\u00eb evidentoje subjektet e parregullta, t\u00eb kontrolloj\u00eb n\u00eb distanc\u00eb targat e mjeteve t\u00eb rregullta dhe t\u00eb ndalohen autobus\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, pasi ka shum\u00eb mjete jasht\u00eb standardeve q\u00eb mund t\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn e turisteve dhe \u00e7do incident apo mungese profesionalizmi ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb imazhin turistik t\u00eb vendit\u201d<\/em> \u2013 shkruan Kasa.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb pas ai v\u00eb theksin te mungesa e burimeve njer\u00ebzore dhe nj\u00eb stafi t\u00eb kualifikuar p\u00ebr sh\u00ebrbime turistike.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cMungesa e burimeve njer\u00ebzore p\u00ebr turizmin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga problemet me shqet\u00ebsuese. Gjat\u00eb vitit 2024 industria e turizmit dhe udh\u00ebtimeve ka gjeneruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte 93 500 vende pune, duke z\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu 7.7% n\u00eb pun\u00ebsimin total, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr vitin 2025 ka nevoj\u00eb urgjente edhe p\u00ebr 20 000 vende t\u00eb reja pune. <\/span><span>Burokracia p\u00ebr pajisjen e punonj\u00ebsve t\u00eb huaj me leje q\u00ebndrimi. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Si\u00e7 p\u00ebrmendem dhe me lart aktualisht sektori ka nevoj\u00eb direkte p\u00ebr rreth 20 000 punonj\u00ebs t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt bizneset po i sigurojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tregjeve t\u00eb huaja t\u00eb pun\u00ebs, kryesisht nga Azia dhe Afrika, por po <\/span><span>ndeshen n\u00eb barrierat e zyrave lokale t\u00eb emigracionit t\u00eb cilat zvarrisin pajisjen me leje q\u00ebndrimi p\u00ebr k\u00ebta punonj\u00ebs q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb t\u00eb kontraktuar nga bizneset me kontrata t\u00eb rregullta pun\u00ebsimi. <\/span><\/em><span><em>Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb mjaft biznese, kryesisht hotele t\u00eb p\u00ebrballen me munges\u00eb stafi dhe p\u00ebr pasoje me munges\u00eb sh\u00ebrbimi, gj\u00eb q\u00eb po ndikon negativisht n\u00eb imazhin e turizmit\u201d \u2013<\/em> shkruan ai.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMbingarkesa e infrastruktur\u00ebs rrugore, jan\u00eb disa segmente turistike, t\u00eb cilat tashm\u00eb nuk po e p\u00ebrballojn\u00eb dot fluksin q\u00eb gjenerohet, sidomos n\u00eb akset q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr destinacione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme turistike, si\u00e7 jan\u00eb lumi i Shal\u00ebs, Sh\u00ebngjini, Ksamili, etj. duke krijuar nj\u00eb ndikim negativ p\u00ebr k\u00ebto destinacione\u201d \u2013<\/em> shkruan Kasa q\u00eb m\u00eb pas k\u00ebrkon rritje t\u00eb investimeve publike.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cAktualisht investimet n\u00eb turiz\u00ebm nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb drejt\u00eb krahasuar me at\u00eb q\u00eb prodhon turizmi p\u00ebr ekonomin\u00eb. Ne mendojm\u00eb q\u00eb p\u00ebr te zgjeruar me tej potencialin turistik te vendit, por dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb pjese t\u00eb problemeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura duhet q\u00eb s\u00eb paku investimet publike n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor t\u00eb kapin vler\u00ebn e 20% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb gjeneruara nga turizmi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Rritja e m\u00ebtejshme e investimeve nga ana e shtetit duhet t\u00eb jet\u00eb prioritare, kryesisht n\u00eb zgjerimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs rrugore p\u00ebr t\u00eb trajtuar me efikasitet fluksin e shtuar t\u00eb turist\u00ebve, por edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur aksesimin e m\u00eb shum\u00eb atraksioneve turistike, te cilat jan\u00eb akoma t\u00eb paaksesueshme, duhet investuar n\u00eb subvencionimin e sektorit te turizmit, sidomos p\u00ebr subvencionimin e stafit te strukturave akomoduese n\u00eb bregdet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ekzistoj\u00eb m\u00eb koncepti i turizmit sezonal, i cili garanton vazhdimin e nj\u00eb pune permanente t\u00eb stafit.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>K\u00ebto investime afatshkurtra s\u00eb bashku me p\u00ebrmiresimin e politik-b\u00ebrjes do t\u00eb na garantojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb imazhin e mir\u00eb dhe trendin rrit\u00ebs p\u00ebr turizmin, pasi konkurrenca \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb dhe \u00e7do gabim do t\u00eb na kushtoj\u00eb shtrenjt\u00eb dhe n\u00ebse nuk tregohet kujdes, shifrat mund te na kthehen n\u00eb bumerang p\u00ebrgjate viteve n\u00eb vazhdim\u201d<\/em> \u2013 shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Kasa q\u00eb ngre alarmin p\u00ebr rritje t\u00eb vler\u00ebsimeve negative nga t\u00eb huajt.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto na \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Shqiperi, t\u00eb cil\u00ebt nisen nga referencat e klient\u00ebve t\u00eb tyre, ku sipas vler\u00ebsimit n\u00eb rrjetet e tyre t\u00eb brendshme, k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb rritur duksh\u00ebm numri i \u201creview\u201d negative p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/em><br \/>\n<span><em>V\u00ebrtet ne kemi disa pika t\u00eb forta q\u00eb kan\u00eb ndikim n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb turisteve, si\u00e7 jan\u00eb: turizmi patriotik, diaspora e madhe q\u00eb ka Shqip\u00ebria p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit, konkurrenca e \u00e7mimeve, mikpritja dhe kulinaria, atraksionet natyrore, trash\u00ebgimia historike dhe arkeologjike, vend n\u00eb eksplorim dhe mund\u00ebsia e kombinimit dhe diversifikimit t\u00eb paket\u00ebs turistike me nj\u00eb prekje t\u00eb vetme, shtimi i linjave direkte me fluturime \u201clow cost\u201d, t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e aksesueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb llojet dhe buxhetet e turist\u00ebve t\u00eb huaj, sidomos e turizmit individual q\u00eb z\u00eb mbi 85% t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb turisteve q\u00eb vizitojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d<\/em> \u2013 shkruan Kasa.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund ai i k\u00ebrkon edhe biznesit t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb kujdes n\u00eb rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve, n\u00eb politikat e \u00e7mimeve, n\u00eb menaxhimin sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb biznesit t\u00eb tyre nga profesionist\u00eb. <strong>\u00a9LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/23\/pa-uje-zhurma-betonieresh-informalitet-analiza-ana-tjeter-e-turizmit-shqiptar\/\">Pa uj\u00eb, zhurma betonier\u00ebsh, informalitet\u2026\/ Analiza: Ana tjet\u00ebr e turizmit shqiptar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrahman Kasa, kreu i \u201cUnionit Turistik Shqiptar\u201d ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb ai i konsideron si k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb k\u00ebtij sektori. Ai thot\u00eb se ka propozuar mbajtjen e nj\u00eb takimi t\u00eb shoqatave t\u00eb turizmit me ministrin\u00eb e linj\u00ebs, por edhe nga ministria e Transportit, drejtoria e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27652","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27652\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}