{"id":27638,"date":"2025-06-23T18:42:24","date_gmt":"2025-06-23T18:42:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/veliaj-ne-burg-nje-kompani-londineze-po-kujdeset-per-reputacionin\/"},"modified":"2025-06-23T18:42:24","modified_gmt":"2025-06-23T18:42:24","slug":"veliaj-ne-burg-nje-kompani-londineze-po-kujdeset-per-reputacionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/veliaj-ne-burg-nje-kompani-londineze-po-kujdeset-per-reputacionin\/","title":{"rendered":"Veliaj n\u00eb burg, nj\u00eb kompani londineze po kujdeset p\u00ebr reputacionin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Dallendyshe Xhaferri <\/strong><\/p>\n<p>Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs q\u00eb prej vitit 2015, \u00ebsht\u00eb duke u mbrojtur nga nj\u00eb kompani londineze e marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun, \u201cKendal Global Advisory\u201d, e cila po p\u00ebrpiqet t\u00eb ruaj\u00eb dhe forcoj\u00eb reputacionin e tij nd\u00ebrsa ai q\u00ebndron i izoluar n\u00eb paraburgim prej 10 shkurtit 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb komunikim me \u201cshteg.org\u201d, kompania pranoi se Veliaj \u00ebsht\u00eb klienti i tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb saj prezantohen projekte suksesi t\u00eb ndryshme me klient\u00eb nga qeveri dhe korporata globale, deri te investitor\u00eb strategjik\u00eb n\u00eb Gjirin Persik.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve t\u00eb \u201cThe PR Insider\u201d, tarifat mujore p\u00ebr sh\u00ebrbimet e kompanive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb PR-it si \u201cKendal Global Advisory\u201d arrijn\u00eb deri n\u00eb 25 mij\u00eb paund, rreth 29 mij\u00eb euro. Nj\u00eb analiz\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga \u201cEssential Content\u201d tregon se mesatarisht k\u00ebto sh\u00ebrbime kushtojn\u00eb rreth 4,672 paund n\u00eb muaj, ose rreth 5,465 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kontaktimit me kompanit\u00eb e PR-it, sipas analistit Indrit Vokshi, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb probleme me ligjin krijojn\u00eb operacione propagande duke d\u00ebmtuar imazhin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Rikthimi i Lali Erit<\/p>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn e informacionit t\u00eb shpejt\u00eb dhe rrjeteve sociale, reputacioni politik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb aset shum\u00eb i brisht\u00eb dhe vendimtar p\u00ebr karrier\u00ebn e \u00e7do figure publike. Ekspert\u00ebt e komunikimit theksojn\u00eb se \u201cmenaxhimi i kujdessh\u00ebm dhe strategjik i reputacionit shpeshher\u00eb p\u00ebrb\u00ebn \u00e7el\u00ebsin p\u00ebr mbijetes\u00ebn politike, sidomos kur politikan\u00ebt p\u00ebrballen me sfida ligjore dhe presion mediatik\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Erion Veliaj, i cili ndodhet n\u00eb paraburgim q\u00eb nga 10 shkurti 2025, pas akuzave t\u00eb ngritura nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr \u201ckorrupsion pasiv\u201d dhe \u201cpastrim parash\u201d , vepra penale k\u00ebto q\u00eb dyshohet t\u2019i ket\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me bashk\u00ebshorten e tij, Ajola Xox\u00ebn, duket se nuk ka tjet\u00ebr rrug\u00eb ve\u00e7se t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb ruaj\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb emrin e \u201cmir\u00eb t\u00eb Lali Erit\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse p\u00ebr 4 muaj ai i ka q\u00ebndruar deklarat\u00ebs s\u00eb tij se ndodhet i izoluar padrejt\u00ebsisht, Veliaj i \u00ebsht\u00eb drejtuar nj\u00eb kompanie angleze t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb komunikimit dhe marr\u00ebdh\u00ebnies me publikun (PR) p\u00ebr t\u00eb mbrojtur reputacionin.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb e-maili t\u00eb ardhur pran\u00eb redaksis\u00eb s\u00eb \u201cshteg.org\u201d, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb \u201cKendal Global Advisory\u201d pranojn\u00eb se kryebashkiaku Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb klienti i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Sipas tyre, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se Veliaj \u00ebsht\u00eb i arrestuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dyshimeve, por ende nuk ka nj\u00eb tregues se kur, apo n\u00ebse do t\u00eb ngrihet akuza ndaj tij.<\/p>\n<p>\u201cZoti Veliaj i mohon kategorikisht k\u00ebto akuza dhe paraburgimi i tij para gjykimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element q\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb vet\u00eb aspirat\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d \u2013 shkruajn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Kendal Global Advisory.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pyetjet e \u201cshteg.org\u201d se kush \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruesi i kontrat\u00ebs dhe sa ka kushtuar kjo kontrat\u00eb nuk mor\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrgjigje as nga kompania, as nga v\u00ebllai i kryebashkiakut, Arb\u00ebr Veliaj.<\/p>\n<p>Por, sipas nj\u00eb analize t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga \u201cEssential Content\u201d me tarifat mujore fikse t\u00eb 61 agjencive t\u00eb pavarura t\u00eb PR-it n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e p\u00ebrzgjedhur nga Veliaj, mesatarisht tarifa mujore q\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb klienti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimin, konsultimin \u00ebsht\u00eb 4,672.55 paund, ose th\u00ebn\u00eb ndryshe 5,464.63 euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kompania e p\u00ebrzgjedhur prej Veliajt ofron sh\u00ebrbime n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, ku p\u00ebrve\u00e7 personave fizik\u00eb, p\u00ebrfshihet: mbrojtja e reputacionit t\u00eb personave me p\u00ebrgjegj\u00ebsi shoq\u00ebrore, \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore t\u00eb klient\u00ebve, k\u00ebshillim strategjik p\u00ebr korporata t\u00eb m\u00ebdha, si dhe forcim i reputacionit t\u00eb klient\u00ebve n\u00eb disa nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kendal, ne jemi t\u00eb p\u00ebrqendruar ekskluzivisht n\u00eb ofrimin e k\u00ebshillave me ndikim, q\u00eb ndihmojn\u00eb klient\u00ebt t\u00eb menaxhojn\u00eb reputacionin e tyre, nj\u00eb faktor ky\u00e7 i vler\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn e sotme\u201d, \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb fjalia e par\u00eb q\u00eb lexojn\u00eb vizitor\u00ebt e faqes web t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb PR-it \u201cKendal Global Advisory\u201d.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike \u201cKendal\u201d rezulton me vendndodhje n\u00eb Lond\u00ebr dhe zhvillon veprimtarin\u00eb e saj n\u00eb nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb klient\u00ebsh n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNe punojm\u00eb me nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb klient\u00ebsh, nga korporata t\u00eb m\u00ebdha deri te biznese t\u00eb reja (start-up), organizata joqeveritare (OJQ), qeveri, zyra familjare dhe individ\u00eb me pasuri t\u00eb konsiderueshme\u201d- thuhet n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cRreth Nesh\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si sukses s\u00eb saj kompania ndan rastet ku strategjia e ndjekur prej tyre kan\u00eb ndihmuar klient\u00ebt t\u00eb rrisin reputacionin e tyre, madje dhe t\u00eb kthehen n\u00eb investitor\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm strategjik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb zyr\u00eb familjare e vetme n\u00eb Lindjen e Mesme na k\u00ebrkoi ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe zgjeruar reputacionin e tyre n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb rinj ku po fillonin t\u00eb b\u00ebnin investime strategjike\u201d, \u2013 shkruhet n\u00eb Kendal, ku pasi tregohet se si familja \u00ebsht\u00eb ndihmuar me an\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb fjalimeve n\u00eb konferenca dhe artikujve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr investitor\u00ebt, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur nd\u00ebrtimi i imazhit t\u00eb nj\u00eb investitori t\u00eb besuesh\u00ebm, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb reflektuar dhe n\u00eb pasurimin m\u00eb t\u00eb madh financiar t\u00eb k\u00ebsaj familjeje.<\/p>\n<p>Analisti politik Indrit Vokshi v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb Shqip\u00ebri, kur politikan\u00ebt p\u00ebrballen me akuza ligjore, shpesh p\u00ebrdorin strategji t\u00eb avancuara propagandistike, p\u00ebr t\u00eb ndikuar opinionin publik dhe p\u00ebr t\u00eb minuar besueshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMadje kan\u00eb tentuar t\u00eb krijojn\u00eb mendimin sikur politikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm por ata jan\u00eb viktima t\u00eb p\u00ebrndjekjes nga prokuroria e gjykata\u201d, \u2013 thot\u00eb gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d analisti Voksi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga strategjit\u00eb e ndjekura nga kompanit\u00eb e PR-it \u00ebsht\u00eb dhe publikimi i \u201cpun\u00ebve t\u00eb mira\u201d t\u00eb b\u00ebra nga klient\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt duhet tua rikujtojn\u00eb vazhdimisht ndjek\u00ebsve apo audienc\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb q\u00ebllimin e tyre, fitimin apo rifitimin e besueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb strategji e till\u00eb, nga hulumtimi n\u00eb rrjetin social \u201cInstagram\u201d rezulton t\u00eb jet\u00eb ndjekur edhe nga Kryebashkiaku Veliaj, cili ndon\u00ebse prej 4 muajsh rezulton i izoluar fizikisht, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn online vazhdon t\u00eb mbetet aktiv.<\/p>\n<p>Ai ka q\u00ebndruar aktiv m\u00eb shp\u00ebrndarjen e p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb ndryshme n\u00eb rrjetet sociale, duke nisur nga rr\u00ebfimet e p\u00ebrditshme p\u00ebr arrestimin e padrejt\u00eb, sipas tij, tek ngjarjet kulturore t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrtimi i objeketeve publike t\u00eb Tiran\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb drejtimit t\u00eb bashkis\u00eb nga ai, ndarja nga jeta e artist\u00ebve t\u00eb kinematografis\u00eb dhe Papa Fran\u00e7eskut e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga data 10 shkurt deri m\u00eb 23 qershor Veliaj num\u00ebron t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetin social \u201cInstagam\u201d 156 postime. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, 156 postime jan\u00eb publikuar n\u00eb 134 dit\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se mesatarisht Kryebashkiaku poston p\u00ebr ndjek\u00ebsit e tij 1 ose 2 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrioritet kryesor i nj\u00eb shoq\u00ebrie duhet t\u00eb jet\u00eb mbajtja p\u00ebrgjegj\u00ebsise dhe n\u00ebn kontroll gjyq\u00ebsor e politikan\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt duke menaxhuar pushtet dhe financa kan\u00eb mund\u00ebsi edhe t\u00eb pasurohen e t\u00eb krijojn\u00eb \u201cshtete private\u201d, struktura t\u00eb infiltruara brenda shtetit t\u00eb cilat shmangin ligjin dhe interesin publik dhe marrin vendime p\u00ebr interesa okulte\u201d \u2013 p\u00ebrfundon Vokshi<a href=\"https:\/\/shteg.org\/nje-kompani-londineze-po-kujdeset-per-reputacionin-e-erion-veliaj\/\">.\/ Shteg.org<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/23\/veliaj-ne-burg-nje-kompani-londineze-po-kujdeset-per-reputacionin\/\">Veliaj n\u00eb burg, nj\u00eb kompani londineze po kujdeset p\u00ebr reputacionin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dallendyshe Xhaferri Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs q\u00eb prej vitit 2015, \u00ebsht\u00eb duke u mbrojtur nga nj\u00eb kompani londineze e marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun, \u201cKendal Global Advisory\u201d, e cila po p\u00ebrpiqet t\u00eb ruaj\u00eb dhe forcoj\u00eb reputacionin e tij nd\u00ebrsa ai q\u00ebndron i izoluar n\u00eb paraburgim prej 10 shkurtit 2025. N\u00eb nj\u00eb komunikim me \u201cshteg.org\u201d, kompania [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27638","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27638\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}