{"id":27629,"date":"2025-06-23T17:19:02","date_gmt":"2025-06-23T17:19:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/analiza-e-rel-kosova-larg-lindjes-se-mesme-por-afer-pasojave\/"},"modified":"2025-06-23T17:19:02","modified_gmt":"2025-06-23T17:19:02","slug":"analiza-e-rel-kosova-larg-lindjes-se-mesme-por-afer-pasojave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/analiza-e-rel-kosova-larg-lindjes-se-mesme-por-afer-pasojave\/","title":{"rendered":"Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes s\u00eb Mesme, por af\u00ebr pasojave"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebn kur bota rri pezull nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi i tensioneve n\u00eb Lindjen e Mesme dhe pasojat e mundshme t\u00eb nj\u00eb konflikti me p\u00ebrmasa globale, shtetet e vogla si Kosova gjenden p\u00ebrball\u00eb disa pyetjeve thelb\u00ebsore: sa t\u00eb p\u00ebrgatitura jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb mund t\u2019i l\u00ebkund\u00eb themelet m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe \u00e7far\u00eb rreziqesh konkrete u kanosen atyre?<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb siguris\u00eb, Adrian Shtuni, natyra e nj\u00eb krize globale \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb askush nuk mbetet imun ndaj pasojave t\u00eb saj, por jo t\u00eb gjith\u00eb preken nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb e cenueshme p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb moderuar, por krahasimisht m\u00eb shum\u00eb sesa vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, thot\u00eb ai, duke p\u00ebrmendur arsyet ekonomike, politike dhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin e politikave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, G\u00ebzim Visoka, armiq\u00ebsia e vazhdueshme e Serbis\u00eb p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr stabilitetin e Kosov\u00ebs \u2013 nj\u00eb rrezik q\u00eb, n\u00eb koh\u00eb krizash globale, mund t\u00eb amplifikohet dhe t\u00eb shfryt\u00ebzohet nga aktor\u00eb me interesa destabilizuese.<\/p>\n<p>Pasojat ekonomike dhe sfidat e siguris\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Adrian Shtuni, nga Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Terrorizmit, thekson se Kosova \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e ndjeshme ndaj pasojave ekonomike q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb kjo kriz\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se situata do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej ndjesh\u00ebm n\u00eb rast se Irani vendos t\u00eb mbyll\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit, nga kalon rreth 20 p\u00ebr qind e konsumit global t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit natyror.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb vend si Kosova, i cili tashm\u00eb ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike me 16% k\u00ebt\u00eb vit, \u201crritja e m\u00ebtejshme do t\u00eb ishte nj\u00eb shok p\u00ebr ekonomin\u00eb\u201d, thot\u00eb Shtuni p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizon se, me nj\u00eb ekonomi t\u00eb mb\u00ebshtetur fort n\u00eb importe dhe remitenca \u2013 t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 13% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto \u2013 \u00e7do tronditje n\u00eb ekonomin\u00eb globale do t\u00eb p\u00ebrkthehej menj\u00ebher\u00eb n\u00eb presion mbi familjet kosovare.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, fakti q\u00eb Kosova ka nj\u00eb deficit tregtar t\u00eb konsideruesh\u00ebm, q\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024 u rrit me 17.5% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, e ekspozon at\u00eb akoma edhe m\u00eb shum\u00eb ndaj nj\u00eb krize globale, q\u00eb do t\u00eb rriste jo vet\u00ebm \u00e7mimin e energjis\u00eb, por edhe t\u00eb ushqimeve dhe mallrave t\u00eb konsumit, q\u00eb vendi kryesisht i importon\u201d, thot\u00eb Shtuni.<\/p>\n<p>Eksperti me seli n\u00eb Uashington paralajm\u00ebron se pasojat ekonomike nuk mund t\u00eb shk\u00ebputen nga sfidat politike dhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb krizash, kur v\u00ebmendja e partner\u00ebve strategjik\u00eb \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb, ai thot\u00eb se Kosova rrezikon t\u00eb dal\u00eb edhe nga radari i aleat\u00ebve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Visoka, profesor i Studimeve t\u00eb Paqes dhe Konfliktit n\u00eb Universitetin e Qytetit t\u00eb Dublinit, ndan shqet\u00ebsim t\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai thekson se krizat globale krijojn\u00eb vakume gjeopolitike q\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebzohen nga aktor\u00eb destabilizues p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Visoka e sheh armiq\u00ebsin\u00eb e vazhdueshme t\u00eb Serbis\u00eb si \u201ck\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr stabilitetin e brendsh\u00ebm t\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>Ai, po ashtu, paralajm\u00ebron se var\u00ebsia e theksuar e Kosov\u00ebs nga prania ushtarake e NATO-s, e b\u00ebn at\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb cenueshme, n\u00eb rast se Aleanca detyrohet t\u00eb zhvendos\u00eb trupa drejt zonave m\u00eb t\u00eb nxehta t\u00eb konfliktit global.<\/p>\n<p>\u201cRreziqe t\u00eb tjera mund t\u00eb jen\u00eb sulmet e fshehta nga qeveri joper\u00ebndimore dhe grupe joshtet\u00ebrore ndaj pranis\u00eb ushtarake t\u00eb NATO-s dhe SHBA-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thot\u00eb Visoka p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, Shtuni shton se aktor\u00ebt me q\u00ebllime jomiq\u00ebsore ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor, ve\u00e7an\u00ebrisht ata q\u00eb tradicionalisht jan\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit n\u00eb BE dhe NATO, mund t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb amullin\u00eb e krizave globale p\u00ebr t\u00eb destabilizuar rajonin.<\/p>\n<p>Sipas tij, k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime synojn\u00eb dy pika t\u00eb dob\u00ebta, Bosnje e Hercegovin\u00ebn dhe Kosov\u00ebn, duke instrumentalizuar p\u00ebr\u00e7arjet dhe tensionet nd\u00ebretnike n\u00eb k\u00ebto dy vende.<\/p>\n<p>Mungesa e integrimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, penges\u00eb p\u00ebr menaxhimin e krizave<\/p>\n<p>T\u00eb dy ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se izolimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e b\u00ebn Kosov\u00ebn m\u00eb t\u00eb pambrojtur ndaj krizave globale.<\/p>\n<p>Mungesa e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb OKB, BE apo Interpol, thon\u00eb ata, e p\u00ebrjashton vendin nga mekanizmat kolektiv\u00eb t\u00eb reagimit dhe mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo, sipas Shtunit, \u201cp\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin sa m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe efikas n\u00eb p\u00ebrballjen me terrorizmin apo krimin kibernetik \u2013 probleme q\u00eb mund t\u00eb shtohen n\u00ebse kriza n\u00eb Lindjen e Mesme p\u00ebrshkall\u00ebzohet m\u00eb tej\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Visoka paralajm\u00ebron se, p\u00ebrderisa Kosova mbetet jasht\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare vendimmarr\u00ebse, ajo nuk ka mund\u00ebsi reale t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb proceset globale apo t\u00eb mbroj\u00eb interesat e veta.<\/p>\n<p>\u201cZ\u00ebri i Kosov\u00ebs mbetet kryesisht i pad\u00ebgjuar\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova?<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi Qeverin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse jan\u00eb marr\u00eb masa konkrete p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ekonomin\u00eb dhe sektorin e energjis\u00eb nga nj\u00eb kriz\u00eb globale e mundshme, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst sfidues, ekspert\u00ebt n\u00ebnvizojn\u00eb nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr forcimin e institucioneve dhe p\u00ebr thellimin e bashk\u00ebpunimit rajonal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Shtuni thekson se fakti q\u00eb Kosova, edhe m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muaj pas zgjedhjeve, nuk ka nj\u00eb kuvend t\u00eb konstituuar dhe qeveri funksionale, e dob\u00ebson r\u00ebnd\u00eb kapacitetin e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai e quan k\u00ebt\u00eb nj\u00eb \u201cdob\u00ebsi t\u00eb vet\u00ebshkaktuar\u201d nga mungesa e vullnetit politik.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebrb\u00ebn \u00e7armatosjen m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme t\u00eb lidershipit n\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7armatosjen nga p\u00ebrgjegjshm\u00ebria politike dhe mendimi praktik p\u00ebr zgjidhje kompromisi. N\u00ebse nuk ka vet\u00ebdijesim t\u00eb shpejt\u00eb, kjo kriz\u00eb rrezikon t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb kushtueshme dhe afatgjata p\u00ebr vendin\u201d, thot\u00eb Shtuni.<\/p>\n<p>Visoka thekson, gjithashtu, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb institucionale dhe thellimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb siguris\u00eb me aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai shton se v\u00ebmendja duhet p\u00ebrqendruar edhe n\u00eb forcimin e siguris\u00eb kibernetike dhe n\u00eb krijimin e platformave dhe mekanizmave, p\u00ebr t\u00eb shmangur, si\u00e7 thot\u00eb, \u201crreziqet q\u00eb vijn\u00eb nga shp\u00ebrb\u00ebrja e rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si\u00e7 jan\u00eb \u00e7rregullimet me tregti nd\u00ebrkomb\u00ebtare, energji, sh\u00ebndet\u00ebsi, mjedis, si dhe konflikte kulturore dhe fetare\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb<\/p>\n<p>Se si krizat globale mund t\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt edhe vende t\u00eb vogla dhe gjeografikisht t\u00eb larg\u00ebta si Kosova, u d\u00ebshmua qart\u00eb pas pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Kosova u p\u00ebrball menj\u00ebher\u00eb me shtrenjtimin e energjis\u00eb elektrike, rritjen e inflacionit dhe ngritjen e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve baz\u00eb \u2013 pasoja k\u00ebto t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb kriz\u00ebs globale t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb ekonomi t\u00eb mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm n\u00eb importe dhe me kapacitete t\u00eb kufizuara prodhuese, vendi kishte pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur efektet.<\/p>\n<p>Qeveria nd\u00ebrhyri me subvencione p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara t\u00eb qytetar\u00ebve, por goditja ekonomike u ndje gjer\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kriza ekspozoi, gjithashtu, brisht\u00ebsin\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb: Kosova, ende jasht\u00eb NATO-s, mbeti pa garanci t\u00eb plota n\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb po hynte n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re pasigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, presidentja Vjosa Osmani k\u00ebrkoi p\u00ebrshpejtimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb NATO, duke paralajm\u00ebruar se mungesa e integrimit e l\u00eb vendin t\u00eb pambrojtur ndaj ndikimeve ruse dhe tensioneve rajonale.<\/p>\n<p>Sot, Kosova vazhdon t\u00eb mbetet jasht\u00eb NATO-s, BE-s\u00eb, Interpolit, Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe organizatave t\u00eb tjera, dhe bllokimi i an\u00ebtar\u00ebsimit lidhet kryesisht me munges\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rindezjen e motorit t\u00eb integrimit n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebrfitim nga avantazhet q\u00eb ato ofrojn\u00eb, Kosov\u00ebs do t\u2019i duhet t\u00eb adoptoj\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb proaktive dhe praktike, pa vones\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Shtuni.\/Valona Tela\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kosova-larg-lindjes-se-mesme-por-afer-pasojave\/33452419.html\">REL<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/23\/analiza-e-rel-kosova-larg-lindjes-se-mesme-por-afer-pasojave\/\">Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes s\u00eb Mesme, por af\u00ebr pasojave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebn kur bota rri pezull nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi i tensioneve n\u00eb Lindjen e Mesme dhe pasojat e mundshme t\u00eb nj\u00eb konflikti me p\u00ebrmasa globale, shtetet e vogla si Kosova gjenden p\u00ebrball\u00eb disa pyetjeve thelb\u00ebsore: sa t\u00eb p\u00ebrgatitura jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb mund t\u2019i l\u00ebkund\u00eb themelet m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27629","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27629"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27629\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}