{"id":27607,"date":"2025-06-23T16:56:13","date_gmt":"2025-06-23T16:56:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/zgjedhjet-e-11-majit-blerja-e-votave-futet-ne-raportin-e-asamblese-parlamentare-te-kie\/"},"modified":"2025-06-23T16:56:13","modified_gmt":"2025-06-23T16:56:13","slug":"zgjedhjet-e-11-majit-blerja-e-votave-futet-ne-raportin-e-asamblese-parlamentare-te-kie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/zgjedhjet-e-11-majit-blerja-e-votave-futet-ne-raportin-e-asamblese-parlamentare-te-kie\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e 11 majit\/ Blerja e votave futet n\u00eb raportin e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb KiE"},"content":{"rendered":"<p>Sipas raportit t\u00eb paraqitur k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. sfondi politik ishte i polarizuar dhe nuk munduan ankesat p\u00ebr intimidime. Raporti evidenton nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb disa aspekte si depolitizimi i administrat\u00ebs zgjedhore, masat\u00a0kund\u00ebr blerjes s\u00eb vot\u00ebs dhe rritja e aksesueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara n\u00eb qendrat e votimit.<\/p>\n<p>Raporti, i prezantuar nga an\u00ebtarja Maria Luz Martinez Seijo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kreut t\u00eb delegacionit Simony Bili.<\/p>\n<p>Raporti vler\u00ebson vot\u00ebn e diaspor\u00ebs duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe q\u00eb u mir\u00ebprit nga emigrant\u00ebt. Votimi elektronik, i aplikuar n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb 10 dhe n\u00eb bashkin\u00eb e Vor\u00ebs, vler\u00ebsohet gjithashtu, por vihet theksi edhe te fakti se disa votues nuk ishin t\u00eb familjarizuar me sistemin dhe komisioner\u00ebt nuk ishin t\u00eb trajtuar mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cU raportuan edhe raste intimidimi dhe nd\u00ebrhyrjeje nga v\u00ebzhguesit e partive, shkelje t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs, si dhe munges\u00eb t\u00eb aksesit p\u00ebr persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e qendrave q\u00eb v\u00ebzhguam nuk ishin t\u00eb aksesueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori\u201d, tha\u00a0Seijo.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Asambleja k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb adresohen rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias dhe t\u00eb OSBE-s\u00eb, depolitizimi i administrat\u00ebs zgjedhore, marrja e masave p\u00ebr t\u00eb parandaluar blerjen e vot\u00ebs dhe p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore nga partia n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Ne sugjerojm\u00eb q\u00eb t\u00eb jepet p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebtyre fushave: adresimi i rekomandimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias dhe t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb plot\u00eb; depolitizimi i administrat\u00ebs zgjedhore, sidomos n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta; marrja e masave p\u00ebr t\u00eb parandaluar blerjen e vot\u00ebs dhe p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore nga partit\u00eb n\u00eb pushtet. Gjithashtu, duhet nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb rritur edukimin politik, p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe t\u00eb kryhet nj\u00eb vler\u00ebsim i duhur i votimit nga jasht\u00eb vendit dhe t\u00eb identifikohen fushat ku mund t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebsaj radhe, Asambleja Parlamentare e KiE u p\u00ebrdor si \u2018aren\u00eb\u2019 p\u00ebrplasjesh p\u00ebr qeverin\u00eb dhe opozit\u00ebn, t\u00eb cilat shfaq\u00ebn q\u00ebndrimet e tyre krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr 11 majin. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb mazhoranc\u00ebs, deputetja Blerina Gjylameti tha se k\u00ebto zgjedhje u njoh\u00ebn si gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, transparente, dhe t\u00eb menaxhuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt, Gjylametit tha se e shohin si nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb \u00e7oj\u00eb para rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n\n<p>\u201cSi kryetare e Delegacionit Shqiptar n\u00eb PACE, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder p\u00ebr mua t\u2019i drejtohem k\u00ebsaj Asambleje, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb populli shqiptar i ka besuar s\u00ebrish Partis\u00eb Socialiste, por sepse mb\u00ebshtetja e tyre e vazhdueshme p\u00ebr socialist\u00ebt, tashm\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt radhazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e fuqishme e p\u00ebrkushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj progresit dhe rrug\u00ebs evropiane\u201d, tha Gjylameti.<\/p>\n\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD, deputetja Albana Vokshi tha se zgjedhjet u ndikuan nga krimi, nd\u00ebrsa akuzoi se u p\u00ebrdor 402 mln euro fonde publike p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota e p\u00ebr t\u00eb manipuluar rezultatin e 11 majit.<\/p>\n<p>\u201c402 milion\u00eb euro fonde publike u keqp\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr blerjen e vot\u00ebs dhe manipulimin e rezultateve. 100 euro bonuse p\u00ebr 750,000 pensionist\u00eb, 42% e votuesve. 200 milion\u00eb euro gjoba t\u00eb falura vet\u00ebm dy dit\u00eb para zgjedhjeve. Vendet e pun\u00ebs, subvencionet dhe aktivitetet e profilit t\u00eb lart\u00eb u kthyen n\u00eb mjete p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb vota\u201d, tha Vokshi.<\/p>\n<p><strong>Fjalimi i plot\u00eb i Albana Vokshit:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr pranin\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ofroi nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr realitetin n\u00eb terren. Raporti njeh shqet\u00ebsime serioze, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb alarmuese.<\/p>\n<p>Kur vota nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, demokracia nuk ekziston. Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb standarde t\u00eb dyfishta p\u00ebr vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe vendet kandidate si Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb konsiderohen zgjedhje demokratike kur shumica e kritereve t\u00eb Kopenhag\u00ebs u shkel\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe brutale? ODIHR e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb. Kur shteti dhe partia n\u00eb pushtet veprojn\u00eb si nj\u00eb, kur kandidat\u00ebt dhe n\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen p\u00ebrmes rrjeteve t\u00eb patronazhit dhe kriminel\u00ebve q\u00eb mbajn\u00eb shenja false t\u00eb v\u00ebzhguesve brenda dhe jasht\u00eb qendrave t\u00eb votimit, nd\u00ebrsa forcat e rendit nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb ose reagojn\u00eb shum\u00eb von\u00eb, madje edhe pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Kur mediat jan\u00eb totalisht t\u00eb kontrolluara. Jav\u00eb para zgjedhjeve, Kryeministri miratoi 138 licenca p\u00ebr kultivimin e kanabisit, 147 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa lejon ligji, duke mbuluar 29,000 hektar\u00eb af\u00ebr kufijve. Partia n\u00eb pushtet sh\u00ebnoi rritje t\u00eb madhe votash n\u00eb k\u00ebto zona. Ky nuk \u00ebsht\u00eb proces demokratik, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>402 milion\u00eb euro fonde publike u keqp\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr blerjen e vot\u00ebs dhe manipulimin e rezultateve. 100 euro bonuse p\u00ebr 750,000 pensionist\u00eb, 42% e votuesve. 200 milion\u00eb euro gjoba t\u00eb falura vet\u00ebm dy dit\u00eb para zgjedhjeve. Vendet e pun\u00ebs, subvencionet dhe aktivitetet e profilit t\u00eb lart\u00eb u kthyen n\u00eb mjete p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb vota.<\/p>\n<p>Vota u ble me parat\u00eb e taksapaguesve gjithashtu. Kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb zgjedhje, por kurr\u00eb nuk kam par\u00eb apo p\u00ebrjetuar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. N\u00eb Vor\u00eb, u k\u00ebrc\u00ebnova n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs nga kriminel\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje dhe trafik droge dhe koleg\u00ebt e mi e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Vajza ime u k\u00ebrc\u00ebnua gjithashtu p\u00ebrpara qendr\u00ebs s\u00eb votimit. Pavar\u00ebsisht thirrjeve n\u00eb polici dhe kall\u00ebzimit zyrtar n\u00eb SPAK, askush nuk reagoi. Ata kriminel\u00eb jan\u00eb ende t\u00eb lir\u00eb dhe un\u00eb kam frik\u00eb deri sa vajza ime t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Prandaj, pyes s\u00ebrish: a jan\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb lira kur kandidat\u00ebt gra duhet t\u00eb p\u00ebrballen me kartele kriminale n\u00eb vend t\u00eb partive politike?<\/p>\n<p>Nuk kam hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur arm\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. M\u00eb \u00ebsht\u00eb mohuar kjo e drejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve mes zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin dhe ministra, me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb q\u00ebndroj e heshtur, e qet\u00eb, por me frik\u00eb? Jo. Duhet t\u00eb flasim p\u00ebr vajzat tona, p\u00ebr familjet tona dhe p\u00ebr \u00e7do grua q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb pa frik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse m\u00eb lejoni vet\u00ebm disa sekonda t\u00eb tjera: n\u00ebse nuk veprojm\u00eb tani, do ia dor\u00ebzojm\u00eb politik\u00ebn atyre q\u00eb mbrohen nga krimi dhe jo nga demokracia. 28 kandidat\u00eb n\u00eb 10 qarqe u mb\u00ebshtet\u00ebn nga grupe kriminale dhe kartele. Mbi 20 prej tyre do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb parlamentin e ardhsh\u00ebm dhe kush e di, ndoshta do t\u00eb ulen edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. Un\u00eb nuk dua q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mision verifikues duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb hetuar ndikimin e krimit dhe d\u00ebshtimet demokratike. Kam dor\u00ebzuar nj\u00eb video t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb plenare, por nuk u transmetua \u2013 prandaj kushdo q\u00eb d\u00ebshiron ta shoh\u00eb, le ta shoh\u00eb vet\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh.<\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje \u00e7do deputeteje t\u00eb k\u00ebsaj salle: nuk duhet ta tolerojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Duhet t\u00eb ngrihemi dhe t\u00eb sigurojm\u00eb nj\u00eb mjedis ku grat\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb me dinjitet.<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zgjedhjet-e-11-majit-blerja-e-votave-futet-ne-raportin-e-asamblese-parlamentare-te-kie\/\">Zgjedhjet e 11 majit\/ Blerja e votave futet n\u00eb raportin e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb KiE<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas raportit t\u00eb paraqitur k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. sfondi politik ishte i polarizuar dhe nuk munduan ankesat p\u00ebr intimidime. Raporti evidenton nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb disa aspekte si depolitizimi i administrat\u00ebs zgjedhore, masat\u00a0kund\u00ebr blerjes s\u00eb vot\u00ebs dhe rritja e aksesueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara n\u00eb qendrat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27607","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27607\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}