{"id":27597,"date":"2025-06-23T16:05:12","date_gmt":"2025-06-23T16:05:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/drejtori-i-ri-i-byrose\/"},"modified":"2025-06-23T16:05:12","modified_gmt":"2025-06-23T16:05:12","slug":"drejtori-i-ri-i-byrose","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/23\/drejtori-i-ri-i-byrose\/","title":{"rendered":"Drejtori i Ri i Byros\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Anila Hoxha\/ <\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00ebse ka nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb do ti q\u00ebndroj\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs mbi pun\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb ne Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja q\u00eb me dha kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja kur e pyeta : si \u00ebsht\u00eb t\u00eb kalosh vettingun?<\/p>\n<p>Tha aty p\u00ebr aty- si t\u00eb kalosh varrin p\u00ebr s\u00eb gjati! P\u00ebrgjigjja lidhej me v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb por edhe analizen q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb funksionari i drejt\u00ebsis\u00eb mbi proceset q\u00eb po kryheshin ndaj sistemit. Duhet ti ket\u00eb par\u00eb problemet n\u00eb sy . Dhe kur pranon q\u00eb ke disa probleme, b\u00ebhesh gati q\u00eb ti zgjidh\u00ebsh ato!<\/p>\n<p>Problemi i radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit, apo FBI -s\u00eb shqiptare. Kur shkrova p\u00ebr mandatin pes\u00eb vjecar t\u00eb drejtuesit t\u00eb BKH, konfliktet mes titullarit dhe drejtuesve te SPAK, ajo q\u00eb po thosha lidhej me vakumet e l\u00ebna n\u00eb ligj, q\u00eb passjellin shum\u00eb forc\u00eb nga m\u00eb kompetenti ndaj m\u00eb pak kompetentit ( vart\u00ebsit), deri ne denigrim apo zhberje\/ zerim te funksionarit m\u00eb pak t\u00eb fuqish\u00ebm.<br \/>\nPublikisht dihet q\u00eb SPAK kishte vendosur si kufi dat\u00ebn 6 qershor , brenda t\u00eb cil\u00ebs garuesit duhet t\u00eb dor\u00ebzonin dokumentacionin ku do shfaqnin ambicien p\u00ebr drejtor BKH. Gjithsej 13 emra, mes tyre kush propogandohet p\u00ebr heroizma t\u00eb pa kryera e kush se i kish pasur duart e lidhura t\u00eb bente ligj.<\/p>\n<p>Nejse.<\/p>\n<p>Tani del q\u00eb SPAK ju jep kohe edhe ca dit\u00eb 11 prej tyre p\u00ebr t\u00eb plotesuar dokumentacioni q\u00eb nuk e kane paraqitur konform ligjit.<\/p>\n<p>Ky eshtw paradoks.<\/p>\n<p>Ti jap\u00ebsh \u201d oksigjen \u201d tej afateve ligjore p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr atyre q\u00eb duhet ta din\u00eb mir\u00eb cfare jane kriteret dhe shkresat, do t\u00eb thot\u00eb ta kthesh ne pazar procesin<br \/>\nN\u00eb mos ka arsye t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat ky proces p\u00ebrmes transparences duhet ti thuhet publikut se p\u00ebrse realisht \u00ebsht\u00eb pezulluar kontrolli i te 13 -ve N\u00ebse ka nj\u00eb krize mes an\u00ebtareve t\u00eb komisionit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes apo cfar\u00eb tjet\u00ebr nuk shkon, duhet th\u00ebn\u00eb. Nuk flitet vet\u00ebm p\u00ebr zgjidhjet por edhe p\u00ebr poblemet.<\/p>\n<p>Ballazi !<br \/>\nVijm\u00eb tek problemet e Ligjit dhe KLP q\u00eb i kam cekur m\u00eb her\u00ebt dhe q\u00eb duke mbyllur syt\u00eb kompetent\u00ebt kjjtojn\u00eb se duke i ardhur anash problemit ai tretet vetvetish\u00ebm<\/p>\n<p>1- N\u00eb dat\u00ebn 06.06.2025, p\u00ebrfundoi afati i kandidimit p\u00ebr postin e Drejtorit t\u00eb BKH-s\u00eb<\/p>\n<p>2 -Kushtetuta me ndryshimet e vitit 2016, kur dhe u konceptua ngritja e nj\u00eb Strukture Hetimi pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, nuk njeh em\u00ebrtimin Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit por Nj\u00ebsin\u00eb e Posa\u00e7me Hetimore (neni 148\/4). Ligjv\u00ebn\u00ebsi n\u00eb ligjin organik Nr.65\/2016, i cili rregullon veprimtarin\u00eb e gjith\u00eb SPAK-ut (Struktura e Posa\u00e7me Anti Korrupsion), ka p\u00ebrcaktuar emrin Byro Komb\u00ebtare e Hetimit (sikund\u00ebr duket n\u00eb p\u00eblqim dhe sinkron me struktur\u00ebn amerikane FBI (Byroja Federale e Hetimit).<\/p>\n<p>3- Ligji p\u00ebrcakton se: \u201cBKH-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb e specializuar e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, q\u00eb vepron vet\u00ebm n\u00ebn drejtimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Drejtori, Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori dhe hetuesit e BKH-s\u00eb g\u00ebzojn\u00eb statusin e oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. 2. Organizimi i brendsh\u00ebm i BKH-s\u00eb rregullohet nga urdhri i p\u00ebrbashk\u00ebt i Drejtorit t\u00eb BKH-s\u00eb dhe Drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. 3. BKH-ja p\u00ebrb\u00ebhet nga drejtori, z\u00ebvend\u00ebsdrejtori, hetuesit dhe punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs\u2026. 4. Organizimi dhe funksionimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore t\u00eb BKH-s\u00eb rregullohet n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb ligj dhe urdhrat e Drejtorit t\u00eb BKH-s\u00eb, me p\u00eblqimin e Drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb \u201d<\/p>\n<p>4 \u2013 Procesi i em\u00ebrimit t\u00eb Drejtorit t\u00eb BKH-s\u00eb rregullohet nga Ligji Nr.95\/2016, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d, nenet 33-35 t\u00eb s\u00eb cilit p\u00ebrcaktojn\u00eb se: (neni 33) \u201cKomisioni i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe dy prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7\u00ebm me m\u00eb shum\u00eb vite eksperienc\u00eb pune si prokuror, pas nj\u00eb procesi rekrutimi t\u00eb hapur dhe transparent, rekomandojn\u00eb nj\u00eb kandidat p\u00ebr Drejtor t\u00eb BKH-s\u00eb, i cili em\u00ebrohet nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb. Drejtori em\u00ebrohet p\u00ebr nj\u00eb mandat 5-vje\u00e7ar, me t\u00eb drejt\u00eb riem\u00ebrimi nj\u00eb her\u00eb. 3. Kandidat\u00ebt p\u00ebr Drejtor t\u00eb BKH-s\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin kushtet e siguris\u00eb t\u00eb nenit 6 t\u00eb k\u00ebtij ligji. Nj\u00eb kandidat nuk mund t\u00eb caktohet n\u00eb detyr\u00eb si Drejtor i BKH-s\u00eb pa p\u00ebrmbushur kushtet e siguris\u00eb dhe kushtet e aft\u00ebsive profesionale\u2026\u201d<\/p>\n<p>5 \u2013 Neni 34 i ligjit p\u00ebrcakton kriteret q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr Drejtor dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet jan\u00eb:<br \/>\n\u201c\u2026-Ka p\u00ebrfunduar ciklin e dyt\u00eb t\u00eb studimeve universitare p\u00ebr drejt\u00ebsi me diplom\u00eb t\u00eb barasvlershme me \u201cMaster i shkencave\u201d, ose arsimin e lart\u00eb policor;<br \/>\n-ka eksperienc\u00eb pune si prokuror, punonj\u00ebs i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit apo Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore ose hetues i Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit;<br \/>\n-ka p\u00ebrvoj\u00eb pune t\u00eb pakt\u00ebn 5 vjet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me veprat penale n\u00eb fush\u00ebn e korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar apo krimeve t\u00eb r\u00ebnda;..\u201d<\/p>\n<p>6 \u2013 Neni 35 i ligjit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm rregullon lirimin nga detyra, shkarkimin dhe pezullimin e drejtorit:<br \/>\n\u201c1. Drejtori i BKH-s\u00eb lirohet nga detyra nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb kur: a) i p\u00ebrfundon mandati; b) jep dor\u00ebheqjen; c) mbush mosh\u00ebn e pensionit. 2. Drejtori i BKH-s\u00eb shkarkohet nga detyra nga KLP-ja, bazuar n\u00eb rekomandimet e Drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me\u201d ( dhe k\u00ebtu p\u00ebrfshihen kriteret)<\/p>\n<p>7 \u2013 Zonja Aida Hajnaj, si Drejtore aktuale me mandat deri n\u00eb dat\u00ebn 31 gusht 2025 e cila ka patur t\u00eb drejt\u00ebn e riem\u00ebrimit edhe nj\u00eb her\u00eb, nuk ka hyr\u00eb n\u00eb gar\u00eb, pasi mban q\u00ebndrimin q\u00eb riem\u00ebrimi duhet t\u00eb b\u00ebhet direkt nga KLP-ja pa nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb re.<br \/>\nSipas ligjit, roli i KLP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i organit t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs q\u00eb em\u00ebron e shkarkon Drejtuesin e BKH-s\u00eb. KLP-ja nuk ka miratuar nj\u00eb rregullore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb drejtorit t\u00eb BKH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb komision ad-hoc me tre prokuror\u00eb t\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Prokuror\u00ebt Z.Kraja, Z.Dibra dhe drejtuar nga drejtuesi i saj, Z.Dumani. Ky komision verifikon plot\u00ebsimin e kushteve ligjore, integritetin, pasurin\u00eb dhe p\u00ebrgatitjen profesionale t\u00eb kandidat\u00ebve. Pas nj\u00eb procesi transparent dhe konkurrues, ai rendit kandidat\u00ebt dhe propozon nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr em\u00ebrim pran\u00eb KLP-s\u00eb.<br \/>\nMegjithat\u00eb nj\u00eb sherr mes tyre dit\u00ebt e fundit duhet t\u00eb ket\u00eb futur n\u00eb kriz\u00eb procesin. Dhe duket se me krizen e shkaktuar shanset p\u00ebr t\u00eb gjetur drejtorin e ri brenda 31 gushtit jan\u00eb t\u00eb pakta.<\/p>\n<p>Dhe vijm\u00eb tek problemi tjet\u00ebr . Pyetja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb :<\/p>\n<p>\u2013 Cili \u00ebsht\u00eb diskrecioni i KLP-s\u00eb dhe kufijt\u00eb e veprimit me kandidaturat e ardhura?<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procedur\u00ebs, komisioni i krijuar nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebrgatit nj\u00eb relacion t\u00eb zgjeruar p\u00ebr gjith\u00eb procedur\u00ebn e ndjekur, rezultatet dhe me renditjen e kandidat\u00ebve sipas merit\u00ebs, dhe propozon nj\u00eb em\u00ebr (si rregull m\u00eb t\u00eb mirin) p\u00ebr em\u00ebrim te KLP-ja.<\/p>\n<p>KLP-ja a ka liri ligjore p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi em\u00ebrimin pasi shqyrton propozimin e ardhur?<br \/>\nDuke qen\u00eb organ kushtetues kolegjial q\u00eb vendos me shumic\u00eb votash, KLP-ja duhet para se ta kaloj\u00eb p\u00ebr miratim n\u00eb seanc\u00eb plenare duhet ta kaloj\u00eb n\u00eb Komision, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb dosjen e kandidatit dhe t\u00eb hartoj\u00eb arsyetimin e p\u00ebrzgjedhjes. Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb: A ka t\u00eb drejt\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb mos e pranoj\u00eb kandidatin e propozuar n\u00ebse gjen se, nuk p\u00ebrmbush standardet e nevojshme t\u00eb integritetit, profesionalizmit apo pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mes list\u00ebs s\u00eb paraqitur? Po n\u00ebse lista vjen n\u00eb KLP me nj\u00eb kandidatur\u00eb?<br \/>\nPersonalisht mbroj iden\u00eb se KLP-ja nuk mund t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm rolin e nj\u00eb noteri dhe nuk \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb em\u00ebroj\u00eb kandidatin e renditur t\u00eb parin dhe t\u00eb propozuar nga komisioni i SPAK-ut. Ajo mund t\u00eb refuzoj\u00eb em\u00ebrimin e nj\u00eb kandidati n\u00ebse vler\u00ebson se, nuk plot\u00ebson kriteret profesionale ose etike. Ligji nuk e detyron KLP-n\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb kandidatin e renditur t\u00eb parin.<\/p>\n<p>N\u00ebse KLP-ja refuzon kandidatin e vet\u00ebm t\u00eb propozuar nga SPAK-u, nuk mund t\u00eb em\u00ebroj\u00eb dik\u00eb tjet\u00ebr vet\u00eb, pasi nuk ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr vet\u00ebpropozim. SPAK-u duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb procedur\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes dhe t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb kandidat t\u00eb ri.<br \/>\nRoli i KLP-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm formal, por substancial. Ligji ka krijuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb nd\u00ebrmjet SPAK-ut dhe KLP-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb drejtimi i BKH-s\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pavarur, i kualifikuar dhe me integritet t\u00eb lart\u00eb profesional. Kjo gj\u00eb gjeneron nj\u00eb ekuilib\u00ebr funksional institucional mes: Autoritetit p\u00ebrzgjedh\u00ebs t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe Autoritetit em\u00ebrues, KLP-s\u00eb. Ky mekaniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci p\u00ebr ndarjen e kompetencave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive institucionale midis k\u00ebtyre dy organeve. Ai i sh\u00ebrben parimit t\u00eb kontrollit dhe balanc\u00ebs, si dhe eviton kapjen e strukturave hetimore nga nj\u00eb dor\u00eb e vetme.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ligji nuk parashikon afate strikte p\u00ebr zgjidhje n\u00ebse refuzohen t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb mbetet n\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk normativ. Gjithashtu krijohet hipotetikisht rrezik p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7 institucional, n\u00ebse KLP-ja me vendim t\u00eb arsyetuar, refuzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kandidat\u00ebt e SPAK-ut dhe nuk ka afate ligjore detyruese p\u00ebr mbylljen e procesit.<br \/>\nSi p\u00ebrfundim a nuk do t\u00eb ishte emergjent miratimi i nj\u00eb rregulloreje t\u00eb brend\u00ebshme nga ana e KLP-s\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb Drejtuesit t\u00eb BKH-s\u00eb dhe a nuk do t\u00eb ishte e udh\u00ebs t\u00eb propozohej edhe ndryshimi ligjor p\u00ebr mbushjen e k\u00ebtij boshll\u00ebku legjislativ?<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/drejtori-i-ri-i-byrose\/\">Drejtori i Ri i Byros\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Anila Hoxha\/ N\u00ebse ka nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb do ti q\u00ebndroj\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs mbi pun\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb ne Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja q\u00eb me dha kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja kur e pyeta : si \u00ebsht\u00eb t\u00eb kalosh vettingun? Tha aty p\u00ebr aty- si t\u00eb kalosh varrin p\u00ebr s\u00eb gjati! P\u00ebrgjigjja lidhej me v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27597","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27597"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27597\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}