{"id":27411,"date":"2025-06-22T13:08:35","date_gmt":"2025-06-22T13:08:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/22\/edhe-pas-bombardimit-amerikan-irani-refuzon-negociatat\/"},"modified":"2025-06-22T13:08:35","modified_gmt":"2025-06-22T13:08:35","slug":"edhe-pas-bombardimit-amerikan-irani-refuzon-negociatat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/22\/edhe-pas-bombardimit-amerikan-irani-refuzon-negociatat\/","title":{"rendered":"Edhe pas bombardimit amerikan, Irani refuzon negociatat"},"content":{"rendered":"<p>Teherani hodhi posht\u00eb thirrjet urgjente t\u00eb Per\u00ebndimit p\u00ebr rikthim n\u00eb negociata dhe theksoi t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje, duke paralajm\u00ebruar p\u00ebr \u201cpasoja t\u00eb rrezikshme\u201d pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet amerikane kishin p\u00ebr q\u00ebllim \u201cshkat\u00ebrrimin\u201d e objekteve kryesore b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Izraeli dhe Irani shk\u00ebmbyen sulme t\u00eb reja me raketa her\u00ebt m\u00eb 22 qershor, n\u00eb or\u00ebt pas sulmeve amerikane, nd\u00ebrsa ministri i Jasht\u00ebm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se Teherani \u201ci rezervon vetes t\u00eb gjitha opsionet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e vet\u201d, pas asaj q\u00eb e quajti nj\u00eb hap \u201ct\u00eb turpsh\u00ebm\u201d t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb, Antonio Guterres, paralajm\u00ebroi p\u00ebr \u201crrezik n\u00eb rritje q\u00eb ky konflikt mund t\u00eb dal\u00eb shpejt jasht\u00eb kontrollit\u201d, teksa frika p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjer\u00eb u shtua pas bombardimeve q\u00eb SHBA-ja kreu gjat\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/22\/basti-i-trump-me-sulmet-e-impianteve-berthamore-te-iranit\/\">Basti i Trump me sulmet e impianteve b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb bot\u00ebror\u00eb b\u00ebn\u00eb thirrje p\u00ebr rifillim t\u00eb negociatave p\u00ebr programin b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit, me disa n\u00eb Per\u00ebndim q\u00eb theksuan se Irani nuk duhet t\u00eb lejohet t\u00eb prodhoj\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>Por, ministri i Jasht\u00ebm iranian, Abbas Araqchi, i hodhi posht\u00eb thirrjet p\u00ebr bisedime, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara \u201ckaluan nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe shum\u00eb t\u00eb madhe duke sulmuar objektet b\u00ebrthamore\u201d dhe se administrata Trump \u201cmban p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb vetme p\u00ebr pasojat e rrezikshme dhe implikimet e gjera t\u00eb k\u00ebtij akti agresioni\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDera p\u00ebr diplomaci duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e hapur\u201d, tha Araqchi n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp n\u00eb Stamboll, \u201cpor ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti p\u00ebr momentin\u201d. Ai shtoi se Irani \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sulm dhe do t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje p\u00ebr aq koh\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb e nevojshme, por nuk zbuloi se \u00e7far\u00eb masash do t\u00eb marr\u00eb Irani n\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj sulmeve t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Araqchi tha se do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb drejt Mosk\u00ebs m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs dhe do t\u00eb takohet m\u00eb 23 qershor me presidentin rus, Vladimir Putin, oferta e fundit e t\u00eb cilit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar n\u00eb negociatat me Teheranin ishte refuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive nga Trumpi.<\/p>\n<p>\u201cRusia \u00ebsht\u00eb partnere e jona dhe ne gjithmon\u00eb konsultohemi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Trump deklaroi se sulmet ishin nj\u00eb \u201csukses spektakolar ushtarak\u201d, duke th\u00ebn\u00eb se bombarduesit amerikan\u00eb kishin goditur objektet b\u00ebrthamore n\u00eb Fordo, Natanz dhe Isfahan n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Izraelin p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar programin b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit, pasi diplomacia nuk e kishte bindur Teheranin t\u00eb kthehej n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi yn\u00eb ishte shkat\u00ebrrimi i kapaciteteve t\u00eb pasurimit b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit dhe ndalimi i k\u00ebrc\u00ebnimit b\u00ebrthamor q\u00eb paraqet sponsori num\u00ebr nj\u00eb shtet\u00ebror i terrorizmit n\u00eb bot\u00eb\u201d, tha Trump n\u00eb nj\u00eb fjalim drejtuar kombit nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmet ndodh\u00ebn n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb 22 qershorit sipas koh\u00ebs lokale t\u00eb Iranit, por ishte ende 21 qershor n\u00eb Uashington kur foli presidenti amerikan.<\/p>\n<p>Nuk pati raportime t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr ndonj\u00eb sulm iranian ndaj interesave amerikane n\u00eb Lindjen e Mesme apo gjetk\u00eb, por Korpusi i Gard\u00ebs Revolucionare Islamike t\u00eb Iranit tha se kishte l\u00ebshuar 40 raketa drejt Izraelit m\u00ebngjesin e 22 qershorit, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb nga raketat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha balistike q\u00eb ka Teherani, Khorramshahr-4.<\/p>\n<p>Ministria izraelite e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb tha se mbi 80 persona u plagos\u00ebn nga sulmet iraniane gjat\u00eb nat\u00ebs, mbi 70 prej tyre me l\u00ebndime t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Ushtria izraelite deklaroi se kishte kryer \u201cnj\u00eb seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake n\u00eb Iranin per\u00ebndimor\u201d dhe se kishte bombarduar dy avion\u00eb F-5 n\u00eb aeroportin Dezful.<\/p>\n<p>Irani nuk ka pranuar se ndonj\u00eb avion i \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar q\u00eb nga nisja e sulmeve izraelite ndaj Republik\u00ebs Islamike m\u00eb 13 qershor.<\/p>\n<h4>Si reagoi bota?<\/h4>\n<p>Pas goditjeve t\u00eb SHBA-s\u00eb, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb, Antonio Guterres, tha se ishte \u201cthell\u00ebsisht i alarmuar\u201d nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi.<\/p>\n<p>\u201cEkziston nj\u00eb rrezik n\u00eb rritje q\u00eb ky konflikt t\u00eb dal\u00eb shpejt jasht\u00eb kontrollit \u2013 me pasoja katastrofike p\u00ebr civil\u00ebt, rajonin dhe bot\u00ebn\u201d, tha Guterres.<\/p>\n<p>Kreu i Agjencis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Energji B\u00ebrthamore (IAEA), Rafael Grossi, tha se do t\u00eb th\u00ebrras\u00eb nj\u00eb mbledhje urgjente t\u00eb Bordit t\u00eb Guvernator\u00ebve m\u00eb 23 qershor, \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs urgjente n\u00eb Iran\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili s\u00eb bashku me BE-n\u00eb, Franc\u00ebn dhe Gjermanin\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje jav\u00ebn e kaluar p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje diplomatike me Iranin, i b\u00ebri thirrje Teheranit t\u00eb rikthehet n\u00eb negociata.<\/p>\n<p>\u201cIranit nuk duhet t\u2019i lejohet kurr\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore dhe SHBA-ja ka nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar at\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim\u201d, tha Starmer.<\/p>\n<p>Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi gjithashtu se \u201cIrani nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb bomb\u00eb\u201d b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>\u201cTani \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb Irani t\u00eb angazhohet n\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb besueshme diplomatike\u201d, tha ajo. \u201cTryeza e negociatave \u00ebsht\u00eb i vetmi vend ku mund t\u00eb zgjidhet kjo kriz\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, p\u00ebrg\u00ebzoi Trumpin p\u00ebr sulmet e \u201cguximshme\u201d, duke i quajtur ato nj\u00eb moment historik q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb Lindjen e Mesme drejt paqes.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb lumt\u00eb president Trump. Vendimi juaj i guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb goditur objektet b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit me forc\u00ebn e drejt\u00eb dhe t\u00eb fuqishme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara do t\u00eb ndryshoj\u00eb historin\u00eb\u201d, tha Netanyahu n\u00eb nj\u00eb video-adresim.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Trump dhe un\u00eb shpesh themi: paqe p\u00ebrmes forc\u00ebs. S\u00eb pari vjen forca, pastaj paqja\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme ruse tha se Moska \u201ce d\u00ebnon fuqish\u00ebm\u201d bombardimin nga SHBA, t\u00eb cilin e quajti \u201ct\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u201d dhe \u201cshkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim i rreziksh\u00ebm ka nisur, i cili mund t\u00eb minoj\u00eb m\u00eb tej sigurin\u00eb rajonale dhe globale\u201d, tha ministria n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet arabe t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme k\u00ebrkuan shmangien e p\u00ebrshkall\u00ebzimit, disa duke d\u00ebnuar sulmet e SHBA-s\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb duke mos u shprehur qart\u00eb.<\/p>\n<p>SHBA-ja ka baza ushtarake n\u00eb Katar, Kuvajt, Arabin\u00eb Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nd\u00ebrsa Bahrejni \u00ebsht\u00eb selia e Flot\u00ebs s\u00eb 5-t\u00eb t\u00eb Marin\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Turqia paralajm\u00ebroi se k\u00ebto sulme mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb konfliktin Iran-Izrael n\u00eb nj\u00eb nivel global, q\u00eb si\u00e7 tha, mund t\u00eb ket\u00eb pasoja \u201ckatastrofike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto zhvillime mund t\u00eb nxisin q\u00eb konflikti rajonal t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet n\u00eb nivel global. Ne nuk duam q\u00eb nj\u00eb skenar i till\u00eb katastrofik t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, tha Ministria e Jashtme turke, duke shprehur \u201cshqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr pasojat e mundshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb X, kryeministri indian Narendra Modi tha se n\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, kishte shprehur \u201cshqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzimin e fundit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRip\u00ebrs\u00ebrita thirrjen ton\u00eb p\u00ebr uljen e menj\u00ebhershme t\u00eb tensioneve, dialog dhe diplomaci si rrug\u00ebdalje dhe p\u00ebr rivendosjen e hershme t\u00eb paqes dhe stabilitetit n\u00eb rajon\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb SHBA, senatori republikan nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, mir\u00ebpriti sulmet amrikane.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte zgjedhja e duhur. Regjimi e meritonte. Shum\u00eb mir\u00eb, president Trump\u201d, shkroi Graham n\u00eb X.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb goditur Iranin mund t\u00eb jet\u00eb politikisht i rreziksh\u00ebm p\u00ebr Trumpin, i cili fitoi presidenc\u00ebn vitin e kaluar me premtimin p\u00ebr t\u00eb mbajtur SHBA-n\u00eb larg konflikteve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb koalicionit \u201cMake America Great Again\u201d e kishin k\u00ebshilluar Trumpin t\u00eb mos p\u00ebrfshinte drejtp\u00ebrdrejt ushtrin\u00eb amerikane n\u00eb sulme ndaj Iranit.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/22\/edhe-pas-bombardimit-amerikan-irani-refuzon-negociatat\/\">Edhe pas bombardimit amerikan, Irani refuzon negociatat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teherani hodhi posht\u00eb thirrjet urgjente t\u00eb Per\u00ebndimit p\u00ebr rikthim n\u00eb negociata dhe theksoi t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje, duke paralajm\u00ebruar p\u00ebr \u201cpasoja t\u00eb rrezikshme\u201d pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet amerikane kishin p\u00ebr q\u00ebllim \u201cshkat\u00ebrrimin\u201d e objekteve kryesore b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27411","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27411\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}