{"id":27397,"date":"2025-06-22T13:29:07","date_gmt":"2025-06-22T13:29:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/22\/financoi-vrasjen-e-albi-bashaliut-dhe-u-arrestua-ne-britani-kush-eshte-lili-i-lushnjes\/"},"modified":"2025-06-22T13:29:07","modified_gmt":"2025-06-22T13:29:07","slug":"financoi-vrasjen-e-albi-bashaliut-dhe-u-arrestua-ne-britani-kush-eshte-lili-i-lushnjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/22\/financoi-vrasjen-e-albi-bashaliut-dhe-u-arrestua-ne-britani-kush-eshte-lili-i-lushnjes\/","title":{"rendered":"Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua n\u00eb Britani, kush \u00ebsht\u00eb \u201cLili\u201d i Lushnj\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Personi q\u00eb shihni n\u00eb foton e m\u00ebposhme \u00ebsht\u00eb Lorenc Lala, i cili n\u00eb Lushnj\u00eb njihet shkurtimisht me emrin \u201cLili\u201d.<\/p>\n\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Lala u arrestua n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, pasi struktura e posa\u00e7me SPAK ka l\u00ebshuar nj\u00eb mandate arresti si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa ngjarje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb grupin kriminal t\u00eb drejtuar nga Laert Haxhiu.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmia e Artan Tafanit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Artan Tafanit, bashk\u00ebpuntorit t\u00eb Prokuroris\u00eb, Lala, \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb ka porositur dhe financuar vrasjen p\u00ebr gjakmarje t\u00eb Bashaliut n\u00eb Peqin.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Albi Bashaliun, erdhi 6 muaj pasi Artan Tafani refuzoi urdh\u00ebrin e Laert Haxhiut p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb muajin qershor 2021 an\u00ebtarin e band\u00ebs s\u00eb Lushnj\u00ebs, Rexhep Gin\u00ebn.<\/p>\n<p>6 muaj pas refuzimit, n\u00eb muajin dhjetor 2021, Artan Tafani, ka mar\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr porosi, p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb vrasje n\u00eb Peqin.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr eleminimin e Albi Bashaliut, i cili ishte v\u00ebllai i Leonard Bashaliut, q\u00eb n\u00eb 2021 vrau me arm\u00eb zjarri 44-vje\u00e7arin Albert Xhahysa, pronar i nj\u00eb studio \u201cTv Kabllor\u201d n\u00eb Pajov\u00eb t\u00eb Peqinit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje Leonard Bashaliu \u00ebsht\u00eb deklaruar fajtor dhe d\u00ebnuar me 18 vite burgim.<\/p>\n<p>Para grupit t\u00eb hetimit Tafani, ka pranuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje jan\u00eb paguar 50 mij\u00eb euro dhe pages\u00ebn e kan\u00eb mar\u00eb p\u00ebrmes, Lorenc Lal\u00ebs alias \u201cLilit\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026un\u00eb kam marr\u00eb 20.000 euro, \u201cLuli\u201d ka mar\u00eb 20.000 euro dhe Laerti 10.000 euro. Pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb pjes\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb babai i Laertit 10.000 Euro dhe na tha q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb sasi lek\u00ebsh \u201cLili\u201d. Kurse pjes\u00ebn tjet\u00ebr ka shkuar e ka marr\u00eb Luli disa her\u00eb tek nj\u00eb lavazh q\u00eb ndodhet tek \u201cDelijorgji\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Pagesat p\u00ebr ngjarje tek ky lavazh liheshin zakonisht dhe mesa di un\u00eb k\u00ebt\u00eb lavazh e ka nj\u00eb person nga Lushnja. Pagesat lihen tek roja ose ndonj\u00eb punonj\u00ebs i lavazhit. \u201cLili\u201d, i kishte th\u00ebn\u00eb Laertit q\u00eb lek\u00ebt i dha vet\u00eb ai nga xhepi tij sepse djemt\u00eb e Ylber Xhahys\u00ebs nuk kishin financa edhe pse e kishin ato hasm\u00ebrin\u00eb me familjen Bashaliu\u2026.\u201d-ka pohuar Tafani.<\/p>\n<p>P\u00ebr vrasjen e Bashaliut, Lulzim Arapi ka shkuar n\u00eb Pogradec duke bler\u00eb tek Bledar Berberi nj\u00eb arm\u00eb pistolet\u00eb tip \u201cTT\u201d, nd\u00ebrsa grupi ka p\u00ebrdorur dy automjete tip \u201cAudi\u201d q\u00eb ja kishin mar\u00eb Ligor Roman\u00e7k\u00ebs alias \u201cGoles\u201d dhe nj\u00eb Benz t\u00eb Zi me targa greke q\u00eb ishte i Mario Diamantit, i cili n\u00eb 16 n\u00ebntor 2021 u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Mario Diamanti, \u00ebsht\u00eb kush\u00ebriri i \u201cXhinos\u201d Juxhin Bajramit, personi q\u00eb u kap me Laert Haxhiun n\u00eb Janin\u00eb, tani s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>\u201c\u2026rreth muajit dhjetor t\u00eb vitit 2021, Laert Haxhiu m\u00eb thot\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb porosi nga shtetasi Ilirjan (Lorenc) Lala, i cili jeton n\u00eb Lushnj\u00eb dhe e th\u00ebrrasin \u201cLili\u201d q\u00eb do kryhej nj\u00eb vrasje n\u00eb Peqin. \u201cLili\u201d k\u00ebt\u00eb vrasje e kishte porositur pasi mesa di un\u00eb, Lili \u00ebsht\u00eb kush\u00ebri i dy djemve nga Peqini, t\u00eb cil\u00ebve po at\u00eb vit i kishin vrar\u00eb babain n\u00eb Peqin me mbiem\u00ebr Xhahysa dhe ata e donin vrasjen e tij p\u00ebr hakmarje\u2026\u201d-ka treguar n\u00eb prokurori Artan Tafani.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim k\u00ebt\u00eb vrasje, 10 dit\u00eb para kryerjes s\u00eb krimit Artan Tafani, ka shkuar n\u00eb Peqin me nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb me qera dhe ka takuar, Enriko Xhahysa, i cili sipas Tafanit ishte si konstrukt i shkurt\u00ebr dhe i b\u00ebsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Enriko Xhahysa, ka hipur n\u00eb makin\u00ebn e Artan Tafanit dhe \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb makin\u00ebs. Xhahysa, i ka treguar Tafanit n\u00eb makin\u00eb q\u00eb v\u00ebllai i personit q\u00eb do vritej, i kishte vrar\u00eb babain disa muaj m\u00eb par\u00eb dhe kishte shum\u00eb mllef ndaj tij.<br \/>\nM\u00eb tej Enriko Xhahysa, i ka pohuar sht\u00ebpin\u00eb e personit q\u00eb do vritej, rrug\u00ebt ku ai kalonte dhe vendet q\u00eb frekuentonte.<\/p>\n<p>\u201c\u2026kemi qendruar bashk\u00eb disa minuta dhe m\u00eb pas, e kam l\u00ebn\u00eb atje ku e mora dhe kam ikur p\u00ebr n\u00eb Lushnj\u00eb. Personin q\u00eb do vrisja ma ka treguar Laerti n\u00eb nj\u00eb video, e cila i ishte d\u00ebrguar atij nga \u201cLili\u201d dhe mbaj mend q\u00eb personi qe do vritej e kishte mbiemrin \u201cBashaliu\u201d. Enriko, njoftonte \u201cLilin\u201d p\u00ebr l\u00ebvizjet e Bashaliut (viktim\u00ebs) i cili m\u00eb pas mora vesh q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb informatat \u201cLilit\u201d q\u00eb koh\u00ebt e fundit Albi Bashaliu, po shkonte tek i njejti lokal, t\u00eb cilin ma tregoi edhe mua dit\u00ebn q\u00eb e takova dhe vrasjen mund ta b\u00ebnim atje. Gjithashtu Laerti m\u00eb tha q\u00eb Bashaliu, kishte nj\u00eb makin\u00eb \u201cVolks\u00ebagen Caddy\u201d t\u00eb bardh\u00eb, m\u00eb dha dhe targat por nuk i mbaj mend p\u00ebr momentin\u2026\u201d-ka treguar Artan Tafani n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Vras\u00ebsi me pages\u00eb ka shkuar n\u00eb dat\u00eb 26 dhjetor 2021 pasdite n\u00eb Peqin pasi kishte planifikuar, q\u00eb vrasjen ta b\u00ebnte at\u00eb nat\u00eb. N\u00eb Peqin e ka \u00e7uar Lulzim Arapi, me nj\u00eb benz gri me targa greke q\u00eb ja kishte sjell\u00eb Laerti. Ai, Tafani ka pritur disa or\u00eb por nuk e ka par\u00eb Albin t\u00eb dilte apo t\u00eb hynte n\u00eb sht\u00ebpi. Prandaj vendosi t\u00eb largohej dhe vrasja e Albi Bashaliut t\u00eb mos b\u00ebhej at\u00eb nat\u00eb, duke u kthyer n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026at\u00eb nat\u00eb kam b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb me Laertin, sepse u m\u00ebrzit q\u00eb nuk u b\u00eb vrasja. Enriko, ma tregoi dit\u00ebn kur u takuam nj\u00eb nga lokalet ku pinte kafe Albi, i cili ishte ai lokal, ku u b\u00eb dhe vrasja m\u00eb pas. Prandaj u vendos q\u00eb vrasja do kryhej m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 27 dhjetor 2021 dhe do ta prisnim te ai lokal. N\u00eb dark\u00eb, pasi u ktheva nga Peqini kam shkuar me Laert Haxhiun dhe Lulin n\u00eb nj\u00eb parking n\u00eb \u201cAstir\u201d dhe aty kishim nj\u00eb automjet \u201cAudi\u201d q\u00eb e kishim p\u00ebr ngjarje. Mesa m\u00eb tha Laerti, k\u00ebt\u00eb makin\u00eb ia kishte siguruar Ligor Roma\u00e7ka ose sic i th\u00ebrrasin n\u00eb Kor\u00e7\u00eb me nofk\u00ebn \u201cGolja\u201d. Vendos\u00ebm q\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vrasjen, do shkonim n\u00eb Peqin me k\u00ebt\u00eb \u201cAudi\u201d. Por kur ishim n\u00eb dark\u00eb te parkingu, \u201cAudi\u201d nuk po ndizej dhe kemi qendruar deri n\u00eb or\u00ebn 1 t\u00eb nat\u00ebs duke tentuar ta ndezim. I kemi vendosur kapikorda makin\u00ebs dhe m\u00eb pas ajo u ndez\u2026\u201d-ka pohuar Artan Tafani.<\/p>\n<p>Kur jan\u00eb nisur n\u00eb Peqin me vete mor\u00ebn dy arm\u00eb, Tafani kishte nj\u00eb pistolet\u00eb \u201cMiniblo\u00eb\u201d 22-she dhe nj\u00eb arm\u00eb tjet\u00ebr tip \u201cTT\u201d q\u00eb \u201cLuli\u201d ja kishte bler\u00eb Bledar Berberit n\u00eb Pogradec, disa dit\u00eb para ngjarjes.<\/p>\n<p>\u201c\u2026bashk\u00eb me Lulin, n\u00eb 27 dhjetor 2021 kemi arritur n\u00eb Peqin rreth or\u00ebs 04:00 t\u00eb m\u00ebngjesit. Kemi parkuar af\u00ebr lokalit ku u b\u00eb vrasja dhe kemi pritur aty. Dit\u00ebn e ngjarjes un\u00eb kam patur veshur tuta sportive t\u00eb zeza, nj\u00eb triko gri me kapu\u00e7 dhe nj\u00eb jelek t\u00eb zi pa m\u00ebng\u00eb, kisha edhe mask\u00eb \u201cCovid-19\u201d. Jeleku i zi \u00ebsht\u00eb i njejti jelek q\u00eb kam veshur n\u00eb ngjarjen e 16 tetorit 2021 n\u00eb Lushnj\u00eb, kur vram\u00eb Elton Mermalin. E mbaja k\u00ebt\u00eb jelek sepse kishte shum\u00eb xhepa mbrapa dhe ishte praktik p\u00ebr t\u00eb futur gj\u00ebra. Kurse Luli kishte veshur xhinse dhe nj\u00eb xhup n\u00eb ngjyr\u00eb mjalti t\u00eb err\u00ebt. Si\u00e7 thash\u00eb kemi pritur pran\u00eb lokalit, brenda makin\u00ebs derisa erdhi Albi Bashaliu n\u00eb m\u00ebngjes rreth or\u00ebs 08:00, i cili erdhi me automjet \u201cVolks\u00ebagen Caddy\u201d t\u00eb bardh\u00eb. Prit\u00ebm sa Albi parkoi makin\u00ebn e tij dhe n\u00eb momentin q\u00eb ai doli, un\u00eb kam dal\u00eb nga makina dhe me arm\u00ebn \u201cTT\u201d i kam gjuajtur 6 her\u00eb. Mesa kujtoj sepse aq fishek\u00eb kishte arma. Dy t\u00eb parat ia gjuajta n\u00eb gjoks, dy nga pas kur po kthehej mbrapsh dhe dy t\u00eb tjerat po nga pas, pasi ishte rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb\u2026\u201d-rr\u00ebfen Artan Tafani.<\/p>\n<p>Pasi e q\u00eblluan dhe Albi Bashaliu \u00ebsht\u00eb shembur i pajet\u00eb n\u00eb tok\u00eb, Lulzim Arapi, ka tentuar t\u00eb ndezi makin\u00ebn \u201cAudi\u201d, por mjeti nuk ndizej.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Luli m\u00eb tha q\u00eb nuk ndizet dhe un\u00eb i thash\u00eb ta digite aty\u2026\u201d-tregon Tafani.<\/p>\n<p>Ata kishin mar\u00eb dy bidona me benzin\u00eb dhe nj\u00ebri nga bidonat e p\u00ebrdor\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb djegur \u201cAudin\u201d. Gjat\u00eb v\u00ebnies s\u00eb zjarrit, \u201cLulit\u201d i \u00ebsht\u00eb djegur xhupi. Nd\u00ebrsa Tafani, ka shkuar tek trupi i pajet\u00eb i Albi Bashaliut, dhe i ka mar\u00eb \u00e7el\u00ebsat e makin\u00ebs \u201cCaddy\u201d me t\u00eb cil\u00ebn ai erdhi dhe cel\u00ebsat i mbante n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026n\u00eb fillim i kontrollova rrobat p\u00ebr \u00e7el\u00ebsat, por s\u2019i gjeta dhe pastaj pash\u00eb q\u00eb i kishte n\u00eb dor\u00eb. Plani ishte q\u00eb Luli, do ndizte \u201cAudin\u201d dhe do e ngisja un\u00eb sepse \u201cLuli\u201d nuk i jep shum\u00eb mir\u00eb makin\u00ebs por duke qen\u00eb se \u201cAudi\u201d nuk u ndez, pasi mora \u00e7el\u00ebsat e \u201cCaddyt\u201d un\u00eb hipa si shofer dhe \u201cLuli\u201d si pasagjer dhe u larguam me \u201cCaddyn\u201d. Kur po merrja \u00e7el\u00ebsat nga dora e viktim\u00ebs, mbaj mend q\u00eb nga lokali ka dal\u00eb ni\u00eb burr\u00eb g\u00eb po shikonte dhe atij i kam b\u00ebrtitur duke i th\u00ebn\u00eb: \u201c\u2026Hyr brenda se t\u00eb q***a robt\u2026\u201d-ka pohuar Tafani.<\/p>\n<p>Ai ka hyr\u00eb brenda n\u00eb ambjentet e lokalit, duke i k\u00ebrc\u00ebnuar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit me arm\u00eb dhe m\u00eb pas i ka shtrir\u00eb p\u00ebr tok\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa jan\u00eb larguar me shpejt\u00ebsi me \u201cCadyn\u201d e viktim\u00ebs, ata kan\u00eb shkuar tek vendi ku kishin l\u00ebn\u00eb makin\u00ebn tip \u201cBenz Mercedez\u201d n\u00eb Vil\u00eb- Boshtov\u00eb. N\u00eb fillim Tafani ka \u00e7uar \u201cLulin\u201d te vendi, ku ishte makina Benz dhe m\u00eb pas i vet\u00ebm ka shkuar duke fshehur \u201cCaddyn\u201d e Albi Bashaliut,tek nj\u00eb vend n\u00eb \u201cVil\u00eb-Bashtov\u00eb\u201d, aty ku dhe e gjeti Policia makin\u00ebn t\u00eb padjegur.<\/p>\n<p>\u201c\u2026pasi lash\u00eb makin\u00ebn aty shkova n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe u takova me Lulin dhe hipa tek benzi. Arm\u00ebn e vog\u00ebl, e mbajta sepse nuk e p\u00ebrdora dhe nuk kisha pse e hidhja. Kurse arm\u00ebn tip \u201cTT\u201d q\u00eb b\u00ebra vrasjen e kemi \u00e7montuar dhe e kemi hedhur pjes\u00eb pjes\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishim n\u00eb automjet duke ecur dhe i hidhnim nga dritarja e mjetit. Pjes\u00ebt e arm\u00ebs i kemi hedhur pasi kishim marr\u00eb Benzin me targa greke dhe i kemi hedhur diku nga ferrat e \u201cGolemit\u201d, kur ishim n\u00eb ecje. N\u00ebse m\u00eb d\u00ebrgoni atje mund t\u2019jua tregoj vendin ku jan\u00eb hedhur, sepse i kam hedhur vet\u00eb pasi benzin, po e ngiste Luli. Dua t\u00eb them se pasi lash\u00eb \u201cCaddyn\u201d un\u00eb isha pa doreza por para se t\u00eb ikja me nj\u00eb cop\u00eb prej leshi kam fshir\u00eb pjes\u00ebt e makin\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb dilnin gjurm\u00ebt. Cigare nuk kam konsumuar tek \u201cCaddy\u201d as un\u00eb e as Luli, pasi Luli nuk pi duhan. M\u00eb pas kemi shkuar n\u00eb Tiran\u00eb dhe Benzin e kemi l\u00ebn\u00eb te nj\u00eb parking n\u00eb \u201cAstir\u2026\u201d-ka r\u00ebfyer Artan Tafani.<\/p>\n<p>Pasi kryem vrasjen Lulzim Arapi ka njoftuar p\u00ebrmes aplikacionit \u201cEncro Chat\u201d, Laert Haxhiun, se kishim mbaruar pun\u00eb. Nd\u00ebrsa para se t\u00eb ikte n\u00eb Greqi k\u00ebt\u00eb her\u00ebn e fundit, Laert Haxhiu na i ka mbledhur arm\u00ebt e \u00e7far\u00eb kishin, p\u00ebrfshir\u00eb dhe pistolet\u00ebn \u201cMiniBlow\u201d q\u00eb Tafani kishte me vete dit\u00ebn e vrasjes s\u00eb Albi Bashaliut.\/ Ora News<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/financoi-vrasjen-e-albi-bashaliut-dhe-u-arrestua-ne-britani-kush-eshte-lili-i-lushnjes\/\">Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua n\u00eb Britani, kush \u00ebsht\u00eb \u201cLili\u201d i Lushnj\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Personi q\u00eb shihni n\u00eb foton e m\u00ebposhme \u00ebsht\u00eb Lorenc Lala, i cili n\u00eb Lushnj\u00eb njihet shkurtimisht me emrin \u201cLili\u201d. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Lala u arrestua n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, pasi struktura e posa\u00e7me SPAK ka l\u00ebshuar nj\u00eb mandate arresti si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa ngjarje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb grupin kriminal t\u00eb drejtuar nga Laert [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27397","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27397"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27397\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}