{"id":2737,"date":"2024-11-03T06:57:55","date_gmt":"2024-11-03T06:57:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/03\/ervin-salianji-leter-nga-burgu-nje-pergjigje-e-detyruar-per-gojeperdalin-e-surrelit\/"},"modified":"2024-11-03T06:57:55","modified_gmt":"2024-11-03T06:57:55","slug":"ervin-salianji-leter-nga-burgu-nje-pergjigje-e-detyruar-per-gojeperdalin-e-surrelit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/03\/ervin-salianji-leter-nga-burgu-nje-pergjigje-e-detyruar-per-gojeperdalin-e-surrelit\/","title":{"rendered":"Ervin Salianji let\u00ebr nga burgu: Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e detyruar p\u00ebr goj\u00ebp\u00ebrdalin e Surrelit!"},"content":{"rendered":"<p>Ervin Salianji i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me nj\u00eb let\u00ebr nga burgu deklaratave t\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb lidhje me d\u00ebnimin e tij. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Rama gjat\u00eb nj\u00eb interviste televizive, tha se Salianji p\u00ebrdori mandatin e deputetit p\u00ebr t\u00eb degjeneruar publikisht kund\u00ebrshtarin politik.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e tij Salianji thekson se reagimi i Ram\u00ebs ndaj tij tregon jo vet\u00ebm mllef e urrejtje, por se ka urdh\u00ebruar gjykat\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb shkruar vendimin e burgosjes politike.<\/p>\n<h4><strong>LETRA<\/strong><\/h4>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jeta e qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb gjymtuar trishtuesh\u00ebm nga varf\u00ebria e pamund\u00ebsia, nga shtypja e diskriminimi i lloj-llojsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb etja p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb dyert e institucioneve nuk po shuhet dot nga propoganda, goj\u00ebp\u00ebrdali i Surrelit gjen koh\u00eb t\u00eb merret me nj\u00eb \u00e7eshtje q\u00eb gjyqtar\u00ebt e urdh\u00ebruar prej tij ende nuk e kan\u00eb zbardhur dhe arsyetuar!<\/p>\n<p>Reagimi i tij ndaj meje n\u00eb nj\u00eb dalje televizive me mllef e urrejtje, vazhdon t\u00eb jet\u00eb urdhri ndaj mjeran\u00ebve vart\u00ebs n\u00eb gjykat\u00eb, se \u00e7far\u00eb dhe si t\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb vendimin e burgosjes politike. Pra dhe mas\u00ebn e debimit dhe arsyetimin e dikton ai. E kuptoj q\u00eb i dhemb shum\u00eb kur i prek krimin dhe grupet kriminale t\u00eb lidhura me t\u00eb, e kuptueshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb urrehet n\u00eb mas\u00eb do k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb me mesazhe mafioze t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb panik e frik\u00eb, por puna e do q\u00eb t\u00eb jesh dhe pak bind\u00ebs e i besuesh\u00ebm. Dhe keshtu nuk behesh kur thua se denoncimi qenka krim dhe jo trafiku i drog\u00ebs, korrupsioni apo vrasjet!<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00eb un\u00eb jam i ri, drejtuesi politik m\u00eb i ri, deputeti i vet\u00ebm nd\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb rimora mandat pas 2017. Pushtet t\u00eb asnj\u00eb lloji nuk kam pasur, as kam administruar fonde publike dhe as kam b\u00ebr\u00eb kompromise, apo pazar p\u00ebr t\u00eb heshtur, mbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pavaresisht kostove!<\/p>\n<p>Edhe pse e meriton p\u00ebrgjigjen me t\u00eb njejt\u00ebn gjuh\u00eb halabaku q\u00eb ai perdori, do t\u00eb doja si p\u00ebrher\u00eb t\u00eb b\u00ebj luft\u00eb politike n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e dinjitetit dhe argumentit, si\u00e7 gjithnj\u00eb jam p\u00ebrpjekur.<br \/>\nDua ta theksoj q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend si yni q\u00eb digjet nga padrejt\u00ebsia t\u00eb proklamosh se denoncimi qenka problemi m\u00eb i madh dhe nd\u00ebshkimi i atij q\u00eb denoncon lajmi m\u00eb i mir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 defi\u00e7itit human, tregon dhe semundje patologjike tiranuc\u00ebsh!<\/p>\n<p>Me nj\u00eb lig\u00ebsi diabolike Edi Rama u shpreh se mezi pret t\u00eb arrestohen bashkepun\u00ebtore t\u00eb tij, drejtues administrate e deputete. Spektakli i tij i preferuar, arena ku shijon ai nga lart.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00eb jemi p\u00ebr t\u00eb parandaluar k\u00ebto fenomene, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ke vendimarrje, e jo t\u00eb gezosh p\u00ebr t\u00eb futur ne burg njerez. Kushdo duhet t\u00eb mbaje pergjegjesi per veprimet e tij, por problemin e ka sistemi dhe modeli i ideuar, i ngjizur nga Edi Rama. Ai \u00ebsht\u00eb arkitekti i bashkerendimit t\u00eb pun\u00ebve me kriminel\u00ebt p\u00ebr voten dhe perfshirjes s\u00eb tyre deri n\u00eb nivelet me t\u00eb larta t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>A jan\u00eb veprat penale t\u00eb t\u00eb akuzuarve, t\u00eb lidhura me projektet qeveritare me te rendesishme te Edi Rames? Si qenkan bashkepunetoret e tij pis dhe ai i lar\u00eb.<br \/>\nApo me i palari dhe pisti \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u0113 vertet\u00eb Edi Rama?<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend demokratik p\u00ebr secilen prej ngjarjeve, KM duhej te dorehiqej! N\u00eb Shqip\u00ebri, KM del e krekoset!<\/p>\n<p>Kthehemi tek denimi im q\u00eb ma ka paracaktuar Rama! Ky d\u00ebnim i manipuluar me taktika t\u00eb korruptuara policore dhe gjyq\u00ebsore, me praktike inkuizitore tiranike, \u00ebsht\u00eb po aq nj\u00eb trill medioker!<\/p>\n<p>Kam b\u00ebr\u00eb denoncim publik dhe jo kallezim, njesoj si\u00e7 ti shprehesh! Denoncimi im u faktua brenda 12 oresh. Trafikanti nderkombetar i droges i denuar me 7.4 vite burg, i kapur ne nje operacion te DEA Amerikane n\u00eb Itali, u dorezua te kryente denimin t\u00eb cilit i shmangej prej me shume se 16 vitesh, duke jetuar i lire ne Shqiperi. Jo vet\u00ebm i lir\u0113, por n\u00eb kulmin e aktivitetit n\u00eb kohen kur Shqip\u00ebria nen bekimin tend u mbulua me hashash.<br \/>\nPolicia dhe prokuroria jote, zoti gojeperdale, e la t\u00eb lir\u00eb t\u00eb ikte ne Itali te bente burgun e vjeter qe ti shmangej denimit te ri p\u00ebr trafik n\u00eb Shqip\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb do nxirrte tabulatet dhe komunikimet me ministrin tend t\u00eb brendshem dhe lehtesite q\u00eb i ofronte ai!<\/p>\n<p>Denimi im me burg per kallezim, pa b\u00ebr\u00eb kallezim, \u00ebsht\u00eb i pari i llojit t\u00eb tij n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Burgosja e par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtetas shqiptar, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veper.<\/p>\n<p>Denoncimi publik p\u00ebr barazin\u00eb para ligjit, \u00ebsht\u00eb interes publik jetik dhe themelor n\u00eb Shqiperi.<\/p>\n<p>Denoncimi im n\u00eb emer t\u00eb PD, \u00ebsht\u00eb i faktuar si i v\u00ebrtet\u00eb dhe nga kompania britanike JP French, bashkengjitur faksimile ku qartesisht shprehet se zeri i denoncuar prej meje \u00ebsht\u00eb i ngjashem me zerin e Agron Xhafajt. N\u00ebse do te ishte i ndryshem, do ta perjashtonte si\u00e7 ka perjashtuar zerin e nje Agroni tjeter q\u00eb ti ke sajuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vellain e Ministrit.<\/p>\n<p>E gjitha kjo, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb vertete nj\u00eb lajm shum\u00eb i keq p\u00ebr vendin, sado i mir\u00eb p\u00ebr ty personalisht.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ervin Salianji i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me nj\u00eb let\u00ebr nga burgu deklaratave t\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb lidhje me d\u00ebnimin e tij. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Rama gjat\u00eb nj\u00eb interviste televizive, tha se Salianji p\u00ebrdori mandatin e deputetit p\u00ebr t\u00eb degjeneruar publikisht kund\u00ebrshtarin politik. N\u00eb letr\u00ebn e tij Salianji thekson se reagimi i Ram\u00ebs ndaj tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2737","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2737\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}