{"id":27325,"date":"2025-06-22T06:50:47","date_gmt":"2025-06-22T06:50:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/22\/shba-ja-sulmon-objekte-berthamore-te-iranit-irani-denon-sulmin-dhe-paralajmeron-pasoja\/"},"modified":"2025-06-22T06:50:47","modified_gmt":"2025-06-22T06:50:47","slug":"shba-ja-sulmon-objekte-berthamore-te-iranit-irani-denon-sulmin-dhe-paralajmeron-pasoja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/22\/shba-ja-sulmon-objekte-berthamore-te-iranit-irani-denon-sulmin-dhe-paralajmeron-pasoja\/","title":{"rendered":"SHBA-ja sulmon objekte b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit, Irani d\u00ebnon sulmin dhe paralajm\u00ebron pasoja"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte b\u00ebrthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u p\u00ebrfshin n\u00eb konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frik\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Trump njoftoi p\u00ebr \u201csukses spektakolar ushtarak\u201d m\u00eb 21 qershor, duke th\u00ebn\u00eb se bombarduesit amerikan\u00eb godit\u00ebn objektet b\u00ebrthamore n\u00eb Fordo, Natanz dhe Esfahan gjat\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Izraelin p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar programin b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit, pasi diplomacia d\u00ebshtoi ta kthente Teheranin n\u00eb tavolin\u00ebn e negociatave.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb d\u00ebgjuar k\u00ebto emra p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, teksa ata nd\u00ebrtuan k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje jasht\u00ebzakonisht shkat\u00ebrruese\u201d, tha Trump gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi drejtuar kombit nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi yn\u00eb ishte shkat\u00ebrrimi i kapacitetit t\u00eb Iranit p\u00ebr pasurim t\u00eb uraniumit dhe ndalimi i k\u00ebrc\u00ebnimit b\u00ebrthamor q\u00eb paraqet sponsori num\u00ebr nj\u00eb shtet\u00ebror i terrorizmit n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Trump, i cili vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb tha se do t\u00eb vendoste \u201cbrenda dy jav\u00ebsh\u201d n\u00ebse do t\u2019i bashkohej Izraelit n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar objektet b\u00ebrthamore iraniane, pretendoi se sulmet \u201cshkat\u00ebrruan plot\u00ebsisht\u201d objektet ky\u00e7 t\u00eb Iranit p\u00ebr pasurim t\u00eb uraniumit.<\/p>\n<p>\u201cIrani, bullizuesi i Lindjes s\u00eb Mesme, tani duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb paqe. N\u00ebse nuk b\u00ebn, sulmi i ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh dhe shum\u00eb m\u00eb i leht\u00eb\u201d, tha Trump. E ardhmja e Iranit, sipas presidentit amerikan, \u201cose ka paqe ose tragjedi\u201d, duke shtuar se n\u00eb Iran ka ende shum\u00eb caqe q\u00eb mund t\u00eb goditen.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse paqja nuk vjen shpejt, ne do t\u2019i godasim caqet e tjera me precizitet\u201d, tha ai, duke fal\u00ebnderuar ushtrin\u00eb izraelite dhe at\u00eb amerikane p\u00ebr realizimin e operacionit.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj t\u00eb mos kemi m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb kapacitet. Shpresoj shum\u00eb\u201d, u shpreh Trump, duke folur nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, teksa prapa tij gjendeshin n\u00ebnpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe ai i Mbrojtjes, Pete Hegseth.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Iranit, Abbas Araqchi, i quajti sulmet \u201ct\u00eb turpshme\u201d dhe paralajm\u00ebroi se ato \u201cdo t\u00eb ken\u00eb pasoja t\u00eb p\u00ebrhershme\u201d, n\u00eb nj\u00eb\u00a0<a class=\"wsw__a\" href=\"https:\/\/x.com\/araghchi\/status\/1936638107169722536\" target=\"_blank\"><strong>postim n\u00eb X<\/strong>.<\/a><\/p>\n<p>\u201c\u00c7do shtet an\u00ebtar i Kombeve t\u00eb Bashkuara duhet t\u00eb alarmohet nga ky veprim jasht\u00ebzakonisht i rreziksh\u00ebm, i paligjsh\u00ebm dhe kriminal,\u201d tha ai, duke shtuar se Irani \u201ci rezervon vetes t\u00eb gjitha opsionet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij\u201d.<\/p>\n<p>Transmetuesi publik izraelit, KAN, citoi nj\u00eb zyrtar izraelit t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se sulmet u kryen n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me Uashingtonin.<\/p>\n<p>Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e uroi Trumpin p\u00ebr sulmet \u201ce guximshme\u201d t\u00eb SHBA-s\u00eb, duke e quajtur sulmin nj\u00eb moment historik q\u00eb mund ta \u00e7oj\u00eb Lindjen e Mesme drejt paqes.<\/p>\n<p>\u201cUrime president Trump. Vendimi juaj i guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb goditur objektet b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit me fuqin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb do ta ndryshoj\u00eb historin\u00eb\u201d, tha Netanyahu p\u00ebrmes nj\u00eb video-adresimi.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Trump dhe un\u00eb shpesh themi: paqja vjen p\u00ebrmes forc\u00ebs. S\u00eb pari vjen forca, pastaj paqja\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Senatori amerikan, republikani nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, gjithashtu e mir\u00ebpriti sulmin.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte vendimi i duhur. Regjimi e meriton. T\u00eb lumt\u00eb, president Trump\u201d, shkroi Graham n\u00eb X.<\/p>\n<p>Por, jo t\u00eb gjith\u00eb e mir\u00ebprit\u00ebn sulmin.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ishte \u201cthell\u00ebsisht i alarmuar\u201d nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi.<\/p>\n<p>\u201cEkziston nj\u00eb rrezik n\u00eb rritje q\u00eb ky konflikt t\u00eb dal\u00eb shpejt jasht\u00eb kontrollit, me pasoja katastrofike p\u00ebr civil\u00ebt, rajonin dhe bot\u00ebn\u201d, tha Guterres.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb goditur Iranin mund t\u00eb jet\u00eb politikisht i rreziksh\u00ebm p\u00ebr Trumpin, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar me premtimin q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb SHBA-n\u00eb jasht\u00eb konflikteve t\u00eb huaja. Disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb koalicionit t\u00eb tij, Ta B\u00ebjm\u00eb Amerik\u00ebn Madh\u00ebshtore S\u00ebrish, e kan\u00eb k\u00ebshilluar Trumpin q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshij\u00eb drejtp\u00ebrdrejt ushtrin\u00eb amerikan n\u00eb sulme ndaj Iranit.<\/p>\n<h2 class=\"wsw__h2\"><strong>\u201cFordo nuk ekziston m\u00eb\u201d<\/strong><\/h2>\n<p>Raportimet e para m\u00eb 21 qershor njoftuan se bombarduesit amerikan\u00eb B-2 \u2013 t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur bomba t\u00eb r\u00ebnda deri n\u00eb 13,500 kilogram\u00eb t\u00eb ashtuquajtura \u201cshkat\u00ebrruese t\u00eb bunker\u00ebve\u201d \u2013 ishin nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe po fluturonin mbi Oqeanin Paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb amerikan\u00eb dhe izraelit\u00eb kishin deklaruar m\u00eb her\u00ebt se vet\u00ebm SHBA kishte kapacitetin p\u00ebr t\u00eb goditur objektivat b\u00ebrthamore iraniane q\u00eb ndodhen thell\u00eb n\u00ebntok\u00eb.<\/p>\n<p>Pas sulmit, Donald Trump publikoi n\u00eb rrjetet sociale \u2013 nj\u00eb postim i cili m\u00eb pas u\u00a0<a class=\"wsw__a\" href=\"https:\/\/truthsocial.com\/@realDonaldTrump\/posts\/114724090246507225\" target=\"_blank\"><strong>shp\u00ebrnda n\u00eb X<\/strong><\/a><strong>\u00a0<\/strong>nga Open Source Intel \u2013 duke th\u00ebn\u00eb se \u201cFordo nuk ekziston m\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i provinc\u00ebs Qom konfirmoi se nj\u00eb pjes\u00eb e objektit b\u00ebrthamor n\u00eb Fordo ishte goditur nga \u201csulme ajrore t\u00eb armikut\u201d.<\/p>\n<p>Duke minimizuar sulmet, televizioni shtet\u00ebror iranian raportoi se materialet b\u00ebrthamore ishin larguar nga t\u00eb tre objektet p\u00ebrpara se t\u00eb goditeshin.<\/p>\n<p>Mehdi Mohammadi, k\u00ebshilltar i lart\u00eb i kryetarit t\u00eb parlamentit iranian, tha se Irani kishte pritur prej disa net\u00ebsh q\u00eb Fordo t\u00eb sulmohej.<\/p>\n<p>\u201cObjekti \u00ebsht\u00eb evakuuar prej koh\u00ebsh dhe nuk ka p\u00ebsuar d\u00ebme t\u00eb parikuperueshme nga sulmi. Dy gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb sigurta: e para, dija nuk bombardohet, dhe e dyta, aventurieri do t\u00eb humbas\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb\u201d, shkroi Mohammadi n\u00eb X.<\/p>\n<p>Organizata iraniane p\u00ebr energjin\u00eb atomike konfirmoi se objektet b\u00ebrthamore n\u00eb Fordo, Natanz dhe Isfahan ishin sulmuar nga \u201carmiqt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ajo i quajti sulmet \u201cbarbare\u201d dhe shkelje t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke shtuar se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb \u201cindustria komb\u00ebtare\u201d t\u00eb ndalet.<\/p>\n<p>Autoriteti iranian p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen b\u00ebrthamore njoftoi se nuk kishte rrezik p\u00ebr banor\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrreth zonave t\u00eb goditura, nd\u00ebrsa autoriteti rregullator i Arabis\u00eb Saudite tha se nuk ishin zbuluar gjurm\u00eb radioaktive n\u00eb Mbret\u00ebri apo n\u00eb shtetet e Gjirit Arab si pasoj\u00eb e sulmeve.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 13 qershori, kur Izraeli nisi nj\u00eb fushat\u00eb ajrore duke deklaruar se Irani ishte af\u00ebr zhvillimit t\u00eb nj\u00eb arme b\u00ebrthamore, dy vendet kan\u00eb shk\u00ebmbyer val\u00eb t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme sulmesh t\u00eb r\u00ebnda. Irani vazhdon t\u00eb mohoj\u00eb se programi i tij b\u00ebrthamor ka p\u00ebr q\u00ebllim prodhimin e nj\u00eb bombe atomike.<\/p>\n<p>Brett McGurk, ish-an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb SHBA, deklaroi se p\u00ebrdorimi i bomb\u00ebs shkat\u00ebrruese p\u00ebr bunker\u00eb \u2013 e njohur zyrtarisht si \u201cpenetruese masive e municioneve\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb \u201chera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb ushtarake\u201d, duke theksuar se \u00ebsht\u00eb arm\u00eb e krijuar pik\u00ebrisht p\u00ebr objektiva si Fordo.<\/p>\n<p>Ai theksoi p\u00ebr CNN se misioni kishte p\u00ebr q\u00ebllim goditjen e tri objekteve b\u00ebrthamore dhe jo ndryshimin e regjimit.<\/p>\n<p>\u201cMesazhi p\u00ebr rajonin dhe p\u00ebr Teheranin \u00ebsht\u00eb se kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me objektet b\u00ebrthamore. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i zgjeruar. Dhe mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb k\u00ebtu,\u201d tha McGurk.<\/p>\n<p>Richard Haass, ish-diplomat i lart\u00eb amerikan dhe ish-president i K\u00ebshillit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb, tha se do t\u00eb jet\u00eb me interes t\u00eb shihet pse Trump zgjodhi ta nd\u00ebrmarr\u00eb sulmin pik\u00ebrisht tani.<\/p>\n<p>\u201cE ka humbur besimin tek diplomacia? Apo \u00ebsht\u00eb frik\u00ebsuar se Irani po zhvendoste asete b\u00ebrthamore? Apo ndoshta pauza dyjavore ishte nj\u00eb taktik\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim? Shpresoj q\u00eb kjo e fundit t\u00eb mos jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sepse diskrediton diplomacin\u00eb amerikane n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\u201d, shkroi Haass n\u00eb X.<\/p>\n<p>Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha m\u00eb her\u00ebt m\u00eb 21 qershor se Irani nuk do ta ndal\u00eb programin e tij b\u00ebrthamor \u201cn\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa ministri i jasht\u00ebm Abbas Araqchi paralajm\u00ebroi se p\u00ebrfshirja ushtarake e SHBA-s\u00eb \u201cdo t\u00eb ishte shum\u00eb, shum\u00eb e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Araqchi, gjat\u00eb nj\u00eb konference an\u00ebsore t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebpunimit Islamik n\u00eb Turqi, u shpreh se Irani ishte i hapur p\u00ebr dialog t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, por theksoi se nuk ka interes t\u00eb negocioj\u00eb me SHBA-n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Izraeli vazhdon t\u00eb sulmoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, Pezeshkian tha se Irani \u00ebsht\u00eb \u201ci gatsh\u00ebm t\u00eb diskutoj\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar besim n\u00eb fush\u00ebn e aktiviteteve b\u00ebrthamore paq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, nuk biem dakord t\u00eb reduktojm\u00eb aktivitetet b\u00ebrthamore n\u00eb zero n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb\u201d, shtoi ai, sipas agjencis\u00eb shtet\u00ebrore iraniane IRNA.<\/p>\n<p>\/rel\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shba-ja-sulmon-objekte-berthamore-te-iranit-irani-denon-sulmin-dhe-paralajmeron-pasoja\/\">SHBA-ja sulmon objekte b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit, Irani d\u00ebnon sulmin dhe paralajm\u00ebron pasoja<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte b\u00ebrthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u p\u00ebrfshin n\u00eb konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frik\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme. Trump njoftoi p\u00ebr \u201csukses spektakolar ushtarak\u201d m\u00eb 21 qershor, duke th\u00ebn\u00eb se bombarduesit amerikan\u00eb godit\u00ebn objektet b\u00ebrthamore n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27325","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27325\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}