{"id":27297,"date":"2025-06-21T18:57:40","date_gmt":"2025-06-21T18:57:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/kush-po-e-ndihmon-faktin-qe-te-jesh-kunder-izraelit-eshte-normale\/"},"modified":"2025-06-21T18:57:40","modified_gmt":"2025-06-21T18:57:40","slug":"kush-po-e-ndihmon-faktin-qe-te-jesh-kunder-izraelit-eshte-normale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/kush-po-e-ndihmon-faktin-qe-te-jesh-kunder-izraelit-eshte-normale\/","title":{"rendered":"Kush po e ndihmon faktin q\u00eb t\u00eb jesh kund\u00ebr Izraelit \u00ebsht\u00eb normale?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Hermes Kafexhiu\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nuk kam tentuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb jap ndonj\u00eb opinion n\u00eb lidhje me gjeopolitik\u00ebn, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb informacionit tim jo t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb. S\u00eb fundmi, ajo q\u00eb m\u00eb dha nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb jap nj\u00eb opinion modest \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb kam prej koh\u00ebsh nj\u00eb mod\u00eb gati t\u00eb pathelluar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr Izraelit.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb moment opinioni im nuk mban q\u00ebndrim pro p\u00ebr veprimet e pushtetit izraelit n\u00eb Gaza. Ajo q\u00eb po ndodh atje \u00ebsht\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr spastrim etnik nga nj\u00eb regjim fashist i nj\u00eb grupi partiak t\u00eb caktuar, q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson domosdoshm\u00ebrisht hebrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb, ka nj\u00eb segment t\u00eb caktuar n\u00eb Izrael q\u00eb gjithmon\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb radikal p\u00ebr t\u2019i kthyer disa vendeve t\u00eb caktuara borxhet e vjetra q\u00eb, sipas hebrenjve, k\u00ebto vende i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb atyre gjat\u00eb kalvarit shekullor, kur mbet\u00ebn nj\u00eb popull pa atdhe.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, opinioni im nuk ka n\u00eb asnj\u00eb moment q\u00ebllim t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb mbrojtje, kontraverse ndaj Izraelit, gjasme si nj\u00eb supermac\u00eb e konsideruar n\u00eb gjuh\u00ebn arkaike, si popull i zgjuar e t\u00eb tjer\u00eb. Ajo q\u00eb mendoj un\u00eb p\u00ebr Izraelin \u00ebsht\u00eb se thjesht ata jan\u00eb nj\u00eb popull i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre universale dhe dram\u00ebs q\u00eb shkon mbi \u00e7do etni tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs. Edhe mendoj q\u00eb konsiderata p\u00ebr ta si popull i zgjuar \u00ebsht\u00eb se ata jan\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb kan\u00eb jetuar dhe kan\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs. Ata kan\u00eb par\u00eb koh\u00eb pas kohe shum\u00eb vende dhe kultura n\u00eb bot\u00eb, gj\u00eb e cila i ka ndihmuar t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vet\u00ebvendosjes, duke qen\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekur, dhe p\u00ebrpjekja e tyre p\u00ebr t\u00eb krijuar dominim n\u00eb shoq\u00ebri ka ndihmuar mendimin e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje dhe n\u00eb theks t\u00eb identitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar dhe historik.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb tem\u00eb, Shqip\u00ebria ka arsye t\u00eb forta, qoft\u00eb edhe nga interesat shoq\u00ebrore, qoft\u00eb politike p\u00ebr shum\u00eb arsye, t\u00eb mos jet\u00eb me Iranin dhe t\u00eb mos e ngat\u00ebrroj\u00eb Gaz\u00ebn me Iranin n\u00eb rastin e Izraelit.<\/p>\n<p>1. Sulmi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kibernetik ndaj shtetit shqiptar (2022)<br \/>\nN\u00eb korrik 2022, Shqip\u00ebria u b\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb sulmi t\u00eb madh kibernetik t\u00eb sponsorizuar nga shteti iranian. Grupi \u201cHomeLand Justice\u201d, i lidhur me inteligjenc\u00ebn iraniane, sulmoi portalin qeveritar e-Albania, fshiu t\u00eb dh\u00ebna, bllokoi sh\u00ebrbime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme publike dhe krijoi d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha teknike dhe financiare.<br \/>\nKy sulm u konsiderua nga qeveria shqiptare si nj\u00eb akt agresioni shtet\u00ebror, dhe pas mb\u00ebshtetjes nga SHBA dhe aleat\u00ebt e NATO-s, Shqip\u00ebria shk\u00ebputi marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Iranin n\u00eb shtator 2022, nj\u00eb veprim i paprecedent\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb NATO-s ndaj nj\u00eb fuqie t\u00eb madhe rajonale.<\/p>\n<p>2. Sulme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb vazhdueshme<br \/>\nPas sulmit fillestar, autoritetet shqiptare kan\u00eb regjistruar sulme t\u00eb tjera kibernetike t\u00eb ngjashme, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb sulm ndaj INSTAT n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024, i cili preku sisteme t\u00eb brendshme t\u00eb qeveris\u00eb. Sulmet jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb destabilizimit dixhital t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrdorur viruse t\u00eb avancuara, ransom\u00ebare dhe programe shkat\u00ebrruese t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>3. Spiunazh dhe tentativ\u00eb p\u00ebr akte terroriste<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kibernetika q\u00eb e vendos Iranin n\u00eb rolin e nj\u00eb shteti armiq\u00ebsor. N\u00eb vitin 2016, Shqip\u00ebria d\u00ebboi ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia dhe disa diplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn akuzat p\u00ebr komplot p\u00ebr sulme terroriste ndaj organizat\u00ebs opozitare iraniane MEK, e cila \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri me ndihm\u00ebn e SHBA-s\u00eb dhe OKB-s\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto p\u00ebrpjekje p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb territorin shqiptar p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shkelje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb sovranitetit t\u00eb vendit dhe nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebr rendin kushtetues.<\/p>\n<p>4. Tentativa p\u00ebr t\u00eb sulmuar Shqip\u00ebrin\u00eb<br \/>\nKa nj\u00eb dokument zyrtar q\u00eb Irani ka planifikuar nj\u00eb sulm me raketa n\u00eb Manz\u00eb, ku jan\u00eb strehuar muxhahedin\u00ebt, dhe \u00ebsht\u00eb ndaluar me nd\u00ebrhyrjen e pal\u00ebve t\u00eb treta.<\/p>\n<p>5. Irani nuk njeh shtetin e Kosov\u00ebs dhe ka ndihmuar me armatim Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebtyre arsyeve dhe shum\u00eb t\u00eb tjerave, Irani \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar se ka financuar dhe nxitur grupet paraushtarake Hamas dhe Houthi, grupe t\u00eb cilat jan\u00eb shkak i ngritjes s\u00eb konfliktit n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh emocionin e besimtar\u00ebve musliman p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb retorik\u00eb dhe t\u00eb kthehesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt me Iranin dhe Izraelin. Ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Izraeli gabim, ndoshta \u00ebsht\u00eb q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb sulmonte Iranin q\u00eb n\u00eb fillim si shkaktarin kryesor t\u00eb k\u00ebtij konflikti t\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p>Irani nuk mund t\u00eb viktimizohet, Irani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nGrupet e caktuara q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb besimit b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur rastin dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar anti-semitiz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit luft\u00ebn raciale, nj\u00eb pik\u00eb nevralgjike e bot\u00ebs. Nuk mund t\u00eb kthehet normale q\u00eb t\u00eb jesh kund\u00ebr Izraelit. Madje edhe kthyerit n\u00eb mod\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr Izraelit \u00ebsht\u00eb e gabuar.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet, fakti q\u00eb t\u00eb jesh kund\u00ebr Izraelit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje bindjeje personale apo ndjenje solidariteti me pal\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb konflikt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb ushqehet dhe promovohen nga aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, me interesa t\u00eb shum\u00ebfishta, shpesh t\u00eb fshehta, q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga p\u00ebr\u00e7arja dhe polarizimi global.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nuk mund t\u00eb anashkalojm\u00eb ndikimin e mediave dhe rrjeteve sociale, ku informacioni shpesh deformohet, e zb\u00ebrthehet n\u00eb narracione t\u00eb thjeshtuara dhe t\u00eb nj\u00ebanshme. Disa prej k\u00ebtyre platformave shp\u00ebrndajn\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebri, duke p\u00ebrdorur tituj senzacional\u00eb dhe lajme t\u00eb pakonfirmuara, q\u00eb nxisin urrejtje dhe ndarje mes komuniteteve. Kjo krijon nj\u00eb atmosfer\u00eb ku anti-izraelitizmi p\u00ebrhapet si virusi, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cmod\u00eb\u201d politike dhe sociale.<\/p>\n<p>Po ashtu, disa shtete dhe grupime politike, p\u00ebrfshir\u00eb ato me interes rajonal apo global, kan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe financojn\u00eb fushata propagandistike q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb delegjitimojn\u00eb Izraelin n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst futen edhe organizata t\u00eb ndryshme, q\u00eb shpesh p\u00ebrdorin retorik\u00eb t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr Izraelit, duke p\u00ebrzier q\u00ebllimet politike me elemente fetare dhe kulturore. Kjo i jep k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dimensione q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej konfliktit konkret n\u00eb Gaza apo Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptojm\u00eb se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb konflikt dypal\u00ebsh, por p\u00ebr nj\u00eb sfid\u00eb komplekse ku propaganda, politika dhe emocioni nd\u00ebrthuren. Ndaj, t\u00eb jesh kund\u00ebr Izraelit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebndrim moral apo politik, por shpesh nj\u00eb rezultat i ndikimeve dhe interesave t\u00eb fuqishme q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky konflikt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u00e7do opinion duhet t\u00eb analizoj\u00eb thell\u00eb burimet dhe motivet q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas tij, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb pre e manipulimeve q\u00eb shpesh i sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes sesa zgjidhjes s\u00eb paqes.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/kush-po-e-ndihmon-faktin-qe-te-jesh-kunder-izraelit-eshte-normale\/\">Kush po e ndihmon faktin q\u00eb t\u00eb jesh kund\u00ebr Izraelit \u00ebsht\u00eb normale?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hermes Kafexhiu\u00a0 N\u00eb fakt, nuk kam tentuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb jap ndonj\u00eb opinion n\u00eb lidhje me gjeopolitik\u00ebn, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb informacionit tim jo t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb. S\u00eb fundmi, ajo q\u00eb m\u00eb dha nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb jap nj\u00eb opinion modest \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb kam prej koh\u00ebsh nj\u00eb mod\u00eb gati t\u00eb pathelluar p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27297","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27297\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}