{"id":27289,"date":"2025-06-21T17:58:06","date_gmt":"2025-06-21T17:58:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/doreheqja-e-berishes-nje-ceshtje-e-respektit-per-ligjin-e-pd-se-dhe-te-ardhmes-se-saj\/"},"modified":"2025-06-21T17:58:06","modified_gmt":"2025-06-21T17:58:06","slug":"doreheqja-e-berishes-nje-ceshtje-e-respektit-per-ligjin-e-pd-se-dhe-te-ardhmes-se-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/doreheqja-e-berishes-nje-ceshtje-e-respektit-per-ligjin-e-pd-se-dhe-te-ardhmes-se-saj\/","title":{"rendered":"Dor\u00ebheqja e Berish\u00ebs, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e respektit p\u00ebr ligjin e PD-s\u00eb dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb saj"},"content":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj<br \/>\nZbatimi i nenit* t\u00eb dor\u00ebheqjes pa kushte t\u00eb kryetarit kur partia humbet zgjedhjet \u00ebsht\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e respektit t\u00eb kryetarit p\u00ebr ligjin themelor t\u00eb Partis\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb votuar at\u00eb nen dhe p\u00ebr gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb si bashkim vullnetar rreth rregullave t\u00eb gjith\u00ebpranuara.<\/p>\n<p>Nuk hyn fare k\u00ebtu diskutimi kush po e k\u00ebrkon e kush nuk po e k\u00ebrkon, kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr e kush \u00ebsht\u00eb pro. Ky diskutim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e vulosur me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb statutit. I cili, si\u00e7 dihet, \u00ebsht\u00eb pranuar p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs nga nj\u00eb shumic\u00eb deputet\u00ebsh e mij\u00ebra demokrat\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e PD-s\u00eb q\u00eb po rithemelonte Berisha n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021. Disa n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb thirrjes s\u00eb tij. Disa t\u00eb tjer\u00eb duke ndjekur logon zyrtare sipas vendimit q\u00eb mori Gjykata e Apelit.<br \/>\nRinum\u00ebrimi masiv i kutive n\u00eb disa qarqe t\u00eb m\u00ebdha dhe vijimi i shqyrtimit t\u00eb ankesave e ka shtyr\u00eb shpalljen p\u00ebrfundimtare t\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve nga KQZ. Formalisht Berisha e fiton k\u00ebt\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb ballafaqimin me nenin taksativ t\u00eb dor\u00ebheqjes me justifikimin se zgjedhjet nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Por nuk \u00ebsht\u00eb ky argumenti q\u00eb p\u00ebrdorin kund\u00ebrshtar\u00ebt e zbatimit t\u00eb nenit.<\/p>\n<p>N\u00eb debatet dhe diskutimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb shohim se shum\u00eb syresh nuk e lidhin q\u00ebndrimin e tyre as me rinum\u00ebrimin (q\u00eb deri tani ka konfirmuar me luhatje t\u00eb pap\u00ebrfillshme pun\u00ebn heroike t\u00eb num\u00ebruesve t\u00eb partive), as me rezultatin. Ata q\u00ebmtojn\u00eb arsye t\u00eb tjera t\u00eb disfat\u00ebs elektorale. Dyt\u00ebsore, tret\u00ebsore deri dhe imagjinare. Arsye t\u00eb tipit uji ka rrjedhur i kulluar lart, por \u00ebsht\u00eb turbulluar posht\u00eb nga kandidat\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshatsh\u00ebn, pa shtyll\u00eb kurrizore, q\u00eb ia kan\u00eb patur me hile doktorit, e tjer\u00eb e tjer\u00eb. Mbi k\u00ebto fiksione ka shp\u00ebrthyer nj\u00eb fushat\u00eb e re p\u00ebrbaltjeje dhe nj\u00eb histeri e re thirrjesh p\u00ebr pastrimin e partis\u00eb!<\/p>\n<p>Teorit\u00eb leniniste-enveriste t\u00eb pastrimit jan\u00eb t\u00eb hershme n\u00eb PD. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb mend\u00ebsie sektare q\u00eb thirret n\u00eb veprim ose e kupton vet\u00eb kur duhet t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb kund\u00ebr mendimit ndryshe sa her\u00eb q\u00eb Berisha humbet zgjedhjet ose ka ndonj\u00eb problem personal. Duke harruar ose duke mos e ditur se teorit\u00eb dhe praktikat e pastrimit jan\u00eb pa kosto n\u00eb regjimet me nj\u00eb parti t\u00eb vetme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb vetvras\u00ebve dhe qesharake n\u00eb sistemin pluralist, sidomos p\u00ebr nj\u00eb parti popullore q\u00eb ekziston si alternativ\u00eb e pushtetit.<\/p>\n<p>PD ka humbur shum\u00eb nga ky lloj sektarizmi q\u00eb, po t\u00eb vazhdoj\u00eb, rrezikon ta zvog\u00ebloj\u00eb m\u00eb tej e ta katandis\u00eb n\u00eb nj\u00eb sekt politik.<\/p>\n<p>P\u00ebrt\u00ebritja, qarkullimi i elitave, rinovimi i forumeve me zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb barabarta, meritokracia, ruajtja e nj\u00eb ekulibri t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm mes t\u00eb vjet\u00ebrve dhe t\u00eb t\u00eb rinjve, hapja e dyerve dhe sidomos hapja e mendjeve \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb jetike p\u00ebr nj\u00eb parti opozitare. Q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb kur del n\u00eb opozit\u00eb. E jo m\u00eb kur humbet zgjedhjet disa her\u00eb radhazi. Pik\u00ebrisht kjo nuk b\u00ebhet n\u00eb PD. Me justifikime t\u00eb nj\u00ebjta q\u00eb vet\u00ebm e atrofizojn\u00eb nj\u00eb parti.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se mbyllja e listave dhe mbrojtja e kandidat\u00ebve t\u00eb list\u00ebs s\u00eb mbyllur nga vota popullore ka ndikuar negativisht n\u00eb rezultatin e opozit\u00ebs kryesore. Po ashtu ndarja e pashembullit n\u00eb bot\u00eb e kandidat\u00ebve n\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb njerk\u00ebs. Po ashtu fushatimi me q\u00ebndrime thell\u00ebsisht antipopullore, si\u00e7 ishte q\u00ebndrimi anti-SPAK, q\u00eb mund t\u2019i shkoj\u00eb nj\u00eb partie q\u00eb llogarit t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb minoranc\u00eb, por kurrsesi nj\u00eb partie q\u00eb ka synim marrjen e pushtetit. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto dhe plot t\u00eb tjera kan\u00eb nj\u00eb autor. Sali Berish\u00ebn. Nuk mund t\u2019i vihet gishti asnj\u00eb kandidati para tij. Ky yni \u00ebsht\u00eb sistem i kryetar\u00ebve. Fiton ose humb kryetari.<\/p>\n<p>Rinum\u00ebrimi i kutive t\u00eb votimit po tregon qart\u00eb se manipulimet elektorale n\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhet m\u00eb si dikur dit\u00ebn e votimeve. Ato jan\u00eb nj\u00eb dukuri nd\u00ebrzgjedhore q\u00eb un\u00eb e kam quajtur rrethimi i zgjedhjeve nga Rama dhe partia e tij. Kur dhan\u00eb me g\u00ebzim konsensusin p\u00ebr t\u00eb votuar ligjet autogola, mbylljen e listave dhe votimin e diaspor\u00ebs n\u00eb nj\u00eb form\u00eb ku avantazhin do ta kishte qartazi partia me fuqi me t\u00eb madhe organizative, PD ka qen\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme si funksionon rrethimi parazgjedhor i zgjedhjeve. I cili, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrhyrjeve adekuate n\u00eb Kodin Zgjedhor, mund t\u00eb thyhet pik\u00ebs\u00ebpari m\u00eb frym\u00eb. Q\u00eb opozita Basha-Kryemadhi e pati deri diku n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 ku doli me vet\u00ebm 37 mij\u00eb mij\u00eb vota diferenc\u00eb me PS-n\u00eb. Diferenc\u00eb q\u00eb shkoi mbi dyqind e pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p>Do ta kaloj\u00eb kjo ver\u00eb. Do t\u00eb vij\u00eb momenti i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kur Berisha nuk mund ta shmang\u00eb takimin me nenin e dor\u00ebheqjes. Si me shum\u00eb narrativa t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme p\u00ebr ndjek\u00ebsit e tij. \u00c7do t\u00eb b\u00ebj\u00eb?<br \/>\nFormulimi i nenit nuk ka l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr interpretime subjektive. Opsionet jan\u00eb dy. Ose ta zbatoj\u00eb. Ose t\u00eb th\u00ebrras\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb votuar p\u00ebr ta shfuqizuar. K\u00ebshtu ruhet legjitimiteti s\u00ebpaku!<\/p>\n<p>*Neni 45 i statutit t\u00eb PDSH-s\u00eb thot\u00eb: \u201cN\u00eb rast se pas shpalljes s\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme p\u00ebr Kuvendin, Partia nuk rezulton forc\u00eb fituese qeveris\u00ebse, mandati p\u00ebrfundon menj\u00ebher\u00eb dhe automatikisht p\u00ebr shkak t\u00eb Statutit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kryetarit q\u00eb i p\u00ebrfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi n\u00eb zgjedhjet pasardh\u00ebse p\u00ebr kryetar partie\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/doreheqja-e-berishes-nje-ceshtje-e-respektit-per-ligjin-e-pd-se-dhe-te-ardhmes-se-saj\/\">Dor\u00ebheqja e Berish\u00ebs, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e respektit p\u00ebr ligjin e PD-s\u00eb dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb saj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj Zbatimi i nenit* t\u00eb dor\u00ebheqjes pa kushte t\u00eb kryetarit kur partia humbet zgjedhjet \u00ebsht\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e respektit t\u00eb kryetarit p\u00ebr ligjin themelor t\u00eb Partis\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb votuar at\u00eb nen dhe p\u00ebr gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb si bashkim vullnetar rreth rregullave t\u00eb gjith\u00ebpranuara. Nuk hyn fare k\u00ebtu diskutimi kush po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27289","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27289\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}