{"id":27237,"date":"2025-06-21T10:59:41","date_gmt":"2025-06-21T10:59:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/kush-po-e-shkakton-krizen-ne-kosove\/"},"modified":"2025-06-21T10:59:41","modified_gmt":"2025-06-21T10:59:41","slug":"kush-po-e-shkakton-krizen-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/kush-po-e-shkakton-krizen-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Kush po e shkakton kriz\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Bllokimi politik n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb fare i thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak kriz\u00eb, por thjesht ciniz\u00ebm.<\/p>\n<p>Opozita nuk e voton kryetarin e Kuvendit sepse d\u00ebshiron zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme diku nga fillimi i vitit 2026, pas zgjedhjeve lokale t\u00eb tetorit 2025. Ata besojn\u00eb se zakonisht votuesit dhe struktura e VV angazhohen m\u00eb pak n\u00eb zgjedhje lokale se sa n\u00eb ato nacionale.<\/p>\n<p>Duke mos patur ndonj\u00eb risi n\u00eb program a vizion, duke mos u reformuar e pastruar nga individ\u00ebt e st\u00ebrpasuruar padrejt\u00ebsisht, i vetmi mjet anti-VV atyre u mbetet bllokimi. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, shpresojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet diferenca e rezultatit dhe ta p\u00ebrdorin rezultatin e zgjedhjeve lokale edhe n\u00eb fushat\u00ebn e tyre p\u00ebr zgjedhje parlamentare.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e dukshme p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb di t\u00eb shoh\u00eb.<\/p>\n<p>VV ofroi bashk\u00ebpunim p\u00ebr zhbllokim, por u refuzua. Nuk ka \u00e7ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb fiton zgjedhjet, pos t\u00eb ofroj\u00eb bashk\u00ebpunim. Cinik\u00ebt tallen me VV, thon\u00eb se Tha\u00e7i me gjysm\u00ebn e votave t\u00eb VV e krijonte qeverin\u00eb. E v\u00ebrtet\u00eb, por VV nuk kontrollon ask\u00ebnd me metoda t\u00eb paqarta, as me para e as me k\u00ebrc\u00ebnime. VV bashk\u00ebpunimet i trajton haptazi, para publikut. Mbase prandaj refuzohet.<\/p>\n<p>N\u00ebse opozita do ta mund\u00ebsonte votimin e kryetarit t\u00eb Kuvendit, do t\u00eb zhbllokohej procesi p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Albin Kurti do t\u00eb merrte mandatin p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb, e opozita thot\u00eb se ai nuk i ka votat.<\/p>\n<p>N\u00ebse Albin Kurti nuk i ka votat, pas dy jav\u00ebsh mandati p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb i shkon opozit\u00ebs. Po t\u00eb kishin siguri ata n\u00eb votat e tyre, me siguri situata do t\u00eb ishte zhbllokuar q\u00ebmoti.<\/p>\n<p>Por as opozita nuk i ka votat p\u00ebr qeveri, pos n\u00ebse e b\u00ebjn\u00eb me List\u00ebn Serbe si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb. Por k\u00ebsaj radhe ata nuk duan t\u00eb shkojn\u00eb me List\u00ebn Serbe para zgjedhjeve lokale e me nj\u00eb VV t\u00eb madhe n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrllogaritjeve opozitare, situata ka zgjidhje vet\u00ebm zgjedhjet e reja. E atyre zgjedhjet u konvenojn\u00eb vet\u00ebm pas zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>Me ciniz\u00ebm do ta vazhdojn\u00eb k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr duke faj\u00ebsuar VV dhe kandidaten Albulena Haxhiu.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb aq e sofistikuar \u201cstrategjia\u201d e tyre cinike. T\u00eb gjith\u00eb e lexojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00eb nga Facebook i autorit Arb\u00ebr Zaimi, i cili \u00ebsht\u00eb eksponent i\u00a0 Vet\u00ebvendosjes dhe shpreh mendimin e k\u00ebsaj force politike<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/21\/arber-zaimi-kush-po-e-shkakton-krizen-ne-kosove\/\">Kush po e shkakton kriz\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bllokimi politik n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb fare i thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak kriz\u00eb, por thjesht ciniz\u00ebm. Opozita nuk e voton kryetarin e Kuvendit sepse d\u00ebshiron zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme diku nga fillimi i vitit 2026, pas zgjedhjeve lokale t\u00eb tetorit 2025. Ata besojn\u00eb se zakonisht votuesit dhe struktura e VV angazhohen m\u00eb pak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27237","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27237"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27237\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}